Dita e Flamurit, trojet etnike shqiptare festojnë Kuq e Zi

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
104551248lajmetari104551248.jpg


99-vjetori i Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit do të festohet me disa aktivitete në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë. Kështu në Prishtinë do të organizohen një varg manifestimesh nga Komuna e Prishtinës, Lëvizjes Vetëvendosje, por dhe Aleancës Kuqezi.

Aktivitete do të zhvillohen në pallatin e Rinisë dhe në sheshin “Nëna Tereza” ku do të organizohet edhe një koncert festiv. Aleanca Kuq e Zi gjithashtu ka organizuar një aktivitet festiv, për të shpalosur flamurin gjigant kuq e zi, i cili është nisur me karvanin nga Vlora. Lëvizja Vetëvendosje vjen me një program jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Gjakovë dhe Prizren.


Në Maqedoni gjithashtu janë parashikuar një sërë aktivitetesh me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit. Gati në të gjitha komunat e banuara me shqiptarë janë organizuar manifestime të ndryshme për të shënuar këtë përvjetor të 99-të. Në Shkup do të organizohet një koncert festiv në sheshin “Skenderbeu” nën organizimin e Lëvizjes “ZGJOHU”, Shoqatës studentore “FV”, ndërsa mbështetur nga Komuna e اairit dhe Ministria e Ekonomisë. Në Institutin për Trashëgimi Kulturore Shqiptare janë parashikuar aktivitete festive letrare.

Në Tetovë, Gostivar, Dibër, Kumanovë, Strugë gjithashtu janë parashikuar aktivitete festive të organizuara nën patronazhin e komunave dhe shkollave, e organizatave joqeveritare dhe kombëtare.

Në Gradec të rajonit të Gostivarit do të shënohet festa e 99 vjetorit, ku do të zbulohet busti i Mehmet Pashë Derallës, Ministrit të parë të mbrojtjes në qeverinë e Ismail Qemalit bashkë me pllakat përkujtimore për varrezat e 163 shqiptarëve të ekzekutuar nga forcat serbe në vitin 1915. Në këtë eveniment do të marrin pjesë personalitete politike, ndër të cilët kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ka konfirmuar praninë e tij. Gjithashtu përvjetori i 99-të i Ditës së Pavarësisë do të festohet me aktivitete të ndryshme edhe në diasporë.

B;gjuhashqipe

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top