Dibran demaku

shaban cakolli

Anëtar i ri
Dibran Demaku


Dibran Demaku u lind me 18 Prill 1956 ne fshatin Abri e Epërme te Drenasit. Shkollimin fillor e mbaroi ne fshatin e lindjes,ndërkaq te mesmin dhe ate universitar ne Prishtine. Mbaroi studimet ne Degën e letërsisë dhe te gjuhës shqipe ne Fakultetin e Filolologjisë te Universitetit te Prishtinës. Pas studimeve shtate vite me radhe punoi gazetar ne Programin për fëmije te Radiotelevizionit te Prishtinës. Qe nga viti 1993 jeton ne Gjermani. Me shkrime filloi te merret qe nga bankat e shkollës se mesme. Shkruan poezi e proze për te rritur e për fëmije. Deri me tash i ka botuar dy përmbledhje me poezi për fëmije: 1. Vogëlushe dhe shtatore
2. Rrëfimet e kalasë se vjetër




3.GJEOGRAFIA E KLASES SIME
 

Attachments

  • -dibra.jpg
    -dibra.jpg
    4.9 KB · Shikime: 64
PORTRET LUFTETARI
(Babait)


Gjate jetës se vet beri vetëm dy fotografi
një për letërnjoftim e nje kur shkoi n`ushtri

Gjate gjashtëdhjetë vjetëve te ti
kishte vetëm një dashuri
për te gjithë:diell-liri.

Ne te dy luftërat botërore
ishte luftëtar i lirisë
mbronte gjeografinë e atdheut.

Hone:Si ai askush nuk e përdorte maliherin
ne jetën e vet te vogël
ne shpirt ujiste nderin.

Para se te vdiste fëmijëve u la porosinë
ne jete-mbi te gjitha te çmoj
 
EMRI YT-DRITE NE TEMPUJ
(Vëllait tim Behramit i rene
për liri ne luftën e fundit)


Si babai ynë dikur
Ti u bere,vëlla,Flamur.

Me armikun dhemb per dhemb
vertikal,gjithmone ne kembe.

Vecse ca plumba te zi
te pershkuan bri per bri

Per kete vend,per kete Toke
ti e le,vella,nje koke.

Per kete Toke,per nje liri
Emei yt-ne perjetesi.

Neper vite,neper shekuj
Emri yt-drite ne Tempuj.
 
KOHE E LIGE DHE LEHONE

Ne dhome zagushi
poci ta djeg ballin
perjashta furtune
kohe e lige dhe lehone

Sonte mos del nkorzo
mos fol asnje fjale
fjalet i bart era
kohe e lige dhe lehone

Sa e gjate kjo nate
femija pyet prindin:
-Babi kur agon?!
kohe e lige dhe lehone
 
PYLLI


Ne perralle
nje pyll i rralle

Ia prene deget
mugulloi

Ia prene trupin
prap buloi

Ia prene rrenjet
prap rrenje vuri

Pyll i dendur
me rrenje ne guri

Neper shekuj
Shtize flamuri.
 
RADISHEVES
(Vendlindjes se Shote Galices)

Radisheve
u shtange
apo u krenove
ate nate
kur e percolle Shoten
per ne cete
e duhej ta dregoje
nuse.

Ate nate
nuk u kupezua kenga e cikave
kur ne vend te duvakut te nuserise
ne koke i vure plisin e bardhe
kur ne vend te dhuratave per dasmoret
i dhurove pushken.

Radisheve,
a te dogji flaka e luftes
ty,qe e linde Shoten
dhe ua dhurove maleve per liri
apo te ngrohu
zeri tingellues i Shotes
ne netet e gjata te dimrit.

Radisheve,
ku e ke varrin
e bijes tende kreshnike
vale u frikesove
apo nuk pate vend
nder varre?!

Radisheve,
Cili jemi me krenar
per kete Heroine
ti qe e linde Shoten
dhe ua dhurove maleve
per liri
apo une qe rritem
me kengen e saj
ne gji.
 
DRENICث

Desha te te takoj ne enderr
e te takova ne legjende
Ahmet Delia mprehte
Sopaten
se armiq kishte shume
Azem Bejta
me Daden Shote
buzeqeshnin para shkolle
ne Prekaz
e flisnin
me Tahir Mehen
e me Shaban Polluzhen
Fehmi Lladrovci
bashke me Xheven
thrnin vargje
per ardhmerine
Legjenda me automatik
i rrezonte nje nga nje
ushtaret e armikut
e kendonte...
 
KU TA GJEJ BLERIMIN


Syte nuk mbyllen e kapaket i rendon gjumi
endrrat kallen flake bregut te nje lumi

Shpresat mbeten peng ne fillim te nje pranvere
lulet ne bulim mos i keput Ylbere

Ku ta gjej blerimin qe ma vodhi vjeshta
si ta mund pikellimin vashe me keta rrjeshta.
 
KATER STINE PA TY


Koha perbirohet ngadale neper stine
agimet pranvarore lindin dashuri
Trendelina ime rritur ne kodrine
endrrat sec mi vodhe dhe ike me to
rendin tash kujtimet neper trotoare

sonte enderroj nje takim te ri
ti do te vijsh e lehte si lule flutur pranvere
ishull lumturie-zemer e gezuar
ne ditet e bardha qe do te vijne pasketaj
enderr mengjesi e gjakut te zgjuar

Prangat le te keputen ne nje dashuri
agimet le te kallen ne shikimin tend
trandu det i gjer per nje pabesi
yll mengjesi ne zemer do lind perseri.
 
MERGIMTAREVE


Varg,varg,varg
Larg,larg-larg
u niset rrugës se harrimit
atdheun e latë pas
valle a do ta gjeni
rrugën e kthimit
pa ju atdheu
është jetim.
 
SERVILI


I thane se je i mençur
e ai beri urti
tha: Jam me i mençuri ne bote
e qeshi si fëmije.

I thane se je trim
e ai beri trimëri
vrau dy miza
e plagosi një Mi.

I thane se je budalla
e quajtën:Gomar
për dëshirën tuaj tha:
mund te ha dhe bar.

Ter jetën servil
tere jetën kokulët
i duruar si gomar
i urte si një pule.

I thane cnuk i thane
ter jetën e shanë
gjersa ndërroi jete
servili i shkrete.
 
Nث BRI Tث DHISث-DEMOKRACIA


Një parti
Kishim dikur
Lartë e ngrinim
Si flamur.

Ajo kishte
Veç një emër
Me zili
E ruanim n`zemër.

Emri i saj
Dhe n`poezi
Poetët shkruanin
Me dashuri.

Emri i saj
Edhe në këngë
Ne e quanim:
Parti –Nënë.

Ish Partia
Komuniste
Herë Titiste
Herë Enveriste.

Shumë betoheshin
Në sy të ballit
Kjo është partia
E shqiptarit!

Dhe betoheshin
Në babë e nënë
Lartë e ngrinin
Edhe në këngë.

Jemi popull
Në pjesë i ndarë
ثshtë privilegj
Jo për t`u qarë!!!

Jetojmë sistemin
E socializmit
Marrshojmë përpara
Drejt komuniznmit.

Se komunizmi
ثshtë diell e hënë
Si në Prishtinë
Si në Tiranë.

Thërrisnin-bërtisnin
Të gjithë përnjëherë:
Në Prishtinë-Tito
Në Tiranë-Enver!

Të lumët ne
Pë këtë parti
Që ngrohë shqiptarët
Në përgjithësi.

Në mes kufiri
I forte-çelik
T`mos depërtojë
Ndonjë armik.

Ndonjë armik
Nacionalist
Që urren sistemin
Tonë socialist.

Kështu me vite
Kështu me dekada
Sa shkonte dita
Sa vinte nata.

Kaluan vite
Kaluan stinë
Një tatpjetë
Mori partinë.

Një tatpjetë
Mori partinë
Komunizmi
Në greminë…

U ngritën trimat
Si dikur
Ndërruan emër
Ndërruan flamur.

Na u ngritën
Trimat e malit
Gjithnjë me besë
Të shqiptarit.

Të gjithë tok
Të gjithë në kor
Na qëndisën
Tjetër dekor.

Që t`u ecën
Profecia-
Rroftë e qoftë
Demokracia!

Jemi popull
Ballkanik
Zemër luani
Demokratik.

Ngritën zërin
Pa një pa tjetër
Të mallkojnë
Partinë e vjetër!

Që theu qafën
Na mori të keqen
Asnjëherë
Ne nuk e deshëm?!

Jemi popull
Duam lirinë
Do fitojmë
Demokracinë.

Se shqiptarët
Janë me fat
Po fryen flladi
Demokrat.

Të mos humbet
Hapi i kohës
Ngrituni trima
Të Kosovës!

Të zëmë rrugën
E demokracisë
Ngrituni trima
Të Shqipërisë!

Andej Drinit
E këtej Drinit
Ngritën gotat
E delirit.

Na formuan
Më shumë parti
Rroftë e qoftë
Kjo demokraci!

Turr e vrap
Kush më parë
Të zërë vendin
Për kryetar.

Të gëzojë kombi
Në liri
Na u bënë
Dhjetëra parti.

Dhjetëra parti
Dhjetëra kryetarë
Për kombin erdhi
Ditë e bardhë.

Vraponi burra
Siç e do rendi
Edhe këtë here
Në ballë kuvendi!

Ndërrohen partite
Ndërrohen flamurët
Shemben shtëpitë
Lëvizin gurët!

Kombi çuditet
E bënë sehirë
Vallë,janë këta
Prijësit më të mirë?!

Dje shanin Mekë
E Pejgamer
Thërrisnin –bërtisnin
Tito-Enver?!

Sot ndërrojnë emër
Ndërrojnë lëkurë
Ndërrojnë zemër
Ndërrojnë flamur?!

Me këta trimosha
Gëzon shqiptaria
Në bri të dhisë-
Demokracia?!...
 
KOHث E PA KOHث

اfarë të thuhet për këtë kohë
Për këtë kohë të pa kohë
Kur në maje të piramides
Ngritet njeriu sa një trohë?

Ngritet lartë dhe krekoset
E ngrit zërin dhe mburret
Nuk ka turp,nuk merakoset
Mendje e dije i ka të pëshurrët!

Sot ministër bëhet askushi
Dhe drejton një ministri
Nuk skuqet fare babushi
N`krah e ka partinë e tij!

Në universitet vjen djali i Hallës
Dhe ligjëron si profesor
Nuk skuqet nga titulli tallës
Që ia dhuroi dajua nën dorë?!

اfarë t`i thotë mësuesi-nxënësit
اfarë t`i thotë nëna fëmisë
Në këtë kohë të pa kohë
Për parimet e drejtësisë?!

Për pak cent shitet burri
Për pak cent shitet poeti
Ndërrohet emri e flamuri
Dhe nuk ndodhë asfarë tërmeti!

Për pak cent edhe ushtari
E shet armën-lëshon rojën
Për pak cent dhe avokati
Lë drejtësinë-e mbyllë gojën!!

Në këtë kohë të pa kohë
Duhet kujtuar trutharëve:
“Koha është e maskarenjëve
Por atdheu i shqiptarëve“!!!...
 
GAZETARثVE Tث TV-Sث


Paratë tona ju i merrni
Me paratë tona ju jetoni
Veç të shara për ne derdhni
Në ekran nga mikrofoni?!...
 
EGOISTI II


Jam më i miri, nuk ka fjalë
Si n`çdo art dhe n`poezi
اdo poet mua t`më falë
Qoftë i vjetër apo i ri!

Dhe n`romane nuk kam shok
Për tregime mos të flasim
E novelat tok më tok
N`dramë aktorët seç bërtasin!

Këngëtar më të mirë se unë
S`ka parë syri,s`ka dëgjuar veshi
Unë këndoj edhe në gjumë
Kokën n`jastëk ku e ngjeshi.

Aktorët e filmit dhe të dramës
S`më afrohen as tek gjuri
Se unë jam bir i së ëmës
Duke qeshur gjumi e zuri!...
 
KUJDESI I MIKUT

S´ishim parë muaj e muaj
Ishte bërë plot një vit:
-Ku ke qenë,s`të kam pare
Kanë kaluar plot dhjetë ditë?!

اfarë t`i thuhet të tillë miku ?
Hajt sqarohu ti po deshe!
-Ka qenë i rënduar trafiku
Dhe përcille me…buzëqeshje!...
 
DYFYTYRثSHI


Je më i miri.je tërë nur!
I thotë mikut mu në sy
Prapa shpina e gjuan me gur
Nuk ngurron as ta pështuj!...
 
PREMTIM E BESث


Besë e dhënë nga dashnori
Në një kënd të në flete:
-Le të më djeg purgatori
Në mashtrim po më gjete!

Kështu i shkruante ai dashnores
Dhe i bënte be e besë
Tjetrën mbante fort për dore
Dhe e puthte pa pendesë !...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top