Arfenilla
Themelues i Forumit
Në ngjarjen Share Love/4-20, e organizuar nga Prishtina Calling e kishin bërë “attending” më shumë se 4,4 mijë njerëz por sot në parkun e Gërmisë ishin jo më shumë se 100 persona.
Këta 100 persona në ora 16 e 20 minuta ishin mbledhur për të shpërndarë energji pozitive dhe dashuri. Shumë nga ta dëshironin ta festonin këtë ditë duke pirë marihuanë por që plani operativ i policisë nuk i lejoi që shumë nga ta “të kyqen”.
Gazeta Express ka takuar disa persona që janë përdorues të marihuanës. Shumë ga ata e përdorin marihuanën për më shumë së 6 vite dhe e kanë pritur që kjo ditë të festohet në Kosovë.
“Unë e pi barin që 5 vjet edhe kom dal me festu ditën ndërkombëtarë të Kanabisit. Edhe pse policia spo na lojn na ma vonë kem me festu”, tha S.R
Kurse disa të tjerë ishin të mendimit se policia e ka kriju thjesht një tollovi dhe ka shkaktuar panik te shumë qytetarë që thjesht ishin aty për të festuar.
“ Unë jom gipser që 10 vite. Edhe plani i policisë thjesht osht tollovi e marihuana duhet mu legalizu” tha Toti për .
Përderisa i gjithë parku ishite i mbushur me shumë kamera dhe gazetarë njëri nga personat që kishte ardhur për ngjarjen tha se kamerat po shkaktojnë frikë tek ne.
“Ktu policia spo shkakton frikë. Por frika është prononcimi për kamera dhe me pranu faktin që marim marihuanë”, tha V.G.
Në anën tjetër Gazeta Express ka takuar disa djelmosha të cilët pa frikë kanë filluar të tymosin marihuanë para policisë.
“Uë jom gipser edhe kom mu kon gipser për ton jetën”, tha Zahir Hajzeri.
Kurse në hyrje të parkut Gërmia, policia po kontrollon të gjithë qytetarët për siguri. Shumë nga ta janë ankuar për torturimin e qytetarëve.b expres