Dieta alternative e grupit të gjakut

Jeta

Anëtar i Respektuar
DIETA ALTERNATIVE E GRUPIT Tث GJAKUT

Grupi yt i gjakut është një faktor shumë i rëndësishëm, që ndikon së tepërmi dhe në mënyrën tënde të ushqimit. Cilat janë karakteristikat ushqyese sipas grupit tënd të gjakut? Cilat janë ushqimet e dobishme dhe ato të dëmshme? T’i zbulojmë së bashku.
Grupi 0,
karakteristikat
• Eshtë një ndër grupet më antike të gjakut dhe që i përket mëse 40 % të popullsisë evropiane.
• Subjektet më këtë grup gjaku paraqesin në përgjithësi një aparat tretës shumë aktiv, por jo shumë të përshtatshëm me ndryshime të ambientit dhe mënyrës së të ushqyerit.
• Këshillohet një aktivitet fizik i rregullt dhe intensiv.
Këshilla dietike
1. Mundohuni të kufizoni drithërat dhe në veçanti grurin.
2. Zgjidhni peshkun dhe mishin e hollë, duke u përpjekur të rralloni sa më shumë sallamin dhe mishin e konservuar.
3. Kufizoni konsumin e qumështit dhe prodhimeve të tij.
4. Hani sa më shumë fruta dhe perime, këto të fundit të shoqëruara me vaj ulliri.
5. Mos e teproni me kafe dhe me pije me gaz, sidomos Coca-Cola.
6. Mos e teproni me pijet alkoolike, maksimumi një gotë verë për çdo vakt.
Grup A,
karakteristikat
• Edhe ky grup është shumë i përhapur në Evropë, gati 40 %.
• Subjekte që i përkasin grupit A karakterizohen nga një aftësi shumë e madhe përshtatëse, dhe pse kanë një aparat tretës shumë delikat e një sistem imunitar jo shumë efikas.
• ثshtë e këshillueshme të zgjidhni një aktivitet fizik relaksues, si yoga.
Këshilla dietike
1. Hani sa më shumë fruta.
2. Zgjidhni një tip diete gati vegjetariane, por kufizoni konsumimin e prodhimeve me bazë miellin e grurit.
3. Zgjidhni peshkun në vend të mishit.
4. Konsumoni sa më shumë fruta të thata.
5. Qëndroni larg ushqimeve të paketuara dhe atyre te skuqura.
Grupi B,
karakteristikat
• Jo shumë i përhapur në Evropë, (15%), me origjinë nga popullsia e Lindjes së Mesme.
• Duke qenë një grup gjaku i “kohëve të fundit”, ka karakteristika më të përmirësuara se grupet e mësipërme. Aparati tretës i këtyre subjekteve është veçanërisht veprues dhe ka një aftësi shumë të madhe për t’u përshtatur.
• Këshillohet një aktivitet fizik i moderuar dhe i ekulibruar.
Këshilla dietike
1. Hani në mënyrë të vazhdueshme dhe të ndryshueshme.
2. I jepni përparësi qumështit dhe prodhimeve të tij.
3. Konsumoni shumë mishin e hollë.
4. Hani sa më shumë peshk, por evitoni frutat e detit.
5. Zgjidhni kryesisht perime me gjethe jeshile dhe konsumoni sa më shumë fruta.
6. Përpiquni të mos e teproni me prodhime me bazë gruri dhe frutat e thata.
Grupi AB,
karakteristikat
• ثshtë grupi më i rallë në Evropë, që përfshin rreth 5% të popullsisë. Më i riu, i shfaqur jo më shumë se 1000 vjet më parë.
• Ky grup gjaku përshtatet në mënyrë të jashtëzakonshme me ndryshimet që shpesh verifikohen në jetën e përditshme.
• Fatkeqësisht, subjektet me këtë grup gjaku paraqesin një aparat tretës të dobët dhe një sistem imunitar mjaft delikat.
• Për këta subjekte është i këshillueshëm një aktivitet i moderuar fizik.
Këshilla dietike
1. Përpiquni të evitoni mishin e kuq dhe të zgjidhni peshkun dhe frutat e detit.
2. Kufizoni prodhimet me bazë miell gruri dhe preferoni orizin në vend të makaronave.
3. Pini sa më shumë qumësht, hani prodhime me bazë laktozi dhe djathërash.
4. Konsumoni me shumicë fruta dhe perime, duke preferuar shoqërimin e tyre me vaj ulliri.
5. Nëse dëshironi, mund të pini në mënyrë të moderuar verë, kafe, ose çaj.
 
Ushqimet sipas grupit te gjakut

Ushqimet sipas grupit te gjakut​

Grupi AB – Enigma
I rralle, karizmatik, misterioz

Fuqite-I formuar per kushtet e sotme
-Sistem imunitar shume te dobet
-Kombinon fuqite e A dhe B

Dobesite
-Sistem tretes te dobet
-Prirje per system imunitar shume te hapur qe i lejon bakteret te hyjne lehte
-Vepron negativisht ne kushte te tipit A dhe B

Rreziqet-Semundje te qarkullimit te gjakut
-Kancer
-Anemi

Profili diabetik-Ushqim te perzier me mase
-Mish
-Prodhime deti
-Qumesht
-Tofu
-Fasule
-Bishtaja
-Drithera
-Perime
-Fruta

Per t’u dobesuar
Shmangni:
-Mish i kuq
-Fasule kidney
-Fasule lima
-Farera
-Miser
-Fragopuro

Ndihmojne:
-Tofu
-Prodhime deti
-Perime jeshile
-Fik kelp
-Ananas

Plotesime-Vitamine C
-Krategos
-Exinakia
-Valeriana
-Kuersetini
-Lulegomari

Gjimnastika-Ushtrime fizike qetesuese qe ndihmojne perqendrimin
-Joga
-Tai cci
-Kombinuar me gjimnastike te lehe
-Ecje
-Biciklete
-Tenis
 
Grupi B – Nomadet
I ekuilibruar, i shkathet, krijues

Fuqite -Sistem te fuqishem imunitar
-Aftesi per tu pershtatur ndaj ndryshimeve te ambientit dhe te ushqimeve
-Sistem nervor i ekuilibruar

Dobesite
-Pa dobesi natyrale
-Por cekulibri mund te shkaktoje renie te imunitetit dhe viruse te rralla

Rreziqet
-Diabeti tipit I
-Sindromi i lodhjes se vazhdueshme
-Crregullime te sistemit imunitar
-Semundja e Lou Gerik.
-Semunjda e ujkut
-Forcimi i pllakes

Profili dietik -Nga te gjitha me ekuiliber
-Mish(jo pule)
-Qumesht
-Drithera
-Fasule
-Bishtaja
-Perime
-Fruta

Per t’u dobesuar
Shmangni:
-Miser
-Thierrza
-Fisteke
-Susami
-Fagopuro
-Grure

Ndihmojne:-Perime jeshile
-Veze
-Dre, sorkadhe
-Caj
-Glikoriza

Plotesime
-Magnez
-Glikoriza
-Ginko
-Lekithini

Gjimnastika
-Ushtrime fizike me mase ne ekuiliber me ushtrimet qetesuese
-Ecje
-Biciklete
-Tenis
-Not
 
Grupi A – I kultivuari
I stresuar, bashkepunues, i rregullt


Fuqite
-Pershtatet mire ndaj ndryshimeve klimatike dhe te ushqimeve
-Sistemi imunitar i ruan dhe i perveteson me lehte elementet ushqimore

Dobesite
-Sistemi tretes delikat.
-Sistem imunitar te dobet.
-I hapur ndaj baktereve.

Rreziqet-Semundje te zemres
-Kanceri
-Anemia
-Diabeti i dipit I

Profili dietik
-Vegjetarian
-Perime
-Tofu
-Prodhime deti
-Drithera
-Fasule
-Bishtaja
-Fruta

Per t’u dobesuar
Shmangni:
-Mishin
-Proshimet e qumeshtit
-Fasulen kidney
-Fasulen lima
-Grurin

Ndihmojne:
-Vajrat bimore
-Ushqime soje
-Perime
-Ananas

Plotesime
-Vitamina 12
-Acid folik
-Vitamina C
-Vitamina
-Kuersetini
-Lulegomari
-Krataigos
-Exinakia

Gjimnastika-Ushtrime qetesuese
-Ushtrime qe ndihmojne perqendrimin
-Joga
-Tai cci
 
Grupi 0 – Gjuetari
I forte, i pavarur, udheheqes


Fuqite

-Sistemi tretes rezistent.
-Sistem te forte imunitar.
-Fuqi naturale kunder infeksioneve.
-Organizem i ndertuar per metabolizm rezultativ dhe te ruajtjes se elementeve ushqimore.

Dobesite
-Veshtiresi te pershtjatjes me dieta te reja dhe ambiente te reja.
-Sistemi imunitar mund te jete teper aktiv dhe te sulmoje vete organizmin.

Rreziqet
-Crregullime te piksjes se gjakut
-Semundje infektive
-Artride
-Nivel te ulet te tiroideve
-Ulcera
-Alergji

Profili dietik
-Shume proteina
-Mishngrenes
-Mish
-Pershk
-Perime
-Fruta

Te kufizuara
-Drithera
-Fasule
-Bishtanja

Per t’u dobesuar
Menjanoni:
-Grurin
-Misrin
-Fasulen kidney
-Fasulen navy
-Thierze
-Lakren
-Lulelakren

Ndihmojne:-Fikia kelp
-Prodhime deti
-Kripe
-Melci
-Mish i kuq
-Spinaq
-Brokola

Plotesime
-Vitamina B
-Vitamina K
-Kalcium
-Jod
-Glikoriza
-Fikia kelp

Gjimnastika
-Gjimnastike e forte
-Aerobike
-Arte marciale
-Vrapim

publiku.com
 
Të ushqyerit e preferuar sipas grupit të gjakut

Thelbi i ushqimit i cili e respekton grupin e gjakut është në atë se hahen vetëm ushqimet që janë të ‘shkruara’ në kodin tonë gjenetik, i cili në aspektin e evolucionit, është paraqitur në të njëjtën kohë kur është formuar edhe grupi ynë i gjakut.

Ja se si do të duhej të dukej të ushqyerit sipas profilit biologjik
Shumë studiues mendojnë se duhet planifikuar ushqimin varësisht nga grupi juaj i gjakut. Lidhja mes ushqimit dhe shëndetit, bazohet në atë se grupi i gjakut – 0, A, B, apo, AB, e përcakton aftësinë e organizmit që të absorbojë nutrientët, të luftojë kundër sëmundjeve dhe të përballet me stresin. Në të ushqyerit sipas grupeve të gjakut, ushqimet janë të ndara në 16 kategori të ndryshme: mishi dhe shpezët, frutat e detit, qumështi dhe vezët, vaji dhe yndyrat, frutat me lëvozhgë dhe farërat, fasulja dhe bizelet, drithërat, buka dhe prodhimet e furrës, perimet, pemët, lëngjet, mëlmesa, çajat e bimëve, koprat dhe pijet e përziera. Për secilin grup të gjakut, ushqimet renditen si të sugjeruara, neutrale apo ato që duhet shmangut. Pas kësaj, formohen listat e ushqimeve që ndihmojnë në heqjen e kilogramëve të tepërt apo tek sëmundjet e ndryshme. Të ushqyerit sipas grupit të gjakut, nuk është ilaç magjik për të gjitha sëmundjet, por është një mënyrë me të cilën mundeni sërish të vendosni funksionet natyrale mbrojtëse të sistemit tuaj imun, që sërish të baraspeshojnë metabolizmin tuaj dhe nga organizmi të largojnë lektina të rrezikshme.

Grupi O
Të ushqyerit e personave me grupin e gjakut O, duhet të përbëhet nga ushqimet me prejardhje të kafshëve dhe perimeve. Ushqimet në të cilat duhet përqendruar vëmendjen, përfshijnë mishin e lopës, qengjit, bibës, pulës, mishin e përpunuar dhe peshkun. Po ashtu, janë të lejuara edhe të gjitha llojet e pemëve. Këta persona duhet domosdo të shmangin qumështin dhe prodhimet e qumështit, bukën, pastat nga gruri, lakrën, misrin.

Grupi A
Personat me grupin e gjakut A duhet të konsumojnë sasi më të mëdha të ushqimeve me prejardhje bimore, perime, sojën, fasulen dhe të gjitha drithërat. Po ashtu, boronicat dhe kumbullat janë të sugjeruara, ndërsa është e lejuar edhe konsumimi i kohëpaskohshëm i mishit të pulës dhe prodhimeve të fermentuara të qumështit. Nga të ushqyerit duhet eliminuar prodhimet e mishit, prodhimet e qumështit me yndyrë të plotë, specat, domatet dhe frutat tropikale.

Grupi B
Personave me grupin e gjakut B, u lejohet llojllojshmëria më e madhe e ushqimeve. Lirisht mund të konsumojnë peshk, mish pule, mish lope, prodhime të qumështit, perimet e gjelbra, drithërat dhe të gjitha llojet e pemëve, ndërsa duhet shmangur seriozisht guacat, proshutën dhe salsiçet. Duhet kufizuar konsumimin e grurit, thekrës, domates dhe misrit.

Grupi AB
Personat me grupin e gjakut AB, mund të hanë mishin e qengjit, bibës, prodhimet e qumështit, vezët, spinaqin, sojën, kumbullat, qershitë, ndërsa duhet shmangur mishin e tymosur dhe të kufizojnë ngrënien e mishit të lopës, grurit, misrit, pemëve tropikale dhe bananeve.
Të ushqyerit që përjashton kategori të tëra të ushqimit, nuk mund t’u sugjerohet fëmijëve, adoleshentëve, shtatzënave, nënave që ushqejnë fëmijët me gji dhe personave të moshuar. Po ashtu, është vështirë të planifikohet menyja për familjet, anëtarët e së cilës kanë grupe të ndryshme të gjakut, çka nuk është edhe e pamundur.ks
 
Titulli: Të ushqyerit e preferuar sipas grupit të gjakut

obobooo..pikerisht qumeshtin duhet te shmang?? po une vdes per qumesht... :qaj:
 
Titulli: Të ushqyerit e preferuar sipas grupit të gjakut

Grupi B
Personave me grupin e gjakut B, u lejohet llojllojshmëria më e madhe e ushqimeve. Lirisht mund të konsumojnë peshk, mish pule, mish lope, prodhime të qumështit, perimet e gjelbra, drithërat dhe të gjitha llojet e pemëve, ndërsa duhet shmangur seriozisht guacat, proshutën dhe salsiçet. Duhet kufizuar konsumimin e grurit, thekrës, domates dhe misrit.


Guacat mund edhe te mos i ha,ama pa buk,domate,prosciuto crudo e salsice,nuk jetoj dot...Keto mund ti zevendesoj me gjithe qejf me perimet e gjelbra dhe dritherat..:D
Mire qe ishin prodhimet e qumeshtit,se atehere po do isha merzitur...
 
Titulli: Të ushqyerit e preferuar sipas grupit të gjakut

ue ku rri une pa domate
 
Back
Top