Ditëlindja e Ramës, buqeta me lule dhe drekë familjare

eGo0sTyle

System Engineer
edi-rama-.jpg

Kryesocialisti Edi Rama dje mbushi 47 vjeç. Në selinë rozë, kryetari socialist mbërriti rreth orës 9 të mëngjesit dhe urimin e parë nga afër e mori nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, i cili në ato momente ishte në kafen “Austria”, prapa selisë rozë. Rama dhe Ruçi qëndruan për disa minuta në kafe dhe pastaj u ngjitën në zyrat e tyre. Rama ka marrë shumë buqeta me lule në këtë përvjetor të ditëlindjes së tij nga miq dhe bashkëpunëtorë, por dhe kompani të ndryshme. Mësohet se Ramës, buqeta me lule i kanë mbërritur dhe nga disa kompani celulare që operojnë në vend, ndërsa nuk kanë munguar buqeta me urime të dedikuara nga njësitë bashkiake të Tiranës. Një buqetë që ka rënë në sy për kujdesin e treguar ishte ajo e Njësisë Bashkiake Nr. 1 nga kryetarja e saj, Lindita Nikolli. Të paktë ishin deputetët e Grupit Parlamentar socialist dje në selinë rozë, të cilët shkuan në zyrën e Ramës për ta uruar, duke përdorur celularin si mjetin më efikas për të bërë urimin e tyre. Nuk ka pasur as tortë e as shampanjë dje në selinë rozë. Mësohet se Edi Rama e ka festuar 47-vjetorin e lindjes me familjen e tij në një lokal në periferi të Tiranës. Por, përvjetori më mbresëlënës për kreun socialist që prej 2005-s kur është në krye të selisë rozë, do të mbetet 45-vjetori i lindjes.
Deputetët e Tiranës, ata që konsideroheshin si njerëzit më të afërt të tij, i bënë një surprizë kreut socialist në zyrën e tij në selinë rozë. Ledi Shamku, Eduard Shalsi, Mimi Kodheli, Dashamir Peza, Rudina Seseri, Elisa Spiropali etj., “të fshehur” në zyrën e tij në selinë rozë, pritën hyrjen e Ramës në zyrë.
Sapo Rama ka hyrë brenda, të gjithë në kor kanë kënduar këngën “Shumë urime për ty…”, ndërsa zyra ishte kthyer në një shesh me lule shumëngjyrëshe, ku binin në sy 12 buqeta gjigande. Për Ramën ky ka qenë atë vit një moment mallëngjyes, nuk ka munguar dhe shampanja.

Panorama.
 
Back
Top