Disa rregulla te luftes sipas Islamit.

Kresha

A pretty face can never trick me
Sot ndodh në këtë Qytet të Shenjtë, është shumë lehtë të arrijmë në përfundim në atë se çfarë ndikimi civilizues ai ka në të gjitha principet që janë aktuale kur kihet parasysh çështja e të drejtave të njeriut.

Aplikimi i Deklaratës mbi të Drejtat e Njeriut në periudhën e kalifëve të drejtë: "Kush dhunon të drejtat e të krishterëve dhe hebrenjve, apo i mundon me atë çka ata nuk mund të durojnë dhe rezistojnë, unë do t'i jem kundërshtarë në Ditën e Gjykimit".

Pas Muhammedit a.s. pasardhësit e tij në të njëjtën mënyrë silleshin ndaj jomuslimanëve duke u mbështetur në atë çka udhëheqësi dhe shëmbëlltyra e tyre kishte bërë marrëveshje. Ata në gjithçka vazhduan ta zbatojnë atë që Muhammedi a.s. ishte pajtuar me jomuslimanët.

Shkrimi dhe shpirti i dokumentit medinas, i vërtetuar gjatë fjalimit në Arafat, ishte prezentë edhe atëherë kur muslimanët mbetën pa praninë fizike të Muhammedit a.s. autoritetit të paprekshëm. Kjo në mënyrë të veçantë vjen në shprehje gjatë udhëheqjes së katër kalifëve, si pasardhës të Muhammedit a.s.: Ebu Bekrit, Omerit, Othmanit, dhe Aliut r.a.

Marrëveshja me krishterët e Ebu Nexhrenit ishte pa kurrfarë dyshimi pohim i asaj qe theksuam më sipër. Por, krahas vërtetimit të dokumentave të proklamuara të cilët trajtojnë pozitën dhe çështjet e të drejtave të jomuslimanëve, në varësi të situatës në të cilën ndodheshin, si dhe për shkak të faktit se në kohën e tyre, sidomos në kohën e kalifit Omer, shteti islam u zgjerua shumë, gjithashtu janë disa dokumente në lidhje me këtë problematikë.

Përveç në tituj, apo në zgjidhjen e ndonjë çështjeje e cila nuk ishte aktuale para rolit të tyre politik si kalif, nuk kishte ndonjë ndryshim themelorë në mes atyre dokumenteve dhe rezolutave të reja dhe atyre që ekzistonin më parë.

Kalifi i parë Ebu Bekri r.a. duke e përcjellur komandantin e ushtrisë Jezid ibn Ebu Sufjan, të cilit i ishte besuar ndalja e bizantinëve në Siri, e urdhëroi duke i thënë:

"Të urdhëroj t'iu përmbahesh këtyre parimeve:

1. Mos vrit gra, fëmijë dhe pleq;
2. Mos prit palma dhe drunj dhe perime;
3.
Mos digj të mbjellat;
4. Mos shkatërro asgjë që është duke u rrëzuar;
5.
Mos therë bagëtinë, vetëm aq sa të nevojitet për ushtrinë;
6.
Mos u bën qyqar;
7.
Mos e tejkalo kufirin as në luftë as në fitore;
8. Do të gjesh njerëz të cilët thonë se vullnetarisht janë mbyllur në vetmi. Mos i zemëro ata, por lëri të qetë;

Spiunët dhe ndërsyesit në luftë nuk duhet të kursehen!"

Omer ibn Hatabi (i cili u zgjodh kalif në vitin 635) pas çlirimit të Egjiptit i dërgoi një letër mëkëmbësit të tij Amr ibn El-As, i cili e çliroi këtë vend, ku mes tjerash e paralajmëron:

"Në Egjipt me ty gjenden edhe të mbrojturit (dhimijtë) e shtetit islam!

Muhammedi a.s. na ka urdhëruar të sillemi mirë ndaj tyre.

Nga thëniet e Muhammedit a.s. është kjo: "Kush dhunon të drejtat e të krishterëve dhe hebrenjve, apo i mundon me atë çka ata nuk mund të durojnë dhe rezistojnë, unë do t'i jem kundërshtarë në Ditën e Gjykimit".

O Amr! Ruaju që Muhammedi a. të mos jetë kundërshtari yt në Ditën e Gjykimit, sepse ai që e akuzon Muhammedin a.s. do ta humb gjyqin (procesin)!"

Katër kalifët e parë, si dhe të gjithë besimtarët e sinqertë, janë munduar që me përpikmëri të ndjekin udhëzimet e Muhammedit a.s. si dhe të kryejnë të gjitha urdhrat e tij dhe t'i kthejnë në vepra të gjitha obligimet dhe dekretet. Gjithsesi këtu është fshehtësia e të vepruarit të katër kalifëve ndaj nënshtetasve të tyre jo muslimanë. Fakti që ata ishin prezent kur ishte shkruar dokumenti medinas flet në favor të ndikimit real dhe reflektimit të këtij dokumenti në të gjitha dokumentet tjera të ngjashme të cilët u aktualizuan më vonë.

Dokumenti i Omerit (Uhdetul-Umerije)

Kalifi i dytë i cili erdhi pas Ebu Bekrit dhe mori rolin e udhëheqjes së shtetit islam, Omer ibn Hatab, është njëri nga më meritorët që shpirti i dokumentit medinas arriti deri në Jerusalem, qytet i shenjtë që për të akoma sot e kësaj dite pretendojnë të krishterët, hebrenjtë dhe muslimanët. Ushtria muslimane në kohën e Omerit r.a. hyri në Jerusalem. Patriarku krishterë Sofronijus insistoi që kalifi Omer personalisht të vijë në këtë qytet të shenjtë, dhe me këtë kishte për qëllim vetëm atij t'ia dorëzoj çelësat e kryeqytetit të tri religjioneve. Atëherë mes atyre të dyve, si përfaqësues të anëve u arrit një marrëveshje,e cila në çdo gjë, përveç në vëllim, ishte vazhdimësi e dokumentit medinas, kjo marrëveshje quhej Dokumenti i Omerit (Uhdetul-Umerije):

Teksti i dokumentit të Omerit:
"Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Ky është dokument i robit të Zotit Omerit, Prijësit të besimtarëve, që u dedikohet banorëve të Jerusalemit:
Të drejtat e qytetarëve të Jerusalemit:

- U sigurohet jeta dhe pasuria e tyre;
- U jepet siguri kishave dhe kryqeve;
- Të ndihmohen të pafuqishmit dhe të dobëtit;
- Askush nga besimtarët e besimeve tjera nuk do të vendoset në faltoret e tyre;
- Askush nuk guxon t'i kufizoj dhe t'i shkatërroj, e as t'i largoj skulpturat e tyre; dhe
- Nuk guxon askush t'i detyroj që ata ta ndërrojnë fenë e tyre."

Me insistimin e vet banorëve të Jerusalemit, në dokument është vendosur edhe një nen i pazakontë, që për rastin e tyre ishte produkt i rrethanave reale të cilat mbretëronin në atë kohë i cili nen thotë:

- "Asnjë nga hebrenjtë pa dëshirën e tyre nuk do të shpërngulet nga Jerusalemi." -

Ky nen qartazi ishte pasojë e përleshjeve krishtero-hebreje që ekzistonin që më parë Jerusalem, para ardhjes së muslimanëve, sepse raporti i muslimanëve ndaj hebrenjve na jep të drejt të themi se muslimanët nuk kanë insistuar në këtë, por kjo ishte pasojë e kërkesës nga ana e të krishterëve.

Obligimet e banorëve të Jerusalemit:

- Duhet të japin xhizjen siç e japin jomuslimanët në pjesët tjera të shtetit islam;
- Nga rrethi i tyre t'i largojnë bizantinët (që atëherë ishin në luftë me muslimanët);
- Nëse ata personalisht (banorët e Jerusalemit) dëshirojnë të shpërngulen, do të kenë siguri për veten dhe familjen e tyre gjatë shpërnguljes deri në vendin e sigurt për ta;
- Nëse dëshirojnë të mbeten, do të kenë mbrojtjen e shtetit islam për veten, familjen dhe pasurinë e tyre; dhe:
- Ata që mbeten do të paguajnë xhizjen;

Shkrimi i më sipër është i garantuar nga Zotit dhe i Dërguari i tij, ndërsa i obliguar për realizimin e kësaj është zëvendësi i të Dërguarit dhe Prijësi i besimtarëve, deri sa banorët e Jerusalemit duhet të japin xhizjen ashtu siç janë marrë vesh.

Dëshmitarët e kësaj marrëveshjeje janë:

Halid ibn Velidi, Amr ibn Asi, Abdurahman ibn Avfi dhe Muavi ibn Ebi Sufjani."

Gjithsesi duke pasur para vetes këtë dokument, njeriu nuk mund të mos jetë i impresionuar kur ka në mëndje vendosmërinë e përfaqësuesve të vërtet të Islamit dhe të filloj të ndjek diturinë burimore islame.

Duke krahasuar këtë dokument dhe situatë, e cila ishte pasojë e shkrimit të tij, me atë çka sot ndodh në këtë Qytet të Shenjtë, është shumë lehtë të arrijmë në përfundim në atë se çfarë ndikimi civilizues ai ka në të gjitha principet që janë aktuale kur kihet parasysh çështja e të drejtave të njeriut. Forca e këtij dokumenti nuk është vetëm në përmbajtjen e tij, por mbi të gjitha në vendosmërinë e atyre që ishin të obliguar për implementimin e tij.

Kur në vitin 1917 Jerusalemin e okupojnë anglezët, mareshali Allanby deklaroi se u jep liri fetare të gjithë njerëzve, duke marrë si shembull Omerin e Madh./breziiri/

Përktheu: Arsim Dauti
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

Qfar te drejtash ka ne Islam, ku thuhet qe qdo njeri eshte i lire e faktikisht ende ne arabi ka skllever jo te llojit klassik por me disa lehtesime por qe statusin skllever e posedojn.gjithashtu femra eshte e keqtrajtuar.!
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

Te drejtat e njeriut ne Islam s'jane sic thone arabet apo kushdo qofte tjeter por, sic thote Zoti ne Kur'an. Andaj, s'ke perse t'i marresh shembull as arabet as tjeter kend.
 
Ahahh, islamizmi ka lind ne Arabi, kur arabet si respektojn ato te drejta, si kan me i respketu te tjeret.I mora shembull arabet pasi qe aty ka lind islami.
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

po pse te drejta quhen ato ...ato jane rregulla qe duhen zbatuar se perndryshe denohesh nga zoti....kjo eshte skllaverim ne nje fare forme.....
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

S'me intereson mua ku ka lind. Me intereson rregullat dhe te drejtat cfare une i kam si musliman. Muhabet tjeter eshte pse nje pjese nuk i respekton ato te drejta. Cdo njeri eshte peng i vepres se vet.
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

Ne popujt myslimane nuk ekziston barazia mes meshkujve dhe femrave. Psh ne Egjipt kam qene vitin e kaluar dhe nuk lejoheshin femrat te punonin. Pse femrat nuk kane te drejta?
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

E njejta pergjigje vlen edhe per ty siper sikurse per K. Marx . Pastaj, edhe une kam qene ne Egjipt, aty punonin femrat. S'di cte them kesaj pune tash

p.s. Mundesisht t'postoni rreth temes nqfs e keni lexuar.
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

Po, e lexova shume mire, por pjesen per te drejtat e femres nuk po e gjej...
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

po rreth temes po postojme po hedhim disa argumenta qe ato squhen te drejta.....ashtu si ju vinit te tema e ateizmit dhe hidhinit argumenta qe duhet te besojme......seshte e njejta gje???/ apo skeni deshire te pergjigjeni se sju intereson........
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

Po, e lexova shume mire, por pjesen per te drejtat e femres nuk po e gjej...
Nqfs kerkon pergjigje rreth te drejtes se gruas per te punuar, po ka te drejte si jo. Nqfs kerkon me shume, me trego.

po rreth temes po postojme po hedhim disa argumenta qe ato squhen te drejta.....ashtu si ju vinit te tema e ateizmit dhe hidhinit argumenta qe duhet te besojme......seshte e njejta gje???/ apo skeni deshire te pergjigjeni se sju intereson........

1. Mos vrit gra, fëmijë dhe pleq;
2. Mos prit palma dhe drunj dhe perime;
3. Mos digj të mbjellat;
4. Mos shkatërro asgjë që është duke u rrëzuar;
5. Mos therë bagëtinë, vetëm aq sa të nevojitet për ushtrinë;
6. Mos u bën qyqar;
7. Mos e tejkalo kufirin as në luftë as në fitore;
8. Do të gjesh njerëz të cilët thonë se vullnetarisht janë mbyllur në vetmi. Mos i zemëro ata, por lëri të qetë;

A te duken keto te drejta te gabuara ?
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

Nqfs kerkon pergjigje rreth te drejtes se gruas per te punuar, po ka te drejte si jo. Nqfs kerkon me shume, me trego.

Po, kerkoj me shume. Psh, pse burri ka te drejte te kete 7 apo 4 gra se nuk e di sakte, pasi dikush thote 7 dikush 4?
Pse grave u pritet klitori qe te mos ndjejne kenaqesi seksuale?
 
dhe njeher mua kto sme duken te drejta ,kto jane si ligje qe duhen respektuar....
 
Per te mos dalur nga tema, ketu e ke pergjigjen rreth poligamise (martesa me më shume se 1 grua). Postimi #134

http://www.forumivirtual.com/thread...esimtareve-musliman/page7?highlight=Poligamia

Per pyetjet tjera, mund t'i parashtrosh tek tema adekuate, ju flm.
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

dhe njeher mua kto sme duken te drejta ,kto jane si ligje qe duhen respektuar....

Atehere permbaju temes, ketu eshte tema per ligje/rregulla dhe te drejta sipas Islamit. Nuk me intereson mua te duhen apo jo, po pate dicka rreth temes urdhero, nqfs s'ke, kishte qene mire te heshtesh, ju flm.
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

Une kisha 2 pyetje, e dyta ishte kjo:
"Pse grave u pritet klitori qe te mos ndjejne kenaqesi seksuale?"
A nuk kane grate te drejte per te pasur kenaqesi seksuale?

kerkoj falje, po e bej pyetjen te tema e pershtatshme..
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

Atehere permbaju temes, ketu eshte tema per ligje/rregulla dhe te drejta sipas Islamit. Nuk me intereson mua te duhen apo jo, po pate dicka rreth temes urdhero, nqfs s'ke, kishte qene mire te heshtesh, ju flm.

jo se sme duket e drejt fare...pse nuk prisni debate ju...dhe ju debatuat me ne per ateizmin.....
"Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve,atëherë martohuni me ato gra që ju pelqejnë;me dy,tri e me katra.E nëse i frikoheni padrejtësisë(ndaj tyre)atëherë vetëm me një,ose (martohuni)me ato që i keni nën pushtetin tuaj(robëreshat).Ky (përkufizim)është më afër që të mos gaboni. "(En-Nisa, 3).

e drejt eshte dhe qe grate te jene roberesha???????????
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

1. Mos vrit gra, fëmijë dhe pleq;

dhe kte e konsideroni si nje e drejt qe i ipet femres,,kur ne fakt permledhja e asaj qe e citova nga ti,,,,esht shkrut dhe shqip,,,mos vraj njerez,,

te shikoj gjith kohes qe u thua antarve,,,nese ke dicka ne lidhje me temen urdhero,,nese ske diqka mbylle gojen,,

c´far e konsideron ti si ne lidhje me temen????

kur dikush vjen dhe te thot allahu te shperbleft se qashtu qysh po thu ti asht?????

pa tjeter qe ti ne lidhje me temen i konsideron vetem lavderimet ndaj matrialeve qe kan te bejn me islamin,,dhe kjo sesh dicka e re,,

mua shpesh her me vjen keq kur te shoh te rraskapitur ne integritetin tend,,dhe ti akoma mendon se je me i zgjuari dhe gjithmon ke te drejt,,,

por sme vjen keq te them,,,se loja me pasoj ishte vetem fillimi i mbarimit tuaj si idollogji,,ti nuk me besove dhe vazhdon akoma te mos ma besosh,,por mjafton te behesh real,,dhe te rikujtosh kohen para lojes,,dhe kohen pas fillimit te saj,,,ne europ te pata then qe do te ket pasoja,,dhe ajo u shoqerua me protesta anti islam,,,dhe me ngjarje te ndryshme,,tragjike per ty dhe fen tende,,,kurse ne shqipri,,,mjafton te futesh neper forume,,per te par ndryshimin e kohrave,,,se si njerzit si un jan shtuar,,dhe se si liria e fjales esht ber me e fuqishme dhe me e drejt perdrejt.

sigurisht qe nuk ke deshir te me besosh,,,por c´far esht me e keqja per ty esht se,,,kan kaluar vetem 2 vjet nga fillimi i lojes me pasoj,,,dhe kan mbetur edhe 97 vjet te tjera,,,,,nuk ke deshir ta besosh por ajo esht e shkruar,,dhe llogjikisht do perfundoj me triumfin e poezis KoDi

HAHAHAHAHAHAHAHAAHHAHAHAHAHAAHAHAH

MOS PO TE DUKET KJO CMENDURI??????????

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
mire atehere nese keto nuk te duken te drejta atehere na o trego te drejtat qe ia japin fete tjera gruas apo te drejtat qe ateistet i japin gruas ?
dhe pastaj bisedojna kjo vlene edhet per keta tejret qe po na propagandoje liri per fete?
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

mire atehere nese keto nuk te duken te drejta atehere na o trego te drejtat qe ia japin fete tjera gruas
as qe dua ta di se cilat te drejta u apin fet gruas,,,por di qe nga dita e lindjes jo vetem gruaja por secili njeri e gezon te drejten per te jetuar si ti deshiroj ZEMRA,,duke marr parasysh se deshirat qe vin vertet nga zemra,,, nuk mund te jen te gabuara,

per mua kur dikush apo diqka,,,fillon te me jap leksjone mbi te drejtat e mia,,,ne ate moment ai mi ka marr dhe kufizuar ato,,,

te drejatat e njeriut jan te barabarta. Kanuni thot nje shpirt,,esht i barabart me nje shpirt..

te drejtat e njeriut ne c´fardolloj drejtimi jan ato te cilat mund ti argumentosh si te drejta ne moralin dhe ndergjegjen tende mbrenda zemres.
 
atehere pse futesh te temat fetare dhe flet per te drejtat tek fete nese ju jeni i lire qe te beni qdo gje me nje fjale e keni rrafsh?
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

Shtetet laike i japin gruas te drejta te barabarta me mashkullin. Feja (jo vetem islame) nuk i jep te drejta gruas. Ata e shofin femren si objekt qe sherben per riprodhim, per te gatuar dhe per t'i lare rrobat burrit.
 
bravo almir :dong:

po ngelen tu na thene qe pse futeni te kjo teme......po na duket padrejtesi mo qe i quani te drejta ato qe keni renditur pranojeni qe jane ligje qe diskriminojne ..
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

Shtetet laike i japin gruas te drejta te barabarta me mashkullin. Feja (jo vetem islame) nuk i jep te drejta gruas. Ata e shofin femren si objekt qe sherben per riprodhim, per te gatuar dhe per t'i lare rrobat burrit.

a po e shihni qe iden nuk e keni qfar te drejtash i jep feja islame femres. andaj po ju them mos flisni qka nuk dini sepse po dilni qesharak.

P.s. hbk je ka ia ben e rrafsh njeriut. ju tregova arsyen pse mos me fol mbi fete!
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

a po e shihni qe iden nuk e keni qfar te drejtash i jep feja islame femres. andaj po ju them mos flisni qka nuk dini sepse po dilni qesharak.

P.s. hbk je ka ia ben e rrafsh njeriut. ju tregova arsyen pse mos me fol mbi fete!

Mi tregoni ju lutem te drejtat e femres, nga ana fetare.
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

Nuk lejohet te postojme ne qe nuk besojme, per te diskutuar?

jojo secili ka te drejten e shprehjes se mendimit por me dhimbseni sepse po dilni qesharak sepse nuk keni njohuri per temen e po flisni ne ajer
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

1. Mos vrit gra, fëmijë dhe pleq;
2. Mos prit palma dhe drunj dhe perime;
3. Mos digj të mbjellat;
4. Mos shkatërro asgjë që është duke u rrëzuar;
5. Mos therë bagëtinë, vetëm aq sa të nevojitet për ushtrinë;
6. Mos u bën qyqar;
7. Mos e tejkalo kufirin as në luftë as në fitore;
8. Do të gjesh njerëz të cilët thonë se vullnetarisht janë mbyllur në vetmi. Mos i zemëro ata, por lëri të qetë;
ju i quani kto te drejta, une i quaj rregulla me shume ashtu shfaqen...
E nëse i frikoheni padrejtësisë(ndaj tyre)atëherë vetëm me një,ose (martohuni)me ato që i keni nën pushtetin tuaj(robëreshat).Ky (përkufizim)është më afër që të mos gaboni. "(En-Nisa, 3).
me shpjego si ta marrim faktin qe nje femer duhet te jete roberesh.....
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

Mi tregoni ju lutem te drejtat e femres, nga ana fetare.

ja disa nga te drejtat e femres :

Në të drejtën trashëgimore femra gjen vendin e saj të merituar. Ajo trajtohet e barabartë me mashkullin, gjegjësisht trashëgon proporcionalisht me anëtarët e tjerë të familjes, pa mos iu bërë ndonjë padrejtësi në ndarjen e trashëgimisë. Në Kur’anin famëlartë thuhet: “Meshkujve u takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit dhe të afërmit (pas vdekjes), po edhe femrave u takon pjesë nga ajo që lënë prindërit dhe të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, u takon pjesë e caktuar (nga Zoti), (Kur’ani, en-Nisa, 7).

Arsimimi është kushti i parë që gruaja të mund të kuptojë njerëzoren në veten e saj. E privuar nga çdo lloj të drejte, madje edhe nga e drejta e njohjes dhe e pranimit të saj si njeri, gruaja e ka filluar luftën me arsimim. Për ta shpëtuar njeriun nga llumi i padrejtësisë dhe zvetënimit ku ishte zhytur, Kur’ani fisnik, i zbritur 14 shekuj më parë, fillonte me këtë urdhër: ‘Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë)! Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur. Lexo! Se Zoti yt është më bujari. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte’. (Kur’ani, el-’Alek, 1-5). Këto ajete u drejtohen si meshkujve, ashtu edhe femrave pasi edhe ato hyjnë nën konceptin njeri, edhe ato janë robëresha të Zotit sikurse burrat. Ndëshkimin apo shpërblimin për veprat e tyre do t’i marrë secili individualisht. Zoti në Kur’an thotë: “Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër’. Hazreti Aliu, ajetin kur’anor: ‘O besimtarë, ruajeni veten dhe pjesëtarët e familjes suaj nga zjarri (ferri)..!’, e kishte komentuar kështu: ‘Edukojini dhe arsimojini ata!’.

Gruaja është mësuesi i parë dhe më i shkëlqyer i fëmijëve. Mbasi ndër detyrat më të rënda dhe më me përgjegjësi në botë është rritja, kujdesi, edukimi dhe arsimimi i fëmijës si dhe formimi i personalitetit të tij, atëherë a mund të paramendohet që këtë ta bëjë nëna e paarsimuar’ A mund të pritet edukimi dhe arsimimi i nevojshëm i njeriut të ardhshëm, pa prindër, e sidomos pa nënë të arsimuar’ Gjithsesi që jo. Prandaj nuk është thënë së koti: ‘Me arsimimin dhe edukimin e fëmijëve duhet filluar 20 vjet para lindjes së fëmijës’, ‘ا’hyn në djep, del në varr’. Muhammedi a.s. kishte kërkuar nga zonja Shifa që shoqes së tij Hafsës t’ia mësonte shkrim-leximin dhe t’i jepte nga përvoja e saj.

Në ndarjen e detyrave nga Krijuesi, për shkak të veçorive fizike dhe të cilësive shpirtërore, femrës, për dallim nga mashkulli, i janë dhënë katër detyra të mëdha: Të bëhet shtatzënë, të lindë, t’i japë gji fëmijës dhe të edukojë. Që të mund ajo t’i kryejë me sukses këto detyra bazë, ajo nuk duhet të konsumohet nga punët e rënda e të lodhshme, që për nga natyra u takojnë burrave t’i kryejnë ato. Prandaj, një grua e punësuar a ka mundësi t’i kryejë gjithë këto detyra? Sipas botëkuptimit islam, preferohet që një femër e aftë për t’i kryer këto detyra primare të saj, të mos i shpërfillin këto për hir të punësimit apo të përfitimit tjetër material, sepse më vonë do të mund të ndeshet me pasoja të llojllojshme negative që do të lindnin si rezultat i mospërfilljes së këtyre detyrave nga ana e saj. Me këtë rast duhet përkujtuar se rolin dhe rëndësinë e institucionit të natyrshëm të familjes s’e zëvendëson dot asnjë institucion tjetër artificial, siç është çerdhja për fëmijë, bejbisiteri atj. Nga ana tjetër, Islami nuk është kundër punësimit të një femre që ka nevojë për të nëse nuk ka kush tjetër që do t’ia siguronte jetesën, apo një femre tjetër e cila ose ka mbaruar me rritjen dhe edukimin e fëmijëve ose nuk ka mundësinë për të lindur. Pra, marrë në përgjithësi, Islami nuk është kundër punësimit të femrës në punët që ajo mund t’i kryejë, nëse me këtë rast nuk i lë pas dore detyrat parësore të saj.

Dhe së fundi, të drejtat politike të gruas. Në Kur’anin famëlartë nuk ka pohime të hapura mbi të drejtat politike të gruas, por vetëm disa ajete që i afrohen kësaj çështjeje në mënyrë të tërthortë. Në Kur’an thuhet: ‘Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja’, (Kur’ani, et-Tevbe, 71). Duke u mbështetur në këtë ajet kur’anor, as detyra e kryetarit të shtetit, as e atij të qeverisë po as edhe ndonjë post tjetër administrativ apo politik, s’është gjë tjetër veçse e njëjta veprimtari politike (pra, ndihmë e ndërsjellë për të mirë dhe pengesë e ndërsjellë për të keqen) në emër të popullit në përmasa kombëtare, gjegjësisht shtetërore. Për pasojë, edhe gruaja gjithsesi se mund t’i kryejë këto detyra, po qe se për këtë ka interesim, prirje dhe aftësi. Në Kur’an nuk hasim asnjë verset që do t’ia ndalonte femrës marrjen me aktivitete politike apo udhëheqëse, përkundrazi, ndoshta mund ta hasim të kundërtën po qe se e lyp nevoja.

Këto pra ishin, në mënyrë të rrumbullakësuar, qëndrimet e Islamit ndaj të drejtave të femrës si një individe e plotë dhe kompetente e shoqërisë. Edhe një herë t’ju përkujtoj se, sa i përket çështjes së të drejtave të femrës në Islam, gjithnjë duhet të bëjmë dallimin midis të drejtave që i parashohin burimet kryesore të Islamit e që janë Kur’ani dhe sunneti, gjegjësisht tradita gojore dhe praktike e Muhammedit a.s., dhe të drejtave që i parashohin traditat, zakonet, doket dhe shprehitë lokale të shoqërive islame. Prandaj, nëse në mesin e popullatës sonë shqiptare e cila kryesisht është me përkatësi fetare muslimane hasim në mosnjohje të të drejtave elementare të femrës, hasim në injorimin e të drejtës së saj elementare për jetë, për arsimim, për pronë private, për trashëgimi, për angazhim në aktivitetet publike dhe për besim, atëherë për këtë nuk duhet fajësuar Islamin si burim të së keqes, por duhet shqyrtuar e kritikuar vlefshmërinë e atyre faktorëve shoqërorë që e pengojnë realizimin e atyre të drejtave. Hazreti Aliu thoshte: ‘Mos vlerëso të vërtetën me fjalët dhe sjelljet e njerëzve, por njerëzit me kriteret e së vërtetës!’. Përfundimisht po jua përcjell një pjesë nga fjalimi i Muhammedit a.s. drejtuar haxhinjve në vendin e quajtur Arafat me rastin e haxhit të tij të fundit që quhet edhe ‘Ligjërata e haxhit lamtumirës’: ‘...Ju këshilloj të merrni parasysh të drejtat e grave dhe, për këtë veçanti, të keni frikë Zotin! Ju i morët gratë si emanet nga Zoti. Duke dhënë fjalën në emër të Zotit, ju u bekuat me nderin dhe virtytin e tyre. Ju keni të drejta mbi gratë, po edhe ato kanë të drejta mbi ju’.
shkruar nga Imam Rejhan Neziri
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

Shume interesante gafi, por une nuk kuptoj pse keto te drejta nuk zbatohen nga vendet islamike te Lindjes se Mesme?
 
Titulli: Të drejtat e njeriut sipas Islamit

Shume interesante gafi, por une nuk kuptoj pse keto te drejta nuk zbatohen nga vendet islamike te Lindjes se Mesme?

ky eshte islami , e pse nuk zbatohet nga dikush ajo eshte tjeter qeshtje. ata qe nuk e zbatojne islamin do te pergjigjen para All-llahut s.w.t. pse nuk e kane zbatur.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top