Ambasadori Donald Lu viziton Spaçin
Ambasadori amerikan, Donald Lu dhe përfaqësues të trupit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, vizituan këtë të martë ish-kampin e përqendrimit dhe ish-burgun e Spaçit.
Përmes faqes zyrtare në Facebook të Ambasadës Amerikanë në Tiranë, ambasadori Lu shpreh përshtypjet që i la vizita në këtë zonë tmerri dikur.
“Së bashku me kolegët e mi, vizituam burgun e Spaçit, ku mbetëm të tronditur nga ironia e përplasjes së dëshmisë të brutalitetit njerëzor me bukurinë e peisazhit mahnitës malor të kësaj zone. Vizita në burgun e Spaçit është një dëshmi e gjallë e sakrificave të atyre njerëzve që luftuan për liri dhe kundër tiranisë, dhe që shpesh humbën jetën gjatë kësaj përpjekjeje”, thotë ambasadori Lu.
Kryediplomati amerikan është takuar me një ish të dënuar politik të Spaçit, i angazhuar në ndërtimin e një muzeu në ish-burgun komunist. Vetë Lu rrjedh nga një familje që ka vuajtur mizorinë e komunizmit.
“Stërgjyshja ime vdiq në një burg komunist në Kinë. Ajo u arrestua ndërsa ndihmonte familjet e tjera për t’u arratisur nga Kina gjatë revolucionit të Maos në 1947. Sot, unë përkujtoj stërgjyshen time, mijëra shqiptarë dhe njerëz të panumërt kudo në botë, që luftuan për liritë që ne kemi sot”, thotë ai.
Në fund të deklaratës, ambasadori Lu nxit të gjithë të rinjtë shqiptarë që të vizitojnë Spaçin dhe të njihen me historitë e atyre shqiptarëve guximtarë që mbijetuan apo humbën jetën në këtë vend.
/ Top Channel