Diellza Kolgeci: Bukuria s’të hap çdo derë

Diellza.jpg

Duke qenë një femër e cila është certifikuar nga një konkurs bukurie i është dashur të kalojë në shumë pasarela. Gjatë kësaj dekade ka zgjedhur të mos jetë vetëm një femër pasarelash, por diçka më shumë.

ثshtë zgjedhur Miss Kosova në vitin 1995 dhe duket sikur ka dalë dje nga ai konkurs bukurie. Diellza Kolgeci nuk është vetëm e bukur, por në sirtarin e saj ka shumë diploma e në jetën e përditshme ka një sërë angazhimesh, duke filluar që nga Fashion Design e deri te avokatia. Vazhdon studimet për marrëdhënie ndërkombëtare dhe aktualisht punon në fushën e marketingut. E Diellza nuk e ndalon rrezatimin këtu. Në bisedën që bëmë me të, kuptuam se përveç shtatë lartësisë dhe pamjes ajo është një njeri që bën një jetë normale, që vrapon për në punë dhe që synon të arrij rezultat të shkëlqyera në fushën ku përqëndrohet. Në këtë rrëfim kemi mësuar më shumë për jetën e saj të momentit…

Diellza, tani që ka kaluar kohë nga momenti kur ju keni filluar të merreni me modë, mund të na tregoni çfarë ka ndryshuar tek ju kjo eksperiencë?

Njeriu kur merret një kohë të gjatë më diçka fiton eksperiencë dhe provojë, kjo të bën me profesionist e të njohësh gjërat sa më mirë dhe më pas di edhe të kërkosh atë më të mirën, ndaj ndryshimi është fakti që bëhesh më profesioniste.

Për çfarë ju ka shërbyer?

Moda, arti në përgjithësi më ka shërbyer si relaks shpirti, e kam quajtur sport për shpirtin tim se me të vërtetë relaksohem po në të njëjtën kohë edhe kam fituar materialisht nga kjo punë.

I keni plotësuar kërkesat tuaja që keni pasur në fillim, apo me kalimin e kohës kanë dalë kërkesa të reja?

Në çdo punë, në çdo moment kërkoj të përmbushen këekesat e mia, për faktin se dua çdo punë ta bëjë mirë kështu që me kalimin e kohës kërkesat mund të ndryshojnë nga situata dhe vendi, por që ato në thelb janë të njëjta.

Cila është marrëdhënia juaj me të bukurën?

E dua të bukurën, besoj ashtu si edhe shumica e njerëzve, e dua natyrën shumë, e dua artin, i dua kafshët, njerëzit, kjo do të thotë që marrëdhënia ime me të bukurën është mjaft thellë me një fjalë dua çdo gjë të bukur.

Ju ka ndihmuar të qenit e bukur të ecni përpara në jetë, në drejtime që ndoshta nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me pamjen fizike?

Do të gënjente ai njeri i cili thotë që pamja e jashtme nuk ka rëndësi. Pamja fizike ka rëndësi për punën që bën, bukuria është e lakmuar nga çdo kush. Unë e kam thënë dhe do e përsëris çdo herë se, bukuria ta hap një derë të jetës, por që jeta ka shumë dyer e ato dyer tjera nuk hapen dot vetëm me bukuri por me karakterin, personalitetin që ti ke, andaj bukuria në kombinim me personalitetin ti hap shumë dyer të jetës…

Si ndiheni “brenda” kopertinave, dhe a është jeta ashtu si në faqet e para të revistave?

Kopertinat kërkojnë pak aktrim, pak art, pak stil e pak shpirt, por për atë moment janë të vërteta, për momentin kur ato janë punuar, por jeta e vërtetë është krejtësisht tjetër. Jeta e vërtetë është ajo që ti ia krijon vetes, mund të jetë si e kopertinave në ditët e pushimit, por ditët kur punon ndryshon, është edhe më e bukur se ajo e kopertinave andaj nuk do të doja kurrë të ishte si në një faqe reviste.

Të qenit personazh publik ka kosto, ju çfarë keni humbur nga të qenit person i thjeshtë ?

Unë nuk e konsideroj aspak veten si person publik dhe se unë tani duhet të ndryshoj në sjellje apo në pamje. Ne shqiptarët si në Kosovë e në Shqipëri s’jemi aq popull i madh dhe se gati gjithë njihemi me njëri-tjeterin. Unë me çdo njeri jam kjo që jam, jam vetvetja çdo herë dhe nuk e cënoj aspak lirin time për arsyen se jam fytyrë publike. Jam shumë e lirë. Ndoshta jam mësuar dhe jam imun ndaj shikimeve të qënit në qendër të vëmendjes sepse që në fëmijëri e kisha këtë përcjellje se jam rritur në një familje të tillë.

Si është përditshmëria juaj?

Përditshmëria ime varet nga punët, nëse kam ndonjë takim që e lë më herët zgjohem herët dhe filloj me punë. Ka ditë që punoj shumë, ka ditë që vetëm relaksohem e udhëtoj diku jashtë vendit, takohem me shoqërinë time, merrem me sport. Nuk dalloj nga shoqëria ime, mundohem ta jetoj jetën sa më mirë dhe të marr nga jeta sa më shumë.

Jeni nga ato femra që hanë mëngjes në shtrat, mjaltë, qumësht… apo nxitimthi duke vrapuar për në punë?

Unë jam nga ato femra që jam rritur të ha mëngjesin në qetësi, ndonjëherë në shtrat e ndonjëherë në kuzhinë, e dua shumë mjaltin e qumështin dhe çdo ditë i konsumoj. Mëngjesin e ha të mirë më shumë vitamina e kalori dhe aspak nuk ngutem kur e ha atë, sepse unë e bëj orarin e çdo pune që bëj.

Ju kemi parë në disa eksperienca televizive edhe në Shqipëri në prezantim, keni hequr dorë momentalisht?

Po, eksperienca ime në Top Channel ishte eksperienca e parë dhe me të vërtetë jam kënaqur shumë me gjithë stafin e Top- it. Nuk do të thotë që kam hequr dorë, por këto janë projekte me të cilat unë kam qejf të merrem herë pas here, jo t’i kem profesion primar. Artin në përgjithësi e kam profesion dytësor edhe puna moderimit hyn në një farë mënyre në pjesën artistike.

Me çfarë po merreni aktualisht, cila është puna juaj?

Aktualisht po merrem me javën e modës që do të mbahet nga data 4 deri me 8 prill, pastaj në një projekt filmik, me një projekt që ka të bëjë me Televizion ku unë do jem protagoniste, po që nuk e dim ende saktë sepse varet dhe nga buxheti, kështu që deri në 15 qershor jam me shumë projekte e më pas iki në bregdet e i jap vetes 2 muaj pushim.

Keni vazhduar studimet për juridik, për çfarë i duhet Diellzës?

Unë kam përfunduar studimet për drejtësi. Kam vazhduar dhe magjistraturën, ky drejtim më duhet për profesionin tim të ardhshëm, si avokate, punë të cilën e dua shumë e që e bëjë me shumë dëshirë. Punoj si juriste në një kompani avokatesh e që së shpejti do e hap timen besoj, por që këtu ndihem shumë rehat se kam fituar eksperiencë të mirë dhe punoj me njerëz, kontaktoj me njerëz profesionist. Kjo është përditshmëria ime, larg ekraneve, larg mediave.

Ku mendoni se do i ushtroni dijet që ju ka dhënë shkolla?

Shkolla për mua është si një rrugë që të tregon shenjat e komunikimit, por ti je ajo që e ke timonin në duar dhe ti duhesh të marrësh sa më shumë nga ajo, e nëse nuk ke vozitur, por vetëm ke parë shenjat nuk vlen fare, që do të thotë se përvoja të bën të mësosh, ajo është shkolla më e mirë. Diploma është vetëm një copë letër që sot për fat të keq shumë e kanë në duar.

Tradhtinë nuk do e falja kurrë

Për ju, kush dominon në një marrëdhënie, ju apo mashkulli juaj?

Nuk është esenca kush të dominoj, por të ketë mirëkuptim, kjo pasi femra është gjini e butë dhe e ndjeshme. Ajo duhet të ketë më shumë përkëdhelje dhe kujdes nga ana e mashkullit.

Sipas jush, kush dashuron më shumë, femra apo mashkulli?

Ah, nuk ka matës që të dihet kush dashuron më shumë, do të thoja që dashuron ai i cili sakrifikon më shumë, por që as kjo nuk e bën të sigurtë dashurinë që dikush ka ndaj teje. E mira është që të kënaqesh me atë që ke dhe të mos mendosh se kush do më shumë, thjeshtë le të ketë partneri kujdesin mirëkuptimin, kjo mjafton për mua.

Ju vetë sa herë keni dashuruar?

Këtë përgjigje të saktë do ta di atë ditë kur do të kem fëmijën tim, e me atë person që do të krijoj familjen time. Jam e sigurt se do të jetë personi që do ta dashuroj me të vërtetë.

Nga vjen tradhtia?

Nëse dikë e do me të vërtetë, nuk besoj se mund ta tradhëtosh andaj besoj që tradhtia vjen nga mos dashuria.

اfarë e shtynë një femër të tradhëtoj?

Një femër apo mashkull tradhton nëse nuk ka dashuri për personin që është në lidhje. Unë tradhëtin nuk do t’a falja, shpresoj që kjo të mos më ndodh kurrë.

Jeni ndjerë ndonjëherë e tradhtuar?

Jo, s’jam ndjerë asnjëherë e tradhtuar, as në raport me shoqërinë që kam e as në raport me partner. Mendoj që edhe vet personi ndikon në marrëdhëniet që kanë të tjerët me ty, ndaj ajo çka unë besoj është se çdo gjë e kemi në duart tona, por kemi dëshirë të fajsojmë të tjerët.

Kush e vuan më shumë vetmin, femra apo mashkulli?

Për mua s’ka rëndësi a është femër a mashkull, vetminë e vuajnë ata që s’kanë shpirt luftarak. Ata që nuk punojnë për vete. Ata që kanë kohë të vuajnë. Ata që s’kanë fuqi të përballen me jetën. Ata që unë i quaj qyqarë. Jeta ka shume larmi, ka shumë sfida, ato duhet t’i kalojmë me punë, me energji pozitive e jo të ulemi në një qoshe të vuajmë. Mendoj vetëm një njeri që është i sëmurë ka arsye për të vuajtur por edhe ai duhet të luftoj deri në sekondën e fundit e të mos dorëzohet.

Kur mendoni të martoheni?

Do martohem atë ditë kur do të gjej njeriun e duhur për mua, njeriu që më kupton plotësisht, njeriun që do të jetë së pari shok i mirë, bashkëshort i kujdesshëm, baba i mrekullueshëm.

اfarë ju lë shije të keqe në sjelljen e një mashkulli ?

Një mashkull që nuk di sjelljet elementare, një mashkull që nuk i ndalet goja, këto janë sjelljet që më irritojnë, në përgjithësi njerëzit që nuk kanë edukatë.

Si josh Diellza?

اdo herë jam vetja, ndoshta kjo do ishte joshja më e mirë kur je vetja, je çdo herë me atraktive. Nuk mendoj që kam nevojë për diçka speciale që të josh dikë e as që më intereson ta josh dikë moto ime është më duaj kështu që jam e dua natyralitetin tek njerëzit si ne pamje fizike ashtu dhe ne personalitet ndaj çdo herë jam vetja.

Si ushqeheni?

Ushqimi luan rol shumë të rëndësishëm, kam një ushqim përplot me minerale vitamina proteina, ha shumë fruta, perime, peshk por edhe ëmbëlsirat janë i adhuroj, pi shumë qumësht, ujë dhe në darkë nga një gotë verë të kuqe, këto janë ato më të shpeshtat që i konsumoj por që i adhuroj ushqimet dhe kudo që udhëtoj i provoj specialitetet e atij vendi ku shkoj, përveç mishit sepse at nuk e konsumoj fare.

Të gjitha për Diellzën

Tre vjet më parë është diplomuar për drejtësi, ndërsa në 2001 ka marrë në Nju Jork diplomën për “Fashion Design”. Aktualisht ndjek magjistraturën për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe prej tetë vjetësh punon në fushën e marketingut. Ndërsa e dëgjon të rreshtojë diplomat që ka marrë vitet e fundit, duket pak e çuditshme që bëhet fjalë për të njëjtin personazh, që kohë më kohë mediat shkruajnë e thonë. E kanë përmendur si bukuroshe të kurorëzuar në një spektakël bukurie, si përfaqësuesen e parë të Kosovës në një event ndërkombëtar bukurie, si stiliste, modele, prezantuese emisionesh, si një nga vajzat më seksi në Kosovë…

Në film!

Një vit pas “Miss Kosovës 1995”, Ekrem Kryeziu e ftoi për rolin e protagonistes në filmin e tij, – i njohur edhe në Shqipëri, – “Dashuria e Bjeshkëve të Namuna”, në krah të Faruk Begollit, por edhe kjo nuk qëlloi të ishte më shumë se një pasion i çastit. “Atë kohë nuk e mora si diçka madhore, por kur e kujtoj sot, kuptoj se ka qenë e tillë. Në moshën 17 vjeçare të kalosh një eksperiencë të tillë me emra aq të mëdhenj, nuk është pak”. Por asokohe i mjaftoi vetëm ai film dhe pranoi me kënaqësi të hidhej në të tjera eksperienca, që kishin të bënin me ekranin e televizorit, duke thënë çdo herë që i jepej rasti se e ardhmja nuk mund të ishte tjetër veçse e lidhur me drejtësinë dhe dizajnin.



Burimi: botashqip
 
Titulli: Diellza Kolgeci: Bukuria s’të hap çdo derë

eshte vertet e bukur
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top