Dobitë nga lënia e duhanit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Që në 20 minutat e para të ndërprerjes së pirjes së duhanit, organizmi i njeriut fillon t’i kthehet gjendjes normale. Zemra është më mirë që në 24 orët e para, mbaresat nervore pas 48 orësh, ndërsa mushkëritë pas disa muajsh.
Pas 20 minutash shtypja e gjakut dhe pulsi bien në vlera normale, temperatura e duarve dhe këmbëve ngrihet në vlerat normale.
Pas 8 orësh përqendrimi i monoksidit të karbonit në gjak bie dhe i afrohet normales, përqendrimi i oksigjenit në gjak rritet deri në vlerën e duhur.
Pas 24 orësh zvogëlohet rreziku nga infarkti i zemrës.
Pas 48 orësh mbaresat nervore fillojnë të ripërtërihen, përmirësohet ndjenja e nuhatjes dhe shijes, të ecurit është më i lehtë.
Pas 2 javësh deri në 3 muaj përmirësohet qarkullimi i gjakut, rritet kapaciteti i mushkërive deri në 30%.
Pas një deri në nëntë muaj zvogëlohet numri i kollitjeve, tendosja e sinuseve, lodhja dhe frymëmarrja e shpejtuar, rigjenerohen qelizat e mushkërive.
Pas një viti rreziku nga sëmundjet koronare kardiovaskulare është 50% më e ulët sesa te duhanpirësit.
Tani, vendosni vetë, cigarja apo shëndeti – çfarë ka më shumë rëndësi për ju?
 
Back
Top