Djali dhe nusja nxjerrin në rrugë nënën 80-vjeçare

Guest2

Antarë i Respektuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Histori shqiptare. Një e moshuar, 80 vjeç, ka trokitur në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” për të denoncuar problemin e saj. Të moshuarën Pashke Ndrelala, e ka nxjerrë nusja nga shtëpia.

E pyetur nga gazetarja e emisionit “Stop”, e moshuara ka thënë se “djali dhe nusja e tij e kanë torturuar, rrahur dhe e kanë mbyllur me çelës. Më pas e kanë nxjerrë nga shtëpia”. Ngjarja ka ndodhur me 3 prill, ndërsa në 4 prill ajo është nxjerrë nga shtëpia.

“Të dalë nëna 80- vjeçe në rrugë, është gjë e fortë”, ka thënë Pashke Ndrelala. Ajo jetonte prej 11 vitesh dhe thotë se prej dy muajsh ka fjetur derë më derë.

Ndërkohë vajza e 80-vjeçares ka thënë nuk është hera e parë që nusja (kunata e saj) e ka rrahur të moshuarën. Ajo thotë se e merr të ëmën por nuk ka vend në shtëpi, pasi ka një fëmijë 19 vjeç invalid dhe se ajo këmbëngul që do shtëpinë e saj, shtratin e saj…



Mjerisht e moshuara bashkë me gazetaren emisionit “Stop” ngjitet tek shtëpia e djalit, por pas disa trokitjeve dera nuk hapet… /tvklan.al
 
Titulli: Djali dhe nusja nxjerrin në rrugë nënën 80-vjeçare

Tani videon s'po e shof, se me prekin jashte mase fytyrat e vuajtura te nenave. Por do thoja thjesht gjynaf per kte nene qe paska sjell ne jete dhe paska rritur nje bastard! :(
 
Titulli: Djali dhe nusja nxjerrin në rrugë nënën 80-vjeçare

Allahu e mallkoft ate femi se i kthen shpinen prindrit..nusja nuk e ka obligim te kujdeset perveq ta respektoi.
 
Titulli: Djali dhe nusja nxjerrin në rrugë nënën 80-vjeçare

E pash ne tv te Stopi kete rastin...ai cuni kesaj nones vetem k...t ka per burre se gje tjt sma mer mendja te kete
 
Titulli: Djali dhe nusja nxjerrin në rrugë nënën 80-vjeçare

Maj nusen tutkuni dreqit, kot nuk thone, u rrit fmia u dhi shpia.
 
Titulli: Djali dhe nusja nxjerrin në rrugë nënën 80-vjeçare

Shume raste te ngjashme ka ne fakt.edhe shume e dhimbshme te mendosh qe nje nene endet rrugeve.
 
Titulli: Djali dhe nusja nxjerrin në rrugë nënën 80-vjeçare

Eh kta nuset e sotshme harrojn se nje nen i ka sjell n jet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top