Diplomati shkatërron pesë vetura dhe restorantin

LeVoyageur

Once upon a time...
Së pari “rrasi” mirë në një restorant korean në Berlin, kurse pastaj u ulë pranë timonit të Land cruiser të Toyotas.

E ndezi dhe shkoi drejt një dritareje të madhe të restorantit, duke dëmtuar edhe katër automjete tjera. Krejt në fund, duke u larguar nga dritarja e thyer e restorantit, në rikuerc u rras me Toyotan e tij edhe në gardhin e restorantit.

Krejt kjo i ndodhi një diplomati të paemërtuar jug-korean në kryeqytetin e Gjermanisë Berlin, raporton gazeta Bild.

Megjithëse pas gjithë kësaj u përpoq të ikte, policët e zunë, mirëpo sherri i imunitetit diplomatik nuk guxuan t’ia masin sasinë e alkoolit në gjak
kuriozitete.net
diplomati-300x175.jpg
 
Back
Top