Diçka e pazakontë , një vajzë bionde me prindër rom

Arfenilla

Themelues i Forumit




633_400_bbbio.jpg
Opinioni grek është shokuar pas zbulimit të një vajze të mitur, me sa duket të rrëmbyer që pas lindjes së saj, në një kamp romësh në Farsala, pranë qytetit Larisa të Greqisë.

Gjatë një operacioni për zbulimin e lëndëve narkotike në kampin e romëve, policia gjeti vajzën 4 vjeçare, që ka tipare dukshëm të ndryshme, nga ato të prindërve të supozuar.

Burri dhe gruaja rome, të cilët u paraqitën si prindërit e saj, ranë në kontradiktë në dëshmitë e tyre. Në fillim thanë se ishin prindërit e vërtetë të vajzës. Pas testit të ADN-së ata pranuan se nuk ishte fëmija i tyre, por se e kishin gjetur në një supermarket, ndërsa pastaj gruaja tha se e kishte lindur atë me një burrë tjetër. Megjithatë, policia beson se vajza është rrëmbyer që në lindje, në vitin 2009, raporton Balkanث eb.

Mosha e vajzës nuk është llogaritur me saktësi, por besohet të jetë 4-5 vjeç. Bazuar në karakteristikat e jashtme, lëkurë shumë të bardhë, me flokë të verdhë e sy të kaltër, autoritetet vlerësojnë se prindërit e saj biologjikë janë nga Evropa Veriore ose Lindore. Vajza flet gjuhën rome dhe nuk kupton fare greqisht, gjë që do të thotë se ka qenë pranë romëve që në foshnjëri. Pritet që një antropolog të studiojë profilin e kockave për të përcaktuar se nga e ka origjinën fëmija.

Policia ka shpërndarë foton e vogëlushes që mban emrin Maria dhe kërkon ndihmën e komunitetit për gjetjen e prindërve biologjikë të saj, ndërsa për këtë qëllim është njoftuar Interpoli dhe është vendosur bashkëpunimi me policitë e vendeve të Ballkanit. Po hetohet edhe në gjendjen civile të Athinës, ku vajza është pajisur me certifikatën e lindjes.

Rasti ka vënë në lëvizje gjithë strukturat madje edhe qeverinë greke. Vetë kryeministri Samaras i ka kërkuar ministrit të Punës të jepet çdo ndihmë dhe mbështetje që është e mundur, për hetimet dhe gjetjen e prindërve biologjikë të fëmijës.

Ngjarja ka ngritur dyshimet se bëhet fjalë për një organizatë të madhe të trafikimit të fëmijëve. Sipas këtij versioni, gra shtatzëna të huaja (kryesisht bullgare) sillen në Greqi për të lindur dhe më pas fëmijët e tyre dërgohen për t’u shitur.

Mediat britanike shkruajnë se identifikimi i Marias është një shpresë e re për prindërit e Madleinës së vogël, të zhdukur në vitin 2007.

“Daily Mirror” bën një paralele mes historisë së Marias, vajzës bionde që u gjet në kampin e romëve në Larisa, me atë të Madlein Mek-Keit, e cila u zhduk në Portugali në vitin 2007, ndërsa ishte me pushime me prindërit e saj.

“Kush është kjo vajzë e vogël bionde që u gjet në kampin e romëve në Greqi?\", është titulli i shkrimit të “Daily Mirror”, sipas të cilit identifikimi i Marias jep shpresë të re për prindërit e Madleine.

Edhe gazetat Daily Mail dhe Telegraph njoftojnë për gjetjen e Marias në një kamp romësh në Greqi, ndërsa faqet amerikane i referohen së miturës duke theksuar përpjekjet për të gjetur prindërit e saj të vërtetë.

reporteri
 
Titulli: Diçka e pazakontë , një vajzë bionde me prindër rom

A është kjo familja e vërtetë e Marias?
BULLGARI – Një çift që besohet se janë prindërit e vajzës së vogël bionde që u gjet në një kamp romësh në Greqi janë shoqëruar nga policia në Bullgari. Bullgarët Sasha Ruseva, 35 vjeç, dhe burri i saj Atana Rusev, 37 vjeç, kanë regjistruar lindjen e vajzës katër vite më parë, në një spital grek, një orë nga vendbanimi ku është gjetur vogëlushja Maria.
302xx8g.jpg
Sasha Ruseva me nje nga femijet e tjere dhe Maria

Këtë mëngjes ata janë arrestuar në një operacion të përbashkët bullgaro-grek në afërsi të qytetit të Stara Zagorës në Bullgarinë qendrore.
Fotografitë e publikuara të familjes, tregojnë që fëmijët e tjer, kanë tipare të ngjashme me Marian, bionde dhe sy blu, që u gjend në lagjen rome, një javë më parë.
aeruhz.jpg
Mëgjithatë mbetet ende për tu verifikuar gjithçka pas analizave të ADN-së. Daily Mail posedon në kopje të certifikatës së lindjes, ku deklarohet se Zonja Ruseva ka lindur një vajzë më 31 janar, 2009 në spitalin e përgjithshëm në Lamia, 45 milje nga Farsala, ku u gjet Maria.
2lcpu01.jpg
اifti grek rom, të cilët po qëndrojnë në paraburgim në Greqi, në pritje për tu gjykuara, besohet se kanë blerë fëmijën për 850 mijë sterlina.
/Panorama
 

Attachments

  • 302xx8g.jpg
    302xx8g.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • aeruhz.jpg
    aeruhz.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 2lcpu01.jpg
    2lcpu01.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Diçka e pazakontë , një vajzë bionde me prindër rom

Se kuptoj pse ua lyejne floket me ngjyra.....plus me ben pershtypje si ka mundesi te gjith femrat rome i mbajne floket gersheta e bishtaleca.... Si ne Shqiperi si ktu te gjitha romet jane me bishtaleca.......Uroj qe kjo vajza ta ket gjetur nenen e vertet e do zoti te jete ndonje nene me jete te rregullt
 
Titulli: Diçka e pazakontë , një vajzë bionde me prindër rom

Në familjen biologjike të Marias, në Bullgari
Merr kthesë cështja e Marias së vogël që u gjet në një kamp romësh në Greqi. Sot mediat bullgare njoftuan se në një provincë të Bullgarisë janë gjetur prindërit biologjikë të Marias. Sipas medias, familja e Marias jeton në kushte shumë të vështira ekonomike dhe deri tani duket se vajza është lënë në Greqi me dëshirën e prindërve./Panorama

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Diçka e pazakontë , një vajzë bionde me prindër rom

E nese ka ndodhe kjo se thon media ,se prindrit me vet deshir e kan len femijen te familja rome,pra duhet te burgosen prindrit biolegjik te vajzes .Duk pas parasyshe se cfar bejn romet me femije:uri: nuk gjet vend tjeter ta besoi femijen vetem te romet.
Romet per fillim mir se e kan mbajt me buk.


ps; Ida dhe un jam kureshtar te di pse pikrisht me ate ngjyre, cdo her i bejn floket Romet ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top