Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Domethënia e këpucëve tuaja për meshkujt

A e keni ditur se kur meshkujt shikojnë këmbët tuaja, ata nuk e bëjnë këtë vetëm që të kënaqen me bukurinë e tyre, por edhe për të parë se çka keni mbathur. ثshtë konstatuar se meshkujt formojnë një mendim të parë për femrat edhe në bazë të asaj që ajo ka mbathur. Ja disa të dhëna interesante.
1. Nëse keni mbathur atlete të shtrenjta

Mashkulli do të mendojë: „Ajo ose është sportiste që fiton shumë, ose është dikush që me gjithë dëshirë do të ma paguajë ndonjë pije, drekë... Apo, thjeshtë i pëlqejnë këpucët sportive. Shpresoj që të mos jetë tepër mendjemadhe“.

2. Nëse keni mbathur atlete të thjeshta

Ai do të mendojë: „ثshtë e lumtur në martesë, dhe nuk është e mirë në shtrat. Nëse nuk është edhe kështu , atëherë ajo thjeshtë nuk i kushton aq rëndësi pamjes së jashtme“.

3. Nëse keni mbathu këpucë, a çizme të shkëlqyeshme lëkure, me taka të larta

Do të mendojë: „Ajo me të vërtetë është e dashuruar në veten e saj, por kjo i rri shumë mirë“.

4. Nëse keni mbathur këpucë të stilit ‘retro’

Mashkulli do të mendojë: „Uau, me gjasë kjo është një femër inteligjente. Duket se sonte do të kaloj një mbrëmje për mrekulli me këtë femër të arsimuar, e cila megjithatë me gjasë nuk fiton shumë.“

5. Nëse keni mbathur këpucë të zeza, me taka jo të larta

Do të mendojë: „Hëm… Kjo është një femër që ka një punë me përgjegjësi, fiton shumë dhe i pëlqen moda klasike. Mund të jetë edhe pak mendjemadhe.“

6. Nëse keni mbathur këpucë të thjeshta ngjyrë kafe

Ai do të mendojë: „Ngjyra kafe është ngjyrë e dheut, planetit, sinqeritetit... Me gjasë bëhet fjalë për një vajzë demode, e cila që në fillim të lidhjes do të insistojë në fejesë. A dua unë me të vërtetë që të martohem dhe të kem fëmijë?“

7. Nëse mbathni “mokasine”

Ai do të mendojë: „Uh, femër e shtresës së lartë. Me gjasë është edukuar që të jetë e thjeshtë dhe modeste“

8. Nëse keni mbathur këpucë klasike, pa ndonjë veçanti

Ai do të mendojë: „Ja edhe një femër konservatore. Me gjasë i pëlqen që të shkojë në koncerte të muzikës klasike, apo të bendeve për të cilët nuk kam dëgjuar kurrë. Sa e mërzitshme që është... “

9. Nëse keni mbathur këpucë „Dr Martens“

Ai do të mendojë: „Pa dyshim bën pjesë në ndonjë bend, apo të paktën ka qenë në të kaluarën pjesë e ndonjë grupi muzikor. Apo ndoshta e dëshiron një gjë të tillë... “

10. Nëse keni mbathur çizme „kaubojs“

Mashkulli do të mendojë: „Uh, Amazonia! Ka edhe diçka seksi“

11. Nëse ju sheh me sandale sportive

Ai do të mendojë: „Ndoshta i pëlqen ‘surfimi’, është flirtuese dhe me gjasë puthet për mrekulli. Po, asaj me të vërtetë i pëlqejnë meshkujt! Ndoshta kjo është tepër për shijen time... do të shohim “

12. Nëse ju sheh me nallane

Mashkulli do të mendojë: „Ndoshta është mjeke e re që ka dalë në pauzë… Mrekulli! Mundet të ketë vetëbesim tepër të lartë, apo thjeshtë është e çuditshme.


green-prom-shoes-2009.jpg

green-orange-prom-dresses-2009.jpg

Grenade-Shoes-2010.jpg

ikubinfo
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back