DOKUMENTI/ Ja si u pasurua kompania e vëllait të Veliaj

Malsi

Anëtar i Nderuar
largea_z_66141414852295.jpg

TIRANث- Kompania AEG Communication që vepron në tregun e reklamave dhe dekoreve ka rritur ndjeshëm të ardhurat gjatë vitit 2014 dhe fillimit të vitit 2015.

Këto dokumente hedhin dritë mbi tregun e reklamave në vend dhe nxjerrin në pah se si u rrit kompania në pronësi të Gentian Skenderajt që thuhet se ka lidhje me Erjon Veliajn.

Sakaq kompania Gogel në pronësi të vëllait të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka trefishuar fitimet gjatë vitit 2014.

EAG Communication, i krijuar në janar 2014 ka realizuar të ardhura prej 84 milionë po atë vit. اka tregon për rritje të menjëhrshme të kësaj kompanie duke lënë pas ato më me emër në këtë fushë.

Kompania Gogel e Arber Veliajt, që u themelua në 2013 kishte të ardhura rreth 821 mijë lekë, ndërsa një vit më pas në 2014 rezulton ti ketë trefishuar ato në mbi 23 milionë lekë.

V Advertising është një tjetër “hyrje” e re, në 2014-n (e krijuar pas likuidimit të VATRA Design Consultancy), që ka arritur të ketë një qarkullim vjetor prej rreth 49 milionë lekësh.

Renditja sipas të ardhurave të kompanive të tjera:

Në vitin 2014, kompania më e madhe në këtë kategori, sipas të ardhurave është Unlimited Media, me të ardhura prej 516 milionë lekësh, rritje 50%.

Optimum Media, që në 2013-n ishte më e madhja, ia ka lëshuar terrenin kompanisë së të njëjtit grup, duke kaluar e dyta, pas rënies së qarkullimit vjetor me 35% në 428 milionë lekë.

E treta në renditje është Le Spot Production, pjesë e të njëjtit grup me dy agjencitë e para, që ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave, me 85%, në 224 milionë lekë. Të tre agjencitë (Unilimited, Optimum, Le Spot) janë pjesë e grupit të Spot (së bashku me disa agjenci të tjera më të vogla), duke qenë sipërmarrja më e madhe e këtij lloji në vend.

Mçann Tirana dhe Landmark Communication janë dy agjenci që kanë njohur rritje të shpejtë vitet e fundit. Mçann Tirana i zgjeroi të ardhurat me 20% në 195 milionë lekë, ndërsa Landmark Communication pa një rritje prej 26% në 175 milionë lekë.

Ogilvy, deri para disa vitesh ndër më të mëdhatë, ka shënuar rënie të fortë për dy vite radhazi, duke zbritur në një xhiro prej 118 milionë lekësh në 2014-n, 34% më pak se vitin e mëparshëm.

Agjencitë e tjera kanë realizuar të ardhura nën 50 milionë lekë.

Renditja sipas fitimeve të kompanive të reklamave i referohet një shkrimi të botuar më herët nga revista ekonomike Monitor.

tabela-ok.jpg



opinion.al
 
Back
Top