Didi: Ende një mision i pamundur hyrja në fshat
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka inspektuar sot pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër, ku është shprehur se ndërmarrja e një aksioni për të hyrë në Lazarat, tani për tani nuk është i mundur.
Didi tha se Lazarati mbetet një njollë e zezë, por ende mbetet një mision i pamundur. Ai ka shprehur nevojën e shqyrtimit të situatës dhe sigurimin e ndihmës së nevojshme nga partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që misioni të rezultojë i suksesshëm.
“Për Lazaratin duhet të bashkëpunojnë të gjitha institucionet. Duhet ndihmë edhe nga jashtë për të ndërhyrë në Lazarat. Policia do të spastrohet nga të gjithë njerëzit e korruptuar. Do të rishqyrtohen efektivët që janë në detyrë. Ata që punuan me ndershmëri, do jenë pasuria e policisë”, theksoi Didi.
![timthumb.php](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shekulli.com.al%2Fweb%2Ftimthumb.php%3Fsrc%3Dhttp%3A%2F%2Fshekulli.com.al%2Fwebsite%2Fimages%2Fimages14%2Fdidi.jpg%26w%3D350%26zc%3D1%26a%3Dt&hash=8fea259cdec88a3eb67132441feb7ab5)
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka inspektuar sot pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër, ku është shprehur se ndërmarrja e një aksioni për të hyrë në Lazarat, tani për tani nuk është i mundur.
Didi tha se Lazarati mbetet një njollë e zezë, por ende mbetet një mision i pamundur. Ai ka shprehur nevojën e shqyrtimit të situatës dhe sigurimin e ndihmës së nevojshme nga partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që misioni të rezultojë i suksesshëm.
“Për Lazaratin duhet të bashkëpunojnë të gjitha institucionet. Duhet ndihmë edhe nga jashtë për të ndërhyrë në Lazarat. Policia do të spastrohet nga të gjithë njerëzit e korruptuar. Do të rishqyrtohen efektivët që janë në detyrë. Ata që punuan me ndershmëri, do jenë pasuria e policisë”, theksoi Didi.
/Shekulli Online/ E.L./