Dhurata për nëna, foshnje dhe të pleqtë

Kresha

A pretty face can never trick me
Përvjetorin e parë të pavarësisë PD do ta shënojë me dorëzimin e dhuratave në dy institucione specifike dhe me rëndësi të veçantë

Përvjetorin e parë të pavarësisë së republikës së Kosovës Partia e Drejtësisë do ta shënojë me dorëzimin e dhuratave në dy institucione specifike dhe me rëndësi të veçantë: klinikën e gjinekologjisë dhe obstetrikës së QKUK ku në ora 11 do tu dorëzohen dhurata nënave dhe foshnjave të tyre që do të lindin në ditën e përvjetorit të parë të pavarësisë si simbole të ripërtëritjes së vazhdueshme të popullit shqiptarë dhe të popujve të Kosovës në përgjithësi; dhe në shtëpinë e pleqve në Prishtinë ku në ora 13 dhuratat do tu dorëzohen banorëve të saj, në mënyrë që gëzimi i tyre në këtë ditë të madhe të jetë edhe më i madh. Kujdesi në çastet e para të jetës për fëmiun dhe kujdesi në ditët e pleqërisë janë me rëndësi të veçantë për çdo anëtarë të Partisë së Drejtësisë sepse reflektojnë konceptin politik të PD-së për nevojën e përkujdesjes institucionale gjatë tërë ciklit jetësor, veçanërisht për kategoritë më të varura shoqërore. Partia e Drejtأ«sisأ«
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top