Disa fakte të dokumentuara historike greko-shqiptare

Love

βeℓℓe â๓e
shqiperi-greqi-150x150.jpg


Evenimentet e kohëve historike që nga dëshmitë më të lashta të autorëve të vjetër flasin jo vetëm në favorin tonë, por zbulojnë deri në ditët e sotme faktet e pakontestueshme, të cilat nuk duhen lenë të deformohen nga interesa antishqiptare. Kjo paraqitje e shkurtër historike në këtë dosier synon mbi veprën e shkombëtarizimit sistematik të filluar prej Greqisë kundër elementit shqiptar për trojet e veta. Gjithë kombi shqiptar (nuk ka Shqipëri të madhe apo të vogël, por thjesht kombëtare d.m.th natyrale ose e vërtete) është një unitet gjeografik-fizik, ekonomik, politik i vendosur në këtë hapësirë sipas etnisë, temperamentit dhe specifikës së tyre: toskë, lab, çam apo dibranë e kosovarë, të cilët me ato mjete jetese janë pjesë e pandarë e trungut shqiptar. Shteti shqiptar nuk ka përse të heshtë për strukturën e vet kombëtare kur cenohet për shpërbërjen e tyre në këto treva deri në atë masë sa tjetërsohen edhe këngët, vallet, zakonet, gjuha, besimi fetar, të cilat asnjë vend fqinj nuk i lejon për veten e vet. Pse? Mos vallë ata mijëra minoritarë grekë në Shqipëri kanë lindur me këmishë?! Ligjet e natyrës janë aq të vërteta sa dhe ligji i gravitetit në këtë vend. ثshtë e vërtetë se gjatë historisë edhe ky ligj është shkelur në Greqi, sidomos gjatë pushtimeve dhe preteksteve absurde të luftërave botërore apo rajonale, por këto kanë qenë të panatyrshme.

I. Antikiteti heleno-ilir

Kuptohet se grekët e lashtë i dhanë njerëzimit vepra të shkruara me një vlerë historike referuese të hershme e burimore. Këtë fakt historik grekët e mëvonshëm e shfrytëzuan për të përvetësuar zanafillën e gjenezës më të vjetër në Ballkan dhe Europë. Hipoteza apo teza e pellazgjisë ishte një nga teoritë e hershme me të cilën u spekulua kur vinte puna te gjeneza e ilirëve. Deri në vitet 1821-1830, të pavarësisë së Greqisë, lexon të padeformuara faktet historike sipas autorëve të lashtësisë greke nëpër revista si “Parnasos”, “Pandhora”, “Neos Edhinjomnemen”, “Estra”, revista voluminoze “Kronika Epirote” e Janinës etj. Këto përmbajnë studime jotendecioze për elementin shqiptar. Po kështu edhe punimet albanologjike të Dhaskal Nikolinit (viti 1835), Nastas Kudhurjotity, Petro Furiqit-Selaminasit (folkloristikë), Gjon Stamati Pasjoti (albanolog) e deri te Theodhor Spandugino, që e quan Janinën, kur flet për shtëpitë e Shpatajve dhe të Muzak Topisë, si kryeqytet të Shqipërisë. Mirëpo në shekullin XX të gjitha të dhënat ndryshuan, u deformuan. Mjafton të lexosh deri në ditët e sotme se nxënësit dhe studentët e Greqisë në shkollat e tyre kanë hartën gjeografike-historike me autorë Dh. Dhimitrakos dhe profesorit të historisë Pavlo Karolidhisin, të cilët të gjithë lashtësinë greke, përfshi edhe Aleksandrin e Maqedonisë, e kanë trajtuar jo në mënyrë shkencore. Fakti që Epiri, Thesprotia, Mollosia e deri në lumin Shkumbin, në lindje të maleve të Pindit, i paraqesin të gjitha si një territor të banuar nga popuj të hershëm grekë. Këto bien ndesh në mënyrë kategorike nga vetë historianët e lashtësisë greke, si Herodoti, Tuqididi, Straboni etj. Këto territore kanë qenë popuj jogrekë, por pellazgë, ilirë, shqiptarët e sotëm. Pra, përplasja e parë shihet kur me shkrimet e autorëve te vjetër grekë, botimet e reja greke nuk mund të shërbejnë si referenca të origjinës të mirëfillta origjinale, sepse janë falsifikuar. Një argumentim i shkurtër për këtë pikë. Këta autorë të vjetër grekë nuk i kanë njohur si të tilla (greke) viset që shtrihen në veri të gjirit të Artës, por i dallonin nga Greqia, duke i quajtur këta banorë “barbarë” ose “të huaj”. Në shkrimet e tyre mbi popullsitë në veri të gjirit të Artës janë veçuar stërgjyshërit e shqiptarëve ilirë, duke i konsideruar si elemente të veçantë, sepse atëherë nocioni “komb” nuk ekzistonte në kuptimin që jepet sot. Nga ana tjetër, vetë grekët e vjetër as interesoheshin e as kishin marrëdhënie direkte me këtë popullsi ilire. Kultura greke kishte hyrë në klasat sunduese të popullsisë maqedonase dhe grekët i njohën popullsitë e veriut (mbi gjirin e Artës) vetëm kur maqedonasit dhe epirotët (ilirët e Jugut) shkelën qytetet e Atikut dhe të Moresë. Autorët e lashtë grekë dalluan tek ilirët karaktere të ndryshme, sidomos gjuhën që flitej në Epir dhe Maqedoni. Vetëm rreziku që vinte nga Azia, kur maqedonasit dhe grekët patën interesa të përbashkëta, atëherë vepruan, por kjo nuk mjafton që maqedonasit të quhen grekë. Dihet se Filipi i Maqedonisë ka qenë për grekët një armik, gjë që e shtyu Demostenin ta godiste me ashpërsi në “Filipiket” e tij. Përfundimi i parë: që në lashtësi as Epiri e as Maqedonia nuk kanë qenë pjesë e Greqisë, por të një karakteri jogrek. Këtë fakt historik e dokumentojnë mjaftë autorë, si p.sh. doktor Von Han (lexo “Studime shqiptare”) Jakob Fallmerayer etj. Aktualisht si është deformuar ky fakt historik nga grekët? Autorët e rinj grekë, për ti shpëtuar debatit shkencor dhe deformimeve të autorëve të vjetër grekë, spekulojnë me faktin e mitologjisë dhe burimeve biblike, sidomos ato apostolike, deri në atë mjegullnajë ku humbet çdo argumentim i së vërtetës nëpër legjenda e gojëdhëna pa gjenezë. Mjafton të lexosh një libër me titull “Falsifikimi i historisë së Maqedonisë”, me autor Nikolaos K. Martis, botuar në Athinë në vitin 1984, ku autorit i është dhënë titulli më i lartë i akademisë së Athinës, për të kuptuar se çfarë nuk bën ky shtet për interesat e veta. Autori në fjalë për këtë libër është ngritur në qiell nga ky shtet, duke u zgjedhur shtatë herë anëtar i parlamentit (deputet). Ka qenë titullar nëpër ministritë e Greqisë nga viti 1955-1981, si ministër i Industrisë, ministër i Greqisë Veriore etj.
اështja është se, po ta bënin autorët shqiptarë një gjë të tillë për falsifikimin e historisë së Ilirisë dhe të trojeve shqiptare, çfarë do të thoshin autorët grekë?!

II. Mesjeta
Shqiptarët dhe grekët nën okupimin sllav apo otoman u përballën së bashku kundër asimilimit të tyre kombëtar dhe ia dolën në krye. Maqedonasit jo. Përsëri më e favorizuar në këto okupacione ishte Greqia, falë rolit të Patriarkanës, që i ka mbrojtur zyrtarisht tërë elementet kombëtare të Greqisë: gjuhë, zakone, kulturë etj. Pra, ekzistenca kombëtare e Greqisë pati si ndërgjegje dhe shpirt të saj Patriarkanën. E kundërta ndodhi me elementin shqiptar, në veçanti për të shkatërruar strukturën kombëtare në homogjenitetin e saj dhe në prishjen e ekuilibrit fetar, sidomos për gjuhën, arsimin dhe kulturën iliro-arbërore. Faktet janë të shumta në të gjitha fushat, mjafton që ti referosh arkivit të Argjipeshkvisë së Ohrit apo Vatikanit, Raguzës, Stambollit etj., të cilët shkencëtarët tanë duhet ti kenë fusha studimore, burimore dhe jo të heshtin. Patriarkana punoi shumë në argumentimin për një industrializim biblik të mendjes helene. Kjo reflektoi me futjen e ndërgjegjes helene për zëvendësimin e origjinës dhe identitetit në veçanti të ortodoksëve shqiptarë. Koordinatat teorike e biblike të Greqisë së madhe janë dhënë nga Patriarkana si një nocion i tokës së shenjtë që nga antikiteti. E me këtë mendim erdhën deri në pavarësinë e vet në vitet 1821-1830. Në të pastajmen Greqia ndoqi procedurat e një obligimi total të përvetësimit territorial me çdo lloj aleance e mjeti, që ia kaluan edhe imagjinatës.

Një kronikë e shkurtër për të ecur me këmbë në tokë
Në vitet 1820-1830 është konsolidimi i shtetit grek, ku kontribut të veçantë kanë shqiptarët, Ali Pashë Tepelena dhe kryengritjet e tyre. Pavarësia e Greqisë mban emrin e heronjve shqiptarë. Lufta ruso-turke e vitit 1877 çoi në Traktatin e Shën-Stefanit, ku u rrit ndikimi sllav në Ballkan dhe Greqia kënaqi pretendimet e saj. Kjo marrëveshje nuk u pranua nga fuqitë e mëdha, për këtë arsye mblidhet Kongresi i Berlinit më 10.06.1878. Në protokollin nr.13 të Traktatit të Berlinit i rekomandohej Perandorisë Osmane rishikimi i kufijve të saj me Greqinë, d.m.th përfshirja e اamërisë në kufijtë e Greqisë. Në vitin 1887 është kriza III lindore, d.m.th lufta ruso-turke, ku Franca premton rektifikimin e kufijve grekë me Perandorinë Osmane. Deri në këtë kohë territori i pavarur i Greqisë ishte ai i viti 1830, të cilin autori Zh. Kastelan te “Histori e Ballkanit”, fq. 353, thekson se “grekët e donin اamërinë të përfshihej në këtë territor që në vitin 1930”. Cila ishte Greqia e pavarur si shtet në vitin 1830? “Peleponezia, Livadha, që bashkonte të gjitha territoret në veri të gjirit të Korinthit, ishujt e Eubesë dhe cikladet. Gjithsej 50 000 km2 me 800 mijë banorë.” Grekët nuk pretenduan një pavarësi të tillë, por donin të ishin fuqia dominuese në Ballkan. Gjithçka do ta realizonin në kurriz të tokave shqiptare. Këtu lind mosmirënjohja e parë greke ndaj shqiptarëve për pavarësinë e tyre, ku tërë heronjtë e revolucionit të tyre ishin shqiptarë, si Kolokotroni, Mjaulit, Bubulina, Zavella, Marko e Jul Boçari etj. Synimi i dytë pas pavarësisë i Greqisë ishte shtënia në dorë e Epirit. Greqia ndoqi si procedurë jo rrugën e marrëdhënieve diplomatike me fuqitë e mëdha, por të faktit të kryer, duke organizuar banda nën udhëheqjen e oficerëve grekë, masakra e terrorizëm për ta bashkuar Epirin me forcë me Greqinë. Grekët e pagëzuan Epirin si “Etnosis”, d.m.th bashkimin me “nënën Greqi”. Se sa ishte greke në atë kohë Epiri, kjo është çështje më vete dhe për këtë qëllim në dosier do të trajtohet me fakte të tilla, të bazuara në qindra autorë, se quhet Shqipëria e Jugut deri në Prevezë. Sa për kujtesë, përmendim historianin francez të fundit të shekullit XIX De Lajonquiere, që thotë se “Shqipëria është e përbërë nga një pjesë e Ilirisë dhe nga tërë Epiri”. Edhe për këtë pikë për çështjen e Epirit nëse është shqiptar apo grek, “shkencëtarët tanë” duhet të flasin nëpër simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse për Ilirinë nuk ka nevojë të argumentohet se është vetë autoktonia shqiptare.

Këtu kemi ndeshjen e dytë kombëtare Shqipëri-Greqi me fakte historike.
Kemi strategjinë greke të Megali-Idesë të propozuar nga kryeministri grek Jan Koletisi në vitin 1844, ku thekson territore që duheshin marrë, si Thesalia, Epiri, Maqedonia, Thraka, ishujt jonianë (pothuajse tërë Rumelia). Këtë program të Megali-Idesë, grekët e kanë trajtuar si një testament historik të trashëgimisë së Bizantit për të përfshirë tokat shqiptare. Më 2 janar 1854, pasi shpallën lirinë e pavarësinë e të gjithë provincave të “Greqisë së vjetër” udhëheqësit e kryengritjes me parullën “perandori greke, ose vdekje” i ftuan banorët e këtyre krahinave të rrëmbenin armët. (Kujtoni kryengritjet shqiptare në Jug, premtimet dhe lënia në baltë nga Greqia. Një tjetër objekt studimi ky nga historianët tanë. Në vitin 1867, nën hijen e Patriarkanës ishte themeluar organizata me emrin “Vellazëria Qendrore Kulturore”. Dhe më 1871 silogu- “klubi kulturor epiriot”, president nderi i të cilit u zgjodh renegati i çështjes shqiptare, bankieri K. Zografi. Në këtë periudhë historike marrëdhëniet shqiptaro-greke mistifikohen nga shteti helen për të mos zbuluar të vërtetën, por me teknikat e përvetësimit të përdornin dëshirën e shqiptarëve për liri kundër otomanëve në interes të tyre. Fakt historik është çështja e Epirit, të cilin e ka trajtuar më së miri Lumo Skëndoja në veprën e tij “La Population de lEpire” (Sofie 1915) – si çështje që do të trajtohet veçmas edhe në dosier. Si kundërpeshë u ngrit strategjia jonë kombëtare në Lidhjen e Prizrenit të vitit 1878 dhe degë e saj Lidhja e Prevezës 1878-1879. Mirëpo “shkencëtarët tanë” nuk flasin për Lidhjen e Prevezës, bile anashkalojnë faktin historik ku grekët bënë tratativën e parë për të marrë Epirin në Lëkurës të Sarandës, ku edhe e pësuan. Rishikimi i kufirit turko-grek me bisedimet në Prevezë dështuan falë Lidhjes së Prevezës dhe kryengritjes së udhëhequr nga Abdyl Frashëri, por në veçanti të rolit të ministrit të Jashtëm turk të Perandorisë Osmane Abedin pashë Dino nga Preveza e اamërisë. Marrja e Epirit nuk u bë dot realitet deri në fund të shekullit XIX, por Greqia mori krahinën e Artës me rreth 5000 km. Greqia u bë e madhe me territorin e Thesalisë dhe Artës dhe shkoi nga 800 mijë banorë (viti 1830) në një mbretëri me popullsi 1 680 000 banorë, sipas regjistrit të viti 1879. Në këtë mënyrë vijmë nga Lidhja e Prizrenit në vitit 1878-1881, ku spikatin figurat më të mëdha të kombit tonë deri te rilindësit tanë në vitin 1912. Në vitin 1913 Janina u dorëzua nga turqit e Greqisë, duke i braktisur në llogore mbrojtësit e saj, shqiptarët e اamërisë dhe Labërisë. Kjo çështje është një tjetër ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare për historianët tanë, të cilët flasin për luftën e Shkodrës 1913 dhe kanë “harruar” tradhtinë e Janinës.

Vitet 1912-1944
Tipari kryesor i marrëdhënieve shqiptaro-greke në këtë periudhë historike ka të bëjë me luftën ballkanike dhe Luftën I Botërore, në të cilën Greqia ka pasur ekspansionin më të thellë ndaj territoreve të Jugut shqiptar. Qëllimi i Greqisë ishte i hapur: për një shtet të ri shqiptar sa më të dobët. Që në Konferencën e Londrës më 11 gusht 1913, pasi caktohen kufijtë e shtetit të ri shqiptar, një pjesë e kufirit në Jug u la në dorën e një komisioni ndërkombëtar të posaçëm, që duhej të shkonte në vend për të shqyrtuar karakterin etnik të popullsisë dhe ta caktonte kufirin në bazë të hetimeve që do të bënte katund më katund. Në këtë kohë dalin në pah ndërhyrjet dhe manovrat greke, deri ne vrasjen e gjeneral Telinit, vetëm e vetëm që puna të mbetej e pazgjidhshme nga ky komision. Mirëpo fati i prefekturës së Gjirokastrës dhe Korçës u la përgjysmë nga komisioni dhe, siç dihet, vetëm në vitin 1920 u larguan nga territoret e pushtuara prej Greqisë. Kuptohet që fati i Epirit të Jugut ishte i caktuar që më parë: Preveza, Janina dhe e terë اamëria iu dhurua Greqisë prej konferencës së Londrës. Lufta e Janinës në vitin 1913 nuk është gjë tjetër veçse pushtimi nga ana e Greqisë, ndërsa në vitin 1914 e ashtuquajtura “Republika Autonome e Zografos” ishte kulmi i vandalizmave greke. Justin Godarti në librin “Shqipëria – 1921” shkruan qartë me dokumente e fakte për masakrat greke në Jug të Shqipërisë, mars-maj 1914 (shiko arkivin e MPJ, dosja 248/2 viti 1950, 48 faqe). Qëllimi i Greqisë ishte që të dobësonte shtetin e ri shqiptar dhe njëkohësisht të bënte fakt të kryer marrjen e të ashtuquajturit Vorio-Epir. Në dosierin përkatës do të jepen të gjitha fotokopjet e marrëveshjet origjinale dhe traktateve të kësaj periudhe, që nga Konferenca e Londrës, protokollet e Korfuzit dhe Kapshticës, marrëveshjet greko-turke të Servës etj. Në këtë periudhë vijmë ne përfundimin se tërë aktivitetet greke kishin të bënin me përfitimin e dobësimeve të porsalindura të shtetit të shtetit shqiptar. Akt të cilin e vërtetoi më së miri qëndrimi i Greqisë në Konferencën e Paqes në Paris. Kjo konferencë është një faqe e zezë e një kapitulli historik në jetën e Shqipërisë, sepse i la afër 100 000 shqiptarë jashtë kufijve të shpërndarë në pjesën e Maqedonisë të mbetur nën Greqi dhe nën Epirin Jugor. Nga pikëpamja territoriale humbja ishte gjithashtu e madhe, sepse një rrip toke prej 10-50 km, i ndodhur gjatë buzëdetit nga Preveza e lart dhe gjatë të gjithë kufirit shqiptaro-grek, i dhurohej Greqisë. اfarë është më e keqja, nuk argumentohet në historinë tonë e as në atë të Greqisë një fakt, me të cilin po spekulohet edhe sot politikisht. ثshtë fjala për vllehtë e Pindit, të cilët si krahinë historike kanë vëllazërim me shqiptarët dhe të gjithë dokumentet të dërguara Lidhjes së Kombeve kanë qenë për një bashkim me territorin e Shqipërisë dhe jo të Greqisë. Midis shumë provave përmendim një promemorie të dërgatës vllahe në Konferencën e Paqes, që kërkon bashkimin e krahinave të banuara nga vllehtë me shtetin shqiptar për të evituar copëtimin e tyre në 4 shtete ballkanike: Shqipëri, Bullgari, Sërbi, Greqi. Nga këto katër shtete vllehtë e panë të arsyeshme dhe me një vetëvendosje të lirë zgjodhën Shqipërinë. Kjo rezulton se në këtë kohë forcohen edhe marrëdhëniet tradicionale midis Shqipërisë dhe Rumanisë, duke qenë në një llogore kundër shovinizmit. Kështu që Pindi, i banuar ekskluzivisht nga vllehtë dhe shqiptarët të banuar në Epir, patën një bashkëpunim të tyrin në kohën e luftës ballkanike dhe në kohën e Luftën I Botërore. Greqia, ashtu si dhe ndaj elementit shqiptar, u tregua mosmirënjohëse edhe ndaj mjaft trimave vlleh në fitimin e pavarësisë së Greqisë. Që vllehtë kërkonin një liri etnike dhe kombëtare, kjo pati një kundërvënie nga Greqia, të cilët jo vetëm që i pushtuan, por edhe i shfarosën elementin vllah e deri në atë masë sa i shpërndanë, kundër elementit shqiptar të اamërisë. Mirëpo më 19 janar të vitit 1918 vllehtë e Ballkanit u mblodhën në Gjirokastër dhe e shprehën edhe një herë dëshirën e tyre kombëtare. Edhe në këtë aspekt historik nuk duhet lejuar që të spekulohet me elementin grek në histori, të cilët mbas vitit 1912 punuan me ta, duke u dhënë prona shqiptarëve të اamërisë për ti kthyer në armiq të shqiptarëve nga miq që i kishin.

Vijmë në mbretërinë shqiptare të Zogut
Duke u paraqitur nga AQSH (Arkivi) dokumente të viteve 1925-1935, synohet të kuptohen se çfarë pozicioni kombëtar ka mbajtur Zogu ndaj Greqisë. Lexuesi duhet të kuptojë se kthimin e mbretit Zog në Shqipëri më tepër nuk e dëshironin grekët sesa Enver Hoxha, sepse kjo mbretëri. po ti referohej marrëveshjeve e marrëdhënieve greko-shqiptare, të dokumentuara janë sa reciproke aq edhe dinjitoze. Për sa i përket Luftës II Botërore, marrëdhëniet greko-shqiptare janë sipas koniunkturave me aleatët apo me boshtin, të cilat do të jepen në një dosier më vete. Tipike është fakti që Greqia në zbatim të strategjisë së saj iu nënshtrua të gjitha forcave politike në lidhje me pushtimin e tokave shqiptare. Kështu si shembull në qindra dokumente të huaja dhe vendase qëndron fakti historik se PKG (Partia Komuniste Greke) dhe forcat monarkiste nacionaliste ishin në unitet të plotë për çështjen e اamërisë dhe të Epirit, por për çështje të pushtetit dhe ideologjie u vranë me njëri-tjetrin në dy llogore. Ky mashtrim politik, i nisur gjatë Luftës II Botërore, reflektoi edhe me lidhjen e PKSH-së me atë të PKG-së në emër të internacionalizmit për të luftuar okupatorin, por kurrsesi të diskutohej çështja e اamërisë. Mjaft partizanë çamë luftuan krahas EAM-it grek, por më në fund “vëllazërimi” komunist i la pa atdhe. Marrëdhëniet shqiptaro-greke të luftës ishin në vijim, deri në vitin 1948, kur u bënë “miq me Partinë Komuniste Greke dhe “armiq” me mbretin (monarkinë). Kjo linjë politike-diplomatike e aspak për çështje kombëtare, vijoi me ftohje e ngrohje e oshilacione propagandistike “miq dhe armiq” deri në vitin 1972 e më pas me linjën “dy popuj miq”. Greqia deri në vitin 1990 vazhdoi procedurat e strategjisë së tyre për asimilimin e اamërisë, shqiptarëve të Epirit dhe pretendimet e tyre për Vorio-Epirin. اamët e strehuar në Shqipëri në 1949 u treguan të zgjuar për të mos iu përgjigjur thirrjes së Enver Hoxhës që të luftonin me UDG-në (ushtria demokratike greke) kundër monarkistëve, sepse do ti fajësonte edhe do tu jepte pretekst aktualisht grekëve për ti quajtur bashkëpunëtorë në luftën e tyre civile.

Shteti pluralist 1991-2011
اështja e marrëdhënieve greko-shqiptare ka pasur përsëri dëshira të njëanshme, të cilat herë prisheshin, si p.sh. gjyqi i Peshkopisë, dhe herë rregulloheshin, si p.sh. çështja e emigrantëve. Në këtë kohë historike zbulohen të tjera taktika e qëndrime operative të Greqisë, por kurrsesi të ndryshohej strategjia e vet kombëtare për të shkombëtarizuar shqiptarët deri në Shkumbin. Pse? اrrënjosja e paragjykimeve, iluzioneve mashtrimeve premtuese diplomatike, ku faktet historike janë të errëta në ditën e ngjarjeve, nuk është bërë me asnjë iniciative të Greqisë deri sot. Përdorimi i arsyes ishte për Mark Aurelin si “fuqi qendrore për njeriun” dhe “burim i përbashkët i së vërtetës dhe i moralitetit”. Faktet e dokumentuara provojnë se autoriteti i aleancave është shfrytëzuar pro Greqisë. Mirëpo çështja shtrohet që të mos vijojnë më në këtë linjë procedurat e një mentaliteti të vjetër të Greqisë në Europën demokratike aktuale, por të rikonstruktohet me koncepte e praktika të reja të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Siguria e brendshme nuk arrihet me ekzistencën e njëkohshme të ligjit të luftës dhe traktatit të miqësisë e as me shpikjen “Himara greke” e as me vllehtë e Korçës, si grekë etj. P.sh., ka mbi 20 vjet që na shfaqet në Himarë Bollano, i cili është nga një derë fshati nga Kurveleshi (e dinë më mirë se unë origjinën e tyre). Sepse një Bollano figuron në listën e të dyshimtëve filogrekë, sipas dokumenteve të shtetit të Zogut. Një tjetër u bë dëshmor i Ballit, ku batalioni i tij mori edhe emrin e vet (kuptohet nacionalist). Tjetër Bollano (ky aktuali) na shfaqet si “afendiko” që ka “privatizuar” Himarën si një feud të tijin e na del si i “pavarur” midis flamujve e parullave greke dhe me një histori të sajuar të Himarës në internet. Ky njeri le të flasë për historinë e Kurveleshit se si e kanë shpëtuar Himarën edhe si ekzistencë, duke i strehuar në gjirin e vet gjatë të gjithë ekspeditave turke, duke i siguruar edhe venomet e autonomisë. Aktualisht ka edhe një ringjallje të aleancave të vjetra për të prishur, sidomos bërthamën e kombësisë shqiptare, atje ku vllehtë janë ngjizur si pjesë e pandarë e kulturës tonë kombëtare. Le të kujtojmë vetëm Rilindjen dhe Naum Veqilharxhin, të cilin e helmuan grekët për shkronjat dhe çështjen shqiptare. Këto fakte, që do të jepen në dosier, demaskojnë shpikjet e fajeve të akuzave greke, të cilat aktualisht me një logjikë absurdi po përdoren nga disa renegatë shqiptarë. Janë me qindra botime e vepra antishqiptare që Greqia i kalon nga drita në errësirë, duke ricikluar një terren mesjetar, në bëmat e tyre më makabre. Modelet e zgjidhjes aktuale nuk mund të pranohen të njëanshme si deri më sot, me kushtet që i interesojnë vetëm Greqisë, me shantazhe ku akoma sundojnë ëndrrtat armiqësore. Marrëdhënie të reja europiane do të thotë fundi i programeve të vjetra strategjike greke dhe një personalizim të lirë kombëtar. Shqipëria do të jetë në familjen europiane me fytyrën e vet kombëtare dhe si miq realë të Greqisë. Nuk ka lëshime intregrale shqiptare, të cilat nuk i bën asnjë shtet në Europë, as Greqia si p.sh. me Qipron. Shanset janë të barabarta dhe jo me falsifikime të realitetit e as me megallomani, për të krijuar një imazh të një gjendje primitive për Europën, sepse këto lloj marrëdhëniesh përhapin e krijojnë një alergji për klimën ballkanike.

Në vend të disa deduksioneve.
E shoh të domosdoshme që ky cikël i dosierëve të shënojë në dy aspekte. Së pari, për një debat kombëtar të fjalës së lirë, të dijes, pa u fetishizuar gjoja me provokime, “helmime” të historisë, sepse lufta e dijes nuk pengon luftën e vërtetë të armëve. Së dyti, përgjegjësia reale e iluzioneve tona, profesorëve dhe akademikëve dhe pedagogëve të historisë, për të zhdoktrinuar leksionet, tekstet, dizertacionet nga politika dhe ideologjia e tyre. Parësore nuk janë partiakët dhe çështjet e pushtetit, por argumentimi shkencor i çështjeve kombëtare.
Midis tyre do të përmendja për një rishikim e studim të plotë:
• Konferenca e Londrës dhe e komisioneve ndërkombëtare duhet të zhvishen nga karakteri klasor.
• Studimet për Ilirinë me mbishkrime greke nuk janë punë shkencore, po kur të flasim për Epirin, shqiptar apo grekë, në veçanti për strukturën e Epirit, më tri fiset ilire në bërthamë si Kaoni, Thesproti, Molosi, dhe Dodonën, atëherë kemi të bëjmë me lënde shkencore nëpër institucione kombëtare dhe ndërkombëtare. Kështu, janë me qindra autorë të huaj që provojnë se Epiri është shqiptar. Nuk kemi përse të druhemi që të flasim nëpër simpoziome ndërkombëtare, shqiptarë dhe grekë me diskutime të hapura dhe prova të pakontestueshme.
• Kur të flasim për Lidhje e Prizrenit (jo në mënyrë klasore), pse duhet të harrojmë Lidhjen e Prevezës. Kur flasim për lidhje shqiptare të Tanzimatit, pse këto duhet të emërtohen si kryengritje fshatare?!
• Lashtësia dhe Mesjeta janë tejet të ngarkuara me doktrinë marksiste, që nga nocionet, revolucionarë dhe reaksionarë, progresistë dhe jo progresistë të dy kolonave: skllevër – pronarë; të varfër – të pasur. Koncepte këto që kanë mbushur me qindra dizertacione shkencore pa asnjë vlerë.
• Monografitë shkencore nuk janë të besueshme nga trajtimi politik dhe ideologjik i tyre për të gjitha figurat qendrore dhe atdhetare. Më parë ka nevojë të ripunohen me koncepte perëndimore, monografitë për Pirron e Epirit; Teutën e Ilirisë; Skënderbeu i Krujës (të cilin e kemi ende pa identitetin e vendlindjes); Ali Pashë Tepelenën, Bushatllinjtë, lufta e Shkodrës dhe e Janinës dhe deri te Nënë Tereza.
• Në shtetin e Enver Hoxhës, veçanërisht periudha 1965-1989, të tëra institucionet shkollore e akademike, partizanë-veteranë e deri në sekretarë partie e rinie fronti u mobilizuan për luftën partizane në tri volume. Por më parë këto grupe pune mikse përgatitën historikët e çetave, brigadave, fshatrave etj. Aktualisht ka mbetur në fuqi lavdia e Partisë Komuniste Greke, Jugosllave dhe Maqedonase, me vëllazërimin e viteve te luftës, të cilat ishin për interesat e fqinjëve dhe aspak të shqiptarëve. Vallë përqendrimi i historiografisë shqiptare në mijëra volume të shtetit shqiptar, të cilat mbizotërojnë edhe sot, na përbëjnë vendin kryesor të historiografisë sonë kombëtare?! Ndërsa mjaft tituj e grada shkencore në Shqipëri nuk zbulojnë se çfarë thelbi shkencor kanë dhënë për interesat më madhore të vendit.
• Përfundimisht, për çështje kombëtare nuk duhen të krijohen personalitete shkencore apo historianë fiktivë, kur në fakt për dekada të tëra nuk kanë mbrojtur nëpër forume kombëtare dhe ndërkombëtare falsitetin, deformimin, që i kanë bërë studiuesit fqinjë kundër vendit tonë. Të lumtur e të nderuar janë ata studiues që janë ndeshur me këta autorë antishqiptarë të huaj dhe kanë fituar dhe jo ata që në fakt në karrierën e tyre kanë kaluar në një lloj turizmi shkencor.
Burimi: Shqiptari.net
 
Back
Top