Dhunuesit përsëritës. Në 3 vjet, 250 të dënuar i rikthehen dhunës

AnGeLiC

VIP
V.I.P
1504634671dhunuesit.jpg

Manjola Bejleri, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, u bën apel grave dhe kujtdo që dhunohet në familje që të denoncojë dhe të mos tërhiqet nga kërkesat për urdhër-mbrojtjeje.

Por, sipas gjyqtares, çdo shtetas i dënuar për dhunë duhet që edhe pasi të lërë burgun të mbahet nën vëzhgim.

“Edhe pas kryerjes së dënimit, edhe gjatë dënimit, duhet të monitorohen për të vlerësuar rrezikshmërinë e tyre dhe përgjegjshmërinë. Duhet vlerësuar sa janë të ndërgjegjshëm për atë që kanë bërë dhe se sa janë penduar”, shprehet Bejleri.

Në fakt, statistikat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se tre vitet e fundit 250 persona të shpallur fajtorë për dhunë në familje e kanë përsëritur sërish të njëjtën vepër. Megjithatë, zonja Bejleri shton se qendrat pritëse për gratë që jetojnë nën një strehë me dhunuesin, duhet të kenë rol më integrues për viktimat e dhunës.

“Duhet të ketë një koordinim më të mirë ndërmjet strukturave sociale, shtetërore dhe atyre ligjzbatuese. Përsa i përket organeve policore, mendoj se duhet të ketë rritje të numrit të punonjësve të policisë që trajtojnë rastet e dhunës në familje”, thotë Bejleri.

/ Top Channel
 
Per mendimin tim duhet masakruar ne burg! Merre dhe dhunoje komplet fizikisht dhe psiqikisht qe te mesoje!
Nuk po flas me tutje se kam frike mos i bie pika mbi koke ndonjerit! Kafsheri...
 
Back
Top