Dogana mohon kalimin e kontejnerëve me lëndë kimike: Ishin ushqime

Dogana mohon kalimin e kontejnerëve me lëndë kimike: Ishin ushqime

porti.jpg


Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në një portal italian për zhdukjen në portin e Durrësit të mbi 1mijë kontejnerëve me lëndë kimike që vinin nga Italia e që kishin si destinacion Maqedoninë.

Në reagimin e saj për mediat, DPD mohon që në portin shqiptar të kenë kaluar ilegalisht kontejnerë me lëndë të tilla, duke nënvizuar se gjithçka ka qenë nën kontroll.

“Për vitin 2016 nga Porti i Durrësit janë trazituar drejt Maqedonisë, nëpërmjet Degës Doganore Qafë Thanë, 1120 tranzite ndërkombëtare me kontenierë. Nga verifikimet e kryera në deklarimet e përshkrimit të mallrave/artikujve të transportuara në këto tranzite ndërkombëtare ka rezultuar se kanë qenë mallra kryesisht ushqimore”, thuhet në deklaratën për shtyp.

Sipas DPD, të gjitha këto tranzite kanë kaluar në doganën shqiptare, me doganë hyrëse Durrësin dhe doganë dalëse Qafë Thanën dhe rezultojnë të mbyllura në sistemin elektronik, brenda afateve të përcaktuara.

“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është vënë në kontakt zyrtar me doganat homologe në Itali dhe Maqedoni dhe deri tani nuk ka asnjë shqetësim të ngritur prej tyre për këtë çështje, gjë e cila pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht nga palët respektive”, përfundon njoftimi.

g.shqip
 
Fakti qe as PD spo i kumton shume ksaj historie me shume e shton dyshimin se bie ere.....marreveshje te tilla behen konsensual mes palesh
 
Fakti qe as PD spo i kumton shume ksaj historie me shume e shton dyshimin se bie ere.....marreveshje te tilla behen konsensual mes palesh

Dukesh ti qe ke sens mafjozash hahhaa
 
CNN zgjeron skandalin: 5 qytetet shqiptare ku janë groposur lëndët kimike

9ebc77d6db2b609e7157c79351e51671_XL.jpg


Lajmi për zhdukjen në Shqipëri të 1300 kontenierëve me lëndë kimike është bërë lajm kryesor edhe në mediat greke. Pas agjencisë “Lifo” sot është CNN që ka shkruar për këtë lajm të rëndë.

CNN në gjuhën greke shkruan se, në Shqipëri kanë nisur hetimet në lidhje me zhdukjen e kontenierëve. ثshtë prokuroria e Durrësit që ka nisur verifikimet për këtë ngjarje, shkruan CNN.

Më pas televizioni i njohur citon edhe median italiane “Pianeta Italia Neës” dhe gazetën “Roma”, në lidhje me këtë ngjarje, duke shkruar se kontenierët me mbetje të rrezikshme ishin nisur për në Maqedoni, por kurrë nuk kanë mbërritur atje.

Por CNN, shkon edhe më tej. Televizioni shkruan se janë 5 qytete ku dyshohet se janë zhdukur lëndët kimike.

“Durrësi, Fieri, Vlora, Shkodra dhe Dibra, janë qytetet ku dyshohet se janë zhdukur kontenierët me lëndë kimike të ardhura nga Italia”, shkruan CNN në gjuhën greke.

b;360grade.al
 
Bon vaki qe edhe ne detin Adriatik te kete ndonje trekendesh te Burmudeve.. dhe jane zhduk aty
 
Dhe paramendo qe sa te avancuar e kemi neve doganen: As miza nuk kalon andej :sherrxhi::sherrxhi:
 
a mos eshte smoke screen nuk i dihet se ku fle lepuri kete e sjellin si ngjarje qe te hutojne popullin ..............Buke ore se vdica qe me duhen kontenieret mua edhe po na ra ndonje semundje shendentesine falas e kemi .......gjithe te mirat ne jete >
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top