Die Welt: Intervistë e Hamed Abdel-Samad

Lauri

Anunnak
Intervistë e Hamed Abdel-Samad, dhënë gazetës gjermane Die Welt: “Duhet demistifikuar e Muhameti dhe feja e themeluar prej tij”

Kjo intervistë është publikuar në gazetën gjermane DIE WELT më 20 shtator 2015.

Autori Hamed Abdel-Samad rigjurmon çfarë pasoja fatale ka tani adhurimi i Muhamedit si profet shenjtë. “Fanatikët dhe të moderuar thirren në të njëjtin profet”. Siç duket, me të drejtë.

mu2_zpss37qkgvv.png

Autori gjermano-egjiptian Hamed Abdel-Samad do të nxise trazira, siç thotë ai. Ai u bën thirrje myslimanëve që të përballen në mënyrë kritike me fenë e tyre, për të sfiduar perceptimin e tyre si struktura të shenjtëruara, duke i riinterpretuar dhe përshtatur kushteve të tanishme të jetesës. Kjo i ka shkaktuar autorit shumë shqetësime dhe armiq. Librin e tij „fashizmi islamik“ (2014) e kishte gjykuar një fetva, (ekspertizë ligjore myslimane), duke kërkuar vrasjen e tij. Abdel-Samad u detyrua të kaloi në ilegalitet. Por ai nuk heshti. 43-vjeçari jeton nën mbrojtjen e policisë. Libri i tij i ri shkon një hap më tej. Këtë herë objekt i kritikave të tij është Profeti. „Mohamedi – në llogari barazuese“ („Mohammed – Eine Abrechnung“, botues: Droemer, 224 faqe, 19.99 euro). Libri do të dalë nga shtypshkronja të enjten e ardhshme.
Një bisedë në lidhje me arrogancën, paranojën, iluzionet dhe ndikimin gjigant fetar të një njeriu që ka vdekur para gati 1400 vjetëve.

mu1_zpsjbw0urn1.png

Die Welt: Ju thoni se do të donit përfundimisht ta varrosnit profetin islamik Muhamed. اfarë mendoni konkretisht?

Hamed Abdel-Samad: Edhe pse Muhamedi vdiq para gati 1400 vjetëve, ai megjithatë kurrë nuk është varros. Ai mbetet një nga njerëzit më të fuqishëm në shekullin e 21. Muhamedi ende mbizotëron dhe është një model për 1.4 miliard myslimanë, paqësorë dhe të dhunshëm. Të gjithë e marrin legjitimitetin e tyre nga tekstet dhe veprimet e tij. Bile përcaktimet e tij po zbatohen edhe nga jomyslimanët: Ai nuk duhet të kritikohet apo sulmohet. Kështu në bashkëveprojmë me myslimanët. Unë për këtë nuk kam mirëkuptim. Mohamedi dhe ato që ai i ka bërë nuk janë shqyrtuar asnjëherë në mënyrë kritike. Askush nuk po guxon ta konsideroi atë si njeri në kohën dhe hapësirën e tij, me të gjitha dobësitë, sëmundjet, dyshimet dhe vetë-dyshimet që kishte. ثshtë koha që të barazohet llogaria dhe përfundimisht të varrosët në kohën e tij. Ai nuk e meriton këtë adhurim, dhe ai nuk e meriton këtë pushtet edhe në shekullin e 21.

Die Welt: Kjo është një përballje e rreptë me Profetin, duke e quajtur atë një „tiran patologjik”, një „narcis“, „paranojak“ dhe madje „vrasës masovik“. Kjo nuk do të pëlqehet as nga shumë myslimanë të moderuar…

Abdel-Samad: Unë po bazohem në sëmundjet e tij të shumta, që rezultojnë nga historia e tij personale, të cilat muslimanët i kanë absorbuar. Narcizmi dhe paranoja e kishin origjinën në ndjenjat e inferioritetit që kishte ai. Mohammed ka qenë fëmijë i përvuajtur dhe i përbuzur. Babain e tij ai nuk e njihte, nëna e dha atë ta rrisin të tjerët. Ajo vdiq kur ai ishte gjashtë vjeç. Ai nuk kishte modele, nuk njihte dashuri, butësi, nuk kishte mirënjohje. Kështu ai u formua si personalitet i përçmuar, prandaj vuajti nga frika për humbje dhe nga paranoja. Si rrjedhojë Muhamedi martoi aq shumë gra, duke i grumbulluar si kukulla. Egoizmi i tij gjithashtu i prodhoi atij insistimin për të marrë një zbulesë hyjnore. Ai sigurisht nuk ka gënjyer ose kopjuar. Ai me të vërtetë duhet të ketë marrë një frymëzim, vetëm për shkak se ai ishte në një gjendje të brishtë psikike. Nga nevoja ai ka bërë një virtyt.

Die Welt: Por pas kësaj ishte suksesi i tij, duke prezantuar zbulesën e tij hyjnore në mesin e njerëzve, fillimisht modest.

Abdel-Samad: Po, ai nuk ishte i suksesshëm në fillim, edhe pse pasazhet e para të Kuranit kanë qenë të butë dhe paqësorë. Bashkëjetesën, tolerancën, respektin që ai predikonte – askush nuk ishte i impresionuar. Pastaj ai ndryshoi strategjinë e tij – por edhe gjuhën. Mohammed krijon aleanca të luftës, dhe në hijen e shpatës i erdhi suksesi. Fillimisht plaçka e luftës ishte motivuese dhe në funksion të Islamit ekonomik, prandaj u bë gjithnjë e më popullor. Shumë luftëtarë, që Muhamedi i kishte luftuar më herët, tashmë kaluan në anën e tij, sepse edhe ata dëshironin të ishin mbi kalë fitues.

Die Welt: Kjo është fotografia juaj personale për Profetin. Ju i përdorni dhe i interpretoni të njëjtat burime, të cilat ju rreptësishtë i kritikoni. Si është e mundur kjo?

Abdel-Samad: اdo gjë që kam paraqit e përmbajnë burimet islame, disa janë retushuar, të tjerat janë mistifikuar, përsëri janë imputuar në mënyra tjera. Unë vetëm jam përpjekur të ndajë grurin nga byku. Ka histori që nuk mund të shpikën apo shpikja e tyre nuk ka kuptim. Nga ato burime unë kam nxjerrë përfundime çfarë e ka preokupuar, shqetësuar dhe frikësuar Muhamedin. Pra, kështu ka rezultuar një paraqitje shumë njerëzore e profetit.

Die Welt: Shumë do të ju akuzojnë për blasfemi…

Abdel-Samad: Jam i vetëdijshëm për këtë. Fundamentalistët dhe konservatorët ashtu do të më akuzojnë. Por unë e quaj atë ndërgjegjësim. ثshtë lexim historiko-kritik. Të tjerët nuk po guxojnë, ata vetëm po justifikojnë e po preferojnë të flasin bukur. Ata thonë: „Po, ndoshta Muhammedi i ka vrarë atëherë në një ditë 900 hebrenj. Por ajo ishte krejt normale në atë kohë.“ Vërtetë? Cili fis ka vra në atë kohë 900 persona brenda një dite? Asnjëri, sepse ishte praktikë e zakonshme që lirimi i të burgosurve të ndodhte me pagesë.
I ka martuar Mohamedi vajzat e tij kur ishin gjashtë vjeçare? Assesi. Unë nuk u besoj të gjitha burimeve. Jam përpjekur për të krijuar paraqitje të përgjithshme duke i bashkuar pjesët e mozaikut.

Die Welt: Por në këtë moment sikur secili po krijon paraqitjen e tij për profetin, dhe po shfrytëzon çfarë është e dobishme për të. Milicët terroristë të Shtetit Islamik (IS) nuk kanë të bëjnë asgjë me Islamin e vërtetë, dëgjojmë në mënyrë të përsëritur. A është kjo e vërtetë?

Abdel-Samad: Ky pohim nuk është vetëm mashtruese, por është edhe i rrezikshëm. Kjo do të thotë që ne duhet ta pranojmë Islamin ashtu siç është. IS nuk është duke bërë asgjë ndryshe nga çfarë ka bërë Muhamedi në kohën e tij. IS ka legjitimim religjioz për secilin veprim të tij. Prerja e kokave, skllavërimi, përdhunimi, martesa me të miturat, dëbimi i çifutëve dhe të krishterëve – për të gjitha këto mund të gjenden arsyetime në Kur’an dhe në hadithe (transmetime të deklaratave të Muhamedit).

Die Welt: Për vrasjen masive të bashkë-besimtarëve myslimanë? Ku gjendet arsyetimi në tekstet tradicionale?

Abdel-Samad: Askund, por IS i shikon viktimat e tij myslimane si dënim ndaj dezertorëve fetarë (apostateve).

Die Welt: Atëherë të gjitha këto mund të interpretohen dhe justifikohen si imitime të Profetit.

Abdel-Samad: Unë do të mund të thosha se terroristët e kanë keqkuptuar Muhamedin dhe po e keqinterpretojnë, nëse nga burimet autentike dhe tekstet përkatëse do të më rezultonte që Muhamedi ishte vetëm një misionar, i cili e ka shpallur mesazhin e tij i ulur nën hijen e një palme, vdiq paqësisht, dhe njerëzit kanë themeluar një fe pas vdekjes së tij, e cila ishte abuzuar më pas. Por kështu nuk ishte. Muhamedi ishte kryekomandant i luftimeve, ai bëri të njëjtën gjë që po bëjnë sot terroristët e IS.
Kjo është mendësia e Muhamedit që ka mbijetuar deri më sot. Mentalitet i një narcisi të çmendur e megaloman, që përcakton një rreth të brendshëm të pasuesve dhe të gjithë ata që janë jashtë këtij rrethi, konsiderohen si armiq. IS është fëmija legjitim i Muhamedit, në fjalë dhe vepra. Askush nuk e kupton Muhamedin kaq saktësisht si IS. Ashtu si edhe policia fetare në Arabinë Saudite, fanatikët në Indonezi, Boko Haram në Nigeri, al-Shabab në Somali dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Ata vijnë nga kontekste të ndryshme kulturore, por të gjitha mbështeten në të njëjtat sëmundje të Profetit dhe në fenë e tij.

Die Welt: Ju doni ti trazoni edhe njerëzit e rezervuar, që i keni trazuar me librat tuaja të mëparshme. Por këtë herë ju sfidoni drejt për se drejti Profetin. A nuk keni frikë se mund ti humbni të gjithë, duke përfshirë edhe muslimanët e ndërgjegjësuar, të cilët ndoshta ishin të hapur për qasjen tuaj?

Abdel-Samad: Unë po bëjë përvojë tjetërfare. Tezat kryesore të librit i kam shtjelluar në disa ligjërata në video dhe i kam vendosur në YouTube. Në vetëm tre muajt e fundit i kanë parë në botën arabe rreth 1.1 milionë njerëz. Tashmë jam ambientuar me fyerje dhe kërcënime. Por unë jam befasuar se sa shumë inkurajime kam marrë. Tashmë kemi të bëjmë me një diskurs se myslimanët në botën arabe janë të gatshëm për një diskutim të hapur për fenë dhe Profetin e tyre. Në diasporë, ku jetohet edhe në luks, ruhet një imazh romantik për Islamin, prandaj nevoja për diskutim nuk është e madhe. Në Perëndim dominon mendimi që duhet mbajtur një dorë kontrolluese mbi muslimanët.

Die Welt: Pra, ju doni një ringjallje, reformim, që shoqërohen me thyerje të një tabuje?

Abdel-Samad: Ekziston fenomeni i ndërgjegjësimit përmes turbulencave. Unë do të doja që Islami dhe Muhamedi të kritikoheshin pa frikë. Një kristiani kurrë nuk do ti bëheshin këso pyetjesh nëse do të shkruante librin: „Jezusi – barazim llogarie“. Askush nuk do të mendonte për të pyetur autorin nëse ai kishte frikë për të provokuar rreth dy miliardë të krishterë. Fakti që më bëhen këso pyetjesh, është justifikimi më i mirë për librin. Unë dua të arri që asnjë autor e karikaturist të mos ketë frikë për jetën e tyre, vetëm për shkak se karikaturojnë ose kritikojnë një personalitet, i vdekur para 1400 vjetëve.

Die Welt: A janë kështu të Krishterët në një avantazh ndaj Muslimanëve?

Abdel-Samad: Po, sepse Jezusi ka ftuar për të bërë mirë, dhe ju mund të thoni me bindje të plotë se kryqtarët kanë abuzuar me mësimet e Jezusit; ai asnjëherë nuk ka ndërmarrë ndonjë sulmim luftarak dhe kurrë nuk i ka prerë kokën ndokujt. Tre mesazhet kryesore të Krishterimit janë: 1. „E shtuna është bërë për njeriun dhe jo njeriu për të shtunën.“ 2. „Kush prej jush është pa mëkat, le ta hedhur gurin e parë.“ 3. „I jepni Cezarit atë që është e Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë!“ Nga kjo mund të zhvillohet pa problem një doktrinë humaniste. Rregullat fetare janë shkruar nga njerëzit, ata nuk kanë imunitet si në Islam.

Die Welt: A mund të fillojnë muslimanët procesin e reformave duke dashur e mundur të qeshin me veten e tyre?

Abdel-Samad: Po, por kjo është e mundur vetëm duke i sfiduar muslimanët fundamentalistë. Në këtë moment ata po i përcaktojnë rregullat. Ata thonë se kështu nuk guxohet të shkruhet për Muhamedin. Dhe ne pranojmë përcaktimet e tyre. Unë jam një njeri i lirë, dhe e kam paguar shtrenjtë lirinë time. Unë e çmoj lirinë. Prandaj për te nuk bëjë kompromise. Për këtë shumë më urrejnë. Por ka edhe shumë të tjerë, për të cilët jam një zë. Unë nuk jam duke kërkuar aleatë, kam qenë gjithmonë i vetëm. Dhe unë nuk shqetësohem pse fundamentalistët duan të më vrasin. Me shumë shqetësohem kur muslimanët gjoja liberalë dhe gjermanët më thonë, se jam duke e tepruar. Po jetoj nën mbrojtjen e policisë dhe kam frikë për jetën time – megjithatë po e teproj? Mos ndoshta jemi pështjelluar nga logjika e fundamentalistëve?

Die Welt: ثshtë edhe frika e dhunës së islamistëve në funksion edhe të një imigracioni të ri masiv në Gjermani?

Abdel-Samad: Ndoshta, por kjo është e gabuar. Gjermania është në rrezik të përsëritjes së gabimin me punëtorët imigrantë myslimanë dhe fëmijët e tyre. Në atë kohë është kursyer me ndërhyrje për shkak të ndjeshmërisë kulturore, dhe prandaj nuk janë marr në mbrojtje imigrantët. Por sot duhet të shtrohet pyetja: Përse po arratisen njerëzit? Ata po ikin vetëm nga kjo mendësi islamike, nga urrejtja ndaj atyre që mendojnë ndryshe dhe ndaj të „pafeve“, po ikin nga një ideologji e cila është çimentuar gjatë shekujve. Dhe pastaj ata vijnë këtu, ku ne nuk jemi në gjendje për tu treguar se këtu nuk mund të ringjallin e praktikojnë atë ideologji që i ka dëbuar nga vendi i tyre. Ekziston një arsye që njerëzit vinë në Gjermani, vend i „të pafeve“, dhe nuk shkojnë në Mekë – zemër të Islamit. Arsyeja është se Gjermania ka një shoqëri të lirë dhe të hapur, në të cilën njerëzit mund të bëjnë hulumtime dhe të mendojnë lirshëm. Kjo është arsyeja pse Gjermania tani jeton në siguri dhe prosperitet.

Die Welt: اfarë po gabon politika?

Abdel-Samad: Ajo po shpreson në mbrojtjen e organizatave Islame, të cilat po ndërtojnë me fonde shtetërore kopshte, shkolla dhe xhami, dhe duan të indoktrinojnë fëmijët refugjatëve. Pastaj muslimanët adoleshentë do të kenë ndjesinë se në këtë shoqëri ata nuk mund të praktikojnë tamam fenë e tyre, meqë këtu na qenkësh një vend i mëkatit, ku njerëzit pinë alkool. Atëherë ata janë të gatshëm për ideologji të IS.

Die Welt: Ju po kërkoni nga emigrantët pranimin e pakushtëzuar të mënyrës tonë të jetës?

Abdel-Samad: Po. Refugjatët kanë nevojë për mbështetje, por edhe për rregulla të qarta qysh në fillim. Shoqëria gjermane është një „shoqëri bashkëvepruese“. Duhet tu thuhet: “I dashur refugjat, i dashur imigrant, bashkohu, ose do ta kesh vështirë. Shiko që fëmijët tu të mësojnë shpejt gjermanisht. Dhe në qoftë se Ti nuk do të mësosh për të notuar, të paktën le vajzën Tënde të mësojë not dhe sport në shkollë, për shkak se ky vend është i zotuar për të ndihmuar fëmijën Tënd që të zhvillon personalitetin e tij. Nëse ju nuk i doni këto oferta, atëherë kthehuni me tren të radhës në Hungari.” Kaq e thjeshtë është marrëveshja. Nëse ata nuk e kuptojnë tani, atëherë ndoshta kurrë nuk do ta kuptojnë. Mesazhi duhet të jetë: “Ky vend është i mirë, sepse çmon lirinë individuale, qytetarët e saj mund të prosperojnë dhe besimi fetare është një çështje private e secilit si individ. Këto e bëjnë këtë vend të çmuar dhe të dëshiruar. Dhe nga kjo do të përfitosh tani! Pra, mos u anko dhe përshtatu!”

Die Welt: Cila është zgjidhja juaj për Islamin?

Abdel-Samad: Kërkohet ndershmëria. Kjo presupozon që Muhamedi të privohet nga profetizmi i tij. Mesazhi hyjnor – ky është imuniteti i tij, ky është mashtrimi i madh. Unë nuk besoj se Islami mund të reformohet. Por muslimanët mund të reformojnë të menduarit e tyre, të modernizojnë mentalitetin dhe marrëdhëniet e tyre ndaj fesë, duke krijuar bindjen se besimi fetar është çështje private. ثshtë e nevojshme që të fillohet me demistifikimin e Muhamedit dhe fesë se themeluar prej tij. Një pjese të Islamit autentik zanafillor duhet thënë lamtumirë, nga detyrimet dhe nga dhuna e legjitimuar. Që arabët gjithmonë të konsiderohet si viktima të Perëndimit, është kundërproduktive. Në këtë mënyrë çimentohet kultura viktimizuese. Kjo është pothuajse raciste. Dikush duhet të thyej akullin. Unë dua të jem njëri nga akullthyesit.

Perkthyer ne shqip nga Ibrahim Kelmendi
Marre tek revista Drini
 
Titulli: Die Welt: Intervistë e Hamed Abdel-Samad

Unë nuk besoj se Islami mund të reformohet

S'ka nevoje per UPDATES, ndoshta Bibla. Kur do dale versioni me i ri, qe tregon sa errors ka pasur versioni i kaluar ?:rose
 
Titulli: Die Welt: Intervistë e Hamed Abdel-Samad

Kush eshte Hamed Abdel-Samad.

Fragmente nga diskutimi me politologun, publicistin dhe studiuesin e shkencave islame Hamed Abdel-Samad.
Abdel-Samad eshte lindur dhe rritur ne Egjipt si i biri i nje imami synit, ku mesoi Kuranin permendesh si femij. Ai kreu fakultetin ne Kajro dhe vazhdoi studimet ne univerzitete te ndryshme te Gjermanise ku vepronte edhe si ligjerues i shkencave politike dhe atyre islame.
Si i ri Abdel-Samad ishte pjesetar i "Vellazerise Myslimane" ne Egjipt, prandaj njeh mendesine dhe strukturat e levizjeve islamike nga mbrenda. Ai shkrou analiza dhe verpa te shumeta mbi boten islame dhe njihet si kritikues i ideologjise islamike e cila sipas tij ndalon zhvillimin e vendeve te Lindjes / Afrikes Veriore.
Sipas Abdel-Samad organizatat islamike si Al-Kaida, Shteti Islamik, Boko Haram, etj. bazohen ne menyre direkte ne shkrimet islame ne te cilat shfaqet dhune ndaj jo-myslimaneve si dhe nje botekuptim fashistoid.
/Rilindasit

Keta gjera i di edhe Lauri qe nuk ka studiuar shkencat islame, mjafton te lexosh Kuran me mendje te lire dhe arrin ne te njejtin perfundim me profesoret e shkencave islame si Abdel..:p

Me tritra shqip
[video=youtube;rb-qFK9yF-I]https://www.youtube.com/watch?v=rb-qFK9yF-I[/video]

Intervista komplet ne gjermanisht

https://www.youtube.com/watch?v=g0rKCiYjahI
 
Titulli: Die Welt: Intervistë e Hamed Abdel-Samad

Alko e ka pasur firmen e bukur:

Shumë njerëz mendojnë se mendojnë por ata nuk mendojnë
 
Titulli: Die Welt: Intervistë e Hamed Abdel-Samad

Sa njerëz ka, po aq edhe mendje!
Ky zotëria mundet imazhin e vet sa herë
t'ketë qejf ta ndërrojë,.
 
Titulli: Die Welt: Intervistë e Hamed Abdel-Samad

Nuk po kam kohe te zgjatem shume, sepse jam ne pune tani, por di te them se ky ia ka fut kot. Mund ti them ca fjale duke i rene si per shkurt kshu; ISIS zbaton ne perpikmeri mesimet e sektit selefi, sekt ky i themeluar nga Muhamed ibn Abdul Vehabi nga Egjipti i shek. XVII, i cili ishte nje agjent i krijuar dhe i paguar direkt nga Britania e Madhe ne ate kohe, dhe misioni i tij ka qene qe t'i perçaj muslimanet, duke shpalosur kshu para mases nje menyre te re besimi shume rradikale ne Islam. Plani ka qene qe te shkaterrohet perandoria osmane, e cila ishte edhe khalifati i vetem legjitim i muslimaneve dhe ne kete menyre ishin gjasat shume te medha qe te varroset dhe te zhduket nje here e pergjithmone i gjithe Islami. Sekti vehabist-selefi eshte doktrine ortodokse e dhunshme. Ajo mundohet qe t'i praktikoje ne perpikmeri hadithet (gojedhenat) me rradikale, me kontraverse, te cilat i kishin shkruar te ashtuquajturit "dijetaret e Islamit" sic jane Buhariu e Muslimi psh.. Keto gojdhena jane permbledhur dhe shkruar tek 250 vite pas vdekjes se profetit. Dijetaret kane provuar qe keto gojedhena t'i ndajne ne dy grupe, si "te verteta" dhe "te pa verteta", por ne fakt ato jane te gjitha te pa verteta dhe shkaktojne shume huti tek muslimanet. Pikerisht keto hadithe jane kanceri i muslimaneve. Se sikur muslimanet t'i permbaheshin vetem Kuranit, punet do t'i kishin me se mire ne kete planet.

Me sa shoh une, ky fare Hamed Abdel-Samad me shume e ka gjykuar personin Muhamed te pershkruar sipas haditheve, se sa ate Muhamedin e Kuranit. Muhamedi i Kuranit eshte thellesisht me ndryshe se sa ai Muhamedi i Haditheve. Kete gje duhet verejtur te gjithe muslimanet dhe te mbledhin mendet. Sepse po ndoqen ate muhamedin e haditheve, i cili na paraqitet si bishe, pedofil, skizofren, egoist e me shume te tjera shemtira, atehere edhe ata do te infektohen me keto semundje. Ja shembullin me te mire i kemi keta pjestaret e ISIS-it.

Ne pjesen tjeter ky fare Hamed Abdel Samad paska bere propagande dhe qenka treguar nje gjermanofil i thekte. Apelon ne menyre kerrcenuese tek refugjatet musliman (te cilet iken nga trazirat dhe lufterat qe po zhvillohen ne lindje dhe u vendosen ne Gjermani) qe te mesojne patjeter gjuhen gjermane, te pervetesojne kulturen gjermane, dhe te flakin kulturen e tyre, sepse perndryshe do te debohen nga ky vend. Ky urdheron qe keta mjeran te shkojne andej nga kane ardhur po nuk i permbushen keto kerkesa. Por politikat asimiliuese jane te demshme per shtetet te cilat mbahen si shtete demokratike.

Si perfundim, ne kete interviste ky tipi qenka treguar shtat fish me bishe se sa muhamedi i pershkruar ne hadithe.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Die Welt: Intervistë e Hamed Abdel-Samad

Keta gjera i di edhe Lauri qe nuk ka studiuar shkencat islame, mjafton te lexosh Kuran me mendje te lire dhe arrin ne te njejtin perfundim me profesoret e shkencave islame si Abdel..:p

Me ne fund e gjete nje shok si vetja :p...

Ky ka mesuar kuranin permendesh gjasme?? A m'qafshi , mos me humbisni kohe me te tille injorante.... Dhe i shkonka ajo firma alfonsos kur thote Lovery.
 
Titulli: Die Welt: Intervistë e Hamed Abdel-Samad

Firma e Alkos, anetarit te vjeter te ketij forumi :p
 
Titulli: Die Welt: Intervistë e Hamed Abdel-Samad

Firma e Alkos, anetarit te vjeter te ketij forumi :p

hahah e kam lexu alfonso.. \ hajd se afer jane :p
 
Titulli: Die Welt: Intervistë e Hamed Abdel-Samad

Me ne fund e gjete nje shok si vetja :p...

Ky ka mesuar kuranin permendesh gjasme?? A m'qafshi , mos me humbisni kohe me te tille injorante.... Dhe i shkonka ajo firma alfonsos kur thote Lovery.

hahaha lauri ka shume shoke si ky, quditrisht jane te gjithe (ish)mysliman qe e njohin kuranin dhe islamin me mire ju qe shiteni si me besimtar..;)
 
Titulli: Die Welt: Intervistë e Hamed Abdel-Samad

hahaha lauri ka shume shoke si ky, quditrisht jane te gjithe (ish)mysliman qe e njohin kuranin dhe islamin me mire ju qe shiteni si me besimtar..;)

Kush jane keta "ju"? S'kam lexuar njeri te thote qe ka shit veten, apo i merr me mend vete ti ;). Nejse, gezohem gz qe jeni kaq te zote, por shpresoj qe ata shoket fjalen cuditerisht mos ta thone "quditerisht" si ti. :p...

Ah, Lauri, sa keq me vjen. Harxhon tere kete energji dhe deshire per te mesuar vetem per te gjet mangesi. Sikur te lexoje thjesht pa nje objektiv e ta lije mendjen e lire, do shikoje qe jo cdo gje eshte bardh e zi. Ka dhe ca ngjyra , ngjyra qe arriten ti shohin intelektual me fame boterore :) Mgjth, sic e them perher, Jetojme ne Free World, Jemi te lire te gjykojme cdo gje sipas menyres sone. Arritshim te gjithe nje dite tek e Verteta!

:)
 
hahaha aspak mos u qudit kur te shohesh te shkruar qekiq,qorap, qante,vjeq e plot si keto, se gegenishtet nuk e shqiptajne fare ç (nuk ma merr mendja qe se ekziston ne fjalorin gege)

Them ju pasi nuk late nje teme apo postim pa kundershtim, te sforcuar. Ketu vetem Aguron e pranon dicka ndonse duke e justifikuar.
Nuk e thate asnje fjale se ku paska gabuar ky Hamed qe nuk jeni dakort, por vetem ftese per ferkim.

Kam edhe nje "shok" tjeter sy ky, Magdi Allam(ish-mysliman), edhe ky eshte nga Egjypti dhe jeton ne Itali. Gazetar i njohur, politikan dhe shkrimtar. Nuk e di se njihen Magdi dhe Hamed, por ngjajne si dy pika uji njeri me tjetrin me pikepamjen ndaj islamit. Biles kete e kam ndjekur mjaft ne analizat e tij, i kam blere edhe libra, deri ne momentin qe u konvertua ne katolik ne Vatikan. Me kete rast e lashe te humbe gjurmet.
Tani qe po kerkoja foton e tij lexova qe nuk eshte me as katolik qe 2 vjet lol

allam2_zpsckqxtylc.png
 
Attachments

  • allam2_zpsckqxtylc.png
    allam2_zpsckqxtylc.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • allam2_zpsckqxtylc.png
    allam2_zpsckqxtylc.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Die Welt: Intervistë e Hamed Abdel-Samad

Paramendojeni nje ish i krishter te flas per Biblen, ta postoje nje video ketu si diss apo si t'ja beje :p ?
Kujt i intereson fundi fundit, vetem atyre qe duan t'fusin cpirra, zemrat e vulosura me mllef dhe urrejtje ndaj besimeve fetare
 
Titulli: Die Welt: Intervistë e Hamed Abdel-Samad

hahaha aspak mos u qudit kur te shohesh te shkruar qekiq,qorap, qante,vjeq e plot si keto, se gegenishtet nuk e shqiptajne fare ç (nuk ma merr mendja qe se ekziston ne fjalorin gege)

Them ju pasi nuk late nje teme apo postim pa kundershtim, te sforcuar. Ketu vetem Aguron e pranon dicka ndonse duke e justifikuar.
Nuk e thate asnje fjale se ku paska gabuar ky Hamed qe nuk jeni dakort, por vetem ftese per ferkim.

Kam edhe nje "shok" tjeter sy ky, Magdi Allam(ish-mysliman), edhe ky eshte nga Egjypti dhe jeton ne Itali. Gazetar i njohur, politikan dhe shkrimtar. Nuk e di se njihen Magdi dhe Hamed, por ngjajne si dy pika uji njeri me tjetrin me pikepamjen ndaj islamit. Biles kete e kam ndjekur mjaft ne analizat e tij, i kam blere edhe libra, deri ne momentin qe u konvertua ne katolik ne Vatikan. Me kete rast e lashe te humbe gjurmet.
Tani qe po kerkoja foton e tij lexova qe nuk eshte me as katolik qe 2 vjet lol

allam2_zpsckqxtylc.png

O Lauri po normal qe ne do kundershtojme nqs dikush do te hedhe balte mbi fene apo profetin, ashtu sic kundershton ti kur ne paraqisim te mirat e fese apo te vertetat e saj. Kjo s'do te thote qe jemi te shitur, por te bindur ne ate c'ka ne besojme. Jo per gje, por une kam kaq vite ne kete fe dhe s'fitova asnje lek, Lol,as nje benefit, perkundrazi mbyllje dyersh institucionesh, etiketime, paragjykime. Por pune e madhe, Eshte rruge e zgjedhur vete dhe nuk ankohem.

E sa per shokun e dyte, mos e merr aq drejtperdrejte shakane time, ne fakt mund ti kesh dhe 10 shoke, dhe me shume. Si i thone asaj fjales, Mos te humbte ZOti pasi udhezohesh. Por ka dhe 100dra ish ndjekes te feve tjera qe e kan braktis ate fe dhe sot flasin kundra, ashtu sic ke me mijra jofetar dikur qe kan braktis mosbesimin, flasin kundra mosbesimit dhe sot besojne. TI ke Hamed-in, une kam Yusuf Estes,(ish prift)Lol. TI ke Magdi-n Une kam Mehdi-n qe e vulosi mu ne mes Oxfordi faktet se Islam do te thote Paqe, e s'foli dot askush ;)(po nqs kthehet prap ne islam ky magdi jot ca do na thuash :p)
Nejse, me kete doja te thoja, mos u be n'qef kaq shpejt se doli nje Hamed apo nje Magdi, Lol

Tani ti pyet: Ku ka gabuar ky Hamed-i. Po ky Hamedi shkrete ne cdo gje eshte gabim.Se s'njihka thelbin, jo po dashka te analizoka dhe ne detaje. Ky thote adhurohet Muhamedi, Kur nuk esht e vertet.Ky po kritikonka Porfetin, kur kundra tij nuk flisnin dot as kurejshet ne ate kohe. Jo ka marr fene me shpate jo dhune, perralla. E sot kush po na e ve shpaten ne? Mir ne shqiptaret e kemi nga turku, "me demek", po ne Australi, po ne New Zeland, po ne USA po ne Kanada, PO ne SIngapor, po ne UK? Kush po ua ven shpaten njerezve te ndjekin Muhamedin? Nqs ISIS sipas Ktij Hamid-it po ndjek pikerisht cfare profeti beri para 14 shekujsh, dhe hajd e marrim per baze qe t'gjitha keto sulme vijne nga mesimet fetare, ateher pse 99.9% e muslimaneve ne bote jane paqesor dhe nuk jane terroriste???

Nejse, aman, se e kam te veshtire te mbroj te drejten, pasi eshte aq e qarte, per kedo qe do te shohe,saqe s'ka nevoje fare per mbrojtjen tone. Pamjet flasin vete. Kemi 1.5 a me shume bilion musliman shperndare ne tere rruzullin toksor(shikoni dhe sa % jane "terroriste fetare". Hapni Syte, hapni mendjen, dhe mos shikoni vec ISIS,(qe konspiracion apo jo, dihet mire kush i ben ato gjera) shihni GLobin o Njerez se e mbani veten dhe per njerez mendjehapur jo per gje...

Klm!
 
Attachments

  • allam2_zpsckqxtylc.png
    allam2_zpsckqxtylc.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • allam2_zpsckqxtylc.png
    allam2_zpsckqxtylc.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Die Welt: Intervistë e Hamed Abdel-Samad

Ju me jepni gjithmone pergjigje teologjike, islami eshte paqe sepse eshte nje religjon dhe keshtu duhet te jete. Por kronikat e jete se Muhametit, dhe me pas te kalifeve ne vazhdim nuk eshte tjeter vecse kronika lufte. Por nuk jeni vetem. E njejta gje gjindet edhe ne Testamentin e Vjeter te ebrejve, nje liber lufte me konflikte te pergjkashme me Profetet e Yahweh, qe islami e perveteson me Allah. Paqe mund te thuhet vetem kur te behet si do libri perkates i juaj, secili perj ketyre thote qe te vrisni njeri-tjetrin. Pra paqe nuk jeni, dhe nuk do keni kurr.

Qe me lindjen e monoteizmit historia njerzimit ka rregjistruar vetem konflikte dhe gjakderdhje, ne vend qe te ndodhte e kunderta. Dhe keshtu do vazhdoje akoma deri sa njerzit ta kuptojne qe: njeriu ka krijuar Zotin pa ditur ekzistencen e Tij.

"Thuaju njerezve qe ka nje njeri te padukshem ne qiell, i cili krijoi universin dhe shumica e tyre te besojne. Thuaju atyre qe dicka sapo eshte lyer dhe ata do ta prekin per t'u siguruar."

(George Carlin)
 
Kur flet per fene argumente teologjike do sjellesh, sdo sjellim argmente astronomike, por dhe nqs leme menjane skriiptet e librit hujnordhe sjellim te dhenat zyrtare te organizatave pergjejgjes mbi krimet apo vrasjet te thone po te njejten, madje vec 0.01% te gjithe rasteve kane lidhje me terroristin fetar, DHe pyetja llogjike qe te ngrita ishte, si ka mundesi ke 99.9% musliman ne bote paqesor?? Fe te duket kjo pytje ty? A nuk deshmon kjo qe jemi paqe? Apo nuk jemi paqe meqe ske qef ti te jemi ashtu?Lol.. nejse,,,
 
Me thuaj kur bota na paska ka qene ne paqe te pakten qe 4'000 vjet e kendej, nen Zotin unik e paqesore??
Sipas jush Allah (=Yahweh [..?]) ju dha Biblen ebrejve, te krishterve Vangjelin, e myslimanve Kuranin. Secili preje ketyre librave thote qe eshte fjala e vetme e vertete. Atehere Allahu eshte nje perzonazh me te meta mendore qe nuk di c'shkruan, ose e ben enkas qe njerzit te vrasin njeri-tjetrin sepse ashtu do Ai. (perosnalish kete te fundit e ve pak ne dyshim).

(Mqs jemi ne teme mbi islamin)
Paqe ne bote sipas islamit, do kete vetem kur e gjithe bota te behet islame. O, te mposhtur nga islami, duke i paguar taksen e mosbesimit. Si do jeni paqesor ju me Kuran 9:29 (..etj). Kur te keni kurajo e ti shkyeni disa faqe ne Kuran pastaj te flasim per paqe.
 
SI urno z. Laur. Ja qe tani 1.6 miliard njerez qe jemi ne do bejme sic thua ti, Lol..
Jemi larg me menyren si i shohim gjerat, gjthss,
Ne kemi rrugen tone, ti ke rrugen tende!
Paqe!
:)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top