Dhurohen organet e shqiptarit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Vendosi të bëjë dhuratën më të vyer familja e baristit shqiptar Artan Meta, i cili ndërroi jetë diten e hene në një qytezë të Sardegnës.

Organet e emigrantit shqiptar u dhuruan duke shpëtuar tre jetë njerëzish, diçka që, siç shprehen të afërmit, do ta kishte dashur edhe vetë Artani.

Shqiptari kaloj gati 1 jave ne kome, pasi u godit me një shqelm në fytyrë nga një djali i ri, i nervozuar sepse një makine automatike për shitjen e cigareve nuk i kishte dhënë reston prej 20 cent. E kur baristi shqiptar e kishte qortuar, iu përgjigj me goditjen vdekjeprurëse.

Qyteza e Villasor, ku Artan Meta ishte shumë i njohur dhe me sa duket gëzonte dashurinë e madhe të vendasve, pas tronditjes së madhe u aktivizua për të ndihmuar familjen e tij. Ndërsa në rrjetet sociale kërkohet drejtësi, është organizuar edhe një mbledhje parash për të përballuar shpenzimet e transportimit të trupit dhe të varrimit të Artanit në Shqipëri.

Por përpara se ai të largohet për herë të fundit nga atdheu i tij i dytë, do të organizohet një meshë dhe një kortezh me pishtarë në rrugët e qytezës për të nderuar dhe për të përcjellë këtë mik të të gjithëve.Ndërkohë 18- vjeçari autor i krimit është akuzuar fillimisht për lëndime të rënda ndaj personit, ndërsa tani ai do të përballet me akuzën për vrasje.

Ndërsa në rrjetet sociale kërkohet drejtësi, është organizuar edhe një mbledhje parash për të përballuar shpenzimet e transportimit të trupit dhe të varrimit të Artanit në Shqipëri./TCH
 
Titulli: Dhurohen organet e shqiptarit

Itali, vdes baristi shqiptar

Zgjati gjashtë ditë agonia e baristit shqiptar, Artan Meta, prej gati 25 vjetësh me banim në Itali.

Ai ndërroi jetë në spitalin “Brotzu” të Sardenjës. Një 18-vjeçar, Nicholas Melis, e pati goditur me një shkelm në fytyrë, ndërsa baristi po mundohej ta qetësonte.

I riu kishte filluar të godiste me shqelma makinën automatike të cigareve, sepse nuk kishte marrë kusurin të saktë dhe 45-vjeçari shqiptar e kishte qortuar, pasi po i dëmtonte makinën e lokalit ku punonte.

Por, si përgjigje mori një goditje aq të fortë, sa i shkaktoi një hematomë në kokë, që megjithë operacionin urgjent, nuk i la asnjë shteg për të mbijetuar.
Qyteza Villasor në Sardenjë, ku ka ndodhur ngjarja, është tronditur së tepërmi. Banorët i kanë shprehur solidaritetin dhe ngrohtësinë e tyre familjes së Artan Metës dhe ditën e diel, skuadra vendase e futbollit filloi ndeshjen me një banderolë përshëndetjeje për Artanin, shumë i dashur për ata që e kanë njohur.

18-vjeçari, autor i sulmit, ka kërkuar falje dhe fillimisht u akuzua për lëndime të rënda personale, por tani pozicioni i tij rëndohet dhe akuza është për vrasje./tch
 
Titulli: Dhurohen organet e shqiptarit

Sa gjynah ky me por nje xhest i mire nga ana familjes
 
Titulli: Dhurohen organet e shqiptarit

ta kishte ber nje shqiptar kte gje do i kishe degjuar mediat italiane se qa kishin then per te gjith shqiptaret,Ngushellimet e mia te sincerta familjes se tij
 
Titulli: Dhurohen organet e shqiptarit

Dhurimi i organeve qofte gjate jetes apo lenja e deshmise per te dhuruar organe pas vdekjes konsideroje se eshte nje nder aktet me humane qe munde te beje nje njeri.
 
Titulli: Dhurohen organet e shqiptarit

ta kishte ber nje shqiptar kte gje do i kishe degjuar mediat italiane se qa kishin then per te gjith shqiptaret,Ngushellimet e mia te sincerta familjes se tij

Patjeter qe ashtu do ndodhte, edhe mbase nqs do kishte ndodhur ne Shqiperi, familja italiane nuk do pranonte qe organet te venin prap tek njerez shqiptar.
 
Titulli: Dhurohen organet e shqiptarit

Me vjen keq per vdekjen e personit ne fjale.
I admiroj familjet qe marin vendime te tilla. Jo te gjithe e bejne nje gje te tille te dhurojne organet e familjarit qe iken nga jeta.
Ne saje te ketij aktit human u dha jete tre te tjereve.
 
Titulli: Dhurohen organet e shqiptarit

Po ne shqiptaret cdo her kemi qen e mir e tjerve e zez e vetes.


sa rast i rend!
 
Titulli: Dhurohen organet e shqiptarit

Sa gjynah per 20 cent kusur e nervat e ketij te riut te vdese nje tjeter..gjynah
Sa per dhurimin e organeve besoj se pjesen me te veshtire e kane te afermit sepse eshte ajo ideja qe
nje i vdekur sduhet cenuar, por te vdisja edhe une neser do doja qe dikush tj te shpetonte te pakten
 
Titulli: Dhurohen organet e shqiptarit

Dhurimi i organeve nga ana e familjes esht vertet nje gjest human dhe jo cdokush arrin ta beje
 
Titulli: Dhurohen organet e shqiptarit

Sa keq per djalin :( per 2o cent s'vjen me.Te them te drejten per kete punen e organeve
sdo ta bente kushdo,nuk e di ne esht kenaqesi te shohesh dike qe jeton me zemren e dikujt qe ka qene jeta jote!
 
Titulli: Dhurohen organet e shqiptarit

ngushellimet me te sinqerta dhe adhurim per xhestin human qe ben duke dhuruar organet
te shpresojme qe nje pjese e artanit jeton dhe jep jete tek nje njeri tjeter te kete pakesuar sadopak dhimbjen e familjes
 
Titulli: Dhurohen organet e shqiptarit

Sa keq per djalin :( per 2o cent s'vjen me.Te them te drejten per kete punen e organeve
sdo ta bente kushdo,nuk e di ne esht kenaqesi te shohesh dike qe jeton me zemren e dikujt qe ka qene jeta jote!
Cfare eshte trupi mbas vdekjes, kur shpirti s'ekziston me? Nje grumbull qelizash qe duam apo sduam do degradohen ne toke.
Nqs mendon qe ka mundesi (larg qoft) qe ne te ardhmen, qe nje i aferm te kete nevoj per nje transplant, nuk do e shikosh me gjendjen si dicka qe te shkakton pakenaqesi. Sepse, cdokujt mund ti duhet neser pasneser nje organ, mua, ty ose komshiut qe rri afer nesh ne autobuz.
Si dihet jetes... e aq kohe sa ekziston kjo mundesi, mund te perfitohet.
Nqs per nje njeri nuk mund te behet me asgje (jam komplet kundra rasteve kur "ndihmohet" vdekja, vetem per perfitim organesh), ato organe mund te ndihmoje njerez qe kane akoma dite dhe shprese.





ngushellimet me te sinqerta dhe adhurim per xhestin human qe ben duke dhuruar organet
te shpresojme qe nje pjese e artanit jeton dhe jep jete tek nje njeri tjeter te kete pakesuar sadopak dhimbjen e familjes

Xhesti i prinderve eshte per tu vlersuar, nqs ka qen e mundshme qe ato organe te gjejne njerez te pershtatecem, Artani jeton akoma nepermjet tyre.
 
Back
Top