Dieta gjatë shtatëzanisë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nje diete e shendetshme eshte shume e rendesishme per te te patur nje shtatezani te shendeteshme. Ushqimet e duhura jane esenciale per te siguruar qe trupi i nenes mund te ushqeje bebin me gjithe nevojat qe ka per tu zhvilluar dhe rritur.
Energjia – Vertet jeni duke ngrene per dy veta?
Nevoja per energji ndryshon nga nje nene tek nje tjeter dhe nuk mund te japesh te njejten zgjidhje per te gjithe. Zakonisht rekomandohet qe nje nene shtatezane te rrise marrjen e kalorive ne tremujorshine e pare me 100 kalori dhe tremujorshat e dyte dhe te trete me 300 kalori. Psh nje frute ose gote me qumesht , nje kos me fruta para gjumit eshte e mjaftueshme. Nje suplement multimitaminash ne dite eshte gjithashtu e rekomanduar.
Acidi Folik (vitamina B9)

eshte i nevojshem per te rritur volumin e nenes shtatezane dhe per te ulur rreziqet e demtimeve te trurit dhe palces se kurizit gjate muajve te pare te shtatezanise.Meqenese nuk mund te merret nga dieta acidi folik rekomandohet te merret si suplement 0.4mg 3 muaj para konceptimit dhe 3 muajt e pare te shtatezanise.
Hekuri
Hekuri eshte i rendesishem per te mbajtur nje funizim te rregult me gjak per femijen ne placente. Meqenese rrezerfat e hekurit tek shume nena nuk eshte e mjaftueshme me nivelet e rritura te gjakut nje suplemet prej 30mg hekur ne dite eshte i rekomanduar gjate tremujorshave te dyte dhe te trete te shtatezanise. Mund te parandaloni anemine nga mungesa e hekurit duke ngrene ushqime te pasura me hekur si mish , peshk, pule, fruta te thata, buke te zeze, the ushqimet qe kane hekur te shtuar ne menyre artificiale.
Kalcium dhe Vitamina D
Femija juaj merr kalciumin e nevojshem per te formuar dhembe dhe kocka te shendetshme nga rezervat e nenes. Ne vartesi te moshes rekomandohet qe te keni ne dieten tuaj 1000mg-1300mg kalcium dhe 200IU vitamine D. Do te thote qe ne dite duhet te hani 4-6 sherbime bulmeti ose ushqime me kalcium te shtuar artificialisht. Ne qofte se kalciumi nuk mund te merret ne masat e duhura nga ushqimi rekomandohet marrja e suplementeve.
Kujdesi ne diete


  • spacer.gif
    Kafeina: Disa autoritete mjekesore rekomandojne limitimin e kafes ne minimum, ndersa DepartamentiAmerikan i Shendetit rekomandon evitimin e kafeines gjate shtatezanise
  • Peshku dhe prodhimet e detit: evitoni ngrenien e peshqve qe kane nivele te larta merkuri, dhe mos hani me shume se dy sherbime peshk ne jave.
    http://www.shendetionline.com/2008/11/peshku-dhe-grate-shtatzana/
  • Sheqeri artificial: perdoreni sa me pak qe te jete e mundur
  • اajrat: mund te pini cajrat e lehte pa shume kafeine. Kamomili nuk rekomandohet.
Përmbledhje

  • Ka shume mundesi qe tju shkoje mendja per te ngrene gjera te ndryshme por ngrenia e nje diete te balancuar eshte me e rendesishme se kurre. Hani nje diete te pasur dhe mos kaloni vakte pa ngrene.
  • Ne qofte se jeni duke u perpjekur per te mbetur shtatezane filloni marrjen e suplementeve menjehere.
  • Ne qofte se jeni shtatezane merrni suplemete vitaminash cdo dite.
  • Ne qofte se nuk mund te hani 4-6 sherbime bulmeti ne dite konsideroni marrjen e suplementeve me kalcium per te patur ne diete minimumi 1000mg ne dite.
 
Titulli: Dieta gjatë shtatëzanisë

Peshku dhe grate shtatzana

Peshku eshte nje prej ushqimeve me te shendetshme te dietes tone por sa peshk duhet te hane grate shtatzana apo a duhet te hane peshk?
Peshku dhe Shtatzania

Nje prej “yjeve” te tavolines, peshku dhe molusqet kane zene vend te pare dhe rekomandohet si frutdhenes ne mbajtjen e nje diete te shendeteshme, dhe te nje zemre te shendetshme. Ndersa tuna, salmoni etj, rekomandohen shpesh, per efektin e ngrenies se peshkut nga grate shtatezena flitet shume pak. Aq me pak te qarte jane faktet rreth ketij fenomeni. A eshte e rezikshme ngrenia e peshkut per femijet ne park, a ndikon merkuri (zhiva) qe gjendet ne peshk tek keto qenie te brishta? A duhet te konsumojne mamate shtatzane peshk?
Shpeshhere studimet kane dhene rezultate konfliktuese rreth kesaj teme. Por cmendojne ekspertet e kesaj fushe?
Robert Goyer, i University of Western Ontario, mbeshtet konkluzionin e EPA (agjensise per mbrojtjen e mjedisit) se nenat shtatzane duhet te bejne kujdes me konsumimin e peshkut sepse toksiciteti i merkurit mund te demtoje femijen ne bark.
Vjet, per here te pare, EPA dhe FDA (agjensia per administrimin e ushqimit dhe ilaceve) dy agjensite me te rendesishme te mjedisit dhe shendetit permenden te mirat dhe te keqijat e peshkut.
“Peshku dhe prodhimet e detit permbajne nje sere vlerash ushqimore dhe proteina, jane te pasura ne saturated fats, dhe permbajne omega-3 fatty acids. Nje diete e balancuar me peshk mundeson nje rritje te shendetshme e normale te femijes, dhe gjithashtu nje zemer te shendetshme. Nenat dhe femijet ne moshe te vogel duhet te perfshijne ne diete peshk per shkak te vlerave ushqimore te shumta.” Deklaruan te dyja agjensite se bashku.
Por meqenese shume specie peshku kane nivele te larta merkuri, mund te jene te demshme per femijet e palindur apo ata te nje moshe te njome. Merkuri mund te demtoje zhvillimin e trurit.
“Duhet te behet kujdes per modifikimin e dietes ne qofte se: planifikoni te mbeteni shtatezane, jeni shtatezane apo jeni duke mbajtur ne gji nje femije te vogel.”
Keshillat e EPA dhe FDA per grate shtatezana, qe planifikojne te mbeten shtatezane apo qe kane femije te vegjel:
Mos hani: Me shume se nje racion peshk ne jave. (nje kuti tuna ose e barabarta me kete mase)
Lloji i peshkut: Peshqit grabitqare si peshkaqeni peshku shpate etj, kane nivele shume me te larte merkuri se peshqit e tjere dhe nuk rekomandohen.
Peshqit lokale: te kapur ne lumenj dhe liqene mund te kene nivele shume here me te lart merkuri dhe nuk rekomandohen.
Merkuri gjendet ne menyre natyrale ne uje por djegja e mbeturinave, minierat dhe derdhja e mbetjeve industriale krijon nje rritje te sasise ne ushqimin qe konsumojme. Merkuri grumbullohet ne gjak dhe megjithese trupi e nxjerr jashte kete lende, merr rreth nje vit per tu pastruar nga nivelet e larta, keshtu qe per nenat e reja qe planifikojne nje femije duhet te kene kujdes me dieten shume kohe me pare se te jene shtatezana.
Niveli i merkurit ne lloje te ndryshme peshqish. Shendeti On
 
Pe: Dieta gjatë shtatëzanisë

Ushqimi më i mirë për shtatzëna gjatë periudhës së dimrit

Ushqimi i shëndetshëm për nënat e ardhshme është shumë i rëndësishëm. Megjithatë, gjatë periudhës së dimrit, duke qenë se furnizimi i tregjeve me pemë dhe perime të ndryshme, është më i dobët, shtatzënat janë në dilemë se si të ushqehen.

Në ushqimin e shëndetshëm dimëror të nënës së ardhshme, duhen të jenë të pranishme këto gjëra ushqimore:

1.Pemët e thata – më së miri është që të konsumoni kumbulla të thata, kajsi, rrush. Mund ti konsumoni të freskëta apo në formë kompostoje. Përveç kësaj, të përkryera janë edhe thanat, të freskëta apo në formë çaji.

2.Mjalta – është ushqim shumë i rëndësishëm për nënat e ardhshme, por nuk duhet tepruar me mjaltë, sepse paraqitet si ushqim potencial për alergji.

3.Lëngu i kaçave– nga frutat e kaçave preferohet të përgatitet lëngu i tyre. Përgatiten duke i hedhur ujë të nxehte mbi to, dhe lihen të qëndrojnë në termos për 5 – 6 orë.

4.Frutat e vonshme vjeshtore – kungulli, panxhari, angjinarja, lakra janë frutat e vonshme vjeshtore të cilat janë të një rëndësie të veçantë për shtatzënat.

5.Përpunimet e ndryshme nga pemët dhe perimet
– nga pemët dhe perimet të cilat janë të arritshme për ju momentalisht, mund të përgatitni qulla të ëmbla apo të njelmëta apo krem çorba të cilat përgatiten lehtë dhe shpejtë.

6.Fijet e drithërave – Fijet e drithërave më së miri konsumohen si shtesë në sallata. Për shembull, mund të grihet hollë karota, ti shtohet rrushi i thatë dhe fijet e drithërave, dhe më pas të gjitha ti përzieni me ajkë.
B;gjuhashqipe
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top