Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Djaloshi i pasur!

Djaloshi i pasur!


Një ditë prej ditësh një njeri shumë i pasur vendosi që të dal në shëtitje me djalin e tij. Ai mori djalin dhe së bashku udhëtuan drejtë një vendi të varfër. Babai nuk donte që thjeshtë të shpenzonte të holla kot. Ai donte që këtë udhëtim ta shfrytëzonte edhe për t'i mësuar diçka birit të tij. Të shikuarit dhe të përjetuarit e varfërisë dhe mënyrës se si jetojnë të varfëritë, do të ishte mësimi më i mirë dhe nxitësi më i miri që djaloshi të kujdesej për ruajtjen dhe shtimin e pasurisë, së paku kështu mendonte babai.
Udhëtuan që të dy së bashku dhe u vendosën në fermën e një familjeje të varfër. Aty qëndruan disa ditë. Ndërsa gjatë kthimit, babai kureshtarë për të parë se sa kishte arritur të përfitojë i biri nga ky udhëtim, e pyeti: Si ishte udhëtimi biri im? Ndërsa djaloshi i përgjigjet se ishte një shëtitje fantastike? Babai kureshtarë përsëri pyeti: A e kuptove tani se si jetojnë të varfëritë? Djaloshi i përgjigjet me shumë thjeshtësi dhe modesti se ai kishte arritur që shumë mirë ta kuptojë se si jetojnë të varfëritë. Babain nuk po e kënaqte me këto përgjigje andaj edhe e pyeti drejtpërdrejtë që ti tregojë se çka saktësisht kishte përfituar nga kjo shëtitje. Djaloshi fillojë të përgjigjej: Kam parë se ne kemi vetëm një qen ndërsa ata kishin katër. Ne kemi një pus të ujit në mes të kopshtit, ndërsa ata posedonin lumenjë të pafund. Ne kemi vendosur drita për ta ndriçuar kopshtin tonë, ndërsa kopshtet e tyre i ndriçonin yjet. Hapësira e kopshtit tonë përfundon me përfundimin e kopshtit para shtëpisë, ndërsa kopshtet e tyre janë përtej kufijve. Ne posedojmë një hapësirë shumë të vogël për të jetuar, ndërsa ata jetojnë në hapësira të pafundme. Ne kemi shërbëtor që na shërbejnë, ndërsa ata janë në shërbim të njëri tjetrit. Ne blejmë ushqim, ndërsa ata ushqehen nga prodhimet e tyre. Ne rrethohemi nga mure të larta të cilat na mbrojnë, ndërsa ata mbrojtjen e sigurojnë nga miqtë që i rrethojnë.
Babai ishte i tronditur nga këto përgjigje të birit të tij, ndërsa djaloshi përgjigjën e vetë e vazhdoi..: Të faleminderit shumë baba që më mundësove të kuptojë se sa të varfër jemi. Prandaj edhe të thashë se ishte një udhëtim fantastikë, a nuk mendon edhe ti ashtu baba?
Kurrë mos i përqesh gjërat që të tjerët posedojnë, pavarësisht se sa të pakta janë ato, sepse ndoshta një gjë edhe pse e pakët, ka vlerë shumë më të madhe se ajo që posedoni ju. /mesazhi/Artan Musliu
 
Pe: Djaloshi i pasur!

E kam lexuar dhe me perpara kete...Rendesi ka menyra,njerezit dhe ndjenjat e dedikimin qe te japin me cdo gje materiale qe te ofrojne...Ndonjehere gjerat kane me shume vlere shpirterore se sa materiale...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back