Dimal

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
dimal.jpg


Qyteti Antik i Dimalit, ndodhet në një kodër të vogël në fshatin Krotinë, të Beratit.
Dimali ka qenë një nga qytetet më të fortifikuara të Ilirisë Jugore dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftërat iliro-romake.
Një nga arsyet që Dimali lakmohej kaq shumë si prej maqedonasve, ashtu edhe prej romakëve ishin padyshim edhe fortifikimet e tij. Ato përfaqësohen nga blloqe të veçuara guri, të punuara në forma të rregullta drejtkëndëshe, që rrethonin një kodër të përbërë nga dy kreshta, prej të cilave ajo më e larta shërbente si akropol. Qyteti antik i Dimalit i cili sipas arkeologëve, është ndër të paktit nekropole që nuk ka mbivendosje të kulturave të tjera, duke qenë kështu dëshmi e pastër e kulturës ilire. Pas historianit vjenez i ardhur në Dimal gjatë Luftës së Parë Botërore, ekspedita tjetër është bërë nga arkeologë shqiptarë në vitin 1963-1964, dhe prej atij viti një stoa 30 metra e gjatë ka dalë në dritë. Monumenti tregon një ngjashmëri të madhe me stoan e Apolonisë duke treguar për lidhjet e forta ndërmjet dy qyteteve.AKT
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top