Dielli dhe gabimet me të

MasteR

I'm offline
vrap_plazh-300x225.jpg

Duke u ekspozuar në këtë mënyrë gjatë gjithë kohës në diell, pa u mbrojtur, rrezikojmë të bëjmë gabime të vogla e të mëdha, me pasoja që ndikojnë menjëherë në lëkurë apo rreziqe të tjera që shfaqen dalëngadalë me kalimin e kohës
Rërë e ngrohtë, një puhizë e lehtë që të ledhaton trupin dhe po të mbyllësh sytë të duket sikur je në një ëndërr. Ditët e nxehta të verës janë në kulmin e tyre. Tashmë, trupat e njerëzve janë të zhveshur tërësisht. Shumë kanë zgjedhur një krem solar me faktor mbrojtës mesatar, kështu mund të qëndrojë gjatë gjithë kohës nën rrezet e diellit pa u shqetësuar. Si ju duket? Mendoni se gjithçka është në rregull, apo jo? Gjithsesi, kjo është ajo që pjesa më e madhe prej nesh ka parë, dëgjuar e lexuar, ose thjesht që bën çdo vit, sepse jemi mësuar kështu. Megjithatë, duke u ekspozuar në këtë mënyrë gjatë gjithë kohës në diell, pa u mbrojtur, rrezikojmë të bëjmë gabime të vogla e të mëdha, me pasoja që ndikojnë menjëherë në lëkurë apo rreziqe të tjera që shfaqen dalëngadalë me kalimin e kohës. Shpesh ato që na ngatërrojnë idetë për pasojat e rënda dhe dobitë e rrezeve të diellit janë mesazhet kontradiktore. Lajmi i fundit është publikuar vetëm disa muaj më parë: në fund të fundit, dielli nuk të bën dhe aq keq, madje ndihmon në parandalimin e kancerit, duke favorizuar formimin e vitaminës D (këtë e ka bërë të ditur një studim i institutit për studimin e kancerit në Oslo). Një studim i dytë (publikuar në “International Journal of Cancer”) e ka rritur dozën, duke thënë se ekspozimi në diell, sigurisht duke u mbrojtur, eviton linfomën e Hodgkin (LH, një lloj tumori mjaft i rrallë). Në Shtetet e Bashkuara, “Indoor tanning association” (shoqata amerikane e pronarëve të solarëve), i ka përdorur menjëherë këto studime për një fushatë shkatërruese për mungesë informacioni. Slogani i tyre ishte ky: “Lamtumirë frikës dhe shqetësimit, dielli të bën mirë dhe kaq”.
“Janë shfaqur vetëm disa cilësi të efikasitetit të vitaminës D kundër kancerit, ndërkohë që lidhja mes ekspozimit në diell dhe tumoreve të lëkurës është forcuar. Gjithashtu, nuk duhet të qëndrojmë gjithë ditën para diellit për të marrë një ngjyrë të bukur. Në ndihmë do t’u vinin edhe 10 minuta, apo një dietë e shëndetshme me fruta e zarzavate. Doja të saktësoja gjithashtu se solari është i dëmshëm për trupin e njeriut. Nuk është e vërtetë që dhomat e tyre janë të kontrolluara”, – thekson për “Newsweek” presidenti i “American academy of dermatology”.
Kjo është një bindje mjaft e përhapur, ashtu siç konfirmon edhe drejtori i shërbimit të fitoterapisë në institutin dermatologjik në اikago: “Në ndryshim nga ç’mendohej disa vite më parë, ‘melanoma’ (lloj tumori malinj) është më e lidhur me rrezet Uva, ato që lëshohen nga llambat të cilat futen në thellësi e më pak e lidhur me ato në kombinimin Uva-Uvb, të pranishme në dritën natyrore. Ndaj, bërja e disa seancave solar para vajtjes në plazh për të ulur formacionin e melaninës dhe për t’u ndier të mbrojtur, është e gabuar”.
Rreziku është shumë i limituar nëse u drejtoheni solarëve herë pas here, gjë e cila nuk duhet nënvleftësuar nga ata që e përdorin gjatë gjithë vitit. Ky nuk është gabimi i vetëm që bëjnë përdoruesit e solarëve. Ka edhe nga ata që para se të marrin pushimet përfitojnë vetëm fundjavave për t’u nxirë. Ndërsa disa të tjerë ngrihen herët të shtunave në mëngjes dhe me një krem solar të mbetur në sirtar nga viti i kaluar, me faktor mbrojtës jo më të lartë se 10, lyhen e shkojnë në plazh ose park për të kaluar ditën.
Sipas projektit të Bashkimit Europian për parandalimin e “melanomës”, një tubet 100 mililitra shërben për tre ose katër përdorime gjithsej. ثshtë e këshillueshme që çdo dy orë trupi të lyhet me krem, pasi të dilni nga uji. Edhe manuali i përdorimit shkruan se kremi duhet të qëndrojë në ambiente të freskëta, si dhe nëse i ruan apo jo vetitë e tij edhe pas daljes nga uji. Ja një tjetër iluzion që duhet sqaruar: kremrat e butë e transparentë nuk e bllokojnë rrezatimin e rrezeve të diellit. Për ta mbrojtur vërtet lëkurën, kremi duhet përdorur shpesh.
Nëse nuk respektohen këto rregulla, rreziku që na kanoset është i madh dhe nuk përfshin vetëm “melanomën” (forma më agresive e kancerit të lëkurës, që nuk e kalon 10 për qind të totalit), por edhe karcinomën e basaliomën, dy forma tumorale të frikshme, por që nuk duhen lënë pas dore, sidomos e para, pasi metastazat e saj përhapen me shpejtësi. “Faktorët e rrezikshëm për melanomën njihen pjesërisht. Disa prej janë të lidhur me sytë, flokët dhe lëkurat e bardha, praninë e qukave me formë dhe madhësi të ndryshme”, – shpjegon ish-drejtori shkencor i institutit të tumoreve në Milano dhe president i programit “Melanoma” të OBSH-së. “Për ata që janë të predispozuar të ekspozohen në diell pa kremra mbrojtës, djegia nuk përbën ndonjë problem shqetësues, duke qenë se janë mësuar kështu që të vegjël”.
Në nëntë nga dhjetë raste, kanceri i lëkurës shfaqet në dy forma: basalioma përfshin shtresat më të thella të epidermës dhe duket si një nyjëz e vogël me ngjyrë, vazhdon më tej ai. Pas heqjes, mund të konsiderohet e shëruar, ndërsa karcinoma e ka origjinën nga shtresat sipërfaqësore dhe është e lidhur me djegien nga dielli (haset lehtësisht mbi fytyrë dhe shpinë). Ky lloj tumori rrallëherë jep metastaza, por sërish duhet kontrolluar. Zakonisht, nëse në trupin e një individi gjendet një kancer i tillë, atëherë është shumë e thjesht të zhvillohen edhe tipa të tjerë tumoresh, të cilët duhen hequr sa më shpejt të jetë e mundur.gazetajon
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top