Shqipëria zë një vend të veçantë në hartën e Europës si pak të tjera që kanë pasur një dështim flagrant me vaksinimin kundër Covid-19. Sipas hartës së ourëorldindata.org, Shqipëria qëndron përkrah Mianmarit, Libanit dhe me Algjerisë, në bazë të të dhënave. Rezulton të ketë vaksinuar në një raport prej 0.1 deri në 0.3 njësi për 100 banorë.
Kur ka mbetur edhe një jave nga përfundimi i muajit Shkurt, personat e vaksinuar në vendin tonë janë rreth 5 mijë, ndërsa shqiptarët presin ende dozat e premtuara nga Covax dhe Pfizer. Flitet edhe për një marrëveshje me Astra Zeneca, por nga kjo temë s’ka gjë tjetër veç fjalë. Por çfarë po ndodh me furnizimin e vaksinave në vendet e tjera të rajonit?
Duke qenë së Bashkimi Europian u shfaq dorështrënguar dhe mekanizmi Covax është bllokuar, Kina dhe Rusia kanë shfrytëzuar momentin për mbushur vakumin duke dhuruar qindra mijëra doza.
Serbia është quajtur ndryshe edhe si “maja e shtizës” së diplomacisë ruse dhe kineze në Ballkan. Duke thyer të gjitha pritshmëritë me planin e vaksinimit, Serbia rezulton të jetë një ndër vendet pararojë në Europë për furnizimin me vaksina, pasi ishte e para që mirëpriti prodhimet ruse dhe kineze. Sot (21 shkurt) në Serbi mbërritën 150 mijë doza të tjera nga AstraZeneca, ndërsa më herët ajo mori 1.5 milion doza të vaksinës Sinopharm nga Kina, 90 mijë doza të Sputnik V nga Rusia dhe 40 mijë e 950 doza nga Pfizer Biontech. Në fillim të kësaj jave në Serbi rezultuan të vaksinuar rreth 850 mijë persona nga 7 milion banorë që numëron Serbia.
Pas disa javësh pritje nga Covax dhe Pfizer, Maqedonia e Veriut pranoi dhuratën e parë prej 4 mijë dozash të Pfizer Biontech nga Serbia dhe është në pritje të 8 mijë dozave të tjera. Por qeveria e Zaev i dha fund bllokimit të vaksinave nga lindja dhe porositi edhe 100 mijë doza të Sputnik V nga Rusia, të cilat i shtohen porosisë prej 200 mijë dozash nga Sinopharm nga Kina. Porositë e tjera janë nga Covax dhe nga Astra Zeneca.
“Edhe njëherë e theksoj se si vend anëtare në NATO, vaksinimi paraqet të drejtë sovrane të secilit vend dhe absolutisht nuk ka asgjë gjeostrategjike dhe gjeopolitike pasi bëhet fjalë për shëndetësi, për shëndetin e qytetarëve dhe absolutisht nuk kemi asnjë rezervë.. ” tha Zaev, ndërsa bëri publik vendimin për të blerë vaksina nga Rusia.
Mali i Zi ka marrë 2 mijë dozat e para Sputnik V të vaksinës ruse, si dhuratë nga Serbia, e cila ka planifikuar t’i japë 4 mijë doza gjithsej. Më herët gjatë muajit shkurt, Ministri i Jashtëm, Raduloviç tha se Mali i Zi nuk ka marrë as edhe një dozë të vaksinave kundër Covid, megjithë kërkesat që iu drejtua zyrtarëve të BE-së. Edhe Mali i Zi ka porositur edhe 100 mijë doza të Sputnik V nga Rusia, përveç porosisë në mekanizmin Covax.
Bosnja dhe Hercegovina gjithashtu po i beson vaksinës ruse Sputnik V për imunitetin nga Covid. Për shkak të ndarjes që ka si shtet disa qindra mjekë me kombësi serbe udhëtuan drejt Serbisë për t’u vaksinuar në disa qytete pranë kufirit. Porosia është për 200 mijë doza muajin tjetër nga Rusia, përveç mekanizmit Covax.
Kroacia, megjithëse është një shtet anëtar i Bashkimit Europian është në bisedime me Moskën për të marrë furnizime nga Rusia. Zyrtarët kroatë thanë se nuk do të presin aprovimin e EMA-s për të blerë Sputnik V dhe mund të veprojnë njësoj si Hungaria.
Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet shtete të Ballkanit Perëndimor që kanë refuzuar ofertën e Rusisë për të marrë Sputnik V, ndërkohë që nuk kanë asnjë komunikim me Kinën për këtë temë. Të dy shtetet shqiptare janë në pritje të Covax dhe të prodhimit të Pfizer. Shqipëria ka marrë rreth 10 mijë dozat e para, ndërkohë që mbetet në pritje për të tjerat.
Lënia e Ballkanit Perëndimor në mëshirën e virusit dhe joshja e prodhimeve ruse dhe kineze është reflektuar gjerësisht në mediat e huaja që vënë në dukje tendencën vakumin që ka lënë Bashkimi Europian në rajon.
“Ndërsa Bashkimi Europian ka premtuar se do ta ndihmojë rajonin të marrë vaksinat kundër Covid-19, ende nuk ka shenja se si do të kryhet ky proces. Parë nga këndvështrimi strategjik dhe i sigurisë, rajoni është shumë i rëndësishëm për BE-në. Gjeografikisht është i gjithi i rrethuar nga shtete anëtare, por mbetet sërish vulnerabël. Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë zyrtarisht shtete kandidate, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova shihen si kandidatë të ardhshëm” shkruan CNN.
“Për Kinën, gjetja e vaksinave për Serbinë shërben si një fitore e rëndësishme gjeopolitike, pasi kjo (Serbia) përballet me një frymë kundërshtuese që vjen nga Perëndimi, që është shpesh skeptik dhe joaprovues. Beogradi në anën tjetër shndërrohet në një trampolinë e rëndësishme për Kinën e cila ka një vend në anën e saj në Europë, pasi Bejxhing po kërkon gjithnjë e më shumë influencë në rajon” shkruan Radio Europa e Lirë.
“Serbia është para 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, duke vaksinuar gati dyfishin ritmeve të popullsisë së Gjermanisë, Spanjës, Italisë dhe 4 herë më shpejt se Hollanda. Kryeministrja e Serbisë nuk e pranon se ka vend për gjeopolitikë kur flitet për koronavirusin, por dihet që marrëdhëniet e ngrohta me Bejxhingun dhe Moskën kanë ndihmuar për të marrë furnizime me vaksinën që vende të BE-së nuk i kanë” shkruan BBC.
©Lapsi.al
Attachments
-
ee6d5ed-667c-47ad-9051-34e57a064760-e1613949184236.jpg41.2 KB · Shikime: 0
-
Capturefffffffffffffffffffffff.jpg59.8 KB · Shikime: 0
-
54703825_101.jpg66.8 KB · Shikime: 0
-
d67c1189-0ddb-4e5f-9877-60a97fed3a8e.jpg70 KB · Shikime: 0
-
vakcina-kovid-scaled.jpg450.8 KB · Shikime: 0
-
WireAP_d30e0b5fb3b24fc0b5c762836acf7779_16x9_1600.jpg178 KB · Shikime: 0
-
7f0b1b57-c59e-4c83-b3b1-66de42726a1e.jpg79.8 KB · Shikime: 0
-
ee6d5ed-667c-47ad-9051-34e57a064760-e1613949184236.jpg41.2 KB · Shikime: 0
-
Capturefffffffffffffffffffffff.jpg59.8 KB · Shikime: 0
-
54703825_101.jpg66.8 KB · Shikime: 0
-
d67c1189-0ddb-4e5f-9877-60a97fed3a8e.jpg70 KB · Shikime: 0
-
vakcina-kovid-scaled.jpg450.8 KB · Shikime: 0
-
WireAP_d30e0b5fb3b24fc0b5c762836acf7779_16x9_1600.jpg178 KB · Shikime: 0
-
7f0b1b57-c59e-4c83-b3b1-66de42726a1e.jpg79.8 KB · Shikime: 0