Diplomacia ekonomike, Rama: Ambasadorët të sjellin investime

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Diplomacia ekonomike, Rama: Ambasadorët të sjellin investime

dija.png


Në një takim me ambasadorët e Shqipërisë në vendet evropiane, kryeministri Rama ka kërkuar që diplomatët shqiptarë të ndikojnë për të afruar biznesmenë të huaj për të investuar në vend.

Gjatë takimit “Ridimensionimi i diplomacisë ekonomike”, Rama tha se ambasadorët duhet të luajnë rolin e tyre për rritjen e interesimit të investimeve në fushën e turizimit, energjisë dhe naftës.

“Ka një rritje të dukshme të investitorëve për të investuar në turizëm, energji dhe naftë. Kjo ka ndodhur edhe më parë në fakt, ndaj ne duhet të këmbëngulim të ndikojmë për të investuar te këto fusha, te zhvillimi i energjisë, bujqësisë dhe naftës, për të shfrytëzuar maksimalisht potencialin e vendit tonë”.

Një tjetër çështje që kryeministri e cilësoi të rëndësishme me ambasadorët, ishte ajo e diasporës.

“Kemi një plan konkret për të zhvilluar diasporën, pasi është një diasporë e përbërë prej disa brezash, që shkon nga gjenerata e vjetër e traditës, deri te brezi më i ri që kanë lëvizur jashtë Shqipërisë pas shembjes së komunizmit, – deklaroi Rama. – Diaspora është një burim i jashtëzakonshëm dhe i shquar, sa i takon burimeve ekonomike, ashtu edhe kapaciteteve elektorale. Diaspora është një burim i pashfrytëzuar ekonomik, prandaj është e nevojshme të përgatisim një plan konkret për të zhvilluar marrëdhëniet me diasporën”.

(gazeta-Shqip.com)
 
Back
Top