Dita e gjykimit

TUBIMI PثR GJYKIM


Allahu e ka projektuar këtë moment të të vërtetës, ashtu siç i ka hije fuqisë dhe madhështisë së Tij, të cilën mosbesimtarët e shpërfillën dhe iu shmangën gjatë gjithë jetës së tyre, ndërsa besimtarët përgatiteshin për të. Xhibrili dhe të gjithë engjujt do të mblidhen në rreshta për gjykimin, të gjithë njerëzit do të gjykohen me drejtësi dhe ata që flasin do të jenë në gjendje të flasin vetëm të vërtetën:

Atë ditë Xibrili dhe engjujt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon i Gjithëmëshirshmi, dhe i cili e thotë të vërtetën. (Sure Nebe': 38)

Siç zbulon Allahu, Ai do t'u tregojë madhështinë e Tij shërbëtorëve të Tij në nivelin më të lartë dhe tetë engjuj do ta mbajnë fronin e Tij:

Dhe engjujt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë, tetë (engjuj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd. Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur i fshehtë asnjë sekret i juaji. (Sure Hakka: 17-18)

Të gjithë njerëzit që dalin prej varreve do të hyjnë në praninë e Allahut në turma:

S'ka dyshim se Dita e Vendimit është caktuar: Dita kur i fryhet Surit, e ju vini grupe-grupe. (Sure Nebe': 17-18)

Kur'ani zbulon se fytyrat e besimtarëve do të rrezatojnë dhe ata do të vështrojnë Zotin e tyre, ndërsa mosbesimtarët as që do të ngritin kokat e tyre për shkak të turpit që ndiejnë. Sjellja e tyre në atë moment do të jetë si në vazhdim:

E fytyrat (e mëkatarëve) e turpëruara, i përulen të Përjetshmit, të Gjithfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë. (Sure Ta Ha: 111)

Kur u shtojmë me miliarda njerëz të cilët janë duke jetuar tani gjithë njerëzve të cilët jetuan në të kaluarën dhe do të jetojnë në të ardhmën, mund të fitojmë përshtypjen për pamjet mahnitëse të masës së pafund të njerëzve që ngriten prej varreve të tyre. Njerëzit do të mblidhen, shohin dhe kuptojnë qartë njëri tjetrin, çfarë kanë bërë dhe çfarë është duke ndodhur, sepse shikimi i tyre do të jetë i mprehtë:

(Në Ditën e Kërcënimit, do t'u thuhet atyre:) "Ju ishit të pavëmendshëm për këtë (ditë), e Ne ua tërhoqëm perdën tuaj dhe sot shikimi juaj është shumë i mprehtë. (Sure Kaf: 22)

Të gjithë njerëzit që njeriu ka njohur ndonjëherë do të jenë aty. Të famshëm apo të rëndomtë, të pasur apo të varfër, i gjithë njerëzimi do të mblidhet në praninë e Allahut, pa asnjë gjurmë të namit apo pozitës së tyre në dynja. Vetëm besimtarët nuk do të ndiejnë pendim.
çdo personi, madje edhe nëse shënuan një epokë apo shkruan historinë, do t'i vie keq dhe do të përjetojë të njëjtën frikë për shkak të ashpërsisë së ndëshkimit të tyre në praninë e Tij. Ata mund të kenë qenë presidentë, muzikantë, artistë apo të pasur. Por superioriteti i tillë nuk ka më vlerë dhe të hollat, zyra dhe shenjat tjera të shkëlqimit të dynjasë do të humbasin vlerën e tyre. Me fjalë të tjera, si të admiruarit ashtu edhe admiruesi do të jenë në të njëjtën pozitë, sepse:

Atë Ditë Ne i tubojmë të gjithë së bashku… (Sure Junus: 28)
Thuaj: "Allahu juve ju jap jetën dhe ju bën të vdisni, dhe mandej, do t'ju tubojë në Ditën e Ringjalljes për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk e dinë këtë." (Sure Xhathije: 26)

Atë Ditë, pozita dhe pasuria tokësore nuk do të kenë kurrfarë vlerë, askush s'do t'i ndjekë gjurmët e tjetrit dhe askush nuk do të përpiqet t'i lë mbresa kujtdoqoftë tjetër. Aristokratët, të pasurit, sunduesit dhe bosët do të mbajnë përgjegjësi për mëkatet e tyre në të njëjtën mënyrë si të gjithë njerëzit e rëndomtë dhe e vetmja epërsi do të jetë afërsia e njeriut me Allahun. Gjithë njerëzit do ta kuptojnë qartë se asgjë nuk ka kurrfarë vlerë veç përpjekjes për të fituar miratimin dhe kënaqësinë e Allahut. Dhe, siç rrëfen Kur'ani, mosbesimtarët të cilët ndeshen me këtë realitet nuk do të jenë në gjendje të kthehen në jetërat e tyre të mëparshme për t'u korrigjuar apo për të ndihmuar njëri tjetrin:

E kur i fryhet Surit, atëherë, në atë Ditë nuk do të ketë lidhje familiare mes tyre e as që do të pyet kush për njëri-tjetrin. (Sure Mu'minun: 101)
 
MOMENTI I GJYKIMIT


Kur'ani zbulon qëllimin e vërtetë të jetës njerëzore në këtë mënyrë:

O njeri! Vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, dhe do ta gjesh Atë. (Sure Inshikak: 6)

Ngjarje të tilla si shkuarja në univerzitet, diplomimi, martesa apo të pasurit e fëmijëve konsiderohen si pika kthese në jetën e një personi. Njerëzit me ambicie tokësore llogaritin ditët, bëjnë plane dhe përgatiten për ditën kur do t'i realizojnë qëllimet e tyre. Ata pranojnë se jetërat e tyre janë të përshtatura për arritjen e këtyre qëllimeve dhe se ata jetojnë për t'i realizuar qëllimet e tilla. Por në të vërtetë, njerëzimi u krijua për t'i shërbyer Allahut. Edhepse ata nuk e pranojnë këtë, thellë në veten e tyre janë të vetëdijshëm për këtë. Mirëpo, njerëzit e marrin këtë jetë si të përjetshme dhe e kalojnë atë ose duke u përpjekur për ta harruar apo për ta injoruar plotësisht arsyen e krijimit të tyre. Pa marrë parasysh se ç'bëjnë gjersa janë gjallë, pikësynimi përfundimtar i tyre është prania e Allahut: momenti i drejtësisë në Ditën e Gjykimit.

çdo ditë që kalon na sjell pak më afër asaj Dite. çdo orë, çdo minut dhe sekond është një hap i ri drejt ringjalljes dhe gjykimit. Ky përparim, i cili nuk mund të kthehet mbrapsht apo të ndaloj, ndiqet nga çdokush, sepse:

Padyshim se te Ne do të kthehen. Dhe atëherë llogaria e tyre është vetëm detyrë e Jona. (Sure Gashije: 25-26)

Kur të vjen ajo kohë, çdo gjë do të arrijë përfundimin e saj dhe nuk do të ekzistojë asnjë mënyrë për t'u kthyer prapa dhe për t'u korrigjuar. Të gjithë ata të cilët e shpërfillën të vërtetën, që ju tregua atyre përmes vetëdijës së tyre, do të përjetojnë një shkallë më parë të panjohur të habisë dhe panikut. Të gjithë ata të cilët nuk e pranuan ekzistencën dhe njësinë e Allahut do t'i nënshtrohen një ndëshkimi të pashembullt, sepse të Dërguarit e Tij i paralajmëruan dhe i bën me dije ata se si të jetojnë dhe u bën thirrje në religjionin e vërtetë. Për më tepër, Allahu u dha kohë dhe mundësi të mjaftueshme për të menduar dhe për të gjykuar për të vërtetën e cila ju tregua atyre, sepse:

…Po a nuk u dhamë juve jetë aq sa që ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë?… (Sure Fatir: 37)

Tani koha ka kaluar dhe momenti i të vërtetës ka arritur. Allahu, i Cili ka qenë dëshmitar i çdo gjëje që secili person ka bërë gjatë jetës së tij apo të saj, është më pranë secilit person se sa damari i qafës së tyre. Dhe tani secili është vërtetuar për atë se Kush i krijoi ata, pse i krijoi, çfarë kërkohej prej tyre dhe se ata do të kthehen tek Allahu. Ata zgjodhën të mashtrojnë vetveten me një guxim djallëzor, edhepse ishin të vetëdijshëm për këtë dhe do të ndëshkohen në përputhje me atë që vepruan. Atë Ditë, secilit do t'i tregohet se ç'kishin vepruar dhe ç'kishin shtyrë për më vonë:

Në ditën kur Allahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, sepse Allahu ka mbajtur ato shënime, edhe pse ata i kanë harruar. Allahu është Ai që sheh dhe përcjell çdo gjë. (Sure Muxhadele: 6)

Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre. E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. (Sure Zilzal: 6-8)

Allahu u bën thirrje njerëzve që të përgatiten për momentin e të vërtetës: "…çfarëdo vepre të mirë që e punoni, Allahu di për të. Dhe përgatituni me furnizim, e furnizimi më i mirë është devotshmëria (takva)…" (Sure Bekare: 197). Ata të cilët dëgjuan vetëdijet e tyre dhe e pasuan thirrjen e Allahut nuk do të njohin frikë apo pikëllim atë Ditë, ndërsa mosbesimtarët do të përjetojnë një pendim me të cilin nuk do të mund t'i lajnë gjynahet. Siç e thekson Kur'ani:

Dhe atë Ditë sillet Xhehennemi, e atë Ditë njeriut i bie në mend; por si do t'i ndihmojë atij përkujtimi? Dhe thotë: "Ah, i gjori unë! Sikur të isha parapërgatitur për jetën time!" Atë Ditë askush nuk do të dënojë sikur Ai. (Sure Fexhr: 23-25)
 
ASKUJT NUK DO T'I BثHET PADREJTثSI


Dhe Toka do të ndriçojë me Dritën e Dëlirë të Zotit të vet, Libri do të vëhet pranë, do të sillen pejgamberët e dëshmitarët, do të kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, dhe atyre nuk do t'u bëhet padrejtësi. (Sure Zumer: 69)

Pafundësia e kësaj Dite do të pasqyrojë madhështinë, drejtësinë e pagabueshme të Allahut dhe atributet e Tij të al-Xhabbar (Imponuesit) dhe al-Kahhar (Nënshtruesit) dhe të al-Muntakim (Hakmarrësit). Përderisa në Tokë, drejtësia e Tij do të sundojë gjykimin mbi veprimet dhe shpërblimin apo ndëshkimin e tyre përfundimtar. çdokush do të pranojë drejtësinë e mbështetur në vendosjen e "peshores së drejtë":

Në Ditën e Ringjalljes Ne do të vëmë Peshoja të Drejta, dhe askujt nuk do t'i bëhet asnjë e padrejtë. Edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre të melit, Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi Llogaritës. (Sure Enbija: 47)

çdo vepër do të vendoset në këto peshoja, të cilat do të vendosin për vuajtjen e amshueshme apo shpëtimin e amshueshëm ose lumturinë e njeriut. Njerëzit të cilëve veprat e mira u peshojnë më rëndë do të shkojnë në Xhennete, por atyre të cilëve veprat e mira u peshojnë më pak do të pranojnë një ndëshkim të frikshëm: do të hudhen në Xhehennem. Vargjet thonë:

E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij, ai do të ketë një jetë të këndshme. Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij, vendi i tij do të jetë në Havije. E ç'është ajo që do të njoftoi ty se ç'është ai (Havije)? ثshtë zjarri me nxehtësi shumë të lartë. (Sure Ka'ria: 6-11)


GRAHثSI (DREJTUESI) DHE DثSHMITARI


Dy engjuj do të vinë me secilin person për gjykimin e tyre në Ditën e Gjykimit, sepse:

(Në atë Ditë) secili njeri do të vijë bashkë me një grahës (drejtues) dhe një dëshmitar. (Sure Kaf: 21)

çdo vend do të jetë i ndriçuar me dritën e Allahut në Ditën e Llogarisë. Dëshmitarët dhe të Dërguarit të cilët do të dëshmojnë do të jenë të gatshëm. Profetët të cilët i këshilluan dhe i përkujtuan njerëzit për detyrën e tyre për t'i shërbyer Allahut dhe dëshmitarët tjerë do të jenë me ata të cilët do të gjykohen në atë Ditë. Këta dëshmitarë nuk do të bëjnë asnjë të padrejtë.

Askush nuk do të jetë në gjendje të pohoj se ata nuk e kishin ditur se detyra e tyre ishte t'i shërbejnë Allahut, sepse secili pjesëtar i njerëzimit ka qënë i bërë me dije për këtë fakt nga të Dërguarit e Allahut. As që do të jenë në gjendje të mohojnë, në praninë e Tij, atë që kanë vepruar. Të gjitha veprat e tyre të mira si edhe veprat e këqija do të vëhen në dukje. Madje edhe nëse e mohojnë të vërtetën, dëshmitarët do të jenë të drejtë dhe do t'i nxjerrin në shesh gënjeshtrat e tyre. çdo komb do të jetë i pranishëm me librin dhe udhëheqësin (imamin) e vet në këtë rregullim madhështor në praninë e Zotit tonë. Në këtë Ditë, në të cilën të gjitha kombet që prej Ademit, paqja qoftë mbi të, do të tubohen, urtësia e madhërishme dhe drejtësia e pafund e Allahut do të shfaqet në mënyrën në të cilën do të drejtohet gjykimi, si vijon:

Dhe (atë ditë) e sheh secilin popull të gjunjëzuar, secili popull thirret te Libri i vet: "Sot do të shpërbleheni për atë që keni vepruar". (Sure Xhathije: 28)
 
DثSHMITARثT E PAPRITUR


Atë Ditë, dëshmitarët për të keqen e kryer nga gjynahqarët fajtor do të jenë të pranishëm. Përveç besimtarëve, engjujt të cilët regjistruan të gjitha veprat e njeriut dhe dëshmitarët tjerë të sjellur aty nga Allahu, dëshmitarët e papritur do të dëshmojnë poashtu kundër mosbesimtarëve. Këto janë shenja mahnitëse të sundimit absolut të Allahut, madje edhe kur njerëzit menduan se janë vetëm. Në mesin e atyre që do të dëshmojnë do të jenë shqisat dhe lëkura vetjake e tyre, të cilat ata i konsideruan si të tyre, do t'i tradhëtojnë ata dhe vetëm sa do të shtojnë shkatërrimin psikologjik të mosbesimtarëve. Disa vargje që bëjnë fjalë për këtë janë dhënë në vazhdim:

Në Ditën kur armiqët e Allahut tubohen për në Zjarr dhe janë të rrethuar, derisa i afrohen atij (Zjarrit), kundër tyre do të dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të pamurit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar. Ata lëkurave të tyre do t'u thonë: "Përse dëshmuat kundër neve?" dhe ato do të thonë: "Allahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve. Ai është që u krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai do të ktheheni. Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) prej të dëshmuarit kundër jush të të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurave tuaja, bile ju menduat se Allahu nuk di shumë gjëra që ju bënit. Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni me të dëshpruarit." Nëse bëjnë durim, Zjarri do të jetë prap vend i tyre! E nëse kërkojnë të kthehen në atë që e dëshiron (në kënaqësinë e Zotit), atë nuk do ta arrijnë. (Sure Fussilet: 19-24)

Njerëzit mund të gjejnë një shpjegim bindës (si edhe jobindës) për çkado që veprojnë dhe madje mund ta bëjnë veten të besojnë në të. E vetmja gjë që dëshirohet në një moment të tillë është bindja e vetvetes apo palës tjetër. Me fjalë të tjera, ata besojnë në atë që dëshirojnë, sajojnë një logjikë për ta mbështetur atë dhe japin shpjegime duke u mbështetur në të. Për këtë arsye, ndoshta provat që ata përdorin për të mohuar ekzistencën e Allahut janë bërë të vlefshme për ta dhe i kanë shtyer ata të bëjnë një luftë të vendosur kundër besimtarëve.

Por asnjëra prej këtyre shpjegimeve apo provave nuk do të ketë asnjë vlerë në Ditën e Gjykimit. Ata do të shohin se sa të pavlefshme dhe arrogante janë këto shpjegime dhe do të kuptojnë përballë dëshmisë së shqisave dhe lëkurës së tyre se nuk mund të mbajnë asgjë të fshehtë. Gjërat që kanë menduar që askush nuk i kishte parë, gjërat e bëra në fshehtësinë më të madhe, do të zbulohen një nga një dhe do të pranohen nga vet trupat e tyre.



ATA DO Tث THIRREN Tث JAPIN LLOGARI VETثM

Vëç kësaj, ata të cilët pritën të pranojnë ndihmën e shokëve të tyre do ta gjejnë veten duke dhënë llogari "vetëm" për veprat e tyre. Kjo do të bëj që mosbesimtarët të kuptojnë kotësinë e të shpresuarit se kushdo apo çkado përveç Allahut do t'i ndihmojë ata. Ata do të pranojnë shpërblimin e duhur të një gabimi të tillë. Kur'ani zbulon realitetin e të dhënit të një llogarie të tillë i vetmuar, si në vazhdim:

Dhe në Ditën e Ringjalljes secili do t'i paraqitet Atij i vetmuar. (Sure Merjem: 95)

Të jesh i vetmuar është njëri prej mendimeve më të frikshme për njerëzit, veçanërisht në kohëra të vështirësisë. ثshtë e dhimbshme të jesh i vetmuar, madje edhe në kushtet e jetës në Tokë. Në Ahiret, vetmia nuk do të jetë problemi i vetëm. Më e keqja do të jetë frika e fuqishme e mosbesimtarëve për momentin e drejtësisë, sepse ata do të jenë të vetëdijshëm përplot dhimbje për të keqen që kanë bërë. Askush të cilit ata mund t'i besojnë apo prej kujt mund të kërkojnë ndihmë dhe mbështetje nuk do të gjindet pranë dhe madje as edhe pjesëtarët më të besueshëm dhe më të afërt të familjes nuk do të interesohen për ta. Gjithçka do të kthehet mbrapsht dhe madje edhe trupat e tyre do të fillojnë të dëshmojnë kundër tyre. Një vetmi e tillë është vështirë të përshkruhet.

Të shpresuarit se hyjnitë e tyre të rrejshme dhe shokët do t'u ndihmojnë ishte një gabim; një tjetër gabim ishte besimi i tyre se gjynahet e tyre të fshehta dhe veprat e liga nuk do të dilnin në shesh në Ditën e Gjykimit. Në realitet, Allahu është dëshmitar i gjithë asaj që ata kanë punuar gjersa ishin gjallë, sepse:

Atë Ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur i fshehtë asnjë sekret i juaji. (Sure Hakka: 18)

Dhe, secili njeri do të shpërblehet me atë që ka vepruar, e Ai më së miri e di se ç'punuan. (Sure Zumer: 70)

Të gjitha gjynahet e mosbesimtarëve do të jenë plotësisht të ekspozuara. Njerëzit që gënjyen gjatë jetërave të tyre madje edhe familjet e tyre dhe shokët më të afërt, që bën mashtrime dhe ndërmorën çdo rrezik të përfytyrueshëm për të kënaqur egoizmin e tyre, të cilët mohuan të Dërguarit e Allahut dhe nuk i pranuan fjalët e tyre, duke menduar se gjëra të tilla kurrë nuk do të dilnin në shesh, do të thirren për të dhënë llogari të vetmuar, sepse:

Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat dhe njeriu nuk do të ketë as forcë e as ndihmues. (Sure Tarik: 9-10)


 
S'KA MIQثSI, FAMILJE APO AFثRSI


Atë Ditë, njerëzit nuk do të kenë forcë apo mundësi për t'u marrë me këdo tjetër pos me vetveten. Njerëzit madje nuk do të mendojnë as për familjet e tyre, të cilat aq shumë i deshtën dhe në të cilat patën besim. Për shkak të lemerisë që ndiejnë, ata janë krejtësisht të preokupuar me vetveten. Lidhjet në mes tyre dhe paraardhësve të tyre, për të cilët ishin aq krenar, për të cilët përgatitën trungje familiare dhe mësuan historinë e tyre, do të rëndohen, sepse:

Dhe kur i fryhet Surit (herën e dytë), atë Ditë nuk do të ketë lidhje familiare mes tyre e as që do të pyet kush për njëri-tjetrin. (Sure Mu'minun: 101)

Fortesat e forta në të cilat ata besuan dhe kërkuan strehim, si pasuria e familjes dhe zyrat e tyre, të gjitha do të shkatërrohen. Ata që kërkuan epërsi dhe fuqi prej titujve të stërgjyshëve të tyre apo që trashëguan pasuri, të cilët menduan se do të përfitojnë prej një jetë të largët prej parimeve morale dhe religjionit dhe madje e konsideruan këtë si një shenjë epërsie, tani do të kuptojnë gabimin e tyre. Këtë Ditë, vetëm besimi ka vlerë.

Në shoqëritë e ndara nga vlerat e religjionit, faktori më i rëndësishëm që miqësia të zhvillohet dhe të vazhdojë është interesi. Interesi kërkon që të investohet dhe të garantoj të ardhmën e njeriut, të fitojë para, pozitë dhe lidhje. Por në Ditën e Gjykimit, askush nuk do të jetë në gjendje të kërkoj kënaqësi, ambicie dhe dëshirë dhe kështu të gjitha miqësitë do të harrohen përnjëherë. Kur'ani thot:

(Atë Ditë) asnjë mik i mirë nuk do të pyet për mikun e tij. (Sure Me'arixh: 10)

Frika do të jetë aq e madhe sa që secili do të heqte dorë nga gjithë çka ka vetëm të mund t'i shmangeshin ndëshkimit të frikshëm. Për më tepër, pasuria për të cilën ata bën gjithçka për ta siguruar do të ketë humbur joshjen e saj. Ata do të japnin gjithë pasurinë e Tokës, po të ishte e tyre, së bashku me pasurinë e tyre, për t'i shpëtuar dënimit. E gjithë prona që ata kishin dhe ruanin me aq kujdes do të ketë humbur kuptimin e saj. Ata do të shpenzonin gjithë pasurinë e tyre për hirë të Allahut pa asnjë mëdyshje, por tani është tepër vonë.

Në vend se ta përdorin pasurinë e tyre në rrugën e Allahut, ata gjatë jetërave të tyre të shkurtëra e përdorën për përfitimet dhe pasionet e përkohshme tokësore në një përpjekje të kotë për t'u siguruar se emrat e tyre, veprat dhe pozita do të përkujtoheshin dhe ruheshin pasi të vdisnin. Dhe kështu ata e shpërfillën këtë ditë të vështirë. Kur'ani zbulon këtë situatë pa rrugëdalje, si në vazhdim:

E sikur të ishte e atyre që nuk besuan, e tërë ajo çka ka në Tokë e edhe njëherë aq, do ta jepnin si kompensim për t'i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në Ditën e Ringjalljes. E prej Allahut do t'u prezentohet (lloji i dënimit) çka as nuk kanë mundur ta mendojnë. (Sure Zumer: 47)

Ai (Ibrahimi) tha: "Ju përqafuat, veç Allahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetësë mes jush në jetën e kësaj botë. Por në Ditën e Ringjalljes, ju do të refuzoni njëri-tjetrin dhe do të mallkoni njëri-tjetrin. Fundi juaj do të jetë zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmues." (Sure Ankebut: 25)

Përkundër të qenit pjesëmarrës të shumë dyftyrësive, asnjë mosbesimtar nuk do të pranojë se miqësitë e tyre ishin të rrejshme. Për shumicën prej tyre, miqësitë dhe dashuria që përjetuan ishin "të ndryshme prej gjithë të tjerave." Në realitet, ata të gjithë bënë gabimet e njëjta dhe nuk përjetuan besnikërinë e vërtetë, madje as në Tokë. Për më tepër, ofertat që ata do të bëjnë në atë Ditë për të ndaluar ndëshkimin e tyre të merituar zbulon qëndrimin e tyre ndaj miqësisë. Familjet dhe shokët e tyre, për të cilët ata u ndienë aq të fuqishëm gjersa ishin gjallë, do të konsiderohen si shpagim i mundshëm. Ky fakt zbulohet në Kur'an, si në vazhdim:

(Atë Ditë) asnjë mik i mirë nuk do të pyet për mikun e vet, edhepse ata mund të shohin njëri tjetrin. Krimineli do të dëshirojë sikur të paguante dënimin e asaj Dite me bijtë e vet, me gruan e vet dhe me vëllain e vet, apo edhe me të afërmit e tij tek të cilët ai mbështetej. Edhe me krejt çka ka në tokë, vetëm që të shpëtonte. Jo, kurrësesi, ajo (para) është Ledhdha - Flaka (emër i Xhehennemit). (Sure Me'arixh: 10-15)

Duke e bërë këtë shpagim, mosbesimtarët do të shfaqin më në fund karakterin e tyre të vërtetë. Të gjithë njerëzit do të kuptojnë se madje edhe miqësitë më të ngushta në Tokë ishin të bazuara në interes. Dhe, për shkak të konfliktit të qartë të interesit të shfaqur nga ajo Ditë, këto miqësi do të kenë humbur gjithë vlerën e tyre. Allahu u dha atyre të gjitha të mirat që kishin për t'i sprovuar ata për një kohë të paracaktuar. Fakti se ata i ofrojnë ato si shpagim pasi të ketë mbaruar koha zbulon përsëri paaftësinë e mosbesimtarëve për të kuptuar realitetin.
 
Dita e Gjykimit eshte ajo dite qe te gjith kemi me dale para Zotit aty do te jepim llogari Zotit per veprat e mira dhe ato te keqiat dhe perfundimish ja do te shkojm ne Xhehnnem ja ne Xhennet
Zoti ishalla na fal gjynahet e ne Diten e Gjykimit te dalmi me fytyr te bardhe :)
 
SHPثRNDARJA E LIBRAVE Tث VEPRAVE


Të gjitha veprat regjistrohen nga dy engjuj: njëri në të djathtë dhe njëri në të majtë. Secili person pranon librin e veprave të tij apo të saj në Ditën e Gjykimit. Asnjë vepër e vetme nuk mund të mohohet, sepse asgjë nuk është lënë jashtë këtij libri. Dhe, ky është libri që do t'i bëjë me dije njerëzit për atë që ata kanë përgatitur për veten e tyre në Ahiret. Besimtarët do ta pranojnë atë në duart e tyre të djathta dhe mosbesimtarët do ta pranojnë atë në duart e tyre të majta. Askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi, sepse secila vepër, pa marrë parasysh se sa e vogël, do të merret parasysh. Besimtarët pranojnë librat e tyre me gëzim të madh dhe ua kalojnë atyre që janë afër për t'i lexuar. Allahu thot në Kur'an:

Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret i juaji. Kujt t'i japet Libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: "O ju, ja, lexoni librin tim! Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time." Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme, në një Xhennet të lartë. Pemët e tij i ka krejt afër. (E thuhet) "Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë!" (Sure Hakka: 18-24)

Profeti thot këtë për shpërblimin e besimtarëve: "Vërtetë, Allahu nuk sillet në mënyrë të padrejtë ndaj një besimtari në lidhje me virtytet e tij. Ai do t'i ndante atij (mirësitë e Tij) në këtë botë dhe do ta shpërblente atë në Ahiret." (Sahih Muslim)
Në anën tjetër, mosbesimtarët do të jenë të turpëruar dhe do të kenë frikë të madhe. Librat e tyre, të cilët ata do t'i pranojnë me duart e tyre të majta, do të përmbajnë gjithçka që ata punuan gjatë jetërave të tyre dhe kështu do të jenë përplot vepra të cilat Allahu nuk i miraton. Vargu më poshtëë zbulon frikën dhe habinë e tyre kur përballen me këtë realitet, si në vazhdim:

Dhe vihet Libri (i veprave), dhe i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: "Të mjerët ne! ç'është puna e këtij Libri që nuk ka lënë asnjë vepër të vogël e as të madhe pa e përfshirë?" Dhe gjithçka që vepruan do ta gjejnë aty, dhe Zoti yt nuk do t'i bëjë asnjë të padrejtë askujt. (Sure Kehf: 49)

Mungesa e frikës ndaj Allahut, të përshkruarit e shokëve Atij, vënja e miratimit të njerëzve tjerë mbi të Tijin, të gënjyerit, kumari, kurvëria dhe të gjitha gjynahet tjera do të regjistrohen në librat e tyre. Pasiqë ata nuk e kanë vlerësuar Allahun me vlerësimin e duhur për Të, ata besojnë se mund të jetojnë si të dëshirojnë me dyftyrësinë e tyre dhe se mund të parashtrojnë disa vepra të mira sa për t'u dukur që ata bënë si faktorë për falje. Kështu, frika dhe hutia i pret ata të cilët nuk e adhuruan Allahun apo të cilët vetëm u bënë se e adhurojnë Atë, sepse qëllimet e tyre janë poashtu të regjistruara. Pendimi i pashpresë i mosbesimtarëve është qartë i kuptueshëm nga ajo që ata thonë, si e zbulon Kur'ani:

Ndërkaq, kujt i japet Libri i tij nga e majta, ai do të thotë: "O i mjeri unë, të mos më japej fare Libri im dhe të mos dija fare se çka është llogaria ime! Ah, sikur të kishte qenë vdekja e parë mbarim i amshueshëm për mua! Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë imja." (Sure Hakka: 25-29)

Një ajet tjetër përshkruan dallimin në mes të besimtarëve, të cilët besuan Allahun dhe Ahiretin pa asnjë dyshim dhe u përgatitën për momentin e të vërtetës dhe të mosbesimtarëve, të cilët harruan për Ahiretin dhe ia kthyen shpinën Allahut dhe besimtarëve, si në vazhdim:

E sa i përket atij të cilit i japet Libri i tij nga e djathta, ai do të llogaritet me një llogari të lehtë dhe do të kthehet te familja e tij i gëzuar. E sa i përket atij të cilit Libri i tij i japet pas shpinës, ai do të dëshirojë shkatërrimin e vetvetes, por do të hyjë në Zjarr të ndezur fort. Ai ishte i gëzuar në familjen e vet, dhe mendonte se nuk ka për t'u kthyer kurrë. Po, në të vërtetë, Zoti i tij gjithnjë e ka vështruar atë! (Sure Inshikak: 7-15)
 
NJERثZIT DO Tث NDAHEN


Momenti i pritur nga ata të cilët jetuan në pajtim me kufijtë e Allahut ka arritur. Besimtarët do të përjetojnë gëzimin e pranimit të asaj që u ishte premtuar, ndërsa mosbesimtarët do të përjetojnë një frikë të madhe të papërshkrueshme, të tillë që kurrë më parë nuk e kanë njohur. Besimtarët nuk do ta përjetojnë këtë frikë. Kur'ani zbulon se besimtarët dhe mosbesimtarët do të ndahen në këtë Ditë, sepse:

Kjo është Dita e Dallimit (në mes të së drejtës dhe të gabuarës) që ju e mohonit. (Sure Saffat: 21)

Kur'ani zbulon se njerëzit do të ndahen në grupe: "Shokët e të Djathtës" (besimtarët) dhe "Shokët e të Majtës" (mosbesimtarët). Në mesin e besimtarëve, janë ata të cilët ishin në ballë të luftës në rrugën e Tij dhe që ishin afër Tij. Kur'ani iu referohet atyre si të të përparëm:

Atë Ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara), që e shikojnë Zotin e tyre. Atë Ditë ka edhe fytyra të vrazhda, që presin t'u thyhet kurrizi (të shkatërrohen). (Sure Kijame: 22-25)

E Shokët e të Djathtës, kush janë Shokët e të Djathtës? Po Shokët e të Majtës, kush janë Shokët e të Majtës? Ndërsa të Përparmit. Ata janë të dalluar (janë në ballë). Ata janë më të Afërmit (te Zoti). (Sure Vakia: 8-11)

XHEHENNEMI DO Tث SHFAQET


Atë Ditë, çdo njeri do të jap llogari për atë që ka vepruar. Ata të cilët e kuptojnë se janë paracaktuar për Xhehennem (Ferr) do të jenë përplot keqardhje për parapëlqimin e një jetë të shkurtër ndaj asaj të amshueshme. Gjersa jetonin jetërat në rehati të rrejshme, duke besuar se nuk do të ndëshkoheshin, se Dita e Gjykimit nuk do të ndodhte dhe se Allahu nuk do t'i ndëshkonte ata, Allahu i kaploi ata në një moment të papritur. Tani çdo gjë ka marrë fund dhe vendi i secilit është përcaktuar. Besimtarëve dhe mosbesimtarëve, para se të ndahen, do t'u shfaqet Xhehennemi. Atë Ditë, çdo person do të gjunjëzohet përreth Xhehennemit, do ta ndiejë vlimin dhe zemërimin e tij të frikshëm dhe do të jetë dëshmitar i pamjeve të tij rrënqethëse. Atëherë do të shpëtohen besimtarët, ndërsa mosbesimtarët do të lëhen të gjunjëzuar, si në vazhdim:

Njeriu pyet: "Pasi të vdes, njëmend do të nxirrem i gjallë (do të ringjallem)?" Po, a nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai ishte asgjë? Pasha Zotin tënd, Ne do t'i tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë më djajtë dhe do t'i afrojmë ata rreth Xhehennemit të gjunjëzuar. Pastaj, nga secili grup Ne do t'i kapim ata që kishin qenë më jorespektues ndaj të Gjithmëshirshmit. E Ne e dijmë më së miri se cili prej tyre e meriton më së shumti të hudhet në të. Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t'i afrohet atij. Ky është vendim i kryer i Zotit tënd. Pastaj, do t'i shpëtojmë ata që ishin ruajtur prej mëkateve dhe zullumqarët (keqbërësit) do t'i lëmë aty të gjunjëzuar. (Sure Merjem: 66-72)

ثshtë e qartë se ekziston urtësi e madhe në shfaqjen e Xhehennemit besimtarëve. Kur ata e shohin gjendjen e Xhehennemit nga afër, ata do ta kuptojnë plotësisht dallimin dhe bukurinë e besimit që u është dhënë atyre nga Allahu, sepse Xhehennemi është aq i frikshëm sa që shpëtimi i qenies së tyre prej mundimeve të tij ngjallë një ndjenjë të një lumturie dhe mirënjohjeje të plotë. Atyre u është dhënë mundësia të krahasojnë Xhehennemin dhe Xhennetin dhe kështu dinë të çmojnë shumë mirë vlerën e dhuntive të amshueshme dhe të këndshme të Xhennetit. Vetëm me anë të krahasimit mund të kuptohet plotësisht vlera e asaj që dhurohet. Në pajtim me këtë, një pjesë e urtësisë në krijimin e Tokës si një vend sprovimi është mësimi. Në Tokë, njerëzit mësojnë të drejtën dhe të gabuarën, të bukurën dhe të shëmtuarën, të mirën dhe të keqen duke i parë të gjitha dhe duke bërë krahasime. Ata janë në gjendje ta bëjnë këtë sepse Allahu u ka dhënë atyre aftësi për të gjykuar, për të përdorur vetëdijen e tyre dhe mbi të gjitha, të kenë frikërespekt ndaj Tij.
Në Ditën e Gjykimit, të gjithë besimtarët, "krijesat më të mira" (Sure Beijine: 7), do të ndahen përjetësisht prej mosbesimtarëve, "krijesave më të këqija" (Sure Bejjine: 6), si në vazhdim:

Dhe kur të Dërguarve u është caktuar koha (për të dëshmuar)? E për cilën ditë atyre u është caktuar koha? Për Ditën e Dallimit (në mes të mirës dhe të keqes/të drejtës dhe të gabuarës). E ku e di ti se çka është Dita e Dallimit? Atë Ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan. A nuk i kemi shkatërruar Ne popujt më të hershëm? Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm. Ne ashtu bëjmë me kriminelët. Atë Ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan. (Sure Murselat: 11-19)

Dita e Dallimit fillon me vdekjen, vazhdon me ringjalljen dhe gjykimin dhe përfundon me dërgimin e njerëzve në banesën e tyre të përjetshme. Kur'ani e përshkruan udhëtimin e besimtarëve dhe mosbesimtarëve në vendbanimin e tyre të përjetshëm me këto fjalë:

Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit). Kjo është ajo prej së cilës ke ikur! Dhe i fryhet Surit. Ajo është Dita e Kërcënimit. Dhe do të vijë secili njeri bashkë me të dhe grahësi edhe dëshmitari. (I thuhet:) "Ti ishe i pavëmendshëm për këtë (ditë) e Ne ta hoqëm perdën tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë." E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë: "Kjo është që unë e kam të gatshme për ju (regjistri i veprave)." Ju të dy (engjujt) hidheni në Xhehennem secilin mohues kryeneç, secilin pengues të veprave të mira, mizor e të dyshimtë në fe, i cili Allahut i shoqëroi Zot tjetër. Pra hidheni atë në vuajtjet më të rënda." E shoku i tij (djalli) thotë: "Zoti ynë, unë nuk e shmanga atë prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg". Ai (Allahu) thotë: "Mos u grindni para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen për Kërcënimin. Tek Unë nuk ndryshon Fjala (Vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit e Mi." Atë Ditë Ai i thot Xhehennemit: "A je mbushur?" E ai thot: "A ka ende?" Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xhenneti u afrohet krejt afër. Kjo është ajo që u premtohet për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë, për secilin që i është frikësuar të Gjithëmëshirshmit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë. (U thuhet) Hyni në të të shpëtuar. Kjo është Dita e Amshueshmërisë së Përjetshme. (Sure Kaf: 19-34)
 
JETA E VثRTETث FILLON ME VDEKJEN


Ekziston një dallim në mes të asaj që besimtarët, të cilët kalojnë jetërat e tyre duke iu bindur urdhërave të Allahut, pranojnë si shpërblim për bindjen e tyre dhe asaj që mosbesimtarët, të cilët çojnë jetët e tyre në ndjekje të dëshirave të tyre, duke e harruar Allahun dhe Ditën e Gjykimit, marrin si shpërblim për refuzimin e tyre. Ky dallim bëhet i njohur në momentin e vdekjes. Ndërsa engjujt marrin jetërat e besimtarëve me kujdes, jetërat e mosbesimtarëve i marrin në një mënyrë tejet pikëlluese. Engjujt përshëndesin besimtarët dhe u japin atyre lajmin e mirë për Xhennetin dhe ua nxjerrin shpirtërat me butësi. Të gjithë besimtarët vijnë përballë portës së jetës së përjetshme (vdekjes), duke qenë të përgatitur për të gjatë gjithë jetës të tyre, duke e njohur pashmangshmërinë e saj.

Në anën tjetër, mosbesimtarët takohen me vdekjen me sëmbime dërrmuese të keqardhjes, duke qenë se ishin përpjekur që t'i shmangen gjatë gjithë jetës së tyre, edhepse ishin të vetëdijshëm për ekzistencën e saj dhe prapseprap e kishin injoruar realitetin e saj. Rojet e Xhehennemit i kapin ata, duke goditur fytyrat dhe shpinat e tyre, duke nxjerrur me ashpërsi shpirtërat e tyre, që shkakton shumë dhimbje dhe pastaj i dërgojnë ata në një ndëshkim poshtëërues dhe përvëlues. Një ajet thot:

Vetëm sikur t'i kishe parë engjujt kur ua marrin shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), duke i goditur fytyrat dhe shpinat e tyre (para dhe prapa): "Shijoni ndëshkimin e Djegjes!" (Sure Enfal: 50)

Besimtarët janë përgatitur për këtë Ditë gjatë gjithë jetës së tyre dhe i janë lutur Allahut që Ai t'mos i turpëroi ata, siç tregon ajeti vijues:

(Ata të cilët përkujtojnë Allahun thonë:) "Zoti ynë, jepna atë që na e premtove nëpërmjet të Dërguarëve Tuaj, dhe mos na turpëro në Ditën e Ringjalljes. Vërtet, Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!" (Sure Ali Imran: 194)

Ngjarjet e Ditës së Gjykimit shtojnë frikërespektin e besimtarëve ndaj Allahut, por Ai zbulon se Ai do t'i mbrojë ata prej të keqes së asaj Dite të vështirë, sepse:

"Vërtetë Ne i frikësohemi (dënimit) të Zotit tonë në një Ditë që fytyrat i bën të zymta dhe që është shumë e vështirë." Po Allahu i ruajti ata prej sherrit të asaj Dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. (Sure Insan: 10-11)
 
BESIMTARثT Nث DITثN E GJYKIMIT

Gjendja e tyre fizike

Në Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në të djathtë të tyre. (U thuhet:) "Myzhde e juaj sot janë Xhennetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është Fitore e madhe. (Sure Hadid: 12)

Besimtarët do të jenë të mbrojtur prej frikës së kësaj Dite dhe fytyrat e tyre do të jenë rrezatuese me gëzim dhe besim që do të pranojnë shpërblimin e tyre. Ata do të jenë "duke u qeshur dhe duke u kënaqur" (Sure Abese: 39). Kur'ani përshkruan shprehjet e ndryshme të fytyrës të besimtarëve dhe mosbesimtarëve, si në vazhdim:

Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin Allahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë. E ata që bënë të këqija, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtëërimi. Ata nuk mund t'i mbrojë kush nga Allahu, fytyrat e tyre, porsi t'i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë Banues të përjetshëm të Zjarrit. (Sure Junus: 26-27)

Mosbesimtarët do t'i lusin me përgjërim besimtarët për pak dritë, edhepse ata i kishin luftuar ata gjersa ishin gjallë. Kuptimi i kësaj drite është ndriçimi, shpëtimi dhe gëzimi. Kjo dritë që rrezaton prej atyre që e kanë merituar Xhennetin nuk do t'ju sjell dobi mosbesimtarëve, pa marrë parasysh se sa shumë e dëshirojnë atë. Pasiqë burimi i saj janë veprat e mira në Tokë, mosbesimtarët, të cilët nuk kanë bërë vepra të tilla, nuk do të përfitojnë asgjë. Për këtë arsye, atyre do t'u thuhet të kthehen prapa në Tokë për të gjetur diç. Kur'ani na informon:

Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: "Na pritni (ose na shikoni) të ndriçohemi prej dritës suaj!" Atyre do t'u thuhet: "Kthehuni prapa (në dynja) e kërkoni dritë!" Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (Xhenneti), e ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri). (Sure Hadid: 13)

Besimtarët do të shpërblehen për përpjekjet e tyre për të fituan kënaqësinë e Allahut gjersa ishin gjallë, dhe ata do të jenë shumë të kënaqur me këtë (Sure Gashije: 9). Allahu do t'u përgjigjet përpjekjeve të tyre në mënyrën më bujare. Kjo ishte ajo që ata shpresonin dhe prisnin dhe ata do të jenë mirënjohës për këtë dhe thonë: "…Falënderuar qoftë Allahu, i Cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e Xhennetit që të vendosemi aty ku të duam…"(Sure Zumer: 74).


Shpërblimi i besimtarëve

Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj botë dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Por në Ditën e Ringjalljes, ata që u ruajtën (besimtarët) do të jenë mbi ta. Allahu i jap (shpërblim) pa masë atij që do. (Sure Bekare: 212)

Siç mund të shohim prej këtyre vargjeve, besimtarët të cilët përmbushën detyrën e tyre ndaj Zotit të tyre pa e parë Atë, të cilët pritën gjykimin në frikë do të jenë nën mbrojtjen e Tij. Një tjetër varg që u jap lajmin e mirë besimtarëve se do të jenë të mbrojtur në atë Ditë është dhënë në vazhdim:

…në Ditën kur Allahu nuk e turpëron Pejgamberin e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre do të ndriçojë para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata do të thonë: "Zoti ynë, përsose dritën tonë për ne dhe falna neve! Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send". (Sure Tahrim: 8)

Ndërsa mosbesimtarët do të jenë të përulur ashtu siç nuk është parë kurrë më parë, besimtarët nuk do të dijnë për frikë. Ata do të jetojnë gëzimin dhe kënaqësinë e pranimit të asaj që Allahu u ka premtuar dhe do t'u japen librat e tyre në duart e tyre të djathta dhe do të presin të qetë për t'u drejtuar në Xhennet. Allahu iu përgjigj atyre me shpërblime të pafund, u mori jetërat e tyre me kënaqësi dhe i mbrojti ata prej Ditës së Llogarisë. Allahu zbulon se Ai u dhuron mirësi dhe përparim besimtarëve në veçanti, sepse:

Thuaj: "Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që Allahu i krijoi për robërit e Tij?" Thuaj: "Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e në Ditën e Ringjalljes janë të posaçme për ta. Kështu Ne i sqarojmë argumentet një populli që kupton. (Sure A'raf: 32)

Pasiqë gjykimi të ketë kaluar dhe zjarri i Xhehennemit t'u jetë shfaqur atyre, besimtarët do të drejtohen për në Xhennet:

E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te Xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: "Paqja qoftë mbi ju! Qofshi të shpëtuar! Ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë. (Sure Zumer: 73)

Kur'ani tregon në hollësi shpërblimet që besimtarët do të pranojnë në jetën e amshueshme të Ahiretit. Një shembull është dhënë më poshtëë, si vijon:

Ata të devotshmit do të jenë në Kopshte të Kënaqësisë, të kënaqur me atë që u dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e Xhehennemit. (U thuhet) Me të mirë hani e pini, për atë që vepruat mirë. Ata janë të mbështetur në koltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha. E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t'ua shoqërojmë pasardhsësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar. Ne atyre u shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë. Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat. Në mesin e tyre qarkullojnë shërbëtorët si të ishin margaritarë të ruajtur. Dhe njëri-tjetrit i qasen duke i pyetur (për punët e tyre në dynja). (Këta) Thonë: "Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim. E Allahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës së nxehtë të zjarrit. Ne më parë ishim ndër ata që e lutëm Atë, e Ai është Bamirës, Mëshirues". (Sure Tur: 17-28)
 
Gjykimi i dy grupeve

Gjykimi i mosbesimtarëve, të cilët nuk ndjekën rrugën e Allahut dhe shkuan ose pas dëshirave dhe epsheve të tyre ose pas vlerave të shtrembëruara apo besimeve të shoqërive të tyre, do të jetë me të vërtetë shumë i vështirë. Atë Ditë, nuk do të ketë mëshirë apo keqardhje për ta dhe asnjë fuqi s'do të jetë në gjendje t'u jap fund vuajtjeve të tyre. Arsyeja kryesore për këtë është se ata nuk respektuan kufijtë e përcaktuar nga Allahu, edhepse atyre u dërguan përkujtues dhe se ata nuk do të kishin vepruar ashtu po të ktheheshin prapa në Tokë. Kjo e vërtetë zbulohet në vargjet vijuese:

Sikur të mund t'i shihje ata kur janë duke qëndruar para Zjarrit dhe duke thënë: "Ah, sikur të mund të ktheheshim (në dynja) përsëri, nuk do t'i mohonim Faktet e Zotit tonë dhe do të ishim prej besimtarëve!" Jo, (s'është ashtu) po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin ata do të përsëritnin atë që e kishin të ndaluar, e s'ka dyshim se ata janë gënjeshtarë. (Sure En'am: 27-28)

Ndërsa janë duke dhënë llogari për veprat e tyre, Xhehennemi flakërues i pret ata. Ata do të dërgohen në Xhehennem si shpërblim për atë që vepruan gjersa ishin gjallë, sepse:

Dhe kur fletët të jenë shpaluar, Dhe kur Qielli të jetë hequr, dhe kur Zjarri të jetë ndezur fort, dhe kur Xhenneti të jetë afruar, atëherë çdo njeri do ta dijë se çka ka vepruar. (Sure Tekvir: 10-14)

Vargjet tjera zbulojnë se besimtarët do të kenë një gjykim të lehtë:

O njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e Atë do ta gjesh. E sa i përket atij të cilit i japet Libri i tij nga e djathta, atij do t'i bëhet një llogari e lehtë dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar. (Sure Inshikak: 6-9)

Besimtarët të cilët kanë jetuar jetërat e tyre në pajtim me vullnetin e Zotit të tyre, i Cili i krijoi dhe udhëzoi ata në rrugën e drejtë, do t'iu falen gjynahet e tyre nga Allahu i Gjithëmëshirshëm, i Cili ka shpallur se do t'ua falë gjynahet dhe t'i shëndrrojë ato në mirësi për ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Atë Ditë, Zoti jonë do t'iu drejtohet besimtarëve, të cilët tashmë kanë marrë atë që u ishte premtuar:

O ti shpirt i bindur plotësisht, kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Hyn në Kopshtin (Xhennetin) Tim! (Sure Fexhr: 27-30)

Në këtë mënyrë, ata do të jenë të shpëtuar prej zjarrit të përjetshëm të Xhehennemit me mirësinë dhe pëlqimin e Tij dhe hyjnë në Xhennete përplot shpërblim të pambarim. Përgjigja e tyre për të "hyrë në Xhennet" shpallet në Kur'an:

E ata (të Xhennetit) do të thonë: "Falënderuar qoftë Allahu, i Cili përmbushi premtimin e Tij ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e Xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa i mirë është shpërblimi i atyre që vepruan drejtë!" (Sure Zumer: 74)
 
MOSBESIMTARثT Nث DITثN E GJYKIMIT

Gjendja e tyre fizike

Në Ditën e Gjykimit, njerëzit do të ngriten dhe rikrijohen. Fytyrat e besimtarëve do të shfaqin dritën dhe bukurinë unike për besimtarët, ndërsa fytyrat e mosbesimtarëve do të bëhen të shëmtuara:

Edhe në këtë botë i kemi përcjellë ata me mallkim, kurse në Ditën e Ringjalljes ata do të jenë të përbuzur dhe të shëmtuar. (Sure Kasas: 42)

Mirëpo, shumë vargje të tjera rrëfejnë se pluhuri, trishtimi dhe errësira do të mbulojnë poashtu fytyrat e mosbesimtarëve:

Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhurosura, të mbuluara nga errësira e zezë. E të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët. (Sure 'Abese: 40-42)

E ata që bënë gënjeshtër ndaj Allahut, do t'i shohësh në Ditën e Ringjalljes, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhehennem vendi i kryelartëve? (Sure Zumer: 60)

Nxirja e fytyrës është një fenomen metafizik. Ata njerëz të cilët braktisën një jetë të ndershme, një jetë që jetohet sipas vullnetit të Allahut, sepse jeta e jetuar sipas dëshirave të tyre vetjake siguron vetëm poshtëërim.

E sikur të donim Ne, do ta ngrisnim lartë me (dituri), por ai nuk iu largua Tokës dhe ndoqi tekat dhe epshet e tij. Shembulli i tij është si ai i qenit, të cilin nëse e përzë ai e nxjerr gjuhën, po edhe nëse nuk e përzë, ai sërish e nxjerr gjuhën. Ky është shembulli i atyre që i konsideruan të rreme Argumentet Tona. Ti rrëfe tregimet (ymetit tënd) në mënyrë që ata të mendojnë. (Sure A'raf: 176)

Ata që lejojnë që të sundohen prej dëshirave të tyre vetjake do të jenë të poshtëëruar në Ahiret si shpërblim për mendjemadhësinë e tyre në Tokë. Përveç shëmtisë së tyre fizike, ata poashtu do të jenë të turpëruar, sepse:

Atë Ditë sheh fytyra të përulura, (Sure Gashije: 2)

Mosbesimtarët, të cilët shpërfillën vargjet përkundër kërcënimit, nuk i zbatuan ato dhe nuk donin të përmirësoheshin, do të përjetojnë habinë e të qenit të përulur dhe të paaftë në një moment të papritur. Ata e meritojnë ndëshkimin e tyre dhe kështu gjendja e tyre atë Ditë do të jetë shumë e vështirë. Allahu do t'i përmbush premtimet e Tij, sepse sundimi i Tij është i drejtë. Vargjet thonë:

…Në Ditën e Ringjalljes Ne do t'i tubojmë ata duke i tërhequr zvarrë me fytyra për dhe, të verbër, memecë dhe të shurdhër. Vendi i tyre do të jetë Xhehennemi. Sa herë që të pushojë Flaka, Ne do t'ua shtojmë atë. (Sure Isra: 97)

Ai (që nuk besoi) do të thotë: "Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?" Ai (Allahu) do të thot: "Ashtu si i harrove ti Argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot". (Sure Ta Ha: 125-126)

Në Kur'an, Allahu rrëfen se fytyrat e besimtarëve do të jenë të përulura nga turpërimi:

Dalin prej varreve të tyre si karkaleca të shpërndarë e me shikim të përulur. (Sure Kamer: 7)

Shprehja në sytë e tyre dhe pamja e tyre që ngjallë frikë do t'u japet atyre në atë Ditë. Allahu i përshkruan ata si në vazhdim:

Ditën kur i fryhet Surit (bririt) dhe atë ditë Ne do t'i tubojmë mëkatarët symavijosur (të verbër, të shëmtuar). (Sure Ta Ha: 102)

Kur'ani poashtu shpall se ata të cilët ishin mendjemëdhenjë ndaj të Dërguarve të Allahut dhe vargjet do t'u vehen (si shenja) në hundat e tyre:

Ne do ta dëmkosim atë në noçkë (në hundë). (Sure Kalem: 16)

Ky është një burim i rëndësishëm i turpit, sepse të quajturit e hundëve të tyre "noçka" dhe të qenit i damkosur (i shenjuar) mjafton për të zbuluar poshtëërimin dhe shëmtinë e tyre në Ahiret. Ndërsa besimtarët do të jetojnë në Ahiret në ambiente të rehatshme, mosbesimtarët do të fillojnë një jetë të turpërimit të përjetshëm. Kur'ani zbulon gjithë këtë, si në vazhdim:

Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara) që e shikojnë Zotin e tyre. Atë ditë ka edhe fytyra të vrazhda që presin t'u thyhet kurrizi (të shkatërrohen). (Sure Kijame: 22-25)

Nuk ka mundësi për t'u fshehur apo për të ikur. Allahu zbulon se mosbesimtarët, të cilët njihen aty për aty nga pamja e tyre, do të mbërthehen për balluket dhe këmbët e tyre dhe do të hudhen në Xhehennem.

Kriminelët do të njihen nga tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flokët dhe për këmbët e tyre. (Sure Rahman: 41)

Në një hadith, Profeti ynë, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, përshkruan gjendjen e mosbesimtarëve në këtë mënyrë:
Anas ibn Malik rrëfeu se një person tha: "I Dërguar i Allahut, si do të bëhen mosbesimtarët të tubohen në Ditën e Ringjalljes (duke u tërhequr zvarrë) në fytyrat e tyre?" Për këtë ai tha: "Ai i Cili është mjaft i fuqishëm t'i bëj ata të ecin në këmbët e tyre, është mjaft i fuqishëm t'i bëj ata të tërhiqen zvarrë në fytyrat e tyre në Ditën e Ringjalljes." (Sahih Muslim)
 
Ata s'do të lejohen të flasin

Mosbesimtarët do t'i marrin librat e tyre me një habi dhe keqardhje të madhe. Thirrjet e tyre "Vetëm sikur!" dhe "Mjerë për ne!" tregojnë se ata do të jenë të vetëdijshëm për kotësinë e pendimit të tyre. Nuk ka kurrfarë kuptimi të rënkojnë dhe ankohen, siç u thuhet në vargun vijues:

Ditën kur fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr do të thonë: "Ah sikur ta kishim adhuruar Allahun e respektuar të Dërguarin!" (Sure Ahzab: 66) Allahu do t'iu përgjigjet lutjes së tyre, thirrjeve, të qarave dhe britmave të tyre për ndihmë me këto fjalë:

"Sot po ju lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj Dite…" (Sure Xhathije: 34)

Përkundër gjithë kësaj, ata do të vazhdojnë t'i bëjnë kërkesa Allahut: t'i dërgojë ata në mbretërinë e mosqenies, t'i lejojë që të japin gjithçka ata kanë si shpagim për t'i ikur vuajtjes dhe madje të dërgohen në Tokë për t'i korrigjuar të këqijat që kanë bërë. Kur'ani thot:

Vetëm sikur t'i shihje mëkatarët se si ulin kokat e tyre të turpëruar para Zotit të tyre: "Zoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë dhe do të bëjmë vepra të mira. Vërtet tash jemi të bindur". (Sure Sexhde: 12)

Ata do të luten me përgjërim për të shpëtuar veten nga ndëshkimi tronditës. Por Allahu zbulon se ata kurrë nuk do t'i ndryshojnë mënyrat e tyre të vjetra të jetësës dhe se tani nuk ekziston asnjë mënyrë që ata të shpëtojnë vetveten. Mosbesimtarët kanë bërë gjynahin më të rëndë: kryengritje kundër Allahut, i Cili i krijoi dhe i furnizoi ata. Prandaj, atyre nuk u lejohet të mbrojnë vetveten. Allahu thot:

Atë Ditë është shkatërrim për mohuesit! Kjo është Dita në të cilën ata nuk do të thonë asnjë fjalë të vetme dhe atyre as nuk do t'u lejohet që të arsyetohen. Atë Ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan! (Sure Murselat: 34-37)

Allahu nuk do të flas me ta, nuk do t'i mbrojë dhe nuk do t'i pastrojë ata si pasojë e asaj që ata kanë vepruar, sepse:

Ata që fshehin nga Libri atë që shpalli Allahu dhe për të fitojnë shumë pak, ata në barqet e tyre fusin vetëm Zjarr. Atyre Allahu nuk do t'u flasë në Ditën e Ringjalljes dhe as nuk i shfajëson ata. Ata do të kenë ndëshkim të rëndë dhe të padurueshëm. (Sure Bekare: 174)

Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë Allahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyre, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në Ditën e Ringjalljes Allahu nuk do t'ju flas atyre, nuk do t'i shikojë ata dhe nuk do t'i pastrojë (prej barrës së gabimeve). Ata do të kenë një dënim të dhimbshëm. (Sure Ali Imran: 77)

Ai do të thotë: "Heshtni aty e mos Më folni!" (Sure Mu'minun: 108)

Zemërimi i njerëzve nuk mund të krahasohet me zemërimin e Allahut ndaj mosbesimtarëve. Pavarësisht se sa mund të tërbohen njerëzit, hakmarrja e tyre është e kufizuar, ndërsa ajo e Allahut tejkalon aftësinë tonë të të kuptuarit. Kjo hakmarrje arrin kulmin me një shpagim tejet të dhimbshëm, shpagim që tejkalon kufijtë e intelektit dhe imagjinatës sonë. Kur'ani e zbulon këtë fakt, si në vazhdim:

Atyre që nuk besuan do t'u thuhet: "Hidhërimi i Allahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në dynja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes". (Sure Gafir: 10)
 
Ata janë të frikësuar

Frika dhe pendimi i amshueshëm i mosbesimtarëve fillon kur engjujt e vdekjes marrin jetërat e tyre. Asnjëri prej tyre nuk mund t'i shmanget kësaj, sepse kjo është kapja e tyre e fundit dhe, pas vdekjes së tyre, ata do të kalojnë nëpër portat e amshueshmërisë. Në atë moment, një frikë e papërshkrueshme do ta kaplojë tërë qenien e tyre dhe do të kuptojnë se ndëshkimi i premtuar sapo ka filluar. Siç thot Allahu në Kur'an:

Vetëm sikur të mund t'i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjujt kanë shtrirë duart e veta duke ju thënë: "Shpëtoni pra vetveten (nëse mundeni)! Sot do të përjetoni dënimin e turpshëm për shkak se e thoshit të pavërtetën për Allahun, dhe ndaj Argumenteve të Tij ishit kryeneç. (Sure En'am: 93)

Pasiqë e kanë lënë gjithë pasurinë e tyre tokësore, e cila është bërë e pavlerë dhe e pakuptim, ata do të kuptojnë se asnjë prej thesareve të tyre dhe njerëzit në të cilët ishin mbështetur s'mund t'u ndihmojnë. Siç tregon ky ajet, ata do të jenë krejtësisht të vetmuar, sepse:

Në të vërtetë ju erdhët te Ne një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam Ne së pari, duke lënë prapa gjithçka që Ne u patëm dhënë. Nuk po shohim se i keni me vete ndërmjetësuesit tuaj, të cilët i mendonit për ndihmues tuaj dhe i shoqëronit Allahut. ثshtë këputur lidhja mes jush dhe mbaroi ajo çka mendonit (që ata janë ndërmjetësues apo zotëra tjerë). (Sure En'am: 94)

Pasiqë duart dhe këmbët e tyre janë të lidhura, ata nuk do të jenë në gjendje të kontrollojnë apo të ruajnë trupat e tyre, të cilët ata aq shumë i deshën dhe menduan se mund t'i kontrollojnë dhe t'i përdorin për të përmbushur dëshirat e tyre. Ata s'mund të bëjnë çfarë dëshirojnë. Vargjet zbulojnë se ata do të thirren të bien në sexhde para Allahut, por se ata nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë:

Në Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm, e ata ftohen për të bërë sexhde, por nuk munden. Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtëërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin). (Sure Kalem: 42-43)

Allahu është poseduesi i çdo gjëje dhe çdo gjë ndodhë në pajtim me vullnetin e Tij. Mosbesimtarët do të thirren të bien në sexhde dhe kështu ata do të ndiejnë pendim dhe dhimbje për vonimin e kësaj çështjeje gjersa ishin gjallë. Këta njerëz, të cilët ishin shumë mendjemëdhenjë për t'i rënë në sexhde Allahut nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë tani, edhepse ata do të dëshironin ta bënin këtë. Ata do të zëhen, do të thirren për të dhënë llogari dhe do të dërgohen në Xhehennem.



Ata ndiejnë pendim

Ata që mohojnë takimin me Allahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur, ashtu që, kur t'u vijë Momenti (kijameti) papritur, do të thonë: "Të mjerët ne për atë që lame pas dorë atje!" Ata do t'i bartin gabimet e veta në shpinë. Sa e shëmtuar është ajo që bartin ata! (Sure En'am: 31)

Njerëzit shpesh ndiejnë keqardhje, por madje edhe nëse mund të korrigjojnë ata që kanë bërë, për një arsye krenaria e tyre i ndalon ata që ta bëjnë atë. Ata mendojnë se dinë më së miri dhe mbyllin veshët e tyre ndaj gjitha këshillave. Por atë Ditë, ata do të ndiejnë keqardhje për sjelljen e tyre.
Edhe pse ata do të luten përplot pendim të kthehen prapa në Tokë për t'u përmirësuar, kërkesa e tyre do të refuzohet. Ata do të kuptojnë se pasuria, fëmijët, shokët, traditat, ideologjitë dhe të gjitha gjërat tjera për të cilat u përpoqën dhe të cilat i mbrojtën nuk kanë kurrfarë vlerë dhe se vetëm ato vepra të bëra për kënaqësinë e Allahut kanë vlerë të vërtetë. Por ky ndërgjësim nuk do t'u sjellë atyre kurrfarë dobie më.
Disa do të përpiqen që të fshehin pendimin e tyre për shkak të krenarisë së tyre, si vijon:

Secili njeri që ka dëmtuar veten (duke mos besuar), po të ishte e tij çdo gjë që ekziston në Tokë, ai do ta flijonte atë (për të shpëtuar). E kur e shohin dënimin, ata fshehin dëshprimin (nga hutia). Atëherë bëhet gjykimi i drejtë mes tyre dhe nuk u bëhet padrejtë. (Sure Junus: 54)

Edhepse ata e dinë fajin e tyre, ata prap përpiqen të fshehin pendimin e tyre. Ata marrin pikërisht atë që meritojnë, sepse drejtësia e Allahut e kërkon këtë. Allahu do t'i ndajë besimtarët dhe mosbesimtarët atë Ditë. E tërë ajo që mosbesimtarët përjetojnë në Ditën e Gjykimit është pasojë e parapëlqimit të rrugës së Shejtanit mbi atë të Allahut dhe diçka që është me të vërtetë e merituar, sepse:

E kush do të paraqitet me punë të këqia (me besim të gabuar), ata do të hidhen të përmbysur në fytyrat e tyre në Zjarr, (u thuhet:) "Ju nuk shpërbleheni me tjetër pos me atë që punuat." (Sure Neml: 90)

Shumë elementë do të shkaktojnë këtë pendim. Për shembull, takimi i tyre me ndëshkimin e Allahut, të qenit i vetmuar, dëshmia e lëkurave të tyre kundër tyre, shëmtimi i tyre, ndjenja e llahtarit të vuajtjes së përjetshme, të pamurit e Xhehennemit dhe të kuptuarit e mallkimit që i pret ata, të pamurit e hyjnive të rrejshme që ata i pasuan verbërisht dhe në të cilët besuan që zhduken papritur dhe duke parë se Shejtani, rrugën e të cilit ata me këmbëngulje ndoqën, i ka braktisur ata poashtu. Kur'ani tregon në hollësi atë që Shejtani do t'u thot pasuesve të tij atë Ditë me këto fjalë:

E pasi të kryhet çështja, shejtani do t'u thotë: "Vërtet, Allahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe nuk e përmbusha premtimin. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t'ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m'u përgjigjët; atëherë, pra mos më qortoni mua, po qortoni veten. Unë nuk mund t'ju shpëtojë juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Allahut)." S'ka dyshim, mosbesimtarët do të kenë dënim të dhimbshëm. (Sure Ibrahim: 22)

Besimtarët do të vështrojnë gjendjen e dëshpëruar të mosbesimtarëve, ndërsa mosbesimtarët do t'i shikojnë besimtarët me bisht të syve, pasiqë kokat e tyre do të jenë të ulura nga turpi dhe pendimi. Ky realitet zbulohet në një varg:

Do t'i shohësh ata duke iu afruar atij (zjarrit) të frikësuar nga nënshtrimi, se si shikojnë me bisht të syrit vjedhurazi. Ata që besuan do të thonë: "Vërtet, të humbur janë në Ditën e Ringjalljes ata që e humbën vetveten dhe familjen e vet!" Mizorët janë në dënim të përjetshëm. (Sure Shura: 45)

Shkalla e pendimit në Ahiret është shumë më e madhe për t'u krahasuar me çkado në Tokë. Nuk ka kthim dhe as shpëtim nga ky pendim, sepse ai është fundi i shkatërrimit të pashmangshëm dhe të pandalshëm të mosbesimtarëve, të cilin ata janë të shtyrë ta bartin në shpatullat e tyre. Ky shkatërrim dhe pendim është pasojë e mohimit të tyre të Allahut, i Cili i krijoi ata dhe pastaj ju ofroi gati gjithçka që është në Tokë për ta shfrytëzuar. Kjo rrugë e mohimit përcaktoi destinacionin përfundimtar të tyre në Ahiret: Xhehennemin. Aty, ata do të përjetojnë përjetësisht çdo pikëllim, dhimbje dhe shqetësim që mund të merret me mend për të cilat më me dëshirë nuk do të kishin menduar. Ndëshkimi i Allahut do t'i përball ata me tërë fuqinë e tij.
 
Ata grinden në mes vete

E duke u grindur mes vete në të, ata thonë: "Pasha Allahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur", kur juve (idhuj) ju kemi barazuar me Zotin e botëve. Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit). E tash për ne nuk ka ndonjë ndihmës (ndërmjetësues). Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë. E, sikur të mund të kthehemi (në dynja) edhe njëherë, do të bëheshim besimtarë. Në këtë (që u përmend) ka argumenta të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan. (Sure Shu'ara: 96-103)

Mosbesimtarët do të ndeshen me një vuajtje të përmasave të pakrahasueshme. Ata do të jenë tejet të zemëruar për gjendjen e tyre dhe të tërbuar ndaj njerëzve që i larguan nga rruga e Allahut. Ambiciet e tyre më të mëdha, si pasuria dhe pozita, do të kenë humbur gjithë kuptimin. Ata do të jenë të tërbuar ndaj udhëheqësve të tyre, të cilët i larguan prej rrugës së Tij dhe do të përpiqen të distancohen prej tyre. Grindja në mes të atyre që i udhëhoqën dhe atyre që i pasuan zbulohet, si vijon:

Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen ata që u prinin prej atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre që u shkuan pas), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet në mes tyre. E Ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: "Ah, sikur të na lejohej një kthim (në dynja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh!" Kështu Allahu do t'ju paraqesë veprat që janë dëshprim për ta, e ata nuk kanë të dalë prej zjarrit. (Sure Bekare: 166-167)

Ditën kur fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr e thonë: "Të mjerët ne, ta kishim adhuruar Allahun e respektuar të Dërguarin!" Dhe thonë: "Zoti ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë". Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoj ata si është më së keqi! (Sure Ahzab: 66-68)

Allahu thekson se udhëheqës të tillë janë një prej faktorëve që i largojnë njerëzit prej besimit në Të. Njerëzit që konsiderohen superior për arsye të vlerëimit të njerëzve tjerë dhe jo për arsye të vlerësimit të Allahut, kanë ndikim të jashtëzakonshëm mbi pasuesit e tyre. Njerëzit që ju binden këtyre udhëheqësve joshen të jetojnë sipas vlerave të përkohshme të kësaj botë dhe kështu çojnë dëm jetërat e tyre. Mirëpo, të paaftë për të njohur gabimet e tyre në Tokë, ata përkrahën njëri tjetrin në mosbindje ndaj Allahut dhe jetuan në përputhje me besimet e tyre. Kur të shfaqet lajthitja e tyre në këtë Ditë, ata do të fillojnë të fajësojnë njëri tjetrin. Pavarësisht prej këtyre akuzave, asnjë palë nuk do të shpëtoj prej ndëshkimit të Xhehennemit.

Allahu përshkruan udhëheqësit e tillë me këto fjalë:

Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në Zjarr dhe në Ditën e Ringjalljes atyre nuk do t'u ndihmohet. Edhe në këtë botë i kemi përcjellë ata me mallkim… (Sure Kasas: 41-42)

Në Ditën e Ringjalljes ai (faraoni) i prinë popullit të vet dhe i fut në Zjarr. Sa i shëmtuar është ai vend i ofruar. (Sure Hud: 98)

Mosbesimtarët do të dëshirojnë që të ekzistonte një largësi aq e madhe sa në mes të Lindjes dhe Përëndimit në mes tyre dhe udhëheqësve që ata i pasuan. Allahu shpall se:

Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë. E ata (djajt) do t'i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar. E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh, do të thotë: "Ah, të kishim qenë larg mes vete sa lindja me përëndimin! Sa shok i keq je ti!" Dhe sot, për shkak se ishit zullumqarë, shoqërimi juaj nuk do t'ju bëjë dobi në vuajtjet tuaja. (Sure Zuhruf: 36-39)

Njerëzit nuk do të duan t'i njohin disa prej atyre që i deshtën, që iu besuan apo me të cilët ishin të lidhur me epsh gjersa ishin gjallë; ata do t'i mohojnë të tjerët dhe do t'i akuzojnë të tjerët. Kur'ani thot:

Ai (Ibrahimi) tha: "Ju përqafuat, veç Allahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetësë mes jush në jetën e kësaj botë, e në Ditën e Ringjalljes (ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin dhe do të mallkoni njëri-tjetrin. Fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmues." (Sure Ankebut: 25)

Kur'ani rrëfen argumentet tjera të tyre, si vijon:

(Rojeve të Xhehennemit do t'u thuhet:) "Ju të dy (engjujt) hidheni në Xhehennem secilin mohues kryeneç, secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë në fe, i cili Allahut i shoqëroi Zot tjetër. Pra hidheni atë në vuajtjet më të rënda." E shoku i tij i pandashëm (djalli) thot: "Zoti ynë, unë nuk e shmanga atë prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg." Ai (Allahu) thot: "Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen. Tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit e Mi". (Sure Kaf: 24-29)

Ata që përbuzën rrugën e drejtë të besimtarëve do të jenë të habitur kur nuk do t'i gjejnë besimtarët pranë tyre atë Ditë, siç përshkruhet më poshtëë:

Dhe (plëngprishësit) thonë: "ç'është që nuk po i shohim disa burra që ne i konsideronim prej të këqijve. E që i kemi pas marrë ata në tallje? A mos na u ka larguar shikimi prej tyre?" Kjo armiqësi në mes banuesve të zjarrit është e vërtetë. (Sure Sad: 62-64)

Gjersa ishin gjallë, grindjet e tyre në mes vete kurrë nuk morën fund dhe, në të vërtetë, ata errësuan vet jetërat e tyre. Në të vërtetë, ata të gjithë janë të vetëdijshëm për vrazhdësinë që ia shkaktuan njëri tjetrit. Ata nuk gjetën qetësi madje në mesin e të afërmve të tyre apo në mjedisin e tyre dhe prapseprap nuk pushonin së grinduri. Ndërsa besimtarët gjithmonë jetojnë në kënaqësi këtu dhe në Ahiret, mosbesimtarët gjithmonë jetojnë në një gjendje të shqetësimit dhe pakënaqësisë. Ata do të pranojnë dhimbje nga të gjitha anët, si edhe do të grinden vazhdimisht me ata të cilët i konsiderojnë të afërt.



Ata janë të turpëruar

Mendjemadhësia ndaj Allahut do të sjellë poshtëërim. Ata që nuk besojnë në Ahiret, që mohojnë ekzistencën e qartë të Allahut dhe jetojnë jetë të shfrenuar do ta paguajnë një çmim të rëndë si shpërblim për atë që punuan. Pasiqë ata nuk e konsiderojnë ndëshkimin e Tij të besueshëm dhe kështu nuk mendojnë për të, ata bëhen shërbëtor të Shejtanit duke rënë në grackën e taktikave të tij devijuese dhe kështu çojnë kot jetërat e tyre. Në vend se ta jetojnë jetën si një sprovë, ata e jetojnë atë si një kauzë boshe. Mendjemadhësia e tyre i shtyri ata të bëjnë shumë gjynahe, si luftimi i Allahut dhe hulumtimi i mënyrave për ta mohuar Atë. Kjo padyshim se është një gjynah i madh, gjynah që do të shpie drejt një vuajtje dhe poshtëërimi të madh në Ahiret.

Qartë, mosbesimtarët janë në gabim. Ata kurrë nuk hetojnë burimin e dhuntive të Allahut apo se si e fituan ata pasurinë e tyre dhe e marrin si të drejtë të tyre t'i gëzojnë kënaqësitë e jetës pa përkujtuar dhe pa falënderuar Krijuesin e tyre. Por pasojat e një mendjemadhësie të tillë do të jenë të mëdha. Vargjet zbulojnë:
E në Ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thuhet): Ju i shfryëzuat të mirat në jetën e dynjasë dhe i përjetuat ato, e sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuat urdhërat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues. (Sure Ahkaf: 20)

Ata që kalojnë jetët e tyre duke ndjekur botën dhe që kurrë nuk mendojnë për Ahiretin do të poshtëërohen në Ditën e Gjykimit dhe pastaj. Allahu zbulon këtë të vërtetë në vargjet në vijim:

A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)? Atë ditë sheh fytyra të përulura, të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi). (Sure Gashije: 1-3)

Mandej, në Ditën e Ringjalljes Ai i turpëron ata dhe thotë: "Ku janë ata që m'i bënit shokë Mua dhe për hirë të tyre grindeshit?" E ata që ishin të zotët e dijës, do të thonë: "Vërtet, sot turpërimi dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët". (Sure Nahl: 27)

Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Ringjalljes dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. (Sure Furkan: 69)

Ata që e vazhdojnë luftën e tyre ndaj Allahut me një paturpësi të shëmtuar shpërfillin Ditën e Gjykimit. Ata jetojnë të pavetëdijshëm për planin që Allahu ka sajuar për ta, një plan që është i pakrahasueshëm. Vetëm grupe të vogla njerëzish pranuan dhe pastaj jetuan në përputhje me thirrjet e të Dërguarve.

Këto thirrje shtuan mosbesimin e të tjerëve dhe poashtu shtuan barrën e tyre. Në fund, Allahu do t'ua shfaq realitetin e Ahiretit gjithë njerëzve në mënyrën më madhështore. Dhe mosbesimtarët do t'i kuptojnë qartë pasojat e premtimeve të Allahut. Jetërat e tyre nuk janë të amshueshme dhe koha e tyre në Tokë ka mbaruar. Kënaqësitë dhe dëshirat kanë humbur joshjen e tyre dhe i vetmi realitet që ka rëndësi është gjykimi i Tij. E keqja që ata bën kundër Allahut është shpaguar, sepse Ai i ka gjykuar ata me gjykim të përshtatshëm për të jetuar përgjithmonë në vuajtje dhe dhimbje. Në anën tjetër, jeta e amshueshme e besimtarëve do t'u tregohet gjithë njerëzve me gjithë shkëlqimin dhe bukurinë e saj.
 
PثRFUNDIM


Ora e fundit dhe jeta e përjetshme që pason janë realitetet më të rëndësishme që i presin njerëzit. Për këtë arsye, ky libër ka theksuar përkohshmërinë e kësaj jetë. Asgjë në Tokë, kariera, martesa, pasuria apo prona juaj, nuk është aq e rëndësishme për ta humbur jetën tuaj të përjetshme duke i ndjekur ato. E vetmja gjë që vlen të ndiqet dhe për çfarë vlen të jetohet është kënaqësia e Allahut. Allahu do ta fillojë jetën e amshueshme në mënyrën më madhështore. çdokush që takon këtë Ditë do të kuptojë se kjo jetë e përkohshme ka marrë fund përfundimisht dhe do të kuptojë ekzistencën e Ahiretit pa mëdyshje.
Para se ta takojnë këtë Ditë, secili person duhet të përkujtoj orën e Ditës së Gjykimit dhe çfarë sjellë ajo, edhepse ata mund të mos kenë menduar kurrë për të.

Përmbajtja e këtij libri ka për që t'ju ndihmoj që të shkëputeni nga puna dhe dëshirat tuaja të përditshme për një kohë në mënyrë që të mund të shihni qëllimin e vërtetë të jetës suaj. Ai përpiqet që t'ju informoj përpara për Ditën e Gjykimit që ju me siguri do ta takoni. Ky është një paralajmërim i rëndësishëm, sepse kushdo që e injoron këtë Ditë dhe atë që vjen pas saj do të jetë dëshmitar i ngjarjeve të papërballueshme në Ditën e Gjykimit dhe do të përjetojë vuajtje që s'kanë mbarim në Ahiret.

Ju padyshim se do ta takoni këtë Ditë, të cilën Kur'ani e përshkruan në hollësi. Do të shihni se të gjitha ato që posedoni, madje edhe trupi juaj, do t'ju braktis. Dhe pastaj do të rikrijoheni. Duhet ta përdorni mundësinë që Allahu ju ka dhënë për të fituar shpërblimin, lumturinë dhe qetësinë që ju pret në Ahiret, i cili nuk mund të krahasohet me asgjë në Tokë. E vetmja gjë që duhet të bëni është të besoni Allahun dhe t'mos keni mëdyshje për Ahiretin dhe të jeni falënderues për të gjitha të mirat që Ai ju dhuron. Nëse nuk e bëni këtë, do të përjetoni pendim gjithëpërshkues në Ahiret, sepse Kur'ani shpall se:

Ata që përgënjeshtruan takimin me Allahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur përderisa t'u vijë momenti (kijameti) befas e të thonë: "Të mjerët ne për atë që lëshuam" (nga punët e mira në dynja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë. Sa e shëmtuar është ajo që bartin! (Sure En'am: 31)

Kjo është arsyeja pse ju duhet të pranoni se Ahireti është një gjë e sigurt dhe prandaj të përgatiteni në përputhje me të. Vetëm atëherë veprimet tuaj gjatë kësaj jetë do të kenë vlerë që qëndron dhe do të pranoni një kthim të pashembullt në Tokë si edhe në Ahiret. Ky shpërblim do të jetë mikpritja e Xhennetit, ku mund të keni gjithçka që të dëshironi. Mbani mend se në Ditën e Gjykimit gjithkush do të gjykohet i vetmuar në praninë e Allahut. Prandaj, bëni përpjekjen e duhur dhe përgatituni për vdekjen dhe atë që vjen pas saj, sepse do të pranoni pikërisht atë që e meritoni. Mirëpo, shpërblimi më i madh është kënaqësia e Tij, sepse:

O ju që besuat, keni parasysh frikën ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër. Keni frikë Allahun. S'ka dyshim se Allahu është që e di në hollësi atë që punoni. Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, e Allahu bëri që ata ta harrojnë vetveten. Të tillët janë ata të prishurit. (Sure Hashr: 18-19)
Dita e Gjykimit, Teologjia, Forumi Islam, Forumi Krishtere, Libraria Islame, Muhamedi a.s, Muslimanet, Mysliman, I Krishter, Jezu Krishti, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse, Protestande, Hinduizmi, Budizmi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top