Diskriminim në Gjakovë

Aren

Anëtar i Respektuar
test123_984392_thumb_large.JPG

Shkolla Fillore “Mustafa Bakia” në Gjakovë ka ndarë një klasë të veçantë për nxënësit romë, ashkali e egjiptas. Ky veprim konsiderohet diskriminues, prandaj kryetari Pal Lekaj ka kërkuar shpërndarjen e klasës. Por, drejtori i shkollës, Bajrush Maloku thotë se kjo është kërkesë e prindërve të fëmijëve nga komunitetet pakicë.
Nga Nebih Maxhuni më 01 tetor 2011 në ora 08:08

Vetëm se janë me ngjyrë, njëzet e katër nxënës të komunitetit rom tash e dy vjet mësojnë ndaras nga nxënësit shqiptarë në shkollën fillore “Mustafa Bakia” në Gjakovë.
Ata tashmë kanë klasën e tyre të ndarë nga bashkëmoshatarët e tyre nga komuniteti shumicë.

Por, mësuesja e cila u jap mësim atyre, është nga komuniteti shumicë.

Duke e parë këtë si diskriminim dhe shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, përfaqësues të komunitetit rom dhe ashkalinj në Gjakovë i kanë dërguar një kërkesë kryetarit të Komunës së Gjakovës që kjo klasë të shpërndahet nëpër klasa të tjera.

Një kërkesë të tillë e ka pranuar kryetari Pal Lekaj, i cili menjëherë ka urdhëruar përmes një shkrese dërguar Drejtorisë së Arsimit në komunë dhe drejtorit të shkollës Bajrush Maloku shpërbërjen e asaj klase dhe integrimin dhe krijimin e lehtësirave të atyre nxënësve në procesin edukativo-arsimor.

Urdhëresa është nxjerrë bazuar në Ligjin për vetëqeverisje lokale me qëllim të respektimit të standardeve të Bashkërisë Evropiane për ofrimin e kushteve të barabarta të mësimit për të gjithë nxënësit e komunës së Gjakovës pa dallim race, kombi apo feje. Express
 
Pe: Diskriminim në Gjakovë

Ne Gjakove jam i sigurt se edhe ka ndodhe kjo. Eshte qytet i fenomeneve ku diskriminimi jo vetem se ndodhe ne kuader te komuniteteve te ndryshme por fenomeni i diskriminimit ka qene shume i shprehur edhe ne aspektin qytetar - fshatar, deri vone, madje edhe sot mjafte i shprehur.
 
Titulli: Pe: Diskriminim në Gjakovë

Ne Gjakove jam i sigurt se edhe ka ndodhe kjo. Eshte qytet i fenomeneve ku diskriminimi jo vetem se ndodhe ne kuader te komuniteteve te ndryshme por fenomeni i diskriminimit ka qene shume i shprehur edhe ne aspektin qytetar - fshatar, deri vone, madje edhe sot mjafte i shprehur.


Nuk eshte puna e ngjyres, po higjena eshte ne pytje, romet jan shum te pa edukua ne cdo aspekt, e vertet se gjakovaret jan icik me te rezervaur me jo bashkvendasit ama kjo me romet ndryshon.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top