Dibra si provë shalqini

Guest2

Antarë i Respektuar
NGA ARTAN FUGA*


Sa gjynah Dibra!
Jo vetëm doli nga zgjedhjet e kaluara lokale me një vrimë në brekë, por edhe tani po bëhet preha e parabetejave elektorale të vitit të ardhshëm.
Partitë po provojnë forcat para ndeshjes të viit tjetër dhe kanë mësyer atje të gjitha bateritë kombêtare dhe lidershipet lokale.

Provojnë taktikat dhe aleancat, forcën e propagandës, thasët, kërcënimet, akuzat reciproke.
Duket si një makinë rrangallë që e kanë ngritur në tako për ta provuar në shpejtësi.
Si copë shalqi, marrë aty ke lulja, për të pa në është i kuq apo kungull.

Sa keq për dibranët e shkretë që meritojnë të lihen rehat që kandidatët në vend të bëjnë show në televizionet kombëtare, të paraqesin plane për zhvillimin e lagjeve dhe katundeve të zonës.
E çfarë mund të bëjnë kur bashkia është bërë si komitet ekzekutiv i kohës të aksioneve me goditje të përqendruara???
Asgje. Merru taksa katundarëve dhe jepua qytetarëve që kontrollojnë këshillin popullor të qytezës.
Të isha unë si dibranët do të kërkoja një garë lokale nga kandidatët që nuk duhet të pranojnë të paraqiten si gra të shoqëruara nga burrat e Tiranës, apo si takim me prindër, dhe nuk do të shkoja te asnjë miting me të deleguar nga Tirana.
Një çikë dinjitet zotërinj Rama dhe Shehu. Mos u paraqitni sikur keni nevojë për mbështetje nga Tirana.
Pse koka turku ne dibranët do të na bëni ju o tiranallij?
 
Titulli: Dibra si provë shalqini

Pjeserisht jam dakord ;)
 
Titulli: Dibra si provë shalqini

Sherefedin Shehu me zgjedhje te lira e te ndershme do te fitonte me nje rezultat qe do te levizte (ne opsionin realist) ne kufijte 55 % +/-3 % te votave…
*****
Nga zgjedhjet e vitit 2015 ne Bashkine Diber jane keto te dhena:
1) Kandidati i maxhorances ka fituar me 434 vota me shume…
2) Te gjithe kandidatet e tjere, pervec atyre te maxhorances dhe opozites, qe kane marre vota djathtas, kane grumbulluar 1625 vota…
3) LSI ka grumbulluar 2878 vota…
****
Ne zgjedhjet e 11 shtatorit 2016 jane vetem dy kandidate, pra nuk ka asnje kandidat tjeter…Llogjikisht 1625 votat e “djathta” do te ishin ne dispozicion te kandidatit Sherefedin Shehu…;
****
Marredheniet e LSI me PS duken te acaruar ne ekstrem, gje qe nuk ka asnje dyshim se do te kene ndikim edhe ne zgjedhjet e 11 shtatorit 2016; per rrjedhoje kandidati i maxhorances nuk do te mund te marre po aq vota nga LSI sa cka marre ne 2015; ky rezervuar votash eshte maksimalisht 2878…
****
Marredheniet e kandidatit aktual me ishkryetarin e Bashkise jane te acaruara, po e njejta gje thuhet edhe per marredheniet e kandidatit aktual me deputetin e PS per Dibren..kjo do te kete ndikimin e vet ne dispersimin e votave per kandidatin e maxhorances…
****
Fushaten e kandidatit te maxhorances po e drejton nje i “deleguar” i Rames qe eshte “perfaqsues” i PDIU, duke krijuar tensione me socialistet, me ata qe ne 2015 kane votuar per ishkryetarin e Bashkise, me votuesit e LSI…
****
Perfundimisht mund te thuhet se shanset per Sherefedin Shehun jane shume te medha per fitore; ai ka ne dispozicion ne opsionin pesimist 1625 votat e djathta dhe ne opsionin realist 4500 votat e djathta dhe ato qe do te refuzojne kandidatin e E.Rames… dy ekstremet e arsyeshme te fitores qe mund te projektohen ne kushtet e zgjedhjeve te lira e te ndershme, pa blerje te votave dhe kercenim te votuesve do te ishin:
A) pesimiste:
53 % per Sherefedin Shehun dhe 47 % per M. Ramen…
B)realiste:
58 % per Sherefedin Shehun dhe 42 % per M.Ramen
Ne keto projeksione nuk jane eshte marre ne konsiderate as efekti i largimit te ishkryetarit te Bashkise dhe as efekti i qeverisjes Rama vecanerisht mbi socialistet dhe votuesit e LSI qe prej nje viti…Nese do te merreshin ne konsiderate keto efekte projeksioni/rezultati do te ishte edhe me i thelle…Po ashtu edhe “problemet e brendshme” te opozites, edhe ne rastin kur ato ekzistojne jane shume te te vogla se ne 2015, pre rrjedhoje edhe ky faktor do te sillte permiresim te rezultatit…
*(Kjo analize u postua ne facebook me 21 gusht 2016 nga deputeti i PD-se Kastriot Islami)
 
Back
Top