Doni fëmijë, hiqni dorë nga duhani!

Love

βeℓℓe â๓e
Një studim i fundit i prezantuar në takimin e Shoqatës Evropiane për Riprodhimin Njerëzor dhe Embriologjinë, tregon qartë se embrionet e nënave që pinë duhan zhvillohen më ngadalë se embrioni i nënave që nuk pinë duhan.

Shiko fotografinë 1425856

Akademikët franceze në një klinikë Fertilizimi In Vitro i bënë fotografi një vezoreje nga momenti që u fertilizua deri në momentin që ishte e gatshme të implantohet tek nëna.
Në të gjitha fazat e zhvillimit, embrionet e duhanpirësve ishin në vijimësi disa orë prapa, tregon studimi.
Udhëheqësi kërkimor, nga Spitali Universitar i Nantesit, Dr Thomas Freour tha: “Nëse dëshironi fëmijë, hiqni dorë nga duhanpirja”.
Duhanpirja njihet si një ndër arsyet që pakëson mundësitë e mbetjes shtatzënë, transmeton Starti njoftimin.. Kjo është një ndër arsyet që disa spitale në Britaninë e Madhe u kërkojnë çifteve të heqin dorë nga duhani para se nisin trajtimin për fertilizim.
Vezoret e Fertilizuara In Vitro në fillim zhvillohen në laborator, çka u ka dhënë mundësinë shkencëtarëve të shohin shpejtësinë e ndarjes së qelizave. Kështu ata analizuan zhvillimin e 868 embrioneve – 139 prej të cilëve me prindër duhanpirës, ku shikuan se në të gjitha fazat e zhvillimit këto të fundit ishin disa orë prapa.
Në klinikë u pa se embrionet e prindërve jo duhanpirës arritën fazën pesë-qelizore pas 49 orësh, ndërsa ato me prindër duhanpirës pas 50 orësh, fazën tetë qelizore respektivisht pas 58 orësh dhe 62 orësh.
Dr Thomas Freour, tha për “BBC”-në se “Embrionet e nënave duhanpirëse veprojnë më ngadalë, ka vonesë në zhvillimin e tyre. Mesatarisht dy orë. Kjo është diçka që nuk dihej më parë”.
Zbulimet e reja u prezantuan në takimin e Shoqatës Evropiane për riprodhimin njerëzor dhe Embriologjinë në Turqi.
Burimi: keshilla.net
 
Pe: Doni fëmijë, hiqni dorë nga duhani!

Tani qe duhani eshte i demshem kjo eshte thene me qindra here...Ama ka njerez qe pijne me nga 2 paketa,edhe ngelin shtatezene,ka nena shtatezene qe pijne edhe femijet lindin normal...Me shume do e lidhja me organizmin e femres se me cdo gje tjeter...Ke dhe femra qe nuk kane pire duhan,nuk kane asnje difekt por ja qe nuk ngelin shatezene...
 
Titulli: Doni fëmijë, hiqni dorë nga duhani!

Jam dakord me GLOOM, varet nga organizmi i cdo femre. Shume probleme mund te lindin nga gjenetika dhe jo vetem.
Personi qe pi duhan eshte i vetdijshem per pasojat qe mund te lindin qoft gjate shtatezanis ose dhe me tej. Kjo duhet te jete nje arsye per nejrezit mos ta fillojn ate por ske ci ben secili ben zgjedhjet e veta. :D
 
Titulli: Doni fëmijë, hiqni dorë nga duhani!

"Nqs nuk i ndodhi komshies qe pi 2 paket, sdo me ndodhi as mua qe pi nje cigare ne dite!".
Ose me mire thene "mua smund te me ndodhi kjo".

Atehere, duhani eshte faktor reziku per shfaqjen e semundjeve, pra eshte rezik, kjo nuk dmthn qe te gjithe do lindin te semure, ose me mire thene jo tek te gjithe do vihet re semundja ne fillim te jetes. Keta femije mund te jene te predispozuar te bejne semundje te ndryshme, qe mund te shkaktohen nga toksiciteti duhanit.

Prandaj, sme duket e drejte te mendosh "nqs asaj si ndodhi, ska problem". Aq kohe sa njihet si rezik, besoj qe mund te ndalohet ne shtatzani e sa jepni gji ( besoj qe femija e meriton nje sakrifice te tille - per femrat qe pine duhan regullisht, eshte vertet sakrifice).
Po ashtu sa jeni ne prezencen e femijes ( se di si mund te rrij gjyshja/mamaja/babaj apo kush rrit femijen - ne nje dore mban femijen ne tjetren cigaren...).

Dhe dicka, njerzit te ekspozuar ndaj tymit kane te njejtat reziqe, pra nqs nuk je duhanpires, por rethu juaj shoqeror pi duhan, e qendroni me ta ne ambjente te mbyllura dhe te pa ajrosura, jeni te ekspozuar.
 
Pe: Titulli: Doni fëmijë, hiqni dorë nga duhani!

Zzinna eshte e drejte kjo qe shkruan,edhe e thash qe duhani nuk eshte dicka e mire...Por ama duhani ska te beje aq shume sa ka te beje organizmi i femres,ka shume semundje gjenetike apo shume semundje te tjera qe jane te fshehura e tjetri si di...Pra jo gjithmone sa tja besh hysmetin shendetit eshte garant se te ec mir cdo gje....Por nuk eshte e thene dhe ta leshosh pa duar,gjithsesi une me shume se cdo gje ja le konstruktit dhe formimit te trupit te femres se gjerave te tjera...
 
Titulli: Pe: Titulli: Doni fëmijë, hiqni dorë nga duhani!

Zzinna eshte e drejte kjo qe shkruan,edhe e thash qe duhani nuk eshte dicka e mire...Por ama duhani ska te beje aq shume sa ka te beje organizmi i femres,ka shume semundje gjenetike apo shume semundje te tjera qe jane te fshehura e tjetri si di...Pra jo gjithmone sa tja besh hysmetin shendetit eshte garant se te ec mir cdo gje....Por nuk eshte e thene dhe ta leshosh pa duar,gjithsesi une me shume se cdo gje ja le konstruktit dhe formimit te trupit te femres se gjerave te tjera...

Nuk ke garanci per asgje, por keshtu mund ti heqesh nje rezik. E thash qe jo te gjithe kane shenja prekje nga konsumi nenes.

Ka semundje te cilat aktivohen nga duhani, ka semundje qe akoma si dim e qe mund te kene lidhje me duhanin, e duhani ka efekte qe akoma snjihen.

Prandaj thash, te pish duhan eshte zgjedhje personale e vendim personal, por sa kohe behet fjala per nje qenje tjeter, mund te nderpritet gjate bares, e me tej nqs nena e ka te domosdoshme te vazhdoj te konsumoj ( sa me larg femijes).
 
Pe: Doni fëmijë, hiqni dorë nga duhani!

Po ata duhanpires qe nuk dihet sa kalamaj kane lene rrugeve(kopila) si te ja bejme, ta hedhim poshte shkence ?!; lol
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top