Djali i Rames,shetit me syze 60 mije euro..

Djali i Edi Ramës, me syze që kushtojnë 60 mijë euro. Denoncimi është bërë sot nga kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, gjatë një deklarate për mediat nga selia blu.

Sipas tij, Gregor Edi Rama duhet të japë përgjigje se si ka mundësi që në gjendjen prej student të mund t’i lejojë vetes të mbajë një palë syze që kushtojnë aq shumë e jo kushdo mund t’i blejë.

Deklarata e Këlliçit*

Media ka zbuluar se studenti më i pasur në vend, dhe ndoshta në rajon, është i papuni Gregor Rama, djali i kryeministrit.

Zbulimi nuk ka qënë shumë i vështirë për t’u bërë, pasi Gregu, studenti i papunë, është pjesë e arrogancës rilindase që ka dëshirë ta tregojë luksin, edhe pse shokët e tij të klasës nuk kanë lekë të pinë një kafe, le më të pagujnë tarifat e rritura të universiteteve nga babai tij, edhe pse 46.2 përqind e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri me 5 dollarë në ditë.

Syzet që mban djali i papunë i Edi Ramës, janë Maybach që sipas medias dhe ekspertëve kushtojnë të paktën 60 mijë euro.

Syze tipike të oligarkëve të lindjes, të qeveritarëve të korruptuar, të njohur botërisht për pasurinë e luksin që kanë vënë në kurriz të popullit.

Vlera e këtyre syzeve që mban Gregu është sa dy muaj pagë e presidentit amerikan, Obama.

Përveçse një*çështje morale, që tregon harbutërinë e rilindjes, kontrastin e thellë mes Edi Ramës, njerëzve të tij, dhe popullit që nuk ka me se të ushqehet, ky është dhe një problem i mprehtë ligjor.

Djali i kryeministrit, duhet të tregojë se ku i ka marrë paratë për të pasur një palë syze 60 mijë euroshe. Të tregojë burimin e parave. Eshtë i detyruar me ligj.

Nëse i ka dhuratë, duhet të tregojë se nga kush i ka dhuratë;

Nga hakmarrja për drejtësi?

Nga Emiliano Shullazi?

Apo nga kompania kineze që po përgaditet të marrë koncesionin e TVSH, sëbashku me xhaxhain e tij Olsin?

Këto pyetje janë shqetësim publik, dhe Gregor Edi Rama është i detyruar të japë përgjigje.
Panorama online
 
Titulli: Djali i Rames,shetit me syze 60 mije euro..

Me beri pershtypje emri qe Edi i paska vene djalit ! Gregor !!
 
Titulli: Djali i Rames,shetit me syze 60 mije euro..

Edvini 'Mason' eshte , kushedi nga clloj profecie e ka gjet si Emer :p
 
Titulli: Djali i Rames,shetit me syze 60 mije euro..

Pse ca ka ? Babi ktij ka ik 1 jave ne amerik me pa ndeshjen e basketbollit ku 1 dite shpenzime shkonin 70 mije euro...ju thoni ka ble cuni i pal syze qe do i mbaj ter veres ;)

ps Mjer ne nga kush qeverisemi
 
Titulli: Djali i Rames,shetit me syze 60 mije euro..

edhe si jane keto syzet 60 mije euroshe
 
Titulli: Djali i Rames,shetit me syze 60 mije euro..

Babi ka bere dhoro ndonje tender,dhe tak syzet per djalin vogel :P

Shume mire!
Se dhe keta te selis blu ma,s"te lene te vesh syze dielli s"te lene :P
 
Titulli: Djali i Rames,shetit me syze 60 mije euro..

Sipas faqes zyrtare të Maybach, syzet kushtojnë 1,900,00 euro nëse nuk jam gabim. Gjithsesi, Panoramën më duket se e shkruan vet Berisha :viol:
 
Titulli: Djali i Rames,shetit me syze 60 mije euro..

kushtonin vertet 60 mije se i futa nje research per kuriozitet lol
 
Titulli: Djali i Rames,shetit me syze 60 mije euro..

Lum ky,ca vellai ka..babai doja te thoja ;) :P

po ne tjeret qe nuk la gjyshi asgje,si do ja bejm hallin ? ::(
 
Titulli: Djali i Rames,shetit me syze 60 mije euro..

Dihet qe populli merret me cfare bejne bijte e atyre qe qeverisin, e jo te ngrihen e te kerkojne te drejtat e tyre...
normal aty na calon gomari tek Gregori , shkelzeni e argita mahhh
 
Titulli: Djali i Rames,shetit me syze 60 mije euro..

Po ka te drejte opinioni publik qe reagon. Dhe bravo i qofte biles.
Gjak e dhjam qe na vidhni por mos u mburrni te pakten. Ooo te lutem shumë! Se per ate cik molë rrojme..
 
Titulli: Djali i Rames,shetit me syze 60 mije euro..

S'haet inat me fatin e tjetrit o piplla,kur u ndane keto na rane ...pranoni fatin tuaj :P
 
Titulli: Djali i Rames,shetit me syze 60 mije euro..

Ku eshte diferenca mes syzeve 100 euro e ktyre syzeve bahhh roba da albanesi vec mu hap methsh.
 
Titulli: Djali i Rames,shetit me syze 60 mije euro..

S'haet inat me fatin e tjetrit o piplla,kur u ndane keto na rane ...pranoni fatin tuaj :P

Te drejte ke ti po ça ka Gregu me shume se Belindi? :p
Kjo situata eshte per te qare e per te qeshur ne te njejten kohe.
 
Titulli: Djali i Rames,shetit me syze 60 mije euro..

Zaho eshte djali i vogel me gruan aktuale. Gregu eshte djali nga martesa e pare me aktoren Matilda Makoci.
 
Titulli: Djali i Rames,shetit me syze 60 mije euro..

Zaho eshte djali i vogel me gruan aktuale. Gregu eshte djali nga martesa e pare me aktoren Matilda Makoci.

Po ti sikur ja di me gjendje civile e fare fis ketij Rames aman ahaha..edhe emrat i paske mbajt shenim :P vec te femijeve apo edhe rraces ne gjithesi lol
 
Titulli: Djali i Rames,shetit me syze 60 mije euro..

Po ti sikur ja di me gjendje civile e fare fis ketij Rames aman ahaha..edhe emrat i paske mbajt shenim :P vec te femijeve apo edhe rraces ne gjithesi lol

Martesa e tij me Linden dhe ardhja ne jete e femijes u be aq lajm sa do ishte per turp mos ta dija.
Kurse sa per ish-bashkeshorten prap sme eshte dashur tia shenoj emrin diku sepse eshte nje nder aktoret e mia te preferuara. Te them po deshe dhe pse jane ndarë dhe kush e ka pasuar aahah :p
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top