Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Djali i 60-vjeçarit: Babai na turpëroi, humbi miliona lekë

eGo0sTyle

System Engineer
Fatos-Hykollari-djali-i-autorit-300x233.jpg

POGRADEC – Përballja e policisë së Pogradecit me Fatos Hykollarin, djalin e autorit të dyshuar për vrasjen e 35-vjeçares, ka qenë një situatë që nuk ka kaluar lehtë. Dialogu i parë i tij me forcat e policisë, që kishin shkuar në mes të natës për t’i arrestuar të atin, ka qenë i acaruar. Djali nuk i pranonte në asnjë mënyrë pretendimet e policisë se i ati ishte i implikuar në një krim të tillë. Më pas, kur është përballur me faktet, dhe kur ka mësuar se vetë babai i tij ka pranuar krimin, djali i autorit të vrasjes është tërhequr duke i dhënë hapësirë policisë të kryejë procedurat e nevojshme për hetimin e ngjarjes. Fatos Hykollari është djali i vetëm i të arrestuarit për vrasjen e 35-vjeçares, por ka dhe dy fëmijë të tjerë. Djali i autorit të krimit tregoi dje se ka edhe një motër, e cila është e martuar dhe jeton në Greqi, por nuk i kanë treguar për ngjarjen pasi ajo është shtatzënë dhe gjendja e saj mund të përkeqësohej si pasojë e tronditjes. Motra e tij është larguar dje nga Pogradeci, por ai ka mundur t’ia fshehë ngjarjen, duke nxjerrë justifikime të ndryshme për mungesën e të atit, duke i thënë se ai ishte në punë. Në një intervistë për gazetën, Fatos Hykollari tregoi ngjarjen.
Kur e mësuat se babai yt akuzohej për një vrasje?
Ishim shtrirë të flinim kur erdhi policia. U tronditëm shumë… Kujt ia priste mendja? Madje, u jam përgjigjur ashpër policëve që erdhën këtu në shtëpi. Nuk mund të besoja se babai im kishte kryer vrasje. Madje edhe ai nuk e pranonte. Por, kur nisën të ballafaqonin disa fakte dhe ai pranoi, mbeta i tronditur.
اfarë mund të na thoni për gjithë këtë që ka ndodhur?
Babai na turpëroi. Nuk gjej fjalë për ta justifikuar jo vetëm krimin që bëri, por edhe lidhjen me atë grua. Kujt ia merrte mendja se një burrë 60 vjeç mund të kishte të dashur? Ai na jepte mend ne dhe ja çfarë paska bërë vetë. Nuk e mendoja kurrë, pasi ai dukej sikur vuante ende për vdekjen e nënës 7 vjet më parë.
Nuk keni dyshuar ndonjëherë se ai mund të kishte një lidhje?
Ai vonohej shpesh, por nuk jepte shpjegime. E kujt mund t’ia merrte mendja? Nuk dyshoja. Por tani që mora vesh të vërtetën, po bëj disa llogari për shuma të mëdha parash që janë “zhdukur”.
Si janë zhdukur paratë? Ju për çfarë dyshoni?
Unë kam punuar gjithë jetën emigrant, kam ndërtuar këtë shtëpi e para të tjera i kam depozituar në bankë. Tani nuk e di ku janë. Edhe paratë e tokave që janë shitur, nuk e di ku kanë shkuar. Me shumë mundësi im atë i ka përdorur për atë grua dhe fëmijët e saj. Mua më vjen keq për atë çfarë i ka ndodhur asaj gruaje, por nuk di as si ta justifikoj veprimin e babait tim.
Bie alibia, 60-vjeçari sajoi aksident pasi vrau gruan
Halit-Dilaver-Hykollari2-236x300.jpg
Halit Hykollari, i arrestuar për vrasje

Halit Hykollari kishte sajuar një alibi për t’i shpëtuar arrestimit lidhur me vrasjen e të dashurës së tij, 35-vjeçares Mirela Spahiu.Pas ekzekutimit të gruas në hotel, ai ka kryer disa veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes. E para ka qenë rrëzimi me biçikletë, më tej hedhja e çekiçit në një kazan plehrash dhe në fund, zhdukja e telefonit celular duke e hedhur në liqenin e Pogradecit. Por alibia nuk ka funksionuar. Me anë të antenave celulare, policia ka zbuluar vendndodhjen e të dyshuarit në momentin e ngjarjes. Më pas janë zbardhur thirrjet telefonike që 60-vjeçari ka pasur me viktimën Mirela Spahiu. Këtyre provave u janë bashkuar disa dëshmitarë që e kishin parë 60-vjeçarin duke dalë nga hoteli në orën kur mendohet të ketë ndodhur vrasja. Policia tha se i dyshuari u arrestua pas mesnatës së të martës, në shtëpinë e tij në fshatin Gështenjas. Ai u gjet i shtrirë duke fjetur në dhomën e tij. Fillimisht, kur është pyetur nga policia se ku e kishte telefonin, Hykollari ka nisur të tregojë versionin, sipas alibisë që kishte ngritur. Ai ka thënë se telefoni i kishte humbur, pasi teksa kthehej në shtëpi, ishte rrëzuar me biçikletë. Në këtë moment 60-vjeçari ka treguar edhe shenjat në krah. Megjithatë alibia është hedhur poshtë pas shoqërimit në Komisariatin e Pogradecit, ku Hykollari ka pranuar krimin, madje ka shpjeguar me detaje vrasjen makabër. Ai ka thënë se vrasjen e Mirela Spahiut e ka kryer për motive xhelozie.
DESHMIA E AUTORIT
“Mirela më telefonoi të martën dhe më tha që më priste në hotel. Më paralajmëroi të mos futesha nga dera kryesore, por nga hyrja e pasme. Kjo përforcoi dyshimet e mia se ajo më tradhtonte. Me Mirelën jam njohur kur kryeja disa punime në shtëpinë ku ajo jetonte me qira, bashkë me dy vajzat. Ajo po më tregonte se ishte e divorcuar dhe se i pëlqente të kishte në krah një burrë punëtor kështu si unë. Unë i thashë se unë i lirë jam edhe mund të më kesh në krah, pasi edhe mua më ka vdekur gruaja. Prej këtij momenti nisëm të shoqëroheshim. Lidhjen me të e kisha nisur prej më shumë se dy vitesh dhe frekuentoheshin shpesh dhe hapur me njëri-tjetrin. Pavarësisht se kishim dalë shpesh hapur në sytë e të tjerëve dhe unë kisha qëllime serioze, ajo javët e fundit më shmangej. Nuk kishte më dëshirë që t’i shkoja në shtëpi. Më gjente justifikime për të mos më takuar, ose takoheshim në vende të fshehta. Më pas zhdukej për orë të tëra dhe fikte telefonin. Të gjitha këto më kishin bërë të dyshoja se ajo po më tradhtonte. Më pas hetova dhe zbulova se ajo kishte edhe dy të dashur të tjerë veç meje”.
MOMENTI I VRASJES
Në dëshminë e tij, Hykollari tregon se pas telefonatës së Mirelës për të shkuar në hotel, kishte marrë me vete edhe çekanin, të cilin e kishte mbështjellë me një fashë dhe e kishte futur tek rripi i pantallonave. “Fillimisht kryem marrëdhënie seksuale dhe ajo u fut në dysh. Ndërkohë, unë e kisha fshehur çekanin poshtë krevatit”, ka treguar Hykollari. Pasi Mirela ka dalë nga dushi, ajo e ka pyetur 60-vjeçarin duke i thënë “dukesh ndryshe sot”, ndërsa ai i është përgjigjur se kishte disa probleme dhe nuk ishte mirë. Vrasësi shpjegon se e ka goditur viktimën në kokë dhe i ka mbyllur gojën që të mos lëshonte zë. “Nxori vetëm një klithmë të lehtë. E godita edhe dy herë të tjera prapa koke dhe ajo u kthye në anë. Në këtë moment e kam goditur në cep të syrit të djathtë dhe filloi të dilte gjak. Aty u sigurova që e kisha vrarë”, ka treguar 60-vjeçari. Ai ka shpjeguar se është larë për të fshirë njollat e gjakut, ka mbështjellë “armën” e krimit me kanotierën e viktimës dhe ka dalë nga dhoma e hotelit.
Gruaja u qëllua katër herë me çekiç
Mirela-Spahiu-240x300.jpg
Mirela Spahiu, 35-vjeçarja e vrarë në Pogradec

Halit Hykollari, 60 vjeç, i ka kërkuar të shtrihej përmbys në shtrat të dashurës së tij për t’i bërë masazh, por në fakt e ka qëlluar pas shpine me çekiç, duke i marrë jetën.Viktima e krimit ishte 35-vjeçarja Mirela Spahiu, e cila u ekzekutua nga i dashuri i saj, 25 vjet më i madh. Krimi ndodhi në dhomën e një hoteli në Pogradec. Policia e Pogradecit ka zbardhur krejtësisht ngjarjen ku humbi jetën nëna e tri vajzave. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Mirela Spahiu është vrarë mesditën e datës 27 qershor, por trupi i saj është gjetur gjatë natës duke gdhirë data 29. Mëngjesin e datës 27 qershor, 35-vjeçarja ka shkuar tek hoteli, ku para disa muajsh punonte si kameriere dhe ka takuar mikeshën e saj, një grua me emrin ثngjëllushe. Kjo punonte si pastruese tek hoteli ku ndodhi vrasja. Pasi ka pirë kafe me të, Mirela Spahiu ka kërkuar një dhomë në hotel, duke thënë se i duhej për 3 net, pasi do të vinin disa miq të saj nga Tirana. Për prenotimin ajo ka paguar 30 mijë lekë të vjetra, 10 mijë lekë nata. Pas pagesës, viktima ka marrë çelësat e dhomës dhe është larguar për

Hoteli ku ndodhi vrasja ne Pogradec
t’u kthyer disa minuta më vonë. Gjatë këtij intervali kohor, ajo rezulton të ketë marrë në telefon të dashurin e saj, Halit Hykollarin, të cilit i ka kërkuar që të takoheshin tek hoteli dhe i ka treguar numrin e dhomës në katin e dytë. Në këtë telefonatë viktima i ka kërkuar partnerit të saj që të mos hynte në hotel nga hyrja kryesore, por nga hyrja e pasme, në mënyrë që të mos e shihte njeri.
Hoteli-ku-ndodhi-vrasja-1-300x225.jpg
Hoteli ku ndodhi vrasja ne Pogradec

VRASJA
Nga deklarimet që janë marrë nga disa dëshmitarë dhe punonjësja së hotelit, rezulton se 60-vjeçari nuk ka rënë në sy kur ka hyrë në hotel. Punonjësit e kanë parë atë vetëm në kohën kur ka dalë nga hoteli, rreth orës 12:30 të datës 27 qershor. Sipas Policisë, ky ka qenë momenti kur ka ndodhur vrasja e Mirela Spahiut, mesditën e së hënës. Policia theksoi se fillimisht Hykollari ka hezituar të pranojë krimin, por më pas ka rrëfyer të gjithë skemën e vrasjes. Ai ka dëshmuar se e ka vrarë të dashurën e tij 25 vjet më të re, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Në këtë kohë, gruaja ka shkuar në dush dhe disa minuta më vonë është kthyer në dhomë. I dashuri i saj i ka thënë të shtrihej përmbys se do t’i bënte masazh, por më pas ia ka mbyllur gojën dhe e ka qëlluar me çekiç. Viktima, siç dëshmon edhe autori i krimit Halit Hykollari, është goditur katër herë në kokë, me një çekan që e kishte fshehur poshtë krevatit, derisa është siguruar se ka vdekur.
ZBULIMI I NGJARJES
Ka qenë punonjësja e hotelit, njëkohësisht edhe mikesha e viktimës, ajo që ka zbuluar vrasjen e 35-vjeçares Mirela Spahiu. Mbrëmjen e së martës, ajo fillimisht ka parë çantën e saj në krevat, kur po pastronte dritaren dhe pasi është afruar, ka parë trupin e Spahiut të mbuluar në gjak. Menjëherë ajo ka lajmëruar pronarin, babai i të cilit ka njoftuar shefin e krimeve dhe shefin e Komisariatit të Pogradecit rreth orës 23:45 të datës 28 qershor. Pasi është konstatuar vrasja e Mirela Spahiut, ka nisur puna operative, gjetja e dëshmitarëve dhe përdorimi i hetimeve speciale, në bashkëpunim me kompanitë celulare për gjetjen e autorit. Identifikimi dhe arrestimi i tij është bërë brenda 3 orësh, në shtëpinë e tij në fshatin Gështenjas.
“Natën e vrasjes, Mirela i la vajzat vetëm”
Punonjësja e hotelit ku u gjet e vrarë Mirela Spahiu, njëkohësisht edhe mikeshë e ngushtë e viktimës, ka qenë e para që ka dhënë alarmin për ngjarjen. “Pasi i dhashë çelësat për dhomën që prenotoi, shkova në darkë tek shtëpia e saj dhe takova vajzat. Ato më thanë që mami nuk ishte kthyer gjithë ditën në shtëpi. I telefonoja vazhdimisht, por celulari më dilte gjithmonë i fikur. Dyshova se diçka mund t’i kishte ndodhur, por nuk kisha çfarë të bëja dhe u ktheva në punë”, ka dëshmuar në polici ثngjëllushja, punonjësja e hotelit. Më pas, ajo ka treguar se të nesërmen ka konstatuar se diçka e rëndë kishte ndodhur, pasi ka parë Mirelën të gjakosur në dhomën e hotelit. “Po pastroja dritaret, pasi kemi hedhur klor në të gjithë hotelin në prag të sezonit veror. Teksa laja xhamat në dritaren përballë, që ishte dhoma e prenotuar nga Mirela, pashë çantën e saj mbi krevat.
Vajzat e viktimës në “rrugë”, familja: Ndihmë nga shteti!

Dy vajzat e viktimës
Mirela Spahiu, e cila u masakrua dy ditë më parë në dhomën e një hoteli, në dalje të qytetit të Pogradecit nga i dashuri i saj, Halit Hykollari u përcoll mesditën e djeshme për në banesën e fundit. Prindërit e saj, që banojnë në një banesë private në fshatin Vërdovë, në kushte mjaft të vështira ekonomike, kanë hapur mortin për vajzën e tyre, edhe pse ende nuk e dinë se si ka ndodhur ngjarja dhe tregojnë se nuk kishin dijeni për lidhjen e saj. Familjarët, të pikëlluar nga ajo çfarë ka ndodhur, tregojnë se 35-vjecarja pas dy divorceve me dy bashkëshortë të ndryshëm, me të cilët ka 3 vajza, fillimisht kishte jetuar në shtëpi me prindërit e vëllezërit. Më pas, kur bashkëshorti i parë, Bashkim K., ishte fituar kujdestarinë për vajzën e madhe, Kledjanën, ajo kishte jetuar me vajzën tjetër, që sot është 12 vjeçe, Denadën. Por, nga një martesë tjetër me bashkëshortin e dytë, Vasil K., ajo lindi edhe vajzën e vogël, që sot është 5 vjeçe, Paolën, të cilën e mbante vetë, pasi i ati sipas prindërve të viktimës ishte me probleme mendore. Pas vdekjes së nënës, vajzat duket se kanë nevoje për ndihmë nga shteti. “Ne nuk kemi kushte ekonomike për të rritur mbesat tona. Siç e shikoni, jetojmë në kushte të vështira dhe jemi të papunë. Kërkojmë që për këtë rast të ndërhyjë shteti, të japë një ndihmë ekonomike për këto vajza jetime dhe një strehë për to, pasi ne nuk kemi ku t’i strehojmë”, u shpreh dje babai i Mirelës, Bajram Spahiu.

Panorama.
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top