Love
βeℓℓe â๓e
Ronan Farrow, djali i Woody Allen me aktoren Mia Farrow, ka lëshuar akuza të forta ndaj të atit. Pak pas ceremonisë së Golden Globes, ku Allen morri çmimin e karrierës, i riu ka akuzuar të atin në profilin e tij në Twitter.
“Humba vlerësimin për Woody Allen. E kishin përfshirë atë pjesën ku një grua e ka akuzuar publikisht se kishte ngacmuar seksualisht kur ishte shtatë vjeç apo pasi citoi filmin “Unë e Annie”?”, shkruan 26-vjeçari.
I riu i referohet deklaratave të vitit 1992 të një prej vajzave të Farroë, Dylan, e cila ka akuzuar regjisorin se e ka ngacmuar seksualisht kur ishte ende fëmijë. اështja u çua në gjykatë, por u arkivua pa fajtor dhe Allen u lirua nga akuzat e u martua me Soon-Yi Previn.
Por që atëherë Dylan, e cila ka ndërruar emër, nuk është dorëzuar dhe vitin e kaluar u është rikthyer akuzave në një intervistë për “Vanity Fair”.
“Kam frikë nga Allen, nga imazhi i tij. Nuk mu kërkua kurrë të dëshmoja. Nëse do të mund t’i flisja vetvetes kur isha shtatë vjeç, do ti thoja të ishte e guximshme dhe të dëshmonte për çfarë ka ndodhur”, ka thënë ajo.
g.shqip