Dielli

loyalx

Muslim
Dielli është yll në qëndër të sitemit tonë diellor. Toka dhe trupat e tjere qiellore të sistemit tonë diellor (duke përfshirë planetet, asteroidet, meteoridet, kometat dhe pluhurin kozmik) rrotullohen rreth diellit. Dielli përbën 99% të masës së sistemit tonë diellor.

Energjia diellore mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë nëpërmes fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Njerëzit e përdorin energjinë diellore për ndriçim, ngrohtësi, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji elektrike. Nxehtësia e krijuar nga dielli përcakton klimën (moti) dhe ndërrimin e stinëve në tokë.

Shenja astronomike e diellit është .

Rreth 73% e masës së diellit është hidrogjen, 25% është helium, dhe pjesa tjetër përbëhet nga sasi të vogla elementesh të rënda. Mosha e diellit është rreth 4.6 miliardë vjet dhe ai është pothuajse në gjysmën e ciklit të tij të zhvillimit gjatë të cilit ndodh proçesi kimik i shndërrimit të hidrogjenit në helium.

Gati 5 milionë ton lëndë diellore kthehet në energji çdo sekondë brenda bërthamës së diellit, duke prodhuar neutrino dhe rrezatim diellor. Pas rreth 5 miliard vjetësh dielli do të shndërrohet në fillim në një gjigand të kuq dhe pastaj në një xhuxh të bardhë, duke krijuar një mjegullnajë planetare. Klasifikimi spektral i Diellit eshte G2V.

G2 tregon që temperatuara e tij siperfaqësore është rreth 5 780 K, karakteristikë që i jep një ngjyrë të bardhë, por që duket e verdhë për shkak të fenomenit scattering.

Kurse V (5, numër romakë) tregon që dielli, si pjesa më e madhe e yjeve, është në sekuencen kryesore; kjo do të thotë që energjia e rrezatuar është e krijuar në brendesi të tij nga përzjeria e hidrogjenti me helium, dhe është në një gjendje ekuilibri hidrostatik, që do të thotë që nuk përhapet (për shkak të presionit që krijohet nga reaksionet termonukleare).


explorerunivers.forumslife.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top