Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Dikush më pyeti se pse sillesha mirë me ata që më bënin keq”

1732205849667.png
“Dikush më pyeti se pse sillesha mirë me njerëzit që më bënin keq. Realisht nuk e dija çfarë përgjigje t’i ktheja. Më pas fillova t’i shihja me radhë të gjithë në klasë, pasi e përfundova provimin tim, dhe aty e kuptova arsyen pse. Pashë djalin që tallej me paaftësinë time për të qenë e mirë në matematikë. Qëndronte me kokën mbështetur në bangë dhe dukej i lodhur. Pyeta veten se çfarë problemi mund të kishte në shtëpi që e mbante zgjuar deri natën vonë. U kujtova që kishte mamanë, e cila vuante nga kanceri i gjirit. Pavarësisht gjithë kësaj ngjarjeje, ai duhet të paraqitej edhe në shkollë çdo ditë që të mos humbiste vitin.

Pashë vajzën që nuk e di çfarë problemi kishte me mua, por më shihte tërë kohës gjithë inat. Unë e dija se ajo dhe i dashuri i saj ishin ndarë. Me siguri ai u soll keq me të, dhe ajo mundohej të sillej ashpër me tëtjerët për të rënë në sy. Pastaj pashë drejt një vajze tjetër që të gjithë e mendonin të lëvizur, por shumë pak e dinin se kishte prerë damarët për dikë që donte dhe e kishte tradhëtuar.

Hodha sytë drejt një djali që përherë vinte me të njëjtat rroba. Pak veta e dinin se këpucët e tij ishin me vrima. Prindërit e tij në vend të punonin për t’i siguruar kushtet e nevojshme, pinin alkool dhe drogë. Tëdy. Dhe ai sëmurej sa herë binte shi, sepse këpucët e tij fusnin ujë.

Pashë edhe një djalë tjetër, të huaj, i cili i është bashkuar së fundmi klasës sonë. Dinte anglisht dhe tani po mëson shqipen. Kushedi sa e vështirë është të mësosh gjithçka nga e para në moshën tonë. E mbi të gjitha të jesh i rrethuar nga një popull me tradita krejtësisht të tjera. Në fund, pashë mësuesen e klasës. Nuk e kishte më unazën në dorë. Ndoshta arsyeja se pse na jepte përherë e më tepër detyra, ishte për të na bërëmë të aftë në jetë, më të aftë nga vetë ai.

Pra, pashë drejt gjithë këtyre njerëzve dhe kuptova se secili kishte problemet e veta, sfidat e veta dhe gjëja e fundit që doja, ishte t’i shtoja edhe unë një problem më tepër duke u sjellë keq me ta. Të gjithë kemi shumë probleme. Edhe pse dikush mund të mos i shprehë ato, dijeni se nuk e ka jetën aq të lehtë sa duket”. – Nga interneti, autor anonim.
b.bota al
 
Njerezit qe sillen keq mw te tjeret kane vertet probleme.
Ne sillum mire me te tjeret, sepse sjelljet tona burojne nga zemrat e shendosha dhe te pasterta pavaresisht karakterve te uleta qe mund te takojme ne cdo mardhenie te perditshmerise tone.
Eshte e kuptuesheme se me nje njeri te lige eshte e veshtire te qendroj njeriu edhe ne nje kohe shume te shkurter. Sepse, negativiteti i tij mund te shprehet ne fjalet, mendimet, veprimet e tij ne çdo moment.
Na ruajt Zoti nga njerezit e tille, qe mos ti kemi afer familjese, shoqerise, dhe ne pergjithesi jetes tone,amin.

Ceni😉
 
Mamaja ime thotë gjithmonë leju Zotin.
:):)Disa njerëz janë të ligë,e nuk ke se çfarë ju bën.
Sado të sillesh mirë me ta,ata e kanë të shkruar në ballë.
Siç thonë të vjetrit,është botë portokalle.
Çfarë do bësh,do marrësh.
Ndaj bëni veç mirë:);).
E po nuk pate mundsi me dhën para,thuaj një fjalë të mirë të paktën.
 
Be kind. Everybody js fighting a battle you know nothing about.
Nfakt te gjithe kane hallet e tyre, por nuk duhet kurre qe ti hyjne ne hak te tjereve.
Ja sot, ne laprake me hyjne 2 makina me sinjal.. i le te kalojne. Nderkohe ato kishin kalu korsi qe tmos futeshinnm ne radhe per kthimin majtas. Si perfundim qe te dilnin te paret ne radhe me bllokuan dhe mua korsine qe ecte drejt e me kapi semafori kuq, kot. Sepse 2 rob kishin hall me ik shpejt dhe me hapen dhe mua hall per tu vonu.
A justifikohen dot keto? JO.
 
Be kind. Everybody js fighting a battle you know nothing about.
Nfakt te gjithe kane hallet e tyre, por nuk duhet kurre qe ti hyjne ne hak te tjereve.
Ja sot, ne laprake me hyjne 2 makina me sinjal.. i le te kalojne. Nderkohe ato kishin kalu korsi qe tmos futeshinnm ne radhe per kthimin majtas. Si perfundim qe te dilnin te paret ne radhe me bllokuan dhe mua korsine qe ecte drejt e me kapi semafori kuq, kot. Sepse 2 rob kishin hall me ik shpejt dhe me hapen dhe mua hall per tu vonu.
A justifikohen dot keto? JO.
Po, sepse ke vozite ngadal😂
Sot tejkalova disa vetura kur e pash nje femer e kishte be kolon para 7-8 makinave me 40 ore🤣
 
Dileme e madhe kjo se si duhet te pergjigjesh.
 
Po, sepse ke vozite ngadal😂
Sot tejkalova disa vetura kur e pash nje femer e kishte be kolon para 7-8 makinave me 40 ore🤣
jojo ska lidhje
une nuk vozis ngadale fare :)
 
Jo!
Absulutisht me dike qe me ben keq,mire nuk sillem!
Por keq si bej.
Ama vendin dhe distancimin nga une ja tregoj me cdo kusht deri te marre komanden e duhur.
 
I lë kohë, vjen vet karma ne mënyrat e mundeshme. Më kanë bëre keq, verbalisht, i kam lën në llumin me të cillin përbëhen.
Kanë ardhë me kërku falje sepse ndiheshin te ndotur nëse nuk i falja.
 
Jo!
Absulutisht me dike qe me ben keq,mire nuk sillem!
Por keq si bej.
Ama vendin dhe distancimin nga une ja tregoj me cdo kusht deri te marre komanden e duhur.
sidomos ne kohet e sotme..
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back