Djali qё jeton pa trurin e vogёl

ida angel

:)
V.I.P
Kjo ёshtё vёrtetё njё mrekulli. Nёse njё njeriu normal do t’i dёmtohej truri i vogёl, ai do tё vdiste pasi mushkёritё do tё ndalnin funksionin e tyre. Ndёrsa djali 3-vjeçar qё nuk e ka kёtё pjesё tё trurit dhe disa tё tjera, ёshtё nё gjendje që tё bёjё gjёra tё pabesueshme.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ai quhet Chase Britton dhe jeton i lumtur me prindёrit e tij nё New York. Ai ёshtё njё fёmijё aktiv, i cili ka shumё dёshirё tё kёndojё dhe tё qeshё gjithё ditёn.

Kur mjekёt e kanё zbuluar kёtё fenomen, nuk kanё ditur çfarё t’i sqaronin prindёrve tё djalit. Tё konsultuar edhe me neurologёt ata kanё marrё pёrgjigjen:
“Djali juaj nuk duhej tё ishte nё gjёndje qё tё jetonte dhe, megjithatё ne e kemi tё pamundur tё shpjegojmё se si ai ja del mbanë tё jetojё!”

Nё pjesёn e kafkёs tё 3-vjeçarit, ku duhej tё ishte truri i vogёl, ndodhet vetёm njё lёng organik, qё supozohet tё jetё ai qё kontrollon frymёmarrjen dhe funksione tё tjera, si psh gjumin. Djali realisht, edhe pse nё mungesё tё trurit tё vogёl, ёshtё nё gjёndje tё marrё frymё dhe tё flejё pa probleme. Ai ka probleme vetёm me mbajtjen e ekuilibrit, dhe pёr kёtё nuk i dihet nёse ai do tё bёhet i pavarur apo jo. Por, duke qёnё se fakti qё ai jeton ёshtё njё pёrjashtim, nuk do tё ishte çudi qё edhe pavarёsia e tij tё ishte njё tjetёr pёrjashtim, qё do ta quanim mrekulli. Mbёshtetja mё e madhe pёr Chase-n ёshtё vёllai i tij i madh, Alex.

Besohet qё problemet lidhen me vёshtirёsitё qё ka patur nёna e tyre Heather gjatё shtatzёnisё. Tё njёjtat shqetёsime ajo i ka patur dhe me njё shtatzёni pёrpara Chase-t, edhe ai fёmijё i lindur parakohe, Troy, por qё ndryshe nga Chase, nuk ka mundur dot tё jetojё mё shumё se gjashtё javё pas lindjes.

Misteri i kёsaj ngjarje bёhet edhe mё i thellё po tё merret parasysh qё nё skanerat dhe ekot gjatё zhvillimit tё fёmijёs, duket qartё se djaloshi e ka patur trurin e vogёl, dhe madje tёrёsisht normal!

Kjo ёshtё njё ngjarje e njё rёndёsie unike, pasi kjo mund tё hedhё poshtё tё gjitha parimet bazё tё shkencёs mjekёsore. (LajmeShqip.com)
 
Pe: Djali qё jeton pa trurin e vogёl

aww sa gjynaf zoti e ndihmofte...
 
Pe: Djali qё jeton pa trurin e vogёl

Cerebellum nuk ka lidhje me frymarrjen po me koordinimin e levizjes.
Medulla oblongata eshte pjesa e trurit qe ka qendren e frymarrjes/zemren.
Nuk flas dot me shume pa ditur detajet ose ka problem perkthimi ne ca gjera se mua mrekulli sme duket.
 
Pe: Djali qё jeton pa trurin e vogёl

Nё pjesёn e kafkёs tё 3-vjeçarit, ku duhej tё ishte truri i vogёl, ndodhet vetёm njё lёng organik, qё supozohet tё jetё ai qё kontrollon frymёmarrjen dhe funksione tё tjera, si psh gjumin. Djali realisht, edhe pse nё mungesё tё trurit tё vogёl, ёshtё nё gjёndje tё marrё frymё dhe tё flejё pa probleme. Ai ka probleme vetёm me mbajtjen e ekuilibrit, dhe pёr kёtё nuk i dihet nёse ai do tё bёhet i pavarur apo jo.


Truri vogel, kete funksion ka koordonimin e ecjes dhe mbajtjen e ekuilibrit. Por femijet e vegjel jane "shkence me vete", sepse ka raste, qe per arsyje te ndryshme i hiqet 1/2 e trurit, dhe femijet mbijetojne e arrine ne gjendje normaliteti, duke adaptuar funskionet e 1/2 qe i ka ngelur.
Gjithsesi, sic tha dhe Flowmaster, nuk eshte e pazakonshme qe jeton pa tru te vogel, e pazakonshme do ishte te kishte nje jete normale, ne kuptimin te ecte dhe te levizte pa asnje problem, mos kuptohet mungesa.
 
Back
Top