Dialogu me fëmijët është baza për aftësitë e tij linguistike

PiNkY

Anëtar i Nderuar
femijet_gati_per_shkolle.jpg


Në moshën 6 vjeçare kur fëmijët fillojnë shkollën, vihen re ndryshime të aftësive linguistike. Një nga arsyet për këtë diferencë mes fëmijëve sipas studiuesve është numri i fjalëve që fëmijët dëgjojnë kur janë të porsalindur e deri në moshën një ose dy vjeç. Sa më shumë t’u flasin prindërit fëmijëve apo sa më shumë të shprehen në prani të tyre, aq më mirë ndikon kjo tek ta duke i bërë t’i kuptojnë më shumë fjalët dhe t’i mësojnë ato.

Revista "Psychological Science", sjell një shembull të thjeshtë të familjeve me ekonomi të ulët spanjolle që jetojnë në SHBA. Studiueset pajisën disa foshnja 19-muajshe me një regjistrues zëri për të paktën një ditë. Disa të tjerë e mbajtën regjistruesin për ditë me radhë. Dita e regjistrimit më të gjatë u zgjodh për t’u studiuar.

Duke përdorur softuerë, regjistrimet u analizuan në mënyrë që të identifikoheshin të gjitha fjalët e folura në praninë e fëmijëve gjatë ditës. Për më tepër, studiueset i klasifikuan të folurat në dy kategori, ato që u drejtoheshin fëmijëve dhe ato që fliteshin në prani të tyre.

Kërkueset matën efikasitetin e fjalëve të dëgjuara prej fëmijëve kur ishin 19-muajsh dhe gjithashtu më vonë kur ishin 24 muajsh, që të kuptonin sesa ishin përmirësuar aftësitë e kuptimit të fjalëve. Në këto teste, fëmijët 19-muajsh u ulën përpara një ekrani. Atyre iu treguan disa foto që shfaqnin objekte të zakonshme si një top apo një qen.

Fëmijët thanë fjalën korresponduese për secilën nga fotot dhe kërkuesit nga ana e tyre matën kohën që iu desh atyre për të parë foton dhe për t’u përgjigjur. Te fëmijët 24-muajsh, prindërit përdorën një listë për të vlerësuar horizontin gramatikor të fëmijës së tyre. Sipas këtij shembulli, ekzistonte një ndryshim i madh midis numrit të fjalëve që fëmijët dëgjonin.

Disa dëgjonin më pak se 2000 fjalë në ditë, ndërsa të tjerë deri në 15.000. Po ashtu ekzistonte edhe një ndryshim i madh në fjalët që u drejtoheshin fëmijëve në mënyrë direkte. Disa familje u flisnin të vegjëlve të tyre deri në 1000 fjalë në ditë, të tjera familje u drejtoheshin fëmijëve me më shumë se 10.000 fjalë çdo ditë.

Analizat statistikore treguan se lehtësia e identifikimit të fjalëve në fjali ishte një arsye e rëndësishme përse fëmijët që kishin dëgjuar më shumë fjalë, kishin më tepër aftësi të mira gramatike kur ishin 24-muajsh, krahasuar me ata që kishin dëgjuar më pak që prej fillimit.

Kjo përvojë e hershme gjuhësore te fëmija, perfeksionohet me kalimin e kohës. Fëmijët që dëgjojnë shumë të flitet në moshë të vogël, jo vetëm që arrijnë ta kuptojnë më mirë gjuhën dhe fjalët, por kanë më shumë gjasa të fillojnë të flasin më shpejt. Ky kërkim tregon rëndësinë e një mjedisi të pasur për fëmijët e vegjël. Truri i tyre po zhvillohet shpejt dhe ky ndikohet shumë prej gjërave që ndodhin rreth fëmijëve.

Sa më shumë të ekspozohen fëmijët në një mjedis gjuhësor të pasur, aq më shumë do të zhvillohet oratoria dhe logjika e tyre. Për më tepër, zhvillimi i hershëm gjuhësor u jep atyre një avantazh të madh kur fillojnë për herë të parë shkollën.
/albeu.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top