Do ta ndihmonit ne nje rast te tille ?

ida angel

:)
V.I.P
E pabesueshme: Gjarpri helmues e pickon në testikuj turistin anglez, shoku refuzon t’i “thithë” helmin
423325_381458235198937_841811687_n.jpg

Edhe pse mund të duket si e pabesueshme, por është mëse e vërtet.
Sipas gazetës angleze, “Sun”, një turist nga Britania për pak sa nuk humbi jetën në Australi si pasoj e pickimit nga një gjarpër helmues.
Muzikanti 29-vjeçar, Jackson Scott, ndjeu nevojën të urinojë dhe u drejtua pranë një shkurreje... për të urinuar.
Papritur, një gjarpër që ndodhej aty i mbledhur “kular” e kafshoi atë në organet gjenitale duke e bërë atë të përpëlitej përtokë.
Por muzikanti 29-vjeçar nuk ishte i vetëm, ai shoqërohej nga miku i tij i ngushtë, Roddy Andrews, të cilit i kërkojë dhe e luti që t’i “thithte” helmin, por ai refuzoi ta ndihmonte atë.

Por, në vend që t’i thithte helmin, ai e udhëhoqi mikun e tij për në spitalin e qytetit Hobart, duke udhëtuar me makinë për më shumë se 40 minuta. Në spital mjekët mundën të ndërhynin në kohë dhe i shpëtuar jetën Jackson-it, duke i dhënë atij antidotin.

29-vjeçari vërtet ndodhej në rrezik të madh për jetën, pasi gjarpri që e pickoi atë, ishte helmues dhe distanca për në spital shumë e madhe.

“Kisha shkuar në një kopsht për të bërë nevojën rreth orës katër të mëngjesit, kjo për të kursyer ujin. Pak më herët, ndodheshim në një pub. Kur mbarova nevojën, ndjeva një pickim dhe një dhimbje të hidhur. Menjëherë u futa në dhomën e Roddy, me pantallonat të ulura poshtë, por me rrahje të forta të zemrës, ndërkohë fillova të kem dhe parandjenja. Roddy, nuk donte kurrsesi të më… thithte helmin”, deklaroi pacienti në spital.
Jackson ndodhej me një mikun e tij në Australi për pushime dhe të dy së bashku kishin shkuar për të vizituar një fermë. Gjithashtu ai i falënderojë mjekët për punën heroike të tyre.

“Mjekët dhe infermieret ishin profesionist. Nuk më tallën për asnjë minutë, për çka gjarpërim më pickoi në vend kaq delikat”, shtoi ai.


Ju cfare do benit,do ta ndihmonit nese do ishit ne nje rast te tille ?

ps.Mos e banalizoni temen !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Do ta ndihmonit ne nje rast te tille ?

Edhe Une Po Te ISha Ne Vend te ketij shokut ne te njenjten menyre do te veproja Do ta dergoja ne spital dhe nuk do te kisha zgjedhur opsionin e pare ..
 
Titulli: Do ta ndihmonit ne nje rast te tille ?

Edhe nese shoku do vdiste(larg qofte) ,keshtu do mendoje? Apo do thoje ,duhet ta kisha ndihmuar !
 
Titulli: Do ta ndihmonit ne nje rast te tille ?

Te them te drejten ne tjera themi ktu e tjera veprojme kur te na ndodhi .
 
Titulli: Do ta ndihmonit ne nje rast te tille ?

Ne asnje vend te trupit ta kishin pickuar sdo e beja dot.
Ne spital do e kisha cuar edhe une.

Nuk e di si eshte kjo puna e thithjes se helmit... Funksionon?
 
Pe: Do ta ndihmonit ne nje rast te tille ?

Fare mir mund ta ndalosh qarkullimin e gjakut te helmuar ne vendet e tjera te trupit, duke e lidhur fort me ndonje gje vendin e pickuar.
 
Titulli: Do ta ndihmonit ne nje rast te tille ?

Nuk eshte aq e thjeshte sa duket ne televizor....nuk jemi (nuk jam) ekspert(e) dhe di qe me siguri do me kapte paniku kur te kuptoja qe eshte pickuar nga nje gjarper dhe e fundit sjam e sigurt nese do e thithja vendin e pickuar ashtu sic duhej.....Bohh mos me vente fati para nje gjeje te tille se nuk e di si do reagoja.
 
Pe: Do ta ndihmonit ne nje rast te tille ?

Vajta e kerkova te faqja zyrtare e CDC (Center of Disease Control and Prevention- Qendra per parandalimin edhe kontrollin e semundjeve)
CDC Natural Disasters | How to Prevent or Respond to a Snake Bite

اfarë të bëni nëse ju ose dikush tjetër është kafshuar nga një gjarpër

Nëse ju ose dikush që njihni janë kafshuar, të përpiqet për të parë dhe te mbani mend ngjyrën dhe formën e gjarpërit, e cila mund të ndihmojë me trajtimin e kafshimit gjarpër. (duke i dhene anti-helm specifik per ate gjarper)
Mbani personin e kafshuar të qetë. Kjo mund të ngadalësojnë përhapjen e helmit në qoftë se është gjarpër helmues.
Kërkojnë kujdes mjekësor sa më shpejt të jetë e mundur.
Telefononi rasteve emergjente lokale shërbime mjekësore (EMS).
Aplikoni ndihmën e parë në qoftë se ju nuk mund të marrë personin në spital menjëherë.
Vendoseni ose uleni personin, ku pickimi te jete poshtë/nën nivelin e zemrës.
Tregojini atij / asaj që të qëndrojnë të qetë.
Mbulojeni pickim me një mbulese të pastër, e thatë.

اfarë NUK duhet të bëni nëse ju ose dikush tjetër është kafshuar nga një gjarpër

Mos u perpiqni ta kapni gjarprin (kjo mund të ju vë në rrezik për një pickim).
Mos aplikoni një fashë për ndaljen e gjakut.
Mos hapni plagë me thikë.
Mos e thithni helmin.
Mos vendosni akull apo ta zhysni plagën në ujë.
Mos pini alkool per te ndihmuar me dhimbjet.
Mos pini pije me kafein.

Kshu qe shoku mire ka bere... :D
 
Titulli: Do ta ndihmonit ne nje rast te tille ?

Dmth bie poshte ndihma e tille?
Atehere pse neper filma,telenovela kemi pare qe ne raste te tilla kur ka pickim gjarpri ,vendi ku eshte pickuar duhet thithur, ne menyre te tille nuk lejojme pjesen e helmit te depertoj ne gjak.
 
Titulli: Do ta ndihmonit ne nje rast te tille ?

Ndoshta dallon helmi nga helmi, ku ta di ?
 
Pe: Do ta ndihmonit ne nje rast te tille ?

Ne spital e dergoj dhe une...Njeriu duhet te kete njohuri per keta gjera,jo keshtu ne tym...
 
Titulli: Do ta ndihmonit ne nje rast te tille ?

nuk e di sa e vlefshme esht kjo thithja e helmit
po.... nuk do rrezikoja ndihma me e shpejt do mundohesha ta coja ne spital
 
Titulli: Do ta ndihmonit ne nje rast te tille ?

E nqs jeni ne fushe te hapur, shkretetire, maj mallit, dhe ska spital ne zone, dhe as shpresa te arini me elikopter shume shpejto, ca do beni? Do e lini te vdesi?
 
Pe: Titulli: Do ta ndihmonit ne nje rast te tille ?

E nqs jeni ne fushe te hapur, shkretetire, maj mallit, dhe ska spital ne zone, dhe as shpresa te arini me elikopter shume shpejto, ca do beni? Do e lini te vdesi?


Do beja ndoshta veprimin qe tha Legally,por gje tjeter kur sja kam idene ca ti bej??...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top