Dilema n:2

E lexova njeher ne fb :
Kam nje Hall te madh, e pash te dashurin ulur me nje femer tjeter ne lokal. Nuk reagoja dot sepse isha ulur me burrin .
Sedi a t'ja fal tradhetin??
Jam ne Hall, I Pres mendimet tuaja ???
 
Po fola pra fola .. nuk ka te bej se sdo fal se eshte njerzore gabimi .. por sdo mund te falja veten ... ideja qe se plotesoj, se dikush tj e kenaq e adhuron me ben egoiste ne maksimum .Nuk ndaj dot emocion me shume njerez e jo me te mendoj te ndaj njeriun qe dua .
Thyhen gjerat per pergjithmon .. edhe sikur ta falja une sdo isha e njejta ... pra sarrrij te fal veten pse gjerat iken deri ne kete pike.
 
ji me e qarte se te kam bere nje pyetje lool

dmth ti e quan tradheti vetem kur dy njerez preken fizikisht, psh gili vili me fjale e gjera te tilla e quan normale?
Se paske ra ne dashni me mu sot ti ? tradhti kur preket tradhti kur ben gili vili me fjale. Te gjitha jan ...per dashurin qe ndjej per ate person une e fal .por kur behet rruge tradhtia e fal te te semes . Do me pergj?
 
Po fola pra fola .. nuk ka te bej se sdo fal se eshte njerzore gabimi .. por sdo mund te falja veten ... ideja qe se plotesoj, se dikush tj e kenaq e adhuron me ben egoiste ne maksimum .Nuk ndaj dot emocion me shume njerez e jo me te mendoj te ndaj njeriun qe dua .
Thyhen gjerat per pergjithmon .. edhe sikur ta falja une sdo isha e njejta ... pra sarrrij te fal veten pse gjerat iken deri ne kete pike.
Lol nuk u rifresku tema meverte ?
Bona lojra fjalësh "kush s'të fal për tradhti" meqë Marla futi kamsutren ???


Por thënë këtë seriozisht ndaj mendimin me ty dhe unë si ide (prandaj kam thënë më lart jo) sepse dreqi ta haj nuk rri dot pa e gjyku veten...
 
Se paske ra ne dashni me mu sot ti ? tradhti kur preket tradhti kur ben gili vili me fjale. Te gjitha jan ...per dashurin qe ndjej per ate person une e fal .por kur behet rruge tradhtia e fal te te semes . Do me pergj?
jo mi jo nuk bi ne dashni me femra , thjesht te bona i pytje
sorry se bej me :p
 
Me pelqen qe e ke futur ne temat e dilemave, sepse dileme mbetet dhe dileme do te jete edhe arsyetimi im i thjeshte.
Me pelqen te them qe te verteten nuk e ndryshojne rrethanat, por rrethanat permbushin cdo gropez te krijuar nga asryetimi i vaket. Se pari duhet trajtuar fakti perse tradhetoi partneri, edhe pse asnjera prej arsyeve nuk e ben fajtor partnerin "besnik". Kjo pyetje vlen me teper per te nxitur diskutimin nese partneri/ja mund te perpiqet qe te rregulloje dicka ne marredhenie.
Se dyti duhet shtruar si pyetje se cili eshte personi me te cilin partneri te ka tradhetuar (nqs perfshihen njerezit rreth teje, atehere vlen nje dileme tjeter: ose ata kane kohe qe ndiejne dicka per njeri-tjetrin, ose te dy kane qene ne gjendje per te vepruar bazuar mbi koshiencen momentale)....Prej ketej rrjedh me e rendesishmja:
A eshte kjo nje tradheti afatgjate e cila do te vazhdoje pa marre parasysh asnje faktor te brendshem apo te jashtem, apo eshte thjesht nje humbje momentale?
Secili i gjen vete pergjigjet ne varesi te rastit te tij.
Cfare mendoj une? Cdo njeri duhet te mare nje mundesi te dyte, por nqs tejkalon ne te treten marredhenia thjesht shkrumbohet pa bere analiza. Askush nuk ka pse te luaje portierin ne nje lidhjeje e te prese goditjet e partnerit teksa gjuan njembedhjete metershin.
 
Nuk e di, po supozoj vetëm .
Falja është diçka hyjnore në radhë të parë , pastaj me falë partnerin që të ka tradhtuar do të thotë ma do mendja të kalosh nëpërmjet një procesi të gjatë dhe të vështirë nga trauma që ke pësuar dhe të ndërtosh një histori të re mbi atë të vdekuren që ishte më përpara. Për më dashtë me e parafrazu faljen mund të thojmë që është një diçka pak a shumë si Via Crucis.

Pa dasht me hetu pse me tradhëtoj , a ishte më e/i bukur se unë etj etj tradhëtia ven në dukje disa aspekte kontradiktore te jetës se njeriut si psh besnikëria e atij/asaj fsheh gjithmonë pabesnikerine dhe ne në vetëdijen tonë e dijmë shumë mirë se mund të na tradhëtojnë por deri sa trauma nuk bëhet reale mbetet arsyetim.
 
*
*
A mund të falet tradhtia??
Me çfarë pasojash nqs po???
~
~
Tradhëtia fillon në tru e perfundon në akt seksualofizik.
Kjo vjen per rrjelloja të ndryshme e nuk vjen e papritur si një kalimtari që merr një pjeshk nga pema e komshiut apo kalimtarja që lepihet kur sheh rrushin çelek të komshiut.
Të arrish në një tradhëti e do ca kohë e që të perfundosh në këtë veprim.
Pra bëhet e planifikuar dhe je i /e vetëdijshme çf, po bën.
E verteta del në shesh dhe sado e hidhur që është duhet ti japesh fund një lidhje dhe me humbje e dhimbje.
Por secili/a reagon ndryshe per hirë të familjes apo kushteve ku jeton.
Kafshatë që s'kaperdihet o @Lauri pasojat dihen pastaj., e ke në foton që ke postuar.
 
A mund të falet tradhtia??
Me çfarë pasojash nqs po???

Shiko fotografinë 1752229
Mbase edhe falet, nëse mund të ketë arsye të mjaftueshme. Por nuk harrohet. Tani, nëse diçka nuk harrohet, a mund të falet?
Pasojat janë të asaj shkalle sa që nuk ja vlen të falet.
Nëse shihet në këndvështrim dileme, duhet pyetur vetja, pse të tradhëtojmë dhe të presim falje? Nuk ka llogjikë për mua. Në atë rast, uro mos të ‘kapesh’ dhe shijoje për aq kohë sa zgjatën.
 
me mire ndarje se tradhti sado Qe varet nga rrethanat un se fal.
pasojat?
Vaj te nxeft ne vesh nese nuk hiqet nga syt direkt pas aktit.
A nuk ishe paqësore tek dilema n:7 ???
Këtu përdorë vaj të nxehtë në vesh ??
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top