Dinjiteti nuk ka çmim, as në “botën e globalizuar”…

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Gëzim Tushi

Megjithëse jo aq e trajtuar në mënyrë intensive në kohën e sotme, edhe pse jo aq shumë e analizuar sociologjikisht si fenomen ndoshta për shkak të problemeve të tjera më shqetësuese dhe ekspansive që kanë njerëzit dhe shoqëria jonë, duket se problem i dinjitetit të qytetarit në kohën e sotme, në tërë kuptimin e tij është nga problemet e mëdha të globalizmit, e lidhur njëherësh me ndikimet çoroditëse të influencave të forta të modernitetit.

Gezimi1-150x150.jpg


ثshtë fjala që si shoqëri por dhe qytetarisht kemi nevojë për një rikonceptim të drejtë dhe të saktë të çështjes së konceptimit të dinjitetit në epokën e globalizmit. Sepse kjo nuk është çështje e lidhur me reflektimet e reja të personalitetit individual të qytetarit shqiptar, por është e lidhur me të sotmen dhe të ardhmen e ndryshimeve që do të ndodhin në rrjedhat e ndikimit të ndryshimeve globale të shoqërisë.

Sidomos të prekshme, problematike dhe shqetësuese janë kuptimi i ndryshimeve tipoplogjike dhe transformimeve ontologjike të përmbajtjes dhe formës së shfaqjes së “dinjitetit qytetar” tashmë që pas një izolimi gjysmë shekullor kemi hyrë në epokën e madhe të dimensionit të qytetarit me dinjitet të globalizuar. I cili edhe në gjëra të tilla historikisht konservative dhe filozofikisht të pandryshueshme duket se ka dhënë efektet e veta ndryshuese, që duhen kuptuar mirë dhe konsideruar qartë. Kjo është arsyeja pse kjo çështje është sidomos e debatuar, mbase dhe jo shumë i qartë dhe dilematik, që shfaqet vrullshëm në debatet e sotme filozofike, sociologjike dhe kontekstuale. Nuk është problem i lehtë përcaktimi i përmbajtjes dhe formës së dinjitetit të qytetarit në shoqërinë që po globalizohet. Historikisht, por sidomos në kohën e sotme, kjo çështje ka qenë dhe është konsideruar parimore, koncept me përmbajtje të ndërlikuar nga ndikimet që kanë patur idetë dhe kontekstet filozofike, sociale, kulturore dhe njëherësh e diktuar nga niveli i prirjeve të zhvillimeve historike globale.

Ndërlikimi aktual i problemeve të dinjitetit qytetar tashmë nuk është më në terrenin e shqetësimit të hershëm filozofik, moral dhe social, sepse tani në kohën moderne të globalizimit, ai ka marrë një theks të veçantë. Kjo do të thotë që në jetën e mondializuar dhe botën e globalizuar çështjet e ekzistencës dhe format e shfaqjes së dinjitetit qytetar, duhet parë në sfondin e zhvillimeve të reja, të lidhur me ndikimet e forta të këtyre dukurive universale, siç janë globalizmi dhe moderniteti universal.

Nuk është e lehtë që sot të ndërhysh lehtë dhe të bësh interpretime për çështje të tilla me natyrë konservatore, sic është paradigmat tradicionale e trashëguar e konceptimit fiks të qytetar. Megjithatë ne jemi të detyruar që edhe në këtë terren të vështirë “ku ka luanë”, duhet të intervenojmë me koncepte moderne dhe konceptime globalistike të konceptimit dhe kuptimit të vlerës së ndryshuar të çështjeve të dinjitetit qytetar, si kusht për ta parë atë në kontekstet e reja të modernitetit dhe globalizmit duke e vlerësuar atë në përputhje me imperativat e kohës dhe sipas kërkesave të saj.

Padyshim, në shoqërinë tonë që është në rrugën e ndërtimit të globalizuar, dinjiteti si atribut i njeriut qytetar nuk është cilësi që shfaqet para vetes, por në marrëdhënie me të tjerët, në ndërvartësi dhe bashkëveprime me grupe sociale, që mund të jenë koherente dhe statike brenda shoqërisë shqiptare dhe traditës së saj, por që duhet të jenë të ndryshuara dhe të përshtatshme me kërkesat e botës së globalizuara dhe reflektimeve adekuate universale të dinjitetit qytetar. Në këtë rast duhet pranuar që gjithnjë e më shumë po krijohen kushte që në botën e hapur dhe e përbërë nga “qytetaria e lëvizshme”, dinjiteti i qytetarit është një cilësi universale njerëzore, që ka vlerë pavarësisht nga fakti në se jeta e qytetarit të veçantë zhvillohet në struktura sociale kombëtare apo të globalizuara.

Globalizmi është presion social i fortë që ka filluar të japë efekte shumë pozitive në ridimensionimin e konceptit të çdo lloj dinjiteti, sidomos të njeriut si qytetar tek i cili dinjiteti nuk është më thjesht kusht social por atribut qytetar universal i pazëvendësueshëm, për të garantuar individualitetin e tij unik në çdo cep të planetit dhe në çdo strukturë sociale të ndërveprimit njerëzor që të jetë. Konceptimi i dinjitetit të njeriut në botën e globalizuar, është thelbi esencial i patjetërsuar i “thelbit njerëzor” të qytetarit, i cili duhet të shfaqet i plotë në çdo marrëdhënie me qytetarin shoqërinë dhe qytetarin “tjetër”. Kjo do të thotë që njerëzit tanë duhet të kuptojnë se kudo që të jetojnë apo të socializohen duhet të garantojnë dinjitetin si qytetar duke respektuar këdo pavarësisht nga kombësia, raca, besimi fetar, etj si të “ngjashëm njerëzor” si qenie ekuivalente në këtë botë të globalizuar.

Kjo do të thotë se shoqëria jonë duhet të përgatisë njerëzit e saj me idenë gjithëpërfshirëse se “bota globale” ka kërkesë ultimatiuve që që njeriu të bëhet qytetar me dinjitet të globalizuar (të ngjajshëm). Kjo do të thotë që secili nga ne duhet ta shfaqë dinjitetin pa kusht kudo që të jetë, brenda apo jashtë kufijve kombëtarë, në çdo grup social apo komunitet profesional, në çdo lloj ambienti social. Globalizmi është një proces që do të ndikojë në ridimensionimin e komuniteteve klasike qytetare lokale apo kombëtare, duke thyer shumë kufij, identitete e barriera sociale. Ai është proces gjigant i kohës sonë, që po ndikon që në botë të krijohen komunitetet me K të madhe, të cilat janë bashkime qytetare të njerëzve dinjitozë pavarësisht nga raca, kombësia dhe identitete të tjera, që gjithnjë e më shumë në kohën e globalizmit nuk janë vendimtare por kalimtare. Vendimtar do të mbetet dinjiteti qytetar. Në këto komunitetet që krijohen dhe rikrijohen nga motive të tjera me natyrë globale, rëndësi ka që qytetarët që i formojnë ato të kenë dinjitetin e tyre të pacenuar.

Shoqëria e sotme në rrugën e globalizimit, duke u bërë e hapur ka më shumë mundësi që të ndërtojë komunitete të qytetarëve, që kanë dinjitetin e tyre të përbashkët dhe personal. Ato gjithnjë e më pak do të burojnë nga dallimet dhe diferencat aparenciale, gjeografike, etnike, etj, por nga mendimi, vlerat e përbashkëta dhe respektimi i dinjitetit të përbashkët qytetar. Bota e globalizuar ka ofruar më shumë shanse që njeriu të ketë si pronë të parë në jetën komunitare dhe sociale dinjitetin e tij integral dhe të pacenueshëm. Dinjiteti në botën e globalizuar gjithnjë e më shumë do të ketë mundësi që të krijojë kushte për vetëvlerësimin e dinjitetit të çdo qytetari, si kusht i parë për të qenë i lirë dhe për të ekzistuar si njeri në botën e globalizuar.

Padyshim, sa më globale do bëhet jeta, sa më të mondializuara do të jenë proceset politike, kulturore, morale e sociale, aq më shumë probleme dhe tema sociale do të dalin për t’u trajtuar dhe zgjidhur planetarisht me optikë globale. Sociologjikisht jemi përballë një realiteti që duhet vlerësuar seriozisht, dhe që duhet marrë në konsideratë edhe nga sociologët tanë. Për temat sociale që shfaqen në shoqërinë e sotme shqiptare dhe që janë edhe shqetësim që interferojnë globalisht, patjetër që sociologjikisht duhen studiuar dhe interpretuar në sfondin e ndikimeve globale. Për një gjë jam i sigurt. Megjithë pushtetin që kanë faktorët materialë të modernitetit, fuqia “imperialiste” e globalizmit, çështjet e dinjitetit qytetar mbeten çështje që aq sa janë të varura nga koha, moderniteti social dhe globalizmi planetar, po aq ato kanë qëndrueshmërinë, rezistencën, identitetin dhe sovranitetin e tyre teorik, ontologjik dhe fenomenal. Kjo do të thotë që vlerësimet për ndryshimin e përmbajtjes, formës dhe peshës së dinjitetit qytetar në këtë botë të hapur dhe të globalizuar, nuk mund të konceptohet drejtë, në se të tërë përmbajtjen dhe ekzistencën e tyre e vendosim në mënyrë të sforcuar, njësoj si gjërat e tjera në hapësirën e parimeve merkantiliste të ekonomisë së tregut, apo e konsiderojmë të barabartë me çdo gjë tjetër që ekziston në mbretërinë e ngushtë të marrëdhënieve njerëzore, në të cilin ka shenja që edhe një çështje e tillë esenciale siç është dinjiteti i qytetarit, në shumë raste për shkak të ndikimeve degraduese të modernitetit kaotik dhe deformimit të thelbit etik të njeriut, po bëhet “send” që siç do gjë tjetër mund të gjendet, të shitet dhe të blihet në treg.

Në të vërtetë dinjiteti qytetar i njeriut nuk jetë kurrë në pozicionin e “mbeturinave të tregut”, as vlerë e kondicionuar nga marrëdhëniet e interesave të ngushta merkantiliste e pragmatiste, por do të mbeten, natyrisht të transformuara një vlerë e cila do të qëndrojë e bazuar në parimet morale të shoqërisë moderne. Unë besoj se pavarësisht natyrës iluministe të idesë së Kantit, edhe pse idetë e tij kanë më shumë se dy shekuj që janë formuluar, është e sigurt se dikotomia e teorisë së tij, që i ndante gjërat në “sende që kanë çmim”, nga ato që në shoqëri do të mbeten të paçmuara nga që “kanë dinjitet”.

Lidhja e dinjitetit me qytetarin, moralin e shoqërisë, është kusht për vlerësimin e anës së veçantë të tij. Në këto rrethana nuk ka pse humbasim toruan pas tregut dhe kënaqësive konsumistike të plotësimit të dëshirave trupore, dhe të harrojmë që para dhe përtej tyre ka rëndësi kuptimi i vlerës së dinjitetit të njeriut, që është kusht që ai të mbesë kriteri bazë i jetës sociale në çdo rast. Kjo e vërtetë me siguri e pandryshuar edhe në shoqërinë e globalizuar, në të cilën dinjiteti i qytetarit në kufijtë e atdheut apo jashtë tij, në komunitetin organik apo në komunitetet moderne e të “lëvizshëm” të krijuara rishtazi, të rikrijuara nga nevojat e shoqërisë, tregut apo si pasojë e zgjerimit të natyrës së “qytetarisë së lëvizshme”, do të jetë çështje me rëndësi prioritare, ekzistencialisht e pashmangshme.

ثshtë e vërtetë që disa probleme të përmbajtjes (esenca e dinjitetit) dhe çështjet e transformimit të formave të shfaqjes në kohën e modernitetit relativist dhe të botës së globalizuar kanë ndryshuar. Por me siguri një gjë do të mbetet konstante e qytetërimit universal dhe botës së globalizuar. Dinjiteti qytetar i njeriut mbetet parimi universal bazë edhe në shoqërinë modern dhe të globalizuar, për të ndarë sjelljen e ligjshme të qytetarit nga sjellja e paligjshme e të paqytetëruarve. Pa dinjitetin e spikatur të qytetarit globalizmi nuk mund të gjejë stabilitetin e vet, jo vetëm në kuptimin universal, por dhe si realitet i përthyer në shoqëri të ndryshme dhe në realitete kombëtare specifike.

Sepse pavarësisht ndryshimeve në aspektin politik, ekonomik, kulturor, social e material, me siguri që dinjiteti qytetar i njeriut dhe kërkesa për respektimin e tij në botën e madhe, në shoqërinë multikulturore të globalizuar, është kusht për ndërtimin e marrëdhënieve njerëzore e sociale në nivel global. Globalizmi mund të ketë të ardhme, jo vetëm në se zgjidh problemet politike, ekonomike e kulturore por dhe ato morale, por dhe ato që janë të lidhura me ruajtjen dhe garantimin e dinjitetit të njeriut si vlerë e trashëguar, që duhet respektuar. Në botën e globalizuar me siguri që do të bëhet aksiomë filozofike, modus sociologjik e jetik, që çdo individ do të bëhet qytetar në masën që do të jetë i aftë të mbajë përgjegjësi për jetën dhe të garantojë dinjitetin e tij qytetar. Sepse në fund të fundit, “Dinjiteti i çdo qenieje njerëzore gjendet pjesërisht, pikërisht tek aftësia dhe e drejta e tij, apo e saj, për të menaxhuar vetveten”… (K.A.Appiah, “Kozmopolitizmi im”, f 21)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top