Kalimi i vijave të bardha në rrugë përbën një sfidë për banorët e Tiranës. Edhe pse do duhej të ishte një veprim më se i natyrshëm, për shumë nga ne shqiptarët është kthyer në sinonim të frikës, kujdesit dhe një përpjekjeje të largët për të analizuar personin në timon: do të ndalojë apo jo.
Situata, akoma me therrëse në një kryeqytet që ka mbledhur gati një të tretën e popullsisë së të gjithë vendit, ilustrohet me plot raste të përfunduara tragjikisht. Nga 290 vdekje të regjistruara vitin që shkoi si pasojë e aksidenteve rrugore, 98 prej viktimave ishin këmbësorë.
Zyrtarët e policisë thonë se ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve është i nevojshëm. “Policia rrugore, si masë paraprake ka parandalimin e aksidenteve, më pas këshillimin dhe ndërgjegjësimin deri tek gjobat. Por këto nuk mjaftojnë. Duhen fushata sensibilizuese por edhe mediat duhet të edukojnë qytetarët”, deklaroi Ervin Dervishi, shef i Trafikut Urban të Tiranës.
“Respektoni edhe të gjallët”, është mesazhi që përcillet në fushatën sensibilizuese të mbështetur nga Ministria e Brendshme, e për të ilustruar më së miri këtë moto u simulua një kortezh, përpara të cilit ndaluan pa hezitim të gjithë.
“Ajo që bëmë ishte diçka të cilën e quajmë “guerilla advertising”, ku e zëmë publikun të papërgatitur dhe realizuam këtë simulim për t’i përcjellë si drejtuesve të automjeteve, ashtu edhe kalimtarëve një mesazh të qartë: të gjithë i shohim problemet e trafikut, të gjithë duam të ndihemi të sigurtë. Shpresojmë që kjo nismë do të ndihmojë vërtet në rritjen e ndërgjegjësimin e t’i bëjë shoferët më të kujdesshëm për sigurinë e kalimtarëve”, deklaroi Ivica Spasovski, drejtor krijues i “McCann Tirana”.
“Ideja ishte të ndiqej tradita për të përçuar mesazhin: respektoni edhe të gjallët, ndaloni për të gjithë”, tha nga ana tjetër Flonja Gjollma, drejtuese artistike e “McCann Tirana”.
Fushata nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve, por synon që në këtë mënyrë të shmangen dhe çoroditjet e parregullësitë të cilat i shtyjnë edhe vetë këmbësorët të mos respektojnë gjithmonë vendet e tyre të kalimit, por të mendojnë se çdo hapësirë e lirë është e përshtatshme. / Top Channel