Disa rregulla për shikimin e televizorit nga fëmijët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Disa rregulla për shikimin e televizorit nga fëmijët
Disa_rregulla_per_shikimin_e_televizorit_nga_femijet.jpg
Pasi paraqitëm disa aspekte që lidhen me këtë temë, patjetër që shumë gra filluan të shqetësohen dhe gati sa nuk i dëgjoje pëshpëritjet e tyre që thonë: "çfarë të bëjmë tani që televizori është pjesë e sistemit tonë shoqëror?!".

Them se nëna duhet medoemos të vërë disa rregulla për përdorimin e kësaj pajisjeje, së cilës filluam t'ia ndiejmë rrezikun çdo ditë e më shumë, me qëllim që fëmijët tanë të mos dëmtohen nga përdorimi i tij dhe ai të mos kthehet në burim sëmundjesh për familjen. Disa nga rregullat më të rëndësishme janë:

1. Koha e qëndrimit të fëmijës para televizorit nuk duhet të zgjasë më shumë se një orë, sepse kjo kohë është një shkëputje prej lojërave dhe pushimit të tij, të cilët janë të domosdoshëm për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës.

2. Kur fëmija është në një moshë shumë të vogël , më pak se tre vjeç , rregulli bazë është që të mos shohë fare televizor. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë le të shohë vetëm programe që janë të përshtatshme për këtë moshë, në të cilat aktrojnë fëmijë të vegjël.

3. Programet mësimore duhet të jenë të përgatitura enkas për fëmijët sipas moshës që kanë. Ato janë të dobishme për fëmijë të moshës shkollore dhe jo për ata të moshës parashkollore.

4. Nuk ka problem nëse fëmijët shohin në televizor histori, përralla dhe serialë, por kjo duhet bërë në prani të prindërve, pasi këto programe mund të përmbajnë ndonjëherë ide dhe mesazhe të që kanë ndikim negativ.

5. Një nga rreziqet më të mëdha të televizorit është se ai u mëson fëmijëve pasivitetin. Prandaj nëna ka për detyrë që të tërheqë vëmendjen, të korrigjojë dhe të orientojë fëmijët gjatë procesit të shikimit të televizorit dhe më pas të diskutojë rreth asaj që panë.

6. Nganjëherë mbledhja e familjes rreth televizorit është e dobishme në krijimin e lidhjes familjare, ndaj ky lloj shikimi është shumë herë më i dobishëm sesa shikimi individual. Kështu që është mirë që familja të ketë vetëm një televizor. Nëna duhet t'i shoqërojë fëmijët në shikimin e programeve televizive që ata duan!

Të gjithë e dimë që kjo nuk është gjë e lehtë, por duhet t'ju kujtoj fjalën e urtë që thotë: "çka nuk mund të arrihet plotësisht, le të arrihet pjesa më e madhe e saj!".Cdodite
 
un du me thon veq ni gjo (per sa i perket filmave vizatimor sps mu, sikur edhe shum femijve t'tanishem e t'dikurshem, mkan kap teper, i kom dasht dhe i du teper)...

filmat vizatimor nuk jon mo si ma par(perveq disave qe jon teper teper pakic)...m'kujtohen ata t'feminis teme kur oki ka pas edhe filma t'dhunshem por ka pas edhe shum qe t'jepshin shembull jete pozitive... t'ndihmojshin, ne nje far menyre, n'formimin si person kshtu, t'kallxojshin qa osht mir e qa osht keq, t'edukojshin per t'mir....mu m'vjen teper keq qe mo nuk ekzistojn kto gjona (me sa po shoh un n'tv)...po flas per tv italiane, ka nevoj per nryshim t'shpejt dhe efikac...qysh me thon be rivoglio i cartoni di una volta amon:(
 
Redaktimi i fundit:
ke sh te drejt sihanush...ama ketu duhet te jet dhe kujdesi prindrit se ca e le te shofi kalamonin...ka plot video-dvd-caseta me tom& jerry, apo pralla te ndryshme qe nuk kan dhune......

kush kerkon gjen!
 
Back
Top