Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
Diber e Kukes, banoret pa ushqime dhe ilace
Vazhdon te mbetet e izoluar nje pjese e madhe e popullsise qe jeton kryesisht ne zonat verilindore te qarqeve te Dibres dhe Kukesit.
E shtunë, 10 Janar 2009 09:19
Edhe pse shtabi i emergjences eshte mbledhur per situaten, disa akse te rendesishme vazhdojne te jene te bllokuara, nderkohe qe banoreve nuk u ka ardhur ndihma e premtuar me ushqime dhe medikamente.
Kreret vendore ankohen se ndihmat e ardhura nuk u mjaftojne banoreve te zonave te izoluara. Debora ka veshtiresuar levizjen e automjeteve ne aksin Peshkopi-Maqellare. Eshte renduar akoma me teper situata e bllokimit per komunat Lure, Selishte ne rrethin e Dibres, Ostren, Trebisht, per rrethin e Bulqizes dhe Xiber e Macukull per rrethin e Matit, pa llogaritur dhjetera fshatra ne zona te thella malore, qe prej me shume se tete ditesh vazhdojne te jene te bllokuar.
Pushtetaret vendore ankohen se ndihmat e ardhura nga Drejtoria e Emergjencave Civile Tirane me helikopter jane krejt te paperfillshme. Edhe zonat e thella ne Kukes, Has dhe Tropoje, vazhdojne te jene te izoluara.
Ne rrethin e Kukesit, aktualisht mbeten te bllokuara 7 komuna, nga 14 qe ka gjithsej, ku mund te permendim Gryken e اajes, Kalisin, Zapodin, Arrnin etj, pa llogaritur fshatra te veçante edhe te atyre komunave qe llogariten si te qarkullueshme. Me problematike paraqitet gjendja ne komunat Bushtrice, Kalis./top-channel/