Dikush po mbjell errësirën mes nesh

Guest2

Antarë i Respektuar
1535540352_veshje.jpg



Katër gra të reja të veshura me nixhab të zi (shih foton ilustruese)nga koka në këmbë, teksa lëviznin mes ushqimeve të një supermarketi në qendër të Tiranës më bënë përshtypje. Nuk ishin shqiptare, flisnin arabisht dhe ishin në shoqërinë e një zotërie të veshur në mënyrë komode me këmishë e pantallona, që në fund pagoi ujin dhe pak gjera që të gjithë bashkë blenë në atë dyqan. Ndoshta është zgjedhja e grave të vishen kështu, por ndoshta jo. Eshtë një imponim i shoqërisë nga ku vijnë? Një gjë është e sigurtë: Në temperaturën dhe lagështirën e gushtit në Tiranë, në lëvizjet mes ushqimeve, 4 gratë nuk ishin komode.

Mund të jetë një rastësi, por vetëm pak ditë më parë, ndërsa zgjidhja mëngjesin në një hotel në Belluno, veriu i Italisë, një nënë, e veshur njësoj, përpiqej të merrte sikletshëm ushqimin në bufenë e hotelit për vete dhe djalin e mitur, e të hante më pas nën nixhabin që i mbulonte edhe gojën. Këto pamje në sytë e mi më sollën ndjenja mirënjohje për ata shqiptarë të ndritur që në kohën e duhur mbajtën larg gruas shqiptare veshje të tilla ekstremiste dhe sot na lejojnë të bëjmë zgjedhjet e duhura sipas besimit e dëshirës, në liri të plotë të ligjit dhe të mendimit. Mendova: Sa mirë që ne nuk kemi realitete të tilla në Shqipëri!


Por, a është vërtetë kështu? Në diskutimet e hapura në rrjetin social facebook, Altin Hazizaj, aktivist i njohur i shoqërisë civile dhe drejtues prej shumë vitesh i CRCA, Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri dha një informacion, për mendimin tim tronditës: Sipas Altinit në Shqipëri ka gra të veshura me këtë veshje ekstreme, madjes, sipas tij, është e drejtë e tyre të vishen kështu dhe jam gabim unë që i gjykoj.

Fillimisht mendova se Altini më kishte keqkuptuar, ndoshta ai fliste thjeshtë për veshjet të tjera, për shaminë që përmendet në Kuran, e cila jo vetëm që nuk prek, mbulon identitetin e një gruaje, por është një veshje që bashkon shumë fe, shumë kostume popullore, është pjesë e traditës që në shekuj është zbukuruar dhe rafinuar në kohë. Por nuk ishte kështu. Altini fliste për mbulimin total, atë që unë kisha publikuar në fotografi. Nuk do të doja të besoja që një përfaqësues i shoqërisë civile të mbështesë mbulimin total të gruas përfaqësuar përmes mbulimeve ekstreme si nixhab apo burka, të ndaluara me ligj në shumë vende Perëndimore, kryesisht për arsye identifikimi dhe sigurie.

Por Altini vazhdoi më tej duke ngritur një pyetje që duket nuk shqetësoi njeri seriozisht: nëse ka apo jo ndonjë problem që gratë e vajzat në Shqipëri të mbulohen kështu, kokë e këmbë, vetëm me sytë jashtë, duke lënë të kuptohet qartë që për të vetë nuk ishte një problem. Më erdhën në mendje gratë afgane në regjimin taleban, i cili i detyroi të rivishnin burkën që të vogla dhe më erdhën në mendje qindra vite mundime e luftë e grave për barazi e dinjitet shoqëror. Më vjen në mendje puna e vepra e mendjeve të ndritura në glob që jetën ja dedikuan harmonisë së vlerave dhe traditave dhe braktisjes së ekstremeve kudo, në Lindje e Perëndim. Prandaj ngre shqetësimin tim qytetar: Kujt i intereson sot të veshë gratë shqiptare me perçet e zeza kokë e këmbë? Sa gra deri më tani janë të mbuluara kështu? A ka në Shqipëri vajza të mitura të mbuluara me burka apo nixhab?

Nëse shoqëria civile, strukturat shtetërore e njohin fenomenin dhe, akoma më keq, e mbështesin, më duket se është një alarm serioz për shoqërinë. Dikush në Shqipëri ka nisur të mbjellë errësirën me mbështetjen e kujt? Duhet reaguar seriozisht sa nuk është vonë


Alba Malltezi
 
Po çfarë errësire, more! Budallenjtë kanë vdekur kaherë!

Errësira më e madhe është papunësia dhe barku bosh...

Deri kur do të humbasin shqiptaria kohën me budallallëqe .
 
ninxha lol

Per mua erresire ishte ai kafsha fatorino qe shante me rob shpire ne autobuz sesa 4 gra tveshme me te zeza ne supermarket!
 
Kam par femra te veshura ne kete menyre ne disa kryeqytete te evropes por skam ven re asnje shqetesim nga askush.

Ne shqiperi me ka rastisur te shoh jo me shume se dy a tre .
 
Kam par femra te veshura ne kete menyre ne disa kryeqytete te evropes por skam ven re asnje shqetesim nga askush.
Ka shqetesime dhe po rriten vendet ku po fitojne partite e djathta.
Ne disa vende kane filluar te ndeshkohen edhe me masa. Me sa di, para disa ditesh edhe Danimarka nxori ligj per keto veshje dhe u vendosen gjobat e para.

In pictures: First Muslim women in Denmark fined for wearing full-face Islamic veil - ArabianBusiness.com
First woman fined in Denmark for wearing full-face veil | World news | The Guardian
 
PErfundimisht kjo lloj veshje qe lene vetem syte zbuluar,duhet te ndalohet me ligj.
 
Nje kulturim ne zanafille qe duhet te shqetesoje shoqerine dhe te vetdijesoje shtetin per ndermarrjen e masave per inkulturim.
 
Osh nji gjo puth s’osh asgjo por puth a nji dor e lig se lun as topi.... lol
 
Nje kulture qe nuk sjell asnje te mire per shoqerine , jeten sociale e kombin.... k'to nuk punojne jane dembele ne kulm ( pastaj nuk i le as feja loool ) nuk perzihen ne shoqeri, nuk integrohen etj etj etj .

Me tmerruar edhe kalamajte rruges .. loool
 
Nje kulture qe nuk sjell asnje te mire per shoqerine , jeten sociale e kombin.... k'to nuk punojne jane dembele ne kulm ( pastaj nuk i le as feja loool ) nuk perzihen ne shoqeri, nuk integrohen etj etj etj .

Me tmerruar edhe kalamajte rruges .. loool

Ata marrin 400 dollar kush le mjeker. ;)

Lene mo per ferexhen. :D
 
Jua zefte fyti ... loool
 
Jojo gabim je! me shum marrin se shkurtojn dhe pantallonat ����

C'lidhje kane me ty k'to... se na cudite ti e ca k'tu ?
 
C'lidhje kane me ty k'to... se na cudite ti e ca k'tu ?

Po me ju cfar lidhje kan?na lodhet me keto fjal te kota ..jo paguhen per mjekerr jo per mbules kinse ne jetojm ne nje planet tjeter ..

Ps pasionit ju drejtova.
 
Po me ju cfar lidhje kan?na lodhet me keto fjal te kota ..jo paguhen per mjekerr jo per mbules kinse ne jetojm ne nje planet tjeter ..

Ps pasionit ju drejtova.

Me ne nuk kane asnje lloj lidhjeje, prandaj edhe nuk i duam.

Shko na le rehat tani ... gje e trashe.
 
Me ne nuk kane asnje lloj lidhjeje, prandaj edhe nuk i duam.

Shko na le rehat tani ... gje e trashe.

Pajtohem me ty..ase keto ase ato neper samafora nuk ka lidhje me ne ...!!por nuk na pyt njeri per qefin ton..
 
Asnjera e as tjetra nuk kane lidhje me ne ... por vazhdo tani e shtrydh koken. lool
 
Asnjera e as tjetra nuk kane lidhje me ne ... por vazhdo tani e shtrydh koken. lool

Po mir pse duhet te na hy ne pun neve se cfar veshin tjeret?veshja nuk te ben njeri..ase un nuk i kam qef ase njeren ase tjetren..por nuk kam te drejt ti mallkojm pse nuk na pelqejn neve..
Nejse se muhabete e tilla po na nxerin fetyrat e verteta .

Nm..!
 
Po mire.... Do te japim llogari ty ne tani , ne lidhje ne diskutim me temen ?

K'tu nuk po diskutohet thjeshte veshja, por e tere kultura ne pergjithesi... edhe veshja eshte identitet ne nje fare menyre. Kaq nuk e kupton ?
 
Te besosh ne Zot eshte ndjenje qe mund te perceptohet vetem nga te udhezuarit . Lakuriqesia e njeriut qe ndodhe sot ne kontinentin ku ne jetojme na ka verberuar syt . Bota nuk eshte vetem e neve te pa feve ! Duhet mos te harrojme se ka edhe njerez qe kane te drejte qe konceptin e veshjes e kuptojne ashtu si e kishte kuptuar femra e pare ne bote Hava , ashtu si e kishte kuptuar Maria nena e Jezusit .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top