Do punonit pune vullnetare?

Pe: Do punonit pune vullnetare?

Para 1 muaji punova per 4 dite si vullnetare ne nje festival me anije qe u organizua ktu dhe duhet te rrija ne kembe gjith diten qe t'ju shperndaja harta turmave qe vinin per te marre pjese neper evenimentet e ndryshme qe u organizuan. Kokerr leku s'morem por ama permirsova aftesite e mija te komunikimit me njerezit etj etj. Kurse momentalisht jam marre me nje organizate paqeje dhe kemi punuar per jave me rradhe per organizuar nje festival paqeje qe do nisi neser se eshte dita nderkombetare e paqes kshu qe shpresoj qe c'do gje t'na eci per se mbari.
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

jojo s bej asnje pune pa lek:p
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

Nqs do ishte me shum per bamirsi,do e beja me shum qef.Edhe per nje ambjent te paster,pse jo...

Ps: Do behesha Kryeprokuror i Shqiperise,vullnetar (pa rroge),vetem te burgosja krokodilat e mdhenj.
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

Kohe Krize Duhen Lek :p :p :p
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

Une kam punuar dhe punoj cdo vit, me pelqen te rri mes njerezve eshte dicka e bukur. Pastaj ata persona qe nuk duan te bejn dicka pa u paguar ajo qe bejn nuk arrijn te bejn dicka si vullnetare!!
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

NQS se nje komunitet do ta vleresonte punen qe beje dhe eshte per te ndryshuar dicka pse jo do beja dhe do financoja per te por kur te marrin per budalle keshtu qe i le prape budallej
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

Nese do te ishte nje pune vullnetare, qe do me ndihmonte ne profesionin tim te ardhshem, do pranoja me gjith qejf...:D
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

Nese do te ishte nje pune vullnetare, qe do me ndihmonte ne profesionin tim te ardhshem, do pranoja me gjith qejf...:D

Punet vullnetare skane te bejne gjithmone me profesionin tend.Jane mensat e te varferve te cilet kane nevoje per dike te ndihmoj me ushqimin,jane strehimet e kafsheve ku ajo qe kerkohet eshte bazilare dikush qe te shkoj dhe te kaloj nje ose dy ore me qent te luaj me ato, ka qindra dhe qindra pune vullnetare te cilat jane me te bukura dhe se zanati qe nje person ben.Une kam shkruar disa here tek nje strehe kafshesh ketu ku jetoj dhe jam kenaqur me shume aty sesa ne cdo pune te paguar qe kam bere
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

Normale qe do punoja;pasi kjo puna vullnetare do me ndihmonte qe te isha me e pergatitur edhe do isha me e afte te punoja;edhe nuk perben aspak problem per mu me punu si vullnetare
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

Pune vullnetare qe lidhet me profesjonin tim jo skam bere asnjeher, madje dhe kur bera praktiken, po shpresoja qe do u paguaja pasi punoja njesoj si stafi i firmes, dhe u pagova, po tmos paguhesha do kisha leviz ne firme tjeter :D, ndersa pune sociale do e quaja, apo ndihmese sociale kam dhene cdo vit gjate viteve te universitetit. Kryesisht ato jane lidhur me sherbime bamiresie, psh mbledhje fondesh per familje te varfera, nje vit shkuam nja 3-4 dit ne nje fshat ku beme pune pstruese neper rruge, ne shkolla tetvjecare shpesh kemi shkuar (pasi ishim nje grup studentesh) duke organizuar aktivitete kulturore, u kemi dhene kurse vizatimi, shpesh kemi marre iniciative te pastrojme pjese te plazheve, ah dhe ne per jetimore e kemi praktikuar kete gje, kalonim nje dite te tere me to, ku pervec se i dergonim ndihma edhe aktivizonim disa lojra apo konkurse mes tyre, neper disa konferenca kam puanuar si tip liaison officer, kshu si shoqerues i delegateve, shperndarje fletushkash, ose te qendruarit tek vendi i regjistrimit etj...dmth tgjitha kto gjate viteve shkollore. Ndersa tani n s'jam aktivizuar me fizikisht, por nqs degjoj qe psh po mblidhen fonde per kete apo ate gje kur mundem marr pjese, si dhe shpesh kontriboj me shkrime neper gazeta apo revista kur ma kerkojne, kte e bej free, pasi edhe pse smarr lek, prap me ndihmon per afirmim te vetes mendoj.

pastaj sa i perket pyetjes mbi avantaxhet dhe disavantazhet, them se ka vetem te mira, sic solli dhe NEvi ate temen qe te ndihmosh eshte e nevojshme per cdo njeri, dhe ajo te jep kenaqesi shpirterore pavarsisht se nuk ke fitim monetar....
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

Do punonit ndonjehere pune vullnetare?

Une per vete kam punuar dhe vazhdoj ende te bej pune vullnetare, neper organizata te ndryshme sic eshte Caritas ose Kryqi i Kuq. E bej me gjith qejf, kam mesuar vleren e shume gjerave aty dhe mendoj se nuk ka ndjenje me te mire kur sheh qe ke mundesine t'u ndihmosh te tjereve...
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

Ne fshatin tim ndertuam nje shkolle me nente dhoma mesimi dhe hapesirat percjellese, te gjithen ne baza vullnetare. Grumbulluam para per materialin ndertimor dhe pagesen per mjshtrit kryesor te ndertimit. Fuqine punetore e kishim ne, perfshi ketu edhe ca pune te vogla mjeshtrie, si rregullimi/montimi i bangave, vendosja e tabelave te punes, vendosja e dyshemeve e te ngjajshme. Ishte kenaqesi. Edhe sot do beja pune vullnetare nese duhet te ndihmohet komuniteti e ne vecanti nese dikujt te pa strehe do ti ndertohej shtepia.
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

Ketu ne MB sistemi shkollor perfshin dy jave pune vullnetare per eksperience dhe per mendimin tim eshte nje ide mjaft e mire qe ndihmon mese miri studentet te fillojne te mendojne per punen qe ne nje moshe te re (14/15 vjeç). Zakonisht keto dy jave eksperience pune rezultojne ne oferte pune part-time per ta gjate fundjaves.

Gjithashtu ketu shkollat organizojne pune vullnetare per gjimnazistet neper shkolla fillore dhe tetevjeçare. Studentet inkurajohen te bejne 400 ore pune vullnetare gjate dy viteve te fundit te gjimnazit. Kujtoj qe kam ndihmuar ne Klasat e gjuhes Frenge, Gjuhes, Letersise dhe Historise – se per keto kisha me shume njohuri.

Pasi te mbarosh gjimnazin ose faklutetin ( varet sipas deshires tende) ka programme qe ofrojne 6 muaj apo 1 vit pune vullnetare ne shtete te varfra te botes si pershembull: vendet Afrikane, vendet e Amerikes se jugut, Europa Lindore, Asia, etj. Jo vetem qe mer eksperience pune dhe referenca te mrekullueshme, por fiton nje eksperience jete dhe nje vendosmeri e pavaresi per veten qe nuk mund te blihet me para.

Ketu ka shume shoqata qe jane te organizuara per te mbledhur njerez te ndihmojne: ne polici, ne spitale, neper ambulanca, etj.

Ne pune, bejme projekte “pro bono”. Ofrojme keshilla ligjore falas dhe ndihmojme individe e organizata jo-fitim prurese me probleme legale – kjo ndihmon ato, por ndihmon edhe imazhin e kompanise sone.

Gjate kohes qe isha studente kam bere pune vullnetare neper shkolla, kam punuar per nje shoqate e cila ndihmonte te huajt te stabilizoheshin me shpi, me ndihma sociale etj. Punoja dy dite ne jave pasiqe nga viti 1999-2004 kishte nje fluks te madh Shqiptaresh ne MB.

Aspekti tjeter i punes vullnetare eshte per fitime personale. Pra ti ofron sherbimet nje kompanie per disa muaj apo edhe per nje vit e ne fund te saj fiton nje kontrate te perhershme me ate kompani. Une nuk kam punuar ndonjehere falas ne kompani ligjore sepse nuk me eshte nevojitur – por do ua keshilloja studenteve kete gje – sidomos gjate pushimeve verore – pasi asnje kompani me dinjitet nuk do t’i linte pa i shperblyer ne nje menyre apo tjeter.

Do te ishte shume mire nqse dicka e ngjashme do te organizohej edhe ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni.

Si dhe, per ju milioneret, eshten je menyre efikase per te paguar me pak taksa ;)
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

Jam angazhuar edhe me kta te shoqates Amnesty. Besoj se dini mbi punen qe ben Amnesty kshu qe spo rri t'ja u shpjegoj :D
Kur kam qene ne gjimnaz mblidhnim ushqime per te varferit per Krishtlindje dhe ishte vertete dicka shume e bukur dhe qe te jepte satisfaksion (me pelqejne gjestet humanitare qe ndermerren sidomos per Krishtlindje).
Tani diçka qe dua se s'ben ta bej eshte te beje ndonje pune vullnetare jashte, se eshte nje eksperience komplet ndryshe.
 
Puna vullnetare

Për shumë individ mirëqenia e tjetrit është shumë e rëndësishme prandaj ata zakonisht zgjedhin punën vullnetare për ta dhënë kontributin e tyre në shoqëri.
Të bësh punë vullnetare nuk do të thotë të humbasësh kohën kot sepse në shumtën e rasteve puna vullnetare të mëson shumë gjëra.
Puna vullnetare të ndihmon shumë të zhvillosh dhe të mësosh shkathtësi që ndoshta nuk jeni të vetëdishëm që i posedoni por ne një mënyrë të ndihmon të fitosh më tepër vetbesim por edhe të krijosh kontakte të reja me njerëz me të cilët mund të shkëmbeni informacione të ndryshme për interesa të përbashkëta.
Përparësi tjetër është edhe fakti që munësitë për të gjetur një punë me orar te regullt dhe punë që realisht paguhet janë shumë më të medha se sa ne rastet kur nuk keni asnjë lloj eksperience.
Zhvillimi i aftësisë për ambientim dhe bashkpunim është një proces shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të karrierës tuaj prandaj puna vullnetare ta mundëson që ta zhvilloni këtë aftësi.
Të bësh punë vullnetare të ndihmon ta njohësh veten më mirë dhe ti njohësh aftësitë që ty të dallojnë dhe të bëjnë të vecant.
Zakonisht puna vullnetare të ndihmon ti shohësh gjërat në një këndvështrim tjetër dhe te bënë të ndihesh mirë pasiqë është realisht je duke kontribuar për të mirë të të tjerëve aq më tepër kur e dini që ajo punë po vlersohet nga të tjerët.
Dihet se zakonisht punë vullnetare bëjnë të rinjët te cilët janë të etur për eksperienca të reja. Preferohet që cdo student gjatë periudhës së studimeve të merret me aktivitete vullnetare pasiqë me ndihmën e tyre do të arrijnë që së pari të krijojnë dhe zhvillojnë shrehin e punës e më pastaj edhe krijimin e kontakteve të reja me njerëz të fushave të ndryshme.
Pavarsisht se punët e tilla nuk paguhen me pagë ato të mësojnë gjëra që një ditë do ti përdorësh dhe do të të hyjnë shumë në punë prandaj mos hezitoni të merrni pjesë në projekte vullnetare sepse nuk do të pendoheni. Më mirë është ta kalosh kohën në një punë sido që të jetë ajo se sa ta kalosh kohen duke u endur pa bërë gjë. /oferta pune/

Cfare mendoni per punen vullnetare? Keni punuar ndonjehere? Si jeni ndjere? Sa i kushtohet rendesi ne vendin tone dhe cilat jane te mirat e saj?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Puna vullnetare

Une kam pyetur ne Tirane por sdinin te me jepnin asnje pergjigje te sakte :(
Di kush ndonje vend..psh me femi ?

Ne fakt e kam thene dhe ne nje tj teme ne fv..me gjithe qejfe do beja.
Vetem ama dicka qe me pelqen dhe ta bej me gjithe qejfe :)
 
Titulli: Puna vullnetare

Po kam punuar nja 2 vjet te mira, nuk do me pelqente te beja pune vullnetare ne profesionin qe kam por me shume deshire do beja pune vullnetare ne ceshtje qe kane lidhje me probleme sociale.
 
Titulli: Puna vullnetare

Kam bere bej dhe do bej sa her te kem mundesi.
p.s. Me me detaje di qe e kam sqaruar ne nje teme tjeter para ca kohesh.. DMth egziston si teme ...
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

Nese do kisha lek po punoja sa here te mundesha.. Tani me duhet pine qe te paguhem vallai dhe sa me shpejt :D
 
Titulli: Puna vullnetare

Une kam pyetur ne Tirane por sdinin te me jepnin asnje pergjigje te sakte :(
Di kush ndonje vend..psh me femi ?

Ne fakt e kam thene dhe ne nje tj teme ne fv..me gjithe qejfe do beja.
Vetem ama dicka qe me pelqen dhe ta bej me gjithe qejfe :)
Normalisht puna vullnetare eshte dicka qe ben me shume qejf e deshire se te pelqen e te ben kenaqesi - si the ti psh femijet, per te tjeret kafshet ose per te tjeret njerzit ne mosh ose me handikape.

Pune vullnetare do me pelqente te beja ne nje nga vendet e Afrikes, me MSF, shpresoj te kem kohe ta realizoj kete plan :)
 
Pe: Do punonit pune vullnetare?

Njerëzit s'po gjejnë punë të rregullta, se sa për punë vullnetare
sa të duash, edhe qentë me hangër!
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

Po do e bej por jo kohe te gjat ama . te jemi realista .. jo ta ja bejm vetes rrafsh vetme pse jemi pas pc:yep:
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

Po do e bej por jo kohe te gjat ama . te jemi realista .. jo ta ja bejm vetes rrafsh vetme pse jemi pas pc:yep:
Te besh pune vullnetare nuk dmthn te vesh te rish nga 8 i mengjesit deri ne 9 te darkes atje
Mjafton e nje ore ne dite, 2 dite ne jave apo sipas programit secilit dhe mundesive
Spo thot njeri te shkatrosh veten.
Disa kategorish njerzish kane nevoj per ndihme, edhe sado pak kohe e jona ka vlere
Sikur te shkepusnin te gjithe nga nje ore.... Uhuuuuu sa kohe do mblidhej per te ndihmuar:)
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

E kam bërë dhe do e bëjë. Madje nga këto pervoja si psh në spital, e kam marrë një formim personal se jeta është e çmuar dhe nuk ka çmim. Sidomos në sytë e femijëve të pafajshëm me plotë shpresë.
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

Te besh pune vullnetare nuk dmthn te vesh te rish nga 8 i mengjesit deri ne 9 te darkes atje
Mjafton e nje ore ne dite, 2 dite ne jave apo sipas programit secilit dhe mundesive
Spo thot njeri te shkatrosh veten.
Disa kategorish njerzish kane nevoj per ndihme, edhe sado pak kohe e jona ka vlere
Sikur te shkepusnin te gjithe nga nje ore.... Uhuuuuu sa kohe do mblidhej per te ndihmuar:)

Prandaj thash per nje kohe te shkurt ... ku nenkuptova ate 1 orshin se thua ti ....por edhe 3 ore me knaqesi do i beje. aty ku duhet nevoja e nje personit:)
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

Kam bere pune vullnetare ne vazhdimesi ne te kaluaren. Ndihmoja per ndarjen e ndihmave per te varferit qe i sjellnin shoqatat bamirese.

Gjithashtu edhe ne aksionet per pastrimin e ambientit, minimum dy here ne vit.
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

Pune vullnetare qe lidhet me profesjonin tim jo skam bere asnjeher, madje dhe kur bera praktiken, po shpresoja qe do u paguaja pasi punoja njesoj si stafi i firmes, dhe u pagova, po tmos paguhesha do kisha leviz ne firme tjeter :D, ndersa pune sociale do e quaja, apo ndihmese sociale kam dhene cdo vit gjate viteve te universitetit. Kryesisht ato jane lidhur me sherbime bamiresie, psh mbledhje fondesh per familje te varfera, nje vit shkuam nja 3-4 dit ne nje fshat ku beme pune pstruese neper rruge, ne shkolla tetvjecare shpesh kemi shkuar (pasi ishim nje grup studentesh) duke organizuar aktivitete kulturore, u kemi dhene kurse vizatimi, shpesh kemi marre iniciative te pastrojme pjese te plazheve, ah dhe ne per jetimore e kemi praktikuar kete gje, kalonim nje dite te tere me to, ku pervec se i dergonim ndihma edhe aktivizonim disa lojra apo konkurse mes tyre, neper disa konferenca kam puanuar si tip liaison officer, kshu si shoqerues i delegateve, shperndarje fletushkash, ose te qendruarit tek vendi i regjistrimit etj...dmth tgjitha kto gjate viteve shkollore. Ndersa tani n s'jam aktivizuar me fizikisht, por nqs degjoj qe psh po mblidhen fonde per kete apo ate gje kur mundem marr pjese, si dhe shpesh kontriboj me shkrime neper gazeta apo revista kur ma kerkojne, kte e bej free, pasi edhe pse smarr lek, prap me ndihmon per afirmim te vetes mendoj.

pastaj sa i perket pyetjes mbi avantaxhet dhe disavantazhet, them se ka vetem te mira, sic solli dhe NEvi ate temen qe te ndihmosh eshte e nevojshme per cdo njeri, dhe ajo te jep kenaqesi shpirterore pavarsisht se nuk ke fitim monetar....

Sot pas 1 viti, kam bere pune vullnetare dhe qe lidhet me profesjonin :D. Njera qe me ben dhe krenare eshte planifikimi i nje xhamie ne New York :D..

Gjthss, une doja te shtoja dicka te vogel. Mendoj se puna vullnetare lidhet me sh me deshiren sesa me faktin ku te punosh pune vullnetare. Pune vullnetare eshte dhe te pastrosh parkun para pallatit, dhe te vendosesh nje kosh ne pallat e te sherbej per te mbledhur shishe e bidona qe kur te vij ai lypesi apo qe mbledh shishet per te fituar buken e gojes, te mos germoje neper plehra por ti marre paster e te futura ne qese gati. Nese doni me tej, ne komunitet, behuni 2-3 veta shkoni ne nje shkolle ofrujini veten dhe do tju thone si ti ndihmoni.
Behuni 2-3 veta, filloni hapni nje grup ne fb, mblidhni fonde nga te afermit, komshinjte, blini ca ushqime dhe dergojini ne nje jetimore, nje muaj tjeter ne nje jetimore tjeter.
Behuni 2-3 veta e shkoni ne nje shtepi azile dhe luani me te vjeterit atje, jepini nje dore muhabet, dergoji ndonje embelsire.
Behuni 2-3 veta, kur te celin trendafilat, nqs keni mundesi te keni ndonje bahce me lule kepusni disa trendafila, karafila dilni tek sheshi skenderbeu dhe dhurojani njerezve ne rruge.
Behuni 2-3 veta, nq skeni lek, shkuani me shkrim dore ne pankarta, thenie mbi lumturine, pozitivitetin, deshiren per punen, rendesine e familjes, femijeve, dhe shpendajini ne rruge. Do mund te ndryshoni jeten e dikujt ndoshta.
Ne mund te bejme pune vullnetare cdo second te jetes!
 
Titulli: Do punonit pune vullnetare?

Prandaj thash per nje kohe te shkurt ... ku nenkuptova ate 1 orshin se thua ti ....por edhe 3 ore me knaqesi do i beje. aty ku duhet nevoja e nje personit:)
Se kuptova mire shprehjen tende me kohen, mu duk sikur the qe do e beje vetem per nje periudh te shkurter, dmthn te kufizuar-1-2 muaj.


Jooo. per tber lek jam ngjendje bej pakt e me djallin
Ke shume te drejte, leket sjellin kenaqesine e lumturine ne kete bote. Biles leket blejne dhe jeten. Kur do gjendesh nje dite vetem....mos pyet pse je e lumtur, por numero leket dhe kenaqu:)

Eshte gjynah te shikosh nje perspektive kaq te ceket mbi punen dhe leket edhe jeten. Sot jemi ku jemi, neser mund te jemi ne vendin e atyre qe sot mohojme ti ndihmojme. Jeta nuk eshte vetem hypje, por edhe zbritje...Edhe zbritje te papritura... Nqs ske aftesi te krijosh nje shoqeri te shendetcme perreth teje, si mund te pretendosh qe e ardhmja te te "shperblej"?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top