Diabeti Ne Shtatzani

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nese keni diabetin nuk do te thote se nuk mund te keni femi apo qe do te keni komplikime te shtatzanise. Por do te thote qe duhet ti kushtoshe vemendje shendetit tuaj dhe te kesh nje ekip te mire mjeksore prapa shpines. Para se te ngelesh shtatzene gjej nje mjek specialist per diabet dhe shtatzani. Pasi te ngelni gjeni nje ophthamologist (oftamolog), pasiqe problemet me shikim jane komplikime diabetike qe jane te zakonshme ne shtatzani.
Ju gjithashtu duhet te siguroheni qe sheqeri ne gjake eshte stabil se paku 3 muaj para se te ngelni shtatzene keshtuqe duhet te shtosh monitorimin e glukozez ne 6 deri 8 her ne dite. Pasi te ngelni shatzene sheqeri ne gjake duhet te jet sa me afer normales qe eshte e mundur per se paku tre muaj. Nese jeni me mbipeshe pershkake te diabetit ju duhet e mundoheni te arrini peshen ne nivel normal para se te ngelni shtazene. Ju mund te keni probleme fertiliteti nese jeni me mbipeshe dhe gjithashtu mund te vuani nga komplikime shendetsore serioze gjate shtatzanis. Fillo ngadal me ushtrime si ecje, note apo shtrirje dhe gradualisht shto ushtrimet per tri her ne jave qe te arrish peshen e duhur per tu pergaditur per shtazani.
Grate te cilat ngelin shtatzane dhe nuk e menagjojne si duhet diabetin mund te perballen me probleme hipertensioni dhe probleme te veshkeve. Edhe femiu juaj ka rrezik me te madhe te behet me mbipeshe nese nuk monitoroni me kujdes insulinen tuaj. Foshnja juaj mund te liind me nje problem te melqise qe e ben lekuren te verdhe. Ne disa raste me serioze foshnja juaj mund te vdese nga menagjimi jo i duhur i sheqerit ne gjake gjate periudhes se fundit te shtatzanis. Shmang keto rreziqe duke kontrolluar dhe arritur shendet te mire per trupin tuaj para se te ngelni shtatzan.
Dieta juaj luan je role te madhe ne menagjimin e diabetit para se te ngelni shtatzene dhe gjat shtatzanis. Ju duhet ti balanconi vaktet me fruta dhe perime te fresketa, mish pa dhjam, dhe produkte bylmeti me pak yndyre. Sigurohu qe vaktet e ushqimit ti keni ne kohen kur ju rekomandon mjeku juaj ne menyre qe te shmangesh qe nivelet e sheqerit ne gjake te bien shume. Se bashku me mjekun tuaj ju mund te sajoni nje plan ushqimi qe do te ndihmon ne menagjimin e diabetit dhe te te tregoj se cili eshte niveli i duhur i sheqerit ne gjak tek ju.
Diabeti tip 2 duhet te trajtohet me medikamente orale (gojore), por keto nuk jane te sigurta per shtatzani. Kur ngeleni shtatzane ju sigurisht qe duhet te filloni te merrni insulin ne vend te atyre medikamenteve orale. Perveq qe eshte me e sigurt per foshnjen tuaj insulina gjithashtu ju lejon qe te keni kontroll me te mire te sheqerit ne gjake gjate shtatzanise.
 
Diabeti gestational tek gratë shtatzëna
Rreth 4 për qind e grave zhvillojnë nivele të larta të sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë, gjendje e njohur si diabet gestational. Për shkak se foshnjat e lindura nga nëna me diabet të tillë priren të jenë mbi peshën mesatare, këta fëmijë gjithashtu kanë më shumë gjasa të preken nga diabeti i tipit 2 kur të rriten. Edhe pse është e debatueshme nëse trajtimi i diabetit tek gratë shtatzëna përmirëson shëndetin e foshnjave, një studim i kohëve të fundit tregon se në mbi 90% të rasteve, duke e trajtuar këtë gjendje vetëm me ndryshimet në dietë, ishte e mjaftueshme për të zvogëluar rastet e komplikimeve gjatë lindjes. Gjithashtu, nënat që iu nënshtruan trajtimit dietik kishin më pak gjasa për t’u prekur nga tensioni i gjakut, mund të ruanin peshën normale trupore dhe ishin më pak në rrezik për lindjen e foshnjave para kohe. ks
 
Rreziqet e diabetit tek nëna dhe fëmija gjatë shtatzënisë
Nuk ka gjë më të bukur në veshët e një gruaje, sesa shprehja "Ti je shtatzënë".
Nga: Mirela Memaçi

Kjo është një shprehje sa magjike, aq edhe mahnitëse. Sa e sa herë sheh në ëndrrat e saj sikur ka një fëmijë të bukur e të gëzuar; që gëzon një shëndet të mirë, i cili është drita e syve të saj. Kjo është ambicia më e madhe e çdo gruaje në botë.

Por, në të shumtën e rasteve të shtatzënisë shfaqen shqetësime, të cilat prishin gëzimin dhe ky gëzim më pas kthehet në habi e frikë. Një prej shqetësimeve më të përhapura është shfaqja e diabetit gjatë shtatzanisë.

Cili është rreziku i diabetit tek nëna dhe fëmija gjatë shtatzanisë? Si mund të përballemi me këtë sëmundje, duke ia pakësuar rreziqet? Cilat janë shkaqet që çojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje dhe cilat janë këshillat që duhet të ndjekim për parandalimin e saj.



Gjatë shtatzanisë, gruaja shatzënë preket nga sëmundja e ngritjes së sasisë të sheqerit në gjak (diabeti); pavarësisht se kjo grua mund të mos ketë vuajtur nga sëmundja e diabetit para shtatzënisë. Diabeti i shtatzanisë, kështu quhet ky lloj i ngritjes së sasisë së sheqerit në gjak. Nga diabeti gjatë shatzënisë preken rreth 5% e grave shtatzëna.

Kjo ngritje e sasisë së sheqerit në gjak, tek gratë shtatzëna vjen si rezultat i disa hormoneve, të cilat i prodhon plaçenta për mbrojtjen e ushqimit të embrionit, brenda mitrës. Rritja e sheqerit, zakonisht, ndodh pas muajit të katërt të periudhës së shtatzënisë.

Ngritja e sasisë së sheqerit në gjakun e nënës konsiderohet mur mbrojtës i plaçentës dhe transportohet tek gjaku i fetusit (embrionit). Ndërkohë, hormoni i insulinës nuk mundet të bëjë kalimin e plaçentës, për shkak të sasisë së madhe të tij, krahasuar me sheqerin në gjak. Dhe kjo çon në ngritjen e sasisë së sheqerit, në gjakun e embrionit, çka e motivon pankreasin në prodhimin e sasisë shtesë të insulinës, duke shkaktuar kështu, shtimin e peshës së fëmijës dhe rritjen e madhësisë së tij, gjë që çon në vështirësi të madhe lindjeje.

Për shkak të shtimit të prodhimit të insulinës, menjëherë fëmija përballet pas lindjes, me uljen e sasisë së sheqerit në gjak, gjë që mund të shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje. Rritja e insulinës tek embrioni mund të shoqërohet me shfaqjen e dhjamosjes gjatë rritjes së tij dhe më pas, me shfaqjen e sëmundjes së diabetit.

Zakonisht nuk shfaqen deformime në embrion gjatë prekjes së gruas shtatzënë me diabet, pasi ngritja e sheqerit ndodh pas përfundimit të proçesit të formimit të organeve të embrionit.

Dieta e një ushqimi të shëndoshë dhe ushtrimi i sportit të përshtatshëm konsiderohet hapi i parë në shërimin e saj. Gruaja duhet të kryejë disa herë analizat e gjakut ose mund të ketë nevojë të bëjë gjilpërën e insulinës në mënyrë të rregullt, gjatë gjithë periudhës së shtatzanisë.

Zakonisht, sasia e sheqerit normalizohet pas lindjes së fëmijës, megjithëse ka shumë mundësi që kësaj gruaje t'i shfaqet kjo sëmundje në shtatzaninë e saj të ardhshme. Ndonjëherë vazhdon ngritja e sasisë së sheqerit pas lindjes dhe avancohet zhvillimi i diabetit (lloji 2). Kështu, duhet të bëhet një kontroll i sheqerit në gjak 6 javë pas lindjes dhe pastaj, në mënyrë të rregullt çdo vit nëse rezultati del normal. Nëse vërehet ngritja e sasisë së sheqerit, në çdo kohë, duhet të fillojë me hapat e shërimit të sëmundjes.

Përsa i përket shenjave më të njohura të sëmundjes, përmendim se kjo sëmundje përfshin: ndjenjën e etjes, shtimin e urinimit dhe lodhjen e shpejtë pas një pune shumë të vogël.

Gjithashtu përcaktohen disa faktorë, që çojnë në shfaqjen e diabetit. Më të përhapurat janë: shtatzania në moshë të madhe, dhjamosja, trashëgimia nga familja e nënës, lindja e fëmijës së mëparshëm, i cili e ka kaluar peshën 4 kg, ose lindja e një fëmije të metë. Por, kjo nuk do të thotë që gratë e tjera nuk preken nga kjo sëmundje.

Megjithëse diabeti shfaqet zakonisht pas lindjes (kur kthehen sasitë e hormoneve në normalitet), ai duhet të konsiderohet domosdoshmërisht si një çështje e rrezikshme.

اështja kryesore, për të cilën frikësohen, është shtimi i peshës së fëmijës, si dhe shkaku në përfundime të tjera mbi shëndetin e fëmijës në barkun e nënës. Nëse pesha e fëmijës rritet shumë (4kg ose më shumë), duhet patjetër të kryhet procesi i lindjes me operacion ose përshpejtimi i lindjes nga ana e doktorit, para kohës natyrale të lindjes, duke shmangur kështu rritjen e peshës së fëmijës.

Gruaja, e cila preket nga diabeti i shtatzanisë rrezikon më shumë me prekjen e llojit 2 të diabetit më pas.

Diabeti i llojit 2, përhapja e të cilit është rritur tek ata që kanë kaluar moshën 40 vjeçare është sëmundje e përhershme. Për të duhet një përkujdesje e fortë në ndjekjen e një diete ushqimi të shëndoshë dhe kryerjen e disa aktiviteteve sportive të caktuara. Gjithashtu, ndonjë herë mjekohet duke përdorur ilaçet për një kohë të gjatë. Nëse nuk arrijnë ta kenë nën kontroll diabetin e llojit 2, mund të shkaktohen probleme të rrezikshme shëndetsore, përmendim sëmundjet e zemrës dhe veshkave, si dhe probleme tek sytë.

Gjatë shtatzanisë, gruas i caktohen disa kontrolle shëndetsore; përmendim kontrollin e gjakut, me qëllim kontrollimin e sasisë së sheqerit në gjak në javën e 28-të. Nëse vërehet se shtatzëna është prekur nga sëmundja, duhet të bëjë ndryshime në sistemin e saj të ngrënies dhe në ngrënien e vakteve të caktuara.

Specialistët e ushqimeve në spital mund të përcaktojnë dietën e ushqimeve, të cilat duhet të konsumohen dhe gjithashtu, duhet të përcaktohet koha në të cilën duhet të hajë gruaja.

Siç thamë më lart, pas lindjes, gruaja duhet të bëjë ikontroll të vazhdueshëm të analizave të gjakut, për të parë shërimin apo epërsinë e kësaj sëmundjeje.

Revista Familja
 
Cfarë është diabeti!Cfarë e shkakton atë?
Diabeti është një crregullim metabolizmi. Termi metabolizëm I referohet mënyrës se si trupat tonë përdorin ushqim të tretur për energji dhe rritje. Shumica e asaj cfarë hamë shpërbëhet në glukozë. Glukoza është një lloj sheqeri në gjak- ajo është burimi parësor I ushqimit në trupat tonë.
Kur ushqimi ynë tretet, glukoza niset drejt rrymës së gjakut. Qelizat tona përdorin glukozën për energji dhe rritje. Gjithsesi, glukoza nuk mund të hyjë në qelizat tona pa praninë e insulinës- insulina bën të mundur që qeliza tona të marrin glukozën.
diabeti.jpg
Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi. Pasi hamë, pankreasi automatikisht lëshon një sasi të mjaftueshme insuline për të lëvizur glukozën e pranishmë në qeliza, dhe ul nivelin e sheqerit në gjak.
Një njeri me diabet ka një gjëndje në të cilën sasia e glukozës në gjak është shumë e lartë( hiperglicemi). Kjo ndodh pasi trupi ose nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose nuk prodhon fare, ose ka qeliza të cilat nuk përgjigjen tamam ndaj insulinës që prodhon pankreasi. Kjo rezulton në formimin me tepricë të glukozës në gjak. Kjo glukozë e tepërt në gjak kalon, jashtë trupit nëpërmjet urinës. Pra, edhe sepse trupi ka shumë glukozë, qelizat nuk e marrin vetë atë për t’a përdorur për energji dhe rritje
Ekzistojnë 3 lloje kryesore diabeti
Tipi 1- Nuk prodhoni fare insulinë
Tipi 2- Nuk prodhoni mjaftueshëm insulinë, ose insulina nuk po funksionon sic duhet
Diabeti Gestational- Zhvillohet gjatë shtatzanisë
Diabetet e Tipit 1 dhe 2 janë gjënde mjeksore kronike- cfarë do të thotë se janë ngulmuese dhe të përhershëm. Diabeti Gestational zakonisht zhduket pas lindjes së fëmijës.

Simptomat e diabetit
Zakonisht njerëzit mund të jenë me diabet por nuk janë në dijeni të këtij fakti. Shkaku kryesor për këtë është se simptomat, duken të padëmshme. Gjithsesi, sa më herët të diagnostikohet diabeti, aq më I madh është shansi që komplikacione serioze, të cilat mund të rezultojnë nga diabeti, të shmangen.
Një listë me disa nga simptomat më të shpeshta të diabetit
Urinim I shpeshtë
Etje
Uri
Rritje në peshë
Humbje peshe e pazakontë
Lodhje
Irritim
Shikim I turbullt
Mishrat e dhëmbëve më të kuqe
Disfunksionim seksual tek meshkujt
Shpim gjilpëre ose mpirje të këmbëve dhe të duarve
Si mund kujdesemi për diabetin? Planifkimi I konsumimit të ushqimit
Janë 3 gjëra të cilat do të kenë një impakt të madh në nivelet e glukozës së gjakut tuaj dhe lipidet e saj( kolesteroli, trigliceridet)
Ajo cfarë hani
Sa hani
Kur hani
Duke përzgjedhur llojet e duhura të ushqimeve, po ashtu dhe sasitë e duhura mund të përmisoni mundësinë për të kontrolluar glukozën dhe lipidet e gjakut.
Piramida e ushqimit
Kur flisni më një profesionist të kujdesit të shëndetit, doktor diabeti ose dietolog, ato do t’ju përmëndin patjetër piramidën e ushqimit.
Në bazë qëndrojnë ushqimet të cilat janë të pasura më karbohidrate, si drithërat, më pas frutat dhe perimet.
piramidaus.jpg
Më sipër janë mishi, peshku, qumshti dhe djathi; të cilat janë të pasura me proteina. Në majë janë ushqimet e yndyrshme.
Cdo dietolog ose doktor diabeti do t’ju këshillonte të ushqeheshit me ushqimet në fundin e piramidës se sa me ato në majë.
Eshtë jetike të flisni më një ekspert për planin e ngrënies. Duhet ti përshtatet peshës tuaj, moshës, mjekimeve të tjera që mund të jeni duke marrë dhe sa fizikisht aktiv jeni.
Aktiviteti fizik është themelore për një diabetik
Ndihmon në kontrolliimin e glukozës së gjakut
Ndihmon në uljen e peshës
Ndihmon në mbajtjen e tensionit ulët
Ndihmon në rritjen e HDL tuaj( lipoprotein me densitet të lartë), nivele të mira kolesteroli
Ndihmon në uljen e LDL tuaj( lipoprotein me densitet të ulët), nivele të këqija kolestero
Sa shumë ushtrime fizike duhet të bëni?
vrapim.jpg

Shumë ekspertë thonë se duhet të ushtroheni të paktën 5 ditë në javë. Cdo pjesë duhet të jetë me intensitet të moderuar dhe nuk duhet të zgjasë më pak se 30 minuta. Ajo cfarë duam të themi me intensitet të moderuar përmblidhet nga aktivitetet e mëposhtme.
  • ecje e shpejtë
  • not
  • bicikletë ( në nivel të sheshtë, ose malore shumë pak e pjerrët)
  • kërcim
  • vozitje
 
Sëmundja e sheqerit

Gjatë shtatzënisë ndryshon metabolizmi i karbohidrateve, fillimisht për shkak të tajitje së sasive të mëdha të estradiolit dhe estriolit, si dhe hCG-se, hPL-se që prodhon në placentë. Për mbajtje të nivelit normal të sheqerit në gjak, dhe për të funksionuar kjo si duhet, pankreasi duhet gjatë shtatzënisë të tajit sasi të shtuara të insulinës, sepse veti e përbashkët e këtyre hormoneve është veprimi anti insulinik! Nëse sasia e insulinës nuk është e mjaftuar, atëherë shtohet sasia e sheqerit në gjak, dhe në këto raste flitet për sëmundje sheqeri (diabetin) i shkaktuar ose i shfaqur në shtatzëni, i njohur si diabeti gestativ. Rëndësia e nivelit të çrregulluar të sheqerit në gjak mund të shoqërohet me : rritje të përshpejtuar të fëmijës, anomalitë e zhvillimit janë më të shpeshta, shtohet rreziku për lindje para kohe, si dhe janë më të shpeshta komplikimet në shtatzëni dhe në lindje. Po ashtu, në këto raste te fëmija kemi një shtim të shfaqjes së verdhëzës si dhe vdekshmëri më të lartë të mortalitetit perinatal. Edhe nënat më shumë i nënshtrohen infeksioneve si dhe përfundimit të lindjes me rrugë operative – prerje cezare.
Faktorët e rrezikut për tu shfaqur diabeti gestativ janë:
  • diabeti në familje
  • shtimi i lëngut amnial
  • të dhënat anamnestike për dështime spontane, dhe përfundim patologjik i shtatzënive
  • fitim i përshpejtuar i peshës trupore
  • infeksionet e shpeshta me myshqe
  • keqformime të lindura dhe vdekje intrauterine të fëmijës
  • prani e sheqerit në urinë
  • lindja e fëmijëve me peshë mbi > 4000 g
Diagnoza e sëmundjes së sheqerit të shfaqur në shtatzëni, vihet me ndihmën e testit të mbingarkesës (OGTT), duke përcaktuar vlerat e sheqerit fillimisht esëll, pastaj bëhet mbingarkesa me dhënien e sheqerit në formë sherbeti (3 dl ujë dhe 75 g sheqer), dhe pas 60 dhe 120 minutave përcaktohet niveli i sheqerit në gjak. Optimale kishte me qenë që, kjo analizë të bëhet në javën e 20 – 24-të, nëse te shtatzëna ka të dhëna anamnestike prani të faktorëve të rrezikut për diabet gestativ.
Shtatzënat me tolerancë të çrregulluar të sheqerit në gjak ose diabet gestativ, duhet të kontrollohen shpesh dhe rregullisht, si dhe u propozohet dietë diabetike me 1.800 – 2.200 kalori, varësisht prej shkallës së aktivitetit të shtatzënës. Nëse niveli i sheqerit nuk arrihet të vihet nën kontroll, atëherë duhet të jepet edhe insulinë. Në këto raste zakonisht mjafton dhënia e një doze e insulinës së kombinuar (insulinë me veprim të gjatë+me veprim të shpejtë-shkurtër). Dhënia e sasisë së nevojshme përcaktohet dhe kontrollohet me përsëritjen e analizës së quajtur profili i sheqerit në gjak. Profili i sheqerit në gjak përcaktohet me analizën e nivelit të sheqerit në gjak çdo 3 orë, brenda 24 orëve. Kjo analizë patjetër duhet të kryhet në spital. Këto shtatzëna 2 javë para terminit të lindjes duhet të hospitalizohen, për të planifikuar mënyrën dhe kohen e përfundimit të shtatzënisë gjegjësisht lindjes.
 
Perimet mbrojnë nga diabeti

Studimet e fundit të shkencëtarëve suedez kanë dhënë rezultate me vlerë për rëndësinë e ushqimit gjatë shtatzënisë. Nënat e ardhshme të cilat çdo ditë konsumojnë perime të ndryshme, lindin fëmijë të cilët kanë më pak gjasa të preken nga diabeti i llojit 1.

Në anën tjetër, paraqitja e diabetit të llojit 1 te fëmijët nënat e të cilët nuk hanë perime është dyfish më e lartë.

Nuk është i qartë i gjithë roli i perimeve në këtë drejtim, por autorët janë duke bërë studime shtesë në kërkim të përgjigjeve./Telegrafi/
 
Titulli: Diabeti Ne Shtatzani

Diabeti gestacional dhe mbipesha te fëmijët

Fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë zhvilluar diabet (i ashtuquajtur diabeti gestacional), kanë rrezik më të madh që të kenë mbipeshë nga mosha 11-vjeçare- pohojnë shkencëtarët gjermanë nga Universiteti i Munihut.Studimi i tyre ka treguar se mbipesha te nëna është e lidhur në mënyrë direkte më prirjen e fëmijëve për t’u trashur, shkruan revista Diabetes Care.
Diabeti gestacional paraqitet te 8% e shtatzënave, ndërsa mbipesha është faktor i rëndësishëm rreziku për këtë sëmundje të sheqerit që paraqitet në shtatzëni.
Fëmijët e shtatzënave me diabet gestacional kanë peshë më të madhe të lindjes në krahasim me foshnjat tjera, thonë shkencëtarët duke u bazuar në të dhënat e grumbulluara nga 1.420 fëmijë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top