Diskutime mbi reformën jetime të drejtësisë

Nga Artan Hoxha - Syri.net

Komisioni i Venecias, një organizatë e specializuar për këshillim mbi çështjet kushtetuese, po zhvillon këto dy ditë takime sqaruese mbi reformën në drejtësi.

Komisioni i Venecias ka marrë një projekt zyrtar nga Komisioni Parlamentar i اështjeve Ligjore e Kushtetuese mbi ndryshimin e Kushtetutës në funksion të Reformës në Drejtësi. Njëherazi, Komisioni i Venecias ka marrë komente të thekura kundërshtuese dhe variante alternative zgjidhjeje nga LSI dhe PD.

Ekspertët e Komisionit të Venecias po takohen e do të takohen me Grupin e Ekspertëve të Pavarur që kanë punuar për këtë reformë, me Komisionin Parlamentar të اështjeve Ligjore e Kushtetuese, me deputetët dhe ekspertët e LSI-së, ato të PD-së e natyrisht edhe me krerët e institucioneve shtetërore me rol a zë në këtë reformë si Presidenti, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria etj.

Të gjitha palët e përfshira deri më tani janë mjaft larg pikës së konvergjencës edhe lidhur me përmbajtjen e reformës edhe lidhur me procesin e ndjekur. Kundërshtitë janë më të shumta se dakordësitë. Së fundmi, edhe komuniteti i gjyqtarëve reagoi me plot kritika dhe vërejtje për draftin zyrtar ndërsa pritet të bëhet me dije edhe qëndrimi kundërshtues i komunitetit të prokurorëve.

Në fazën e përgatitjes së dokumentit analitik mbi problematiken në drejtësi dominoi heshtja, u duk se gjithçka po shkonte si në vaj. Por, sapo u bë publik dokumenti i ndryshimeve në Kushtetute, reagimet u ndezën flakë, aq shumë sa sot askush nuk po i del për zot, për babë e nënë, këtij propozimi.

Nga eksponentët rilindas të supermazhorancës thuhet se propozimet për ndryshimet kushtetuese dërguar Komisionit të Venecias nuk janë të tyret, por të grupit të ekspertëve të pavarur;

shqiptarët e këtij grupi shprehen në biseda informale e miqësore se ata vetë nuk kanë dorë në këtë punë e se gjithçka qenka bërë nga eksperti gjerman ndërsa disa shkojnë edhe më larg duke nënkuptuar se ç’është propozuar është gatuar në Gjermani apo në Amerikë;

as ekspertët e huaj, as institucionet ndërkombëtare nuk pranojnë autoresinë, këtë ia lënë palës shqiptare, por shprehen vetëm për domosdoshmërinë e reformës së thellë që, për të qenë e suksesshme, ka nevoje edhe për disa kurbane.

Reagimet e palëve të tjera, pjesa LSI-së e supermazhorancës, opozita, gjyqtarët, prokurorët, Presidenti, etj, provojnë se këta s’kanë patur rol.

Afërmendsh që reforma e ka një babë e një nënë. Por, sot për sot, askush nuk pranon se është prindi natyror. Reforma, e mbarsur in vitro, ka mbetur jetime pas lindjes. Gjithkush po përpiqet t’ia lërë tjetrit në derë.
 
Back
Top