Diabeti tek Fëmijët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Si ndjehen fëmijët me diabet?
Kontributi më i madh është padyshim koordinimi i përshtatshëm dhe i drejtë midis të gjithë anëtarëve të ekipit, pacientët e vegjël dhe prindërit e tyre, edukimi dhe motivimi.
Fëmijët që vuajnë nga sëmundja e sheqerit dëshirojnë të ndjehen para se gjithash fëmijë dhe të mos diferencohen nga të tjerët ! Nuk e duan sëmundjen e tyre, madje nganjëherë edhe e urrejnë atë, sepse u sjell shqetësime dhe vështirësi, ndaj dhe ndjejnë zemërim, pakënaqësi dhe mungesë disponimi, e cila jo rrallë herë shprehet me çrregullim të sjelljes dhe rrebelim të fëmijës.
Prandaj detyra kryesore e ekipit në trajtimin e diabetit mbetet padyshim minimizimi i ndjenjës së fëmijës
“UNث JAM I NDRYSHثM NGA Tث TJERثT“ !
Pas diagnostikimit, duke patur parasyshë impaktin potencial shkatërrues në fëmijën dhe familjen, veprimet dhe procedurat e përsonelit mjekësor, trajnim dhe mbështetje janë shumë të rëndësishme për pranimin e sëmundjes, përvetësimin e aftësive për ta përballuar sëmundjen dhe krijimin e entuziazmit.
Një shpjegim i thjeshtë i shkaqeve do të tingëllonte :
Ky është një kombinim
FAT I KEQ + FAKTOR TRASHثGUES,
Fëmija juaj në ’’vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar’’ mbeti viktimë e zhvillimit të diabetit.
Andaj vlenë dhe njëherë të theksohet se gjatë procedurave të fillimit të trajtimit të sëmundjes së sheqerit tek fëmijët është i pazëvendësueshëm dhe kuptimplotë roli i sensit optimist të stafit mjekësor, sepse sëmundja e sheqerit tashmë bëhet pjesë e pandashme e përditshmërisë së tyre përsonale dhe familjare, sepse me sëmundjen e tyre tashmë është e lidhur çdo mintutë e ardhshme në jetën e fëmijës dhe familjes.
Prandaj mesazhi për këtë kategori është:
MOS KINI TURP, MOS KINI FRIKث, MOS FAJثSONI VETEN DHE MOS KثRKONI FAJTORث!!!
Në vazhdim përgjigjet e disa prej pyetjeve që natyrshëm lindin në mendjet e atyre që preken nga kjo sëmundje,
por jo vetëm…..
Si mund t’ja lehtësojmë prindërve zbulimin e diabetit, kur dhe ku mund të kërkohet ndihma mjekësore?
Prindërit duhet të dyshojnë për sëmundjen e sheqerit dhe të kërkojnë ndihmën mjekësore në rast të urinimit të shpeshtë gjatë natës – fëmija që fillon të rritet dhe urinon natën në krevat, fëmijët e vegjël që e vet-kontrollojnë urinimin, por që me kalimin e kohës fillojnë të urinojnë në krevat – pastaj në rastet e urinimit të shpeshtë dhe gjatë ditës si dhe shtimit të etjes – që shoqërohen dhe me humbje peshe. Poliuria (urinimi i shpeshtë) dhe polidipsia (shtimi i etjes) janë shenjat tregues për një diabet të mundshëm! Nëse në këtë fazë nuk arrihet zbulimi i sëmundjes, atëherë fillon përkeqësimi i gjendjes së përgjithëshme të fëmijës, fëmija ndjehet i pafuqishëm dhe i lodhur, mund të shfaqen dhimbje në abdominale, të vjella dhe ç’rregullim të vetëdijes. Gjegjësisht, për shkak të mungesës së insulinës në gjak vjen deri te prishja e metabolizmit duke u shfaqur Ketoacidoza Diabetike (DKA) në nivele të ndryshme, por kjo është një ecuri që mund të ketë përfundim fatal – vdekje!
Detajet e gjendjeve emergjente në sëmundjen e sheqerit
Këto janë Hypoglicemia dhe Ketoacidoza. Hypoglicemia është një “shok i përhershëm” i përsonave që janë në insulino-terapi.
Ketoacidoza është gjetur në rreth 30 % të sëmundjeve të zbuluara rishtazi dhe padyshim shfaqja e (DKA) Ketoacidozës Diabetike duhet të vejë në alarm stafin mjekësor dhe në njëfarë mënyre tregon për të kuptuarit e pamjaftueshëm të seriozitetit të sëmundjes, bashkëpunim i dobët, probleme të shpeshta emocionale familjare. Të vjellat dha diarrenë herë herë mund ti konsiderojmë si emergjenca sepse kërkojnë marrjen e infuzionit, në mënyrë që vlera e glukozës të mbahet në nivele normale.
Pacientët me sëmundjen e sheqerit tip 1, nuk mund të jetojnë pa insulinë. A është kjo e vetmja mundësi trajtimi?
Po, insulina mbetet padyshim mënyra e vetme dhe më e mira për trajtimin e sëmundjes. Jo vetëm për mbajtjen nën kontroll, por edhe për mbijetesë, është e nevojshme marrja e insulinës sub-kutan (nën lëkurë). Terapia mund të merret në tre mënyra:
- Shiringë Insulinë – Terapi konvencionale (përdorim i insulinës dy herë në ditë),
- Pen Injector – Terapi intensive (përdorim i insulinës katër ose më shumë herë në ditë)
- Pompë Insulinë – 24 orë rrjedhje të vazhdueshme të insulinës.
Qëndrojmë pak te kjo e fundit, pompa e insulinës. Vitet e fundit po flitet shpesh për këtë metodë, çfarë është kjo dhe principi i përdorimit dhe funksionimit?
Flitet shpesh sepse sa vjen e shtohet numri i pacientëve që zgjedhin këtë mënyrë trajtimi për diabetin tip 1, me anë të pumpës së insulinës mundësohet shpërndarja e insulinës gjatë 24 orëshit. Mekanizmi i programimit të punës së saj është ofrimi i shpërndarjes së vazhdueshme të një doze të vogël të insulinës gjatë 24 orëve, pra ditën dhe natën (doza bazale), në mënyrë që të plotësohen nevojat e organizmit për insulinë midis vakteve të ushqimit.
Pompa e insulinës përbëhet nga një enë ku gjendet insulina dhe një sistem (tub plastik) përmes të cilit insulina shpërndahet në nënlëkurë (stomak, këmbë, regjioni nën gju apo regjioni gluteal). Megjithatë për të shmangur mundësinë e dozimit të pamjaftueshëm të insulinës, vendin e marrjes dhe setin e infuzionit duhet ta ndërrojmë çdo dy-tre ditë. Përdorimi i pompës së insulinës ka reduktuar numrin e aplikimeve në indet e nën-lëkurës (pompa e insulinës përdoret 1 herë në 3 ditë).
Si çdo terapi, edhe kjo padyshim ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Cilat janë ato?
Avantazhet e pompës me insulinë janë të tilla sepse me to është arritur rezultat i prekshëm në kontrollimin dhe rregullimin më të mirë të glicemisë (nivelet HbA1c), reduktim i hypoglicemisë, zvogëlim i mundësisë së luhatjes së glukozës në gjak, rritje e fleksibilitetit në jetën e përditëshme të pacientit çka është me rëndësi (mundësia për të fjetur më shumë gjatë fundjavës, vonesat në ushqim, të merren me sporte ekstreme), mundësia e ndaljes së pompës gjatë aktivitetit, pa u shfaqur rreziku i hypoglicemisë së mëvonshme, përmirësim i cilësisë së jetës së fëmijës dhe prindërve të tyre, pra shmangie e problemeve psikologjike (depresion, anksiozitet,…).
Njëkohësisht duhet të kemi parasyshë, se jo çdokund mund të aplikohet kjo metodë e trajtimit, kundraindikacion mund të jenë: prindërit me nivel të ulët arsimimi, niveli i ulët intelektual, familje me probleme sociale, organizimi i dobët i kujdesit shëndetësor, të sëmurët mendorë, pacientë të pamotivuar, bashkëpunim i dobët.
Moszbatimi i kësaj metode (pompës me insulinë) rrit mundësinë e zhvillimit të shpejtë të Ketoacidozës Diabetike, për shkak të mungesës së furnizimit me insulinë në indit të nën-lëkurës. Sepse gjatë përdorimit të pompës me insulinë aplikohet vetëm metoda e dhënies së insulinës me veprim të shpejtë.
A ka kufizim moshe për përdorimin e pompës me insulinë dhe kohë ideale për të kaluar në këtë llojë terapie?
Kufizim moshe nuk ka. Në praktikën e përditëshme spitalore ka ndodhur të ketë pacientë shumë të vegjël (psh: fëmijë 12 muajsh). Koha ideale për të kaluar në këtë llojë terapie është atëherë kur të arrihen nivelet që indikojnë përdorimin e pompës me insulinë.
Mjekët si një faktor shumë i rëndësishëm në trajtimin e diabetit, shpesh theksojnë vetëkontrollin, a është ky vetëkontroll më i lehtë kur pacienti është me pompën e insulinës?
Vetëkontrolli është një sërë masash dhe procedurash, të cilat pacienti së bashku me familjen e tij ndërmerr për të patur një rregullim metabolik sa më të kënaqshëm të sëmundjes. Vetëkontrollimi ka rëndësi të njëjtë në terapinë e sëmundjes qoftë me apo pa pompën e insulinës. I vetmi ndryshim është se kur pacienti është me pompën e insulinës, mundësia e reagimit të shpejtë është më e madhe në rast të hypoglikemisë apo hyperglikemisë dhe se pacienti është më i kënaqur dhe më i rehatshëm, në këtë mënyrë ai e ka më të lehtë të mbajë vetëkontrollin.
Pse është kaq e rëndësishme që vlera e glukozës të mbahet brenda niveleve normale?
Gjëja më e rëndësishme është të mbajmë vlerën e Glukozës së nivele sa më afër normales. Prandaj pikësynimi kryesor i mjekimit është frenimi i hipoglikemive të shpeshta e të forta, parandalimi i pasojave që shkaktojnë hipoglikemitë e zgjatura dhe komplikacioneve kronike (dëmtim i të pamurit, dëmtim i veshkave, dëmtime nervore). Rruga më e mirë për një kontroll metabolik të mirë, nuk shkon domosdoshmërisht përmes edukimit, udhëzimit dhe përmirësimit, por shumë të rëndësishme janë edhe inkurajimi, forcimi dhe mbështetja për pacientët nga familjet e tyre.
Prindërit dhe pacientët e vegjël duhet patjetër ti këshillojmë edhe në lidhje me mënyrën e të ushqyerit! Cili është ushqimi për këta të sëmurë dhe a ndryshon nëse pacienti është me pompën e insulinës!
Ekzistojnë 4 (katër) parime bazë mbi kujdesin ndaj diabetit, me ndihmën e të cilave sëmundja mund të kontrollohet mirë dhe me të edhe kualiteti i jetës të përmirësohet.
Ato janë: ushqimi i duhur, aktiviteti fizik, edukimi dhe kontrolli periodik i nivelit të glukozës. Përveç insulinës dhe aktivitetit fizik, ushqimi i duhur dhe korrekt ka rol kyç në mjekim. Përbërësit e rekomandueshëm në ushqimin e të sëmurëve dhe mënyra e përgatitjes së tyre, janë zakonisht ato ushqime që për shkak të vlerave ushqyese e kalorike, numërohen në të ashtuquajturat “ushqime të shëndetshme”. Prandaj ushqimi diabetik mund të jetë një zgjedhje e mirë edhe për përsona të shëndetshëm, pra për të gjithë familjen.
Karakteristikat e të ushqyerit të shëndetshëm janë:
- shpërndarja proporcionale e vlerave kalorike dhe përbërësve ushqimor të pakten në 3-5 vakte gjatë ditës,
- së paku 3 vakte kryesore (mëngjes, drekë, darkë) dhe 2-3 “mes-vakte” (mëngjes herët, mëngjes vonë, darkë e vonë),
- mos shkapërceni vaktet kryesore,
- mos bashkoni vaktet, psh: 2 në 1, sepse kjo patjetër do të shprehet negativisht në nivelin e Glukozës në gjak.
Tek fëmijët është e vështirë të arrihet një dietë e tillë. Fëmija nuk dëshiron të hajë në kohë të caktuar, nuk i do perimet, shpesh i bashkon vaktet ose thjeshtë nuk ka oreks dhe ne jemi të pafuqishëm sepse nuk mund ta detyrojmë. Në të tilla situata pompa më insulinë është zgjedhje ideale sepse fëmija mund të hajë cfarë të dojë dhe kur të dojë. Kjo mënyrë e trajtimit përfundimisht toleron shkapërcimin e vakteve, mundëson edhe agjërim gjithë ditën. Pikërisht për shkak të lirive të tilla, ja vlenë të theksohet përsëri rëndësia e vëçantë që ka të ushqyerit e ekuilibruar dhe të rregullt me vlera të mjaftueshme kalorike, që ka shumë rëndësi për fëmijët gjatë rritjes dhe zhvillimit.
Përfundim
Megjithëse diabeti është një sëmundje kronike që ende sot e kësaj dite nuk i dihet shkaku, duke iu falënderuar avancimit të teknologjisë dhe arritjeve të mëdha në mjekim dhe vetëkontrollim të sëmundjes, përmirësohet kualiteti i jetës, zvogëlohet dhe shmanget rreziku i komplikacioneve kronike. Megjithëatë, kontributi më i madh është padyshim koordinimi i përshtatshëm dhe i drejtë midis të gjithë anëtarëve të stafit mjekësor, pacientëve të vegjël dhe prindërve të tyre, si dhe edukimi e motivimi i tyre./tch
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top