Dil një gjysmë dite, o shoku Enver!

LeVoyageur

Once upon a time...
Arben Duka
busti-bosh2.jpg

Të shajnë të tutë,

o shoku Enver,
vetëm gjysmë dite,
dil edhe një herë!



Vetëm gjysmë ore,
dil e luaj fenë,
në Shtëpinë Qendrore,
ta pimë kafenë!



Në Shtëpinë Qendrore,
more Komandant,
ku tani i parë,
është një intrigant!



Ty – ky shkretëtirë,
as të shkon në mëndje,
i ligu të ligjve,
në partinë tënde!

ا’djall të tha në kokë,
nga shpella ta nxirrje,
të ngjiste ca shkallë,
veç me bythëlëpirje!



Në hatër s’të bie,
ty mender Saliu,
sa të ta ndjejë erën,
do fshihet si miu!



Rri veç pak sekonda,
jo një gjysmë ore,
ta çlirosh nga bandat,
Shtëpinë Qendrore!



Dhe mos shko aspak,
në të tjera vënde,
sepse një besnik,
ke në zyrën tënde!



Ai ta ka mbajtur,
emrin të florinjtë,
se ti mbi të gjithë,
i ke skraparllinjtë!

Ai ngjan nga ty,
shoku Komandant,
ndaj me të pushtetin,
e kemi garant!



Në zyrën e madhe,
të shokut Mehmet,
është djalë i Kristaqit,
që qe deputet!



Ai ndonjëherë,
bën sikur të shan,
po nga ana jote,
kandarin e mban!



Eh, edhe në zyrën,
e shokut Haxhi,
ësht’ një oficer,
pak mustaqeli!

Vetëm pak mustaqe,
siç i kish Haxhiu,
dhe për këtë punë,
i hoqi i ziu!



Kaq – o Komandant,
s’kemi më ç’të themi,
se pushtetin tënd,
neve prapë e kemi!

Se do të humbiste,
kot mendoi shpellari,
kur në mes të natës,
të krreu nga varri!



Tani ik i qetë,
dhe nuk ke pse vuan,
se këtu shumica,
akoma të duan!

Ka dhe që të shajnë,
e të hedhin gurë,
për inat të tyre,
unë të mburr – o burrë!



Unë të mburr – o burrë,
se jam realist,
se s’jam njohur kurrë,
si një enverist!

dita
 
Titulli: Dil një gjysmë dite, o shoku Enver!

Ky eshte problemi i diktatoreve, ngaqe jan i cik te cmend disa gjera i bejne shume mire dhe disa shume shume keq.
Po ta kishte hap Shqiperine ne vitin '70 ky, bustin aty do e kishte sot dhe do ishte hero kombetar. Por ne Shqiptaret nuk dallohemi shume per Heronj...
 
Titulli: Dil një gjysmë dite, o shoku Enver!

Ky eshte problemi i diktatoreve, ngaqe jan i cik te cmend disa gjera i bejne shume mire dhe disa shume shume keq.
Po ta kishte hap Shqiperine ne vitin '70 ky, bustin aty do e kishte sot dhe do ishte hero kombetar. Por ne Shqiptaret nuk dallohemi shume per Heronj...

Edhe pse sjam dakort me fjaline e fundit...bej historine per shqiperin, prejaradhjen qe nga iliret e e me pas, dhe kemi qene popull luftetar... vendi yne eshte sulmuar e pushtuar me shume sesa ka pasur paqe.
 
Titulli: Dil një gjysmë dite, o shoku Enver!

Te gjitha ekstremet jane te demshme.
Vetem dicka desha ti them ketij-
Edi Rama komunist?
Edi eshte i djathte me mish e me shpirt.
Paradokse shqiptare.....nje komunist dhembe e dhemballe eshte ne krye te demokrateve kurse nje i djathte ne krye te te majteve :D
 
Titulli: Dil një gjysmë dite, o shoku Enver!

Kjo eshte shqiperia e paradokseve....sepse edhe konceptet e partive se ke shtrese duhet te perfaqesojne jane bere lemsh.
mgjth pavaresisht pathosit te arben dukes...brenda ka vertetesi
duhet ai enver edhe per aq ....sa te zbrasi e ftilloj tiranen, pastaj te tjerat rregullohen vete
 
Back
Top